Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Bilal Xhaferri - krijuesi shpirtbinjak

Bilal Xhaferri Duhet tė kem qenė nė klasė tė katėrt a tė pestė tė shkollės fillore tė vendlindjes sime, mė kujtohet ashtu mjegullthi, kur pėr herė tė parė kam lexuar njė nga fragmentet e tregimeve tė Bilal Xhaferrit… Ishte tregimi "Ti je partizane", nė mos gaboj… Ka kaluar njė jetė dhe nuk mė shqitet ende nga mendja ajo mbresė e thellė qė mė la… (Libri me tregimet e Bilalit "Njerėz tė rinj, tokė e lashtė" mė ra nė dorė aty nga vera e vitit 1982. Ma dha pėr ta lexuar fshehtas miku im, poeti Agim Mato, me tė cilin diskutoja pėr krijimet e mia tė para dhe pėr tė ardhmen time si djalė i pasionuar me prejardhje nga njė familje e padėshiruar pėr regjimin e atėhershėm komunist). Qė atėherė fillova tė interesohesha pėr shkrimtarin Bilal Xhaferri e pėr krijimtarinė e tij qė sepse mė tėrhiqte ēuditėrisht aq shumė… Mė dukej sikur i kisha pėrjetuar dikur diku nė njė jetė tjetėr tėrė ato pasqyrime tė krijimtarisė sė tij, apo sikur kishim arritur nė tė njėjtin pėrfundim njėkohėsisht, pavarėsisht se nuk njiheshim e nuk ishim takuar kurrė mė parė, siē u ndodh jo rrallė disa shkencėtarėve, studiuesve apo artistėve qė zbulojnė njėherėsh tė njėjtin ligj, bėjnė tė njėjtėn shpikje, shtrojnė tė njėjtėn tezė e hipotezė a realizojnė vepra qė pėrcjellin tė njėjtat mesazhe universale, pa ditur asgjė pėr ekzistencėn e njėri-tjetrit… Dhe ky lloj rezultati telepatik, sepse mė bėnte mė tė menduar, mė shtynte drejt njė lloj filozofimi meditativ qė mė kujtonte se diku ndodhet njė fuqi hyjnore e padukshme, pra, vetė Zoti qė dikton rrjedhėn e mendimeve dhe ndjesive tona dhe qė ashtu mjegullthi sikur na zgjon ndjesinė e ekzistencės sė shpirtrave binjakė qė priren drejt njėri-tjetrit ashtu pakuptuar, megjithėse pluskojnė tė vetmuar nėpėr hapėsirat e pafundme tė Universit…

Bilal Xhaferri - kthimi i eshtrave nė atdhe
6 maj 1995. Ceremonia shtetėrore e kthimit tė eshtrave tė Bilal Xhaferrit nė atdhe

Dhe mėsova ashtu pėshpėrimthi se ishte bashkėkrahinari im, lindur mė 3 nėntor 1935, nė Ninat tė Konispolit, zonė e krahinės sė Ēamėrisė, pasardhės nė fisin e dijetarit tė shquar Hoxhė Hasan Tahsini. Njė mal e ndante fshatin tim, Shalėsin, nga Ninati…
Pra, me Bilalin ishim njėkohėsisht kaq pranė dhe kaq larg… Ai i mėrguar nė gusht tė vitit 1969 apo mė saktė i "arratisur" prej Shqipėrisė, sipas terminologjisė sė kohės sė Regjimit Komunist, i shpallur "armik" i Atdheut, kurse unė i humbur nė hutesėn e harresės, asaj shkretėtire mendore qė na serviri komunizmi…

Bilal Xhaferri - kthimi i eshtrave nė atdhe
6 maj 1995.
Nderime ushtarake nga Garda e Republikės pranė arkivolit tė Bilal Xhaferrit

Armik i Atdheut!… Pėrfytyroni, ē'absurditet!… Krijuesi i "Baladės Ēame"-armik i Atdheut!… A ka logjikė njerėzore ta besojė kėtė veē asaj logjike qė e shpiku, logjikės sė pėrbindshave?!…

Mjaftohemi me kaq… Larg labirinteve… Larg pėrbindshave…
Po cilat janė disa nga karakteristikat thelbėsore tė jetės sė poetit, prozatorit dhe publicistit disident, Bilal Xhaferri?…
Nė moshėn 8 vjeē i vdiq e ėma, kurse nė moshėn 10 vjeē, pushteti komunist i pushkatoi tė atin nacionalist dhe ai mbeti jetim me tri motra, nėn kujdesin e Ferik Hoxhės, gjyshit nga i ati. Pasi kreu shkollėn fillore nė vendlindje, duke marrė dy klasė nė njė vit, mė 1948 u largua pėr tė gjetur punė nė Sarandė, meqenėse nuk kishin asnjė mjet jetese, sidomos kur gjyshi u shpall kulak dhe e shpronėsuan. Fillimisht gjeti njė punė tė rėndomtė nė Sarandė; ngarkonte dhe shkarkonte qymyr nė anijet e vogla, por, duke qenė i shkathėt dhe i zgjuar, mė vonė u punėsua si korier nė postė telegrafin e vendosur nė ndėrtesėn ku kishte punuar doganier poeti rilindas Naim Frashėri. U strehua nė familjen e hallės, e cila jetonte nė njė dhomė tė vetme, prandaj shpesh detyrohej tė flinte nė lulishten buzė detit. Njė herė nė muaj, pasi merrte triskat, shkonte nė Ninat te motrat duke ecur nė kėmbė dhjetėra kilometra. Pėr shkak tė problemeve biografike, mė 1952 e la Sarandėn, u fut nė hambarin e njė anijeje dhe shkoi e u vendos nė Durrės. Mė 1954-1955 jetoi sė bashku me motrėn e vogėl, Antikėn, nė njė dhomė nė Sukth tė Durrėsit. Aty ndiqnin tė dy shkollėn shtatėvjeēare, motra ditėn, ndėrsa ai natėn, sepse punonte normist. Qė nė kėtė kohė zuri tė shkruante vargjet e para nė copa letrash.

Bilal Xhaferri - kthimi i eshtrave nė atdhe
6 maj 1995.
Nderime ushtarake nga Garda e Republikės pranė arkivolit tė Bilal Xhaferrit

Ndėrkohė kreu njė shkollė teknike pėr ndėrtim dhe u punėsua nė kantiere ndėrtimi, nė rruga-ura nė Krujė, nė hidrocentralin e Ulzės etj. Mė 1962-1963 arriti tė botojė poezitė dhe tregimet e para nė "Zėri i Rinisė", "Drita", "Nėntori", "Ylli" etj. Shumė shkrimtarė dhe kritikė e afruan, e pėrkrahėn dhe e ndihmuan qė talenti i tij i spikatur tė mos humbiste e tė mos vyshkej nėn peshėn e pasojave tė "biografisė sė keqe".

Bilal Xhaferri - kthimi i eshtrave nė atdhe
6 maj 1995.
Nderime nga miq dhe personalitete pranė arkivolit tė Bilal Xhaferrit

Kulmi i krijimtarisė sė tij ishin vitet 1965-1968, kur iu botua vėllimi me tregime "Njerėz tė rinj, tokė e lashtė" (1966), vėllimi poetik "Lirishta e kuqe" (1967), i cili, ende pa dalė nė qarkullim, u ndalua nga censura komuniste dhe u shndėrrua nė brumė kartoni. Nė kėtė periudhė shkroi dhe romanin "Krastakraus" (1967), tė cilin e paraqiti pėr ta botuar.

Bilal Xhaferri - kthimi i eshtrave nė atdhe
6 maj 1995.
Kryetari i Kuvendit, Pjetėr Arbnori dhe organizatori i ceremonialit Shefki Hysa,
gjatė ceremonisė

Nė vitin 1968, nė njė mbledhje nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, ku paraqitej romani "Dasma" i Ismail Kadaresė, Bilali e kritikoi ashpėr kėtė vepėr tė cilėsuar nga kritika e kohės si "Hark Triumfi" i Metodės sė Realizmit Socialist, gjė qė zgjoi mėrinė e censorėve partiakė, tė cilėt iu kundėrvunė menjėherė, jo vetem duke i kujtuar pushkatimin e tė atit, por edhe duke e kėrcėnuar me fatin qė i priste tė gjithė armiqtė e klasės. Pas kėsaj e pėrjashtuan menjėherė nga radhėt e Lidhjes, i hoqėn tė drejtėn e botimit, u ndalua shpėrndarja e librave tė tij, u hoq nga libraritė dhe bibliotekat libri "Njerėz tė rinj, tokė e lashtė", u grisėn shkrimet e tij nga koleksionet e gazetave dhe revistave, romani "Krastakraus" u arkivua nėpėr arkivat e Shtėpisė Botuese "Naim Frashėri", ndėrsa vet Bilali, i mbikqyrur vazhdimisht, u internua nė fshatin Hamallė tė Durrėsit, ku kreu punė krahu nė bujqėsi, i kėrcėnuar dita-ditės pėr t'u arrestuar. Nė kėto rrethana tepėr tė vėshtira, nė gusht 1969, sė bashku me kunatin, Selfo Hoxhėn, u largua prej Shqipėrie, pikėrisht, prej vendlindjes pėr nė Greqi. Me vete kishte ca dorėshkrime, ndėrkohė qė mjaft prej krijimtarisė: poezi, tregime, roman, skenar filmi etj., ua kishte besuar gazetares Ballkiz Halili e poetit Namik Mane. Para se tė largohej, shkroi njė letėr, qė ua drejtonte ndjekėsve dhe pėrndjekėsve tė tij.

Bilal Xhaferri - kthimi i eshtrave nė atdhe
6 maj 1995.
Kryetari i Kuvendit, Pjetėr Arbnori, organizatori i ceremonialit Shefki Hysa,
dhe personalitete tė tjera, gjatė ceremonisė

Pėr gati gjashtė muaj u mbajt nė kampin e refugjatėve nė Janinė (Greqi), pastaj shkoi nė SHBA i tėrhequr prej patriotėve ēamė si Skėnder Xhelua e Rexhep Hoxha.

Punoi gati dy vjet nė gazetėn shqiptare "Dielli", por pėr shkak tė pikėpamjeve tė ndryshme me botuesit e saj, u detyrua tė largohej. Mė 1971, prej Bostoni dėrgoi pėr botim nė Prishtinė, nė Ndėrmarrjen Botuese "Rilindja" variantin e dytė, tė romanit "Krastakraus", me titullin "Ra Berati", tė cilin "Rilindja" pati mundėsinė ta botonte vetėm mė 1995, bashkė me vėllimin poetik "Eja trishtim" dhe vėllimin me tregime "Njerėz tė rinj, tokė e lashtė", ku janė pėrfshirė edhe tregime tė tjera tė botuara nė Shqipėri dhe SHBA. Nė letrėn shoqėruese tė dorėshkrimit tė romanit thuhet: "Nė pėrpjekjet e mia tė afėrta letrare kam menduar njė pėrmbledhje me tregime nga jeta e sotme e popullit kosovar. Pėr tė mbledhur materialet qė do tė mė duhen tė shkruaj kėtė libėr, shpresoj tė vij pėr njė vizitė nė Kosovė vitin e ardhshėm". Nė SHBA, pėr vite tė tėra, Bilal Xhaferri u bė strumbullari i bashkimit tė shqiptarėve tė mėrgimit, sidomos i mėrgimtarėve ēamė, tė cilėt nė kėtė periudhė u organizuan prej tij nė organizatėn Lidhja Ēame, me qendėr nė Ēikago, duke pėrtėrirė traditėn e mėparshme.

Bilal Xhaferri - kthimi i eshtrave nė atdhe
6 maj 1995.
Kryetari i Kuvendit, Pjetėr Arbnori, kryetari Lidhjes sė Shkrimtarėve Bardhyl Londo,
dhe Prof. Muzafer Xhaxhiu gjatė nderimit, pranė arkivolit tė Bilal Xhaferrit.

Nė Ēikago, nė tetor tė vitit 1974, krijoi edhe revistėn "Krahu i Shqiponjės", tė cilėn e pagėzoi, drejtoi, pėrgatiti dhe e botoi deri nė fund tė jetės. Nė kėtė revistė botoi shumė artikuj publicistikė, poezi, tregime, fragmente tė romanit "Trotuare tė kundėrta" (1975), fragmente tė romanit "Hėna e kantierėve" (1977), skeēe pėr kurset e gjuhės shqipe qė ishin ngritur pranė xhamive, teqeve apo kishave shqiptare, botoi vizatime e karikatura tė tij, foto artistike e dokumentare tė bėra prej tij etj. Edhe nė SHBA shkroi skenare filmash. Nė numrin e revistės ku u botua pėr herė tė parė njė fragment i romanit "Hėna e kantierėve", njoftohet, gjithashtu, se nga ky roman po pėrgatiste njė skenar pėr njė film artistik me metrazh tė plotė nėn titullin e pėrshtatur nė anglisht "The moon of the Contryside" qė do tė xhirohej nga njė kompani e Hollivudit.

Bilal Xhaferri - kthimi i eshtrave nė atdhe
6 maj 1995.
Qytetarė tė ndryshėm nderojnė Bilal Xhaferrin.

Nėpėrmjet revistės "Krahu i Shqiponjės" u lidh me shumė atdhetarė nė SHBA, Kanada, Evropė, Turqi e gjetkė, me gazeta dhe revista tė Diasporės dhe po nėpėrmjet saj dhe veprimtarisė sė tij, ndikoi mjaft nė afrimin, bashkimin dhe bashkėpunimin midis shqiptarėve tė tė gjitha trevave, prirjeve, partive dhe organizatave politike. "Krahu i Shqiponjės" u kthye nė revistė kombėtare, mbahej me shkrimet e mėrgimtarėve dhe u drejtohej tė gjithė shqiptarėve.

Mbėshtetje tė madhe vėllazėrore, morale e materiale kishte sidomos prej shqiptarėve tė Kosovės dhe tė Malit tė Zi, prej partive dhe organizatave tė tyre kombėtare, madje prej andej ishin edhe mjaft miq e bashkėpunėtorė tė ngushtė tė tij. Nė njė shėnim falenderimi, nė revistė shkruan: "Gjatė kėsaj vere (1981) qėndrova disa muaj nė Detroit. Midis shumė miqve, tė cilėt i falenderoj sinqerisht pėr mikpritjen e tyre vėllazėrore, dua tė pėrmend nė mėnyrė tė veēantė Prof. Prenk Grudėn.

Do ta ruaj nė mendjen time si njė kujtim tė bukur kohėn qė kalova nė shtėpinė e tij. Fisnikėrinė karakteristike tė shqiptarit, Prenka e shprehu thjesht dhe me njė pėrzemėrsi tė ēiltėr kur erdhi nė hotelin ku kisha zėnė vend dhe mė ftoi tė banoja nė shtėpinė e tij, duke mė thėnė: "Tė vijsh njėlloj sikur vjen nė shtėpinė tėnde. Nuk ke pėrse tė qindrosh nė hotel. Paret qė mund tė prishėsh kėtu, ruaj qė t'i pėrdorėsh pėr revistėn". Ai mė dha njė ēelės rezervė tė shtėpisė sė tij tė bukur nė periferi tė Detroitit. Gjatė kohės qė unė qėndrova nė atė shtėpi e ndjeva veten vėrtet si nė shtėpine time" ("Krahu i Shqiponjės" 1981).

Bilal Xhaferri - Faksimile e pėrgjigjes sė Presidentit tė Republikės
Faksimile e pėrgjigjes sė Presidentit tė Republikės, 19.10.1994.

Po ky atdhetar qė shkruante shpesh nė revistėn "Krahu i Shqiponjės" pėr ēėshtjen kombėtare, qė kėmbente letra me Bilal Xhaferrin, i ėshtė gjendur afėr edhe herė tė tjera, e ka inkurajuar dhe i ka ofruar ndihmė tė pakursyer. Nė njė letėr (1985) i shkruan: "Qofshi shėndosh e mirė, siē ju dėshiron zemra. Me ju thanė tė vėrtetėn, na ka marrė malli pėr ju. Dikush prej kėtyne tonvet ka qenė nė Ēikago dhe ka pyet dikend aty pėr ju, po nuk i kanė thanė aspak fjalė tė mira. I kanė thanė se nuk ke punė, as banesė, po je nė hall tė perėndisė, s'ke ku me ngranė e as ku me e kalue natėn. Natyrisht, unė nuk e besoj kurrsesi qė tė kanė shkue punėt kaq keq; i thash kėtij qė i solli kėto fjalė prej Ēikagos, mos me e bisedue ket gja me ndokend, se asht hata dhe e pabesueshme. Po unė e di, lum miku, se anmiqtė e ata qė janė gojė hale flasin shka u lėshojnė dhambėt. Lum vllau, bujrum te na kėtu, e mirėse tė vijsh si te vllaznit e tu.

Bilal Xhaferri - Faksimile e pėrgjigjes sė MPJ
Faksimile e pėrgjigjes sė MPJ pėr organizimin e ceremonialit tė
kthimit tė eshtrave tė Bilal Xhaferrit nė atdhe, 01.11.1994.

Po ju nisi pėrkthimet prej disa gazetave gjermane, njė artikull prej "Business welk" dhe njė tjetėr prej "New York Times" se ndoshta nuk keni pas rast me i pa.
Na shkruej, bre, burrė dy fjalė, sa me e dijt si ini, ose tė lutem na thirr nė telefon" ("Krahu i Shqiponjės" 1985, maj).
Pra, edhe nė Amerikė, nė vendin e lirisė sė madhe, dikush e pėrndiqte dhe e ndėshkonte herė pas here pėr ta zhdukur atė bashkė me veprėn e tij. Kėshtu, mė 1978 e plagosėn. Pėr kėtė ngjarje tronditėse nė "Krahu i Shqiponjės" ėshtė shkruar: "Bilal Xhaferri, editori i revistės "Krahu i Shqiponjės", ndėrsa shkonte nė mbledhje pėr kremtimin e 100-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, u sulmua nė errėsirė nga tre njerėz tė panjohur. Shokėt qė e prisnin nė mbledhje, tė shqetėsuar nga vonesa e tij, dolėn ta kėrkonin dhe e gjetėn nė rrugė, tė plagosur nė kokė dhe nė fytyrė dhe me njė prerje thike nė brinjė. Policia qė u lajmėrua dhe mbėrriti menjėherė e shpuri tė plagosurin nė spital" ("Krahu i Shqiponjės", 1985, maj).

Bilal Xhaferri - Faksimile e Bashkisė sė Tiranės
Faksimile e pėrgjigjes nga Bashkia e Tiranės, pėr emėrtimin e njė
rruge nė Kryeqytet me emrin "Bilal Xhaferri". 02.03.2006.

Njė herė e njė kohė, mbase pėr frikėsim, nė Shqipėri u pėrhap njė tashethem rrėnqethės, sikur Kadri Hazbiu ishte shprehur se Bilal Xhaferrin do ta sjellim kėtu tė gjallė a tė vdekur. Dhe vėrtet qė sigurimi i shtetit shqiptar nuk i ndahej as nė Amerikė, siē tregojnė miqtė e tij.
Njė goditje dėrrmuese akoma mė e rėndė pėr Bilalin ishte djegia e redaksisė mė 1981 pėr tė cilėn ka shkruar nė revistėn "Krahu i Shqiponjės": "Njė zjarr qė ra nė ndėrtesėn ku ishte vendosur "Krahu i Shqiponjės" dogji tė gjitha dosjet dhe koleksionet tona. Njė tragjedi personale ishte kjo pėr Bilal Xhaferrin, i cili humbi atje librat dhe dorėshkrimet e tij, vėllime tė plota letrare, studime, kėrkime shkencore, pėrkthime, shėnime politike, letra, piktura, fotografi, punė dhe pėrpjekje tė dhjetė vjetėve tė vėshtira tė mėrgimit" (Krahu i Shqiponjės" 1981, janar-shukurt).

Nė muajin shtator 1986, njė mėngjes, befas Bilali bie pa ndjenja. E shpunė urgjent nė spital. U diagnostikua me tumor nė kokė. E operuan, por disa ditė pas operacionit vdiq nė spitalin e Ēikagos, mė 14 tetor 1986.
Bashkatdhetarėt, tė njohur e tė panjohur, shokėt e miqtė shqiptarė e tė huaj, si dhe shtypi i mėrgimit e pėrcollėn me nderime tė mėdha. Romani "Krastakraus", i dorėzuar pėr botim mė 1967, u botua vetėm mė 1993, nė Tiranė prej Shtėpisė Botuese "Bilal Xhaferri".
Mė 3 maj 1995, Presidenti i Republikės e dekoroi me medaljen "Martir i Demokracisė" (Dekreti nr. 1089), me motivacionin "Pėr pėrkushtim si publicist e politikan disident nė luftėn kundėr komunizmit e diktaturės, pėr aspiratat e tij thellėsisht kombėtare e demokratike". Mė 6 maj tė vitit 1995, unė, si drejtues i Shoqatės Kulturore "Bilal Xhaferri", nė bashkėpunim me Qeverinė shqiptare, inicova dhe organizova ceremonialin e rikthimit nė Atdhe tė eshtrave tė poetit, prozatorit dhe publicistit tė shquar disident Bilal Xhaferri qė tanimė prehet nė vendlindje, nė Sarandė.

"Bilal Xhaferri ishte njė shkrimtar i rrėnjėve tė etnisė nė vitet gjashtėdhjetė, kur letėrsia shqipe ose lavdėronte idetė e socializmit, ose fitoren nė Luftėn e Dytė, duke e thjeshtėsuar kėtė nė absolutin ideologjik tė pėrparimit. Nė kėtė aspekt, Xhaferri duket i vetmuar pėr kohėn, duket i lidhur me letėrsinė e paraluftės, po ai tė kaluarėn nuk e shikon nė stilin e himnizimit e tė lavdit, si mbėshtetje pėr problemet aktuale, po pikėrisht duke marrė njė qėndrim kėrkues e kritik pėr tė kapur esencat krahas situatės kalimtare. Nė kėtė vėshtrim, kėrkimi letrar i Bilal Xhaferrit nė tė shkuarėn, nė rrėnjėt etnike, nuk bėhet si shpalim dhe fascinim me tė kaluarėn, po pikėrisht si kėrkim pėr tė bėrė ndėrkomunikime tė kohėve"... (Sabri Hamiti) nė "Poeti i nemun: Bilal Xhaferri"