Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


TĖ RILINDĖSH PREJ FERRIT

Nga Shefki Hysa

Shėnime pėr romanin "Vorbulla" tė shkrimtarit Pjetėr Arbnori

Thuhet se Bota lindi prej Kaosit, se Drita lindi prej Territ. Mirepo nuk mund tė pranohet se edhe jeta lindi prej vdekjes. Jeta ėshtė Bota plot dritė. Jeta ėshtė vazhdimisht e rrezikuar prej Vdekjes, ashtu si edhe Bota prej Kaosit, si Drita prej Territ. Megjithatė Jeta gjallon nė Botė prej mijėra e mijėra vjetėsh tė shkuara. Jeta mbijeton, verēanėrisht, te Njeriu - krijesa e vetme e arsyeshme dhe mė e rrezikuara e kėsaj Bote. Njeriut i kėrcėnohet gjithēka. Njeriu i kercėnuar bashkėjeton me rrezikun, i reziston rrezikut. Gjithandej rreziqe e mbi tė gjitha rreziku prej llojit tė vet.

Nė vorbullat e historisė shfaqen jo vetėm individė, po edhe popuj luftėtarė. Raca tė kėrcėnuara nga tė tjera raca njerėzore. Popuj tė rrezikuar nga tė tjerė popuj. Midis tė rrezikuarve, populli shqiptar mbetet me i rrezikuari. Ndoshta qė nė kohėrat e Prometeut. Shqiptari - modeli i njeriut tė rrezikuar. Madje edhe nga vetvetja. Gjysh pas gjyshi i gllabėruar nė shtjellat e vorbullave tė vdekjes.

S'mund tė thuash se zjarri rindizet prej hirit tė vet, por shqiptari i pėrvėluar nėpėr luftėra, nga dyndjet e barbarėve dhe tė perandorive tė Perendimit dhe tė Lindjes, ėshtė rilindur prej hirit tė tij. Heroi shqiptar sa e sa herė ka rilindur prej mortit qė binte mbi kryet e tij. Izraelitėt, tė pėrndjekurit biblikė, nėpėr valėt e historisė sė njerėzimit mbijetuan. U pėrndoqėn rishtaz, pothuajse gjer nė shfarosje, prej nazistėve. Njerėzimi i bėri homazhe dhimbjes izraelite. Dhimbjes shqiptare, pėrkundrazi, i ėshtė kthyer shpina.

Shqiptarit i ėshtė dashur tė ridalė sa e sa herė prej rrėnojave tė perandorive. Ka rizbuluar vetveten, ashtu siē arkeologėt zbulojnė statujat antike pas gėrmimeve tejet lodhėse. Perandori pas perandorish janė shembur mbi kryet e shqiptarit dhe ai ėshtė ringritur, ashtu marramendthi, i pėrplagur, nėpėr muzgjet perandorike dhe ka mundur tė rezistojė heroikisht, nga njėra pragvdekje nė tjetrėn, nga njėri rreth i ferrit nė tjetrin, pėrderisa ka rilindur pėrsėri e pėrsėri.

Tė tillė heronj mishėron romani "Vorbulla" i shkrimtarit Pjetėr Arbnori. Heronj tė rilindur prej vorbullave tė ferrit njerėzor. Pasi ta lexojė "Vorbullėn" ndokush mund tė thotė se Arbnori ka rikrijuar artistikisht njė realitet historik tė shkėputur prej vorbullave tė muzgjeve tė periudhės pas Lidhjes sė Prizerenit. Mirėpo, pavarėsisht nga ngjyrimet kohore dhe origjinaliteti i papėrsėritshėm i ngjarjeve dhe episodeve qė rrėfehen nė vepėr, heronjtė e saj tė sjellin ndėrmend luftėtarin e qėndresės sė tė gjithė mijėvjeēarėve shqiptarė, madje edhe heroin e rilindur prej epokės se ferrit komunist. Pra, "Vorbulla" ėshtė njė prerje e historisė mijėvjeēare shqiptare, pavarėsisht nga pozicioni kohor qė pėrjetohet, ėshtė sintezė e pėshtjellimeve tė sė shkuarės dhe tė sė ardhmes, sa pėrimitim aq edhe pėrgjithėsim artistik. Njė vepėr e krijuar nė rrethana tė pazakonshme, e lindur si shtjellė drite nė terrin e burgjeve, me personazhe tė pazakonshėm, qė i ngjajnė, pak a shumė, krijuesit tė tyre.

Arbnori u rilind prej ferrit, duke u shpėtuar mrekullisht vargonjėve tė vdekjes. Ferri i kuq gllabėroi shumė viktima, si personazhet e pafat tė pėrrallave qė, pėr t'u pasuruar apo pėr tė patur tė Bukurėn e Dheut pėr nuse, marrin atė "udhė nėpėr tė cilėn vete dhe nuk kthehesh". Pėrkundrazi, Arbnori, nėpėr kėtė udhė pėrfundoi nė "botėn e pėrtejme" tė burgjeve komuniste. Mbijetoi gjithė tmerret e rrathėve tė ferrit dhe, mė nė fund gjeti udhėn e kthimit i ngarkuar me ngadhnjim dhe me tėrė ato pasuri - veprėn e vet letrare, midis tyre edhe romani "Vorbulla", si dhe tė Bukurėn e Dheut - nderimi qė meriton shkrimtari. "Ai i shpėtoi epidemisė sė murtajės", thuhet nė tė tilla raste. Ai mbijetoi, si dhe personazhet gati mitikė tė "Vorbullės". Pėr hir tė artit dhe aftėsisė pėr tė rilindur, ai do tė gdhendet nė kujtesėn e brezave.

[ Kthehu ]