Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Vlerėsime pėr "Turtullesha dhe djalli"

METAMORFOZŹ DHIMBJEJE

Nga Emrie Krosi

Shėnime pėr librin me tregime "Turtullesha dhe djalli"
"Turtullesha dhe djalli" titullohet libri i parė me tregime i prozatorit Shefki Hysa. Kjo pėrmbledhje me tregime ėshtė pasqyrė e njė realiteti tė shpėrfytyruar prej ish diktaturės komuniste, ndryshe nga ai "realitet" i sajuar socialist qė himnizonte letėrsia e gjymtuar e realizmit ideologjik. Pra, krijimtaria e kėtij autori i pėrket njė letėrsie tė mohuar nga ish-censura komuniste, e cila ruhej nga tė ashtuquajturat kthetra tė "dekadencės sė absurdit", qė gjoja errėsonin vlerat e vėrteta tė artit e tė letėrsisė shqiptare.

Turtullesha dhe djalli

Shkrimtari Shefki Hysa nė kėtė libėr paraqitet sa kėngėtar i dashurisė dhe njėherėsh i metamorfozės sė madhe njerėzore qė shkakton dhimbja e humbjes sė asaj dashurie qė dhunohet prej sė keqes, qė simbolizohet prej djallit, qoftėlargut, shejtanit apo sa e sa nofka tė tjera, me tė cilat rapsodi popullor emėrton ligėsinė e njeriut. Nė kėtė kėndvėshtrim, krijimtaria e tij ėshtė njė risi, e cila risjell nė mėnyrė krijuese nė letėrsinė moderne shqiptare, elementet e magjishme qė hasen shpesh nė krijimet folklorike, veēanėrisht nė eposin ēam, gjė qė e bėn kėtė letėrsi tė mrekullueshme e me vlera te mėdha, si ajo e realizmit magjik e pėrfaqėsuar nga shkrimtari me famė botėrore Gabriel Garsia Markez.

Ku shfaqet ky realizmo-magjizėm nė tregimet e Shefki Hysės? Nė tragjizmin e vetė realitetit tė sjellė mjeshtėrisht nė dy plane: nė njėrin fati tragjik i njeriut dhe i dashurisė sė mohuar, dhe nė planin tjetėr eposi i mrekullueshėm ēam, me legjendat, pėrrallat, baladat, rrėfenjat, tregimet e jetuara e ngjarjet ngjethėse , tė ritreguara artistikisht nė krijimtarinė e kėtij autori me origjinė nga Ēamėria martire e pėrgjakur prej dhunės sė legjioneve barbare zerviste greke. Pra, "Turtullesha" e tij s`ėshte gjė tjetėr, veēse njė "Dashuri nė kohėn e kolerės" e ngjajshme me dashuritė e kohėrave tė trazuara tė Markezit, qė enden e enden shekujve deri nė ditėt tona dhe qė do tė vazhdojnė tė enden deri sa tė ekzistojė lufta e pashmangshme midis sė Mirės dhe sė Keqes. Fėshfėrima e mallit tė pashuar dashuror ndihet nga njėra faqe e librit nė tjetrėn, siē ndihet dhe ai pikėllim shkretėtire qė buron prej transformimit qė sjell e keqja, djalli, nė jetėn e pėrditshme njerėzore.

Transformimi nė realitetin letrar qė ka krijuar Shefki Hysa, i ngjan njė lloj metamorfoze kafkane e risjellė nė formėn e nje rrėfenje, (jo si pėrrallė, por si njė realitet metaforik i fshehur nga vėshtrimi i pėrbindshėm i "cikllopit shtet"), gjė qė e bėn librin e kėtij prozatori njė guxim me vlera letrare tė rralla. Pa fshehur asgjė, (larg kolektivizmit dhe dashurisė sė detyruar nė realitetin e punės kolektive qė predikonte socrealizmi), kjo krijimtari e vė individin nė pėrmasat e vėrteta dhe shpalos mesazhin se dashuria dhe dhimbja janė produkte sa njerėzore dhe hyjnore, tė cilat nxisin te njeriu aftėsitė pėr mbijetesė nė luftėn e gjatė pėr ekzistencė. Njeriu i dashuruar me jetėn pėrjeton fitore e humbje, pra, kalon nga njėra gjendje nė tjetrėn, madje edhe metamorfozohet pėr tė mbrojtur veten prej dhimbjes qė i shkakton e keqja. Nė librin "Turtullesha dhe djalli", kjo metamorfozė dhimbjeje nuk vjen si njė pėrjetim i njė ēasti pėrfytyrimi, por si njė pėrmbysje e njė "Piramide Keopsale" antivlerash qė stolisnin shpesh shpirtin e dashurisė sė personazheve tė letėrsisė socrealiste. Nuk ka religjion e ideologji nė kėto tregime, por thjesht njė lirizėm autentik, njė shpėrfaqje e njė "legjende" universale besimi, qė quhet dashuri-dhimbje dhe humbje njerėzore, sa reale dhe tokėsore, si nė ēdo vepėr tė letėrsisė bashkėkohore botėrore.

Mos vallė ky lirizėm pikėllues ėshtė thjesht njė trill artistik? Jo! Źshtė shprehje mbijetese nė kujtesėn e dashurisė njerėzore, e cila, si vetė jeta, nė procesin e lėvizshmėrisė brenda lėndės dhe materies, gjallon duke shkaktuar mė shumė lot e dhimbje se sa buzėqeshje. Ēdo lloj dashurie sjell ndryshim, lulėzim, por e keqja, si gjithė bishat nė pritje tė preve tė veta, synon shkatėrrimin e shpirtit tė dashurisė, e cila, pėr tė mbijetuar, detyrohet tė shndėrrohet, tė metamorfozohet, pa e humbur funksionin e vet, si nė rastin e personazheve Turtulleshė e Shushurimė qė, megjithėse u metamorfozuan, u rimishėruan nė Zog dhe nė Erė, pėrsėri dy realitete tė lidhur pazgjidhshmėrisht e tė domosdoshėm pėr njėri-tjetrin.

Ky "realizėm magjik", kjo mrekulli, paraqitet si koncept i mbijetesės sė krijesave me origjinė hyjnore qė kurrė nuk mbarojnė pėrballė fatalitetit qė u sjell pėrplasja me tė keqen, veēse tranformohen si nė kėto tregime, qė nuk kanė "korniza letrare" e as "ego estetike joniane", por pasqyrojnė atė qė ndien e pėrjeton njeriu shqiptar, pavarėsisht se sa i shpreh nė rrethana tė caktuara.
Askush nuk mund tė thotė se jetova pa jetuar, askush nuk mund tė thotė se dashurova pa dashuruar, askush nuk mund tė thotė se humba pa luftuar… Ky ėshtė thelbi i mesazhit qė na pėrcjell libri "Turullesha dhe djalli"…

[ Kthehu ]