Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Vlerėsime pėr "Rrėfimet e njė hajduti"

VEĒORITĖ E NJĖ PROZE TĖ SHKURTĖR MBRESĖLĖNĖSE

Shėnime pėr pėrmbledhjen me tregime "Rrėfimet e njė hajduti"

Nga Sokol JAKOVA

1.
Proza jonė e shkurtėr edhe gjatė kėtyre vjetėve tė tranzicionit, ka nxjerrė nė pah dukuri tė reja, risi kėto qė bien nė sy nė krijimtarinė e njė sėrė prozatorėsh, tė vjetėr e tė rinj, tė cilėt kanė bėrė emėr me librat e tyre, kanė tėrhequr kureshtjen e lexuesve dhe janė vlerėsuar prej tyre.
Nė kėtė kuptim duhet analizuar edhe krijimtaria e prozatorit Shefki Hysa, i njohur prej vitesh nga lexuesi, e cila ka lėnė gjurmė nė rrethet letrare. E padyshim, njė krijimtari e larme, shkruar me njė frymė tė theksuar realiste, ku gėrshetohen edhe elemente tė prozės sė sotme moderne si tė surealizmit e realizmit magjik, me njė vėshtrim tė thellė e kompleks nė realitetin e kohės, me njė aradhė personazhesh tė individualizuar, pėrmes situatash tė gjetura artistike dhe njė gjuhė tė pasur letrare, s'ka sesi tė mos tėrheqė vėmendjen e kritikės dhe tė studiuesve tanė. Kjo krijimtari jep dorė e hap shtigje pėr njė analizė artistike, pasi nė tė bėjnė majė pikėrisht disa nga veēoritė mė pozitive dhe tė qenėsishme tė prozės sė sotme shqiptare.

Rrėfimet e njė hajduti

2.
Gjithnjė ribotimi ka qenė njė test i rėndėsishėm i krijimtarisė, pėr tė kuptuar edhe njė herė se sa thellė ka bėrė ajo fole nė mendjen dhe zemrėn e lexuesve. Prandaj ribotimi i pėrmbledhjes me tregime tė Shefki Hysės "Rrėfimet e njė hajduti", veē tė tjerash, ėshtė sprovė e re pėr autorin, nė pėrballje me lexuesit, pėr t'iu ridhėnė atyre mbresat dhe emocionet qė ngjallin tregimet e pėrmbledhjes, ku rikrijohen artistikisht tablo nga jeta e periudhave tė ndryshme kohore dhe gjėllijnė personazhe me tė vėrtetė interesante, tė cilat janė gdhendur me shije e mjeshtri artistike.

Dy tregimet qė hapin pėrmbledhjen "Tmerri i Sidės" dhe "Rrėfimet e njė hajduti" janė disi tė ngjashėm nga kompozicioni i tyre. Nė to ngjarjet shtillen nė njė situatė dhe gjetja artistike shpaloset nė fund, duke e lėnė lexuesin nė ankth e kėrshėri, gjatė leximit, derisa tė njohė mbylljen e tregimit, tė zbulojė mesazhin e tij e veēanėrisht tiparet e karaktereve tė personazheve. Vajza nė tregimin e parė shfaqet krejt ndryshe nga sa e pėrfytyron gazetari i ri me dramėn e saj, qė ndoshta nė njė kuptim ėshtė mė e fėlliqur se vetė Sida, ndėrsa djaloshi vjedhės te tregimi i dytė zbulon krejt papritur karakterin e tij tė pandryshuar nė njė situatė sa tė veēantė, aq dhe gazmore e disi groteske. Rėndėsi ka qė tė dyja tregimet shtillen natyrshėm, me vėrtetėsi jetėsore e me njė temporitėm tė kėnaqshėm, qė ndihet dukshėm gjatė leximit, falė pėrvojės dhe zotėsisė sė autorit.

Ndėrsa "Perandoria e idhujve" ėshtė mė tepėr njė skicė a ese, me kuptim alegorik, tregimi "Vejusha e zezė" spikat si njė nga mė tė bukurit e mė tė shenjuarit e pėrmbledhjes. Nė kėtė prozė tė qėlluar gjen nė miniaturė thuajse tė gjitha veēoritė karakteristike tė krijimtarisė sė Shefki Hysės; narracionin plotė ngjyrė artistike, dialogun e shkathėt e tė ngjeshur, temporitmin e mėnyrės sė tė rrėfyerit, elementet e surealizmit tė prozės sė sotme moderne, nėnteksin pėrqeshės e tallės, qė arrin nė kufijtė e groteskut, e mbi tė gjitha vizatimin e larmė e me kolorit tė veēantė tė figurės sė njė vejusheje, portreti i sė cilės tė mbetet gjatė nė kujtesė. Me mjeshtri e finesė tė hollė autori ia ka dalė mbanė tė thurė njė subjekt interesant qė e mban gjallė kureshtjen e lexuesit dhe tė zbulojė nė fund aq papritur njė gjetje tė rrallė artistike, e cila i jep njė fshikull tė hollė demaskuese figurės sė vejushės sė zezė, kėsaj gruaje me pėrmasa pėrbindsheje nė jetė, madje edhe nė seks. Prandaj edhe skenat erotike tė tregimit janė dhėnė nė funksion tė zbulimit tė karakterit tė personazhit dhe tė shpalosjes sė mesazhit tė autorit. Vejusha e zezė mbetet njė personazh i spikatur dhe i rrallė nė galerinė e personazheve mė tė realizuar tė prozės sonė tė shkurtėr.

Duke gjykuar tė ketė larmi mėnyrash tė tė shkruarit autori i pėrmbledhjes "Rrėfimet e njė hajduti" ka mundur tė krijojė me mjeshtri artistike dhe patos emocionues tregimin "Didini", i cili mbetet njė nga kolonat mė tė forta tė kėtij libri. Siē thekson me tė drejtė njė studiues i krijimtarisė sė autorit, Bardhyl Maliqi, "tregimi "Didini"… ėshtė njė model artistik i pėrdorimit me mjeshtri tė elementeve magjike, shprehje e realizmit magjik nė letėrsinė tonė". Heroi i tregimit "Didini" njė pinjoll i njė familjeje nacionaliste, vizatohet nė vepėr me cilėsitė dhe karakteristikat mė tė mira qė mund tė ketė njė djalosh i ri me ėndrra e ideale pėr jetėn dhe tė ardhmen. Por nė ato kohėra lufte tragjedia e tė riut nacionalist ishte e pashmangshme, sepse ata qė udhėhoqėn luftėn, komunistėt, ishin armiq pėr vdekje me naiconalistėt shqiptarė. Duke luftuar me njė ēetė tė Ballit kundėr partizanėve, Didini bie rob i tyre dhe nė fund, pėr bindjet e tij, masakrohet nga komandanti partizan "Pisha".

I tėrė tregimi shpaloset nė retrospektivė. Shfrytėzimi i elementeve magjike i ka dhėnė dorė autorit tė vendosė si strumbullar tė veprės personazhin kryesor, jo Didinin, por shpirtin e trazuar tė djaloshit, qė ėshtė masakruar gjatė luftės. Kjo gjetje sa fantastike, aq dhe konvencionale ka ndikuar thellė nė tė gjithė strukturėn artistike tė kėsaj proze tė realizuar dukshėm. Kėshtu, i gjithė materiali jetėsor mbėshtillet rreth personazhit-shpirt, i cili si njė frullizė e trazuar vetevjen ngado nė viset e vendlindjes dhe ndėrmend ato kohėra tė shkuara e tė suhishme. Nuk e teprojmė po tė vėmė nė dukje, duke njohur fėmijėrinė dhe jetėn e trazuar tė autorit dhe tė familjes sė tij, se me Didinin, Shefki Hysa ka synuar tė na krijojė artistikisht njė portret pak a shumė tė idealeve tė tij, duke e "qėndisur" personazhin, qė ndihet se e do sė tepėrmi. Djaloshi Didin na jepet si njė njeri me shpirt tė rrallė human, trim e ēakmak nga trutė, i cili gjithė jetėn ka bredhur i lirė, si kaprolli i maleve pėrqark. "Didinin-shpirt e pushtoi rishtas ndjesia e mufatjes sė brengės pėrbrenda atij vrundulli padukshmėrie qė pėrcaktonte ekzistencėn e tij. Donte tė urrente e nuk urrente dot. Donte tė rebelohej e nuk rebelohej dot.

Ēuditėrisht, ndryshe nga shpirtėrat e tjerė nė arrati, shpirti i Didinit nuk pėrmban nė vetvete prirjen kriminale, embrionin e fantazmės, qė befas shpėrthen netėve dheun e varrit dhe turret ashtu magjishėm me tėrė fuqinė e sė keqes mbi paqen njerėzore. Madje shpirtėrat lugatė, sa herė e ndeshnin nė fluturim e sipėr Didinin-shpirt, e vinin nė lojė, e tallnin dhe e pėrtallnin pėr pafuqinė e tij shurdhmemece. Ēuditeshin lugetėrit se si mund tė kishin shpirtėra nė arrati, qė nė vend tė hakmerreshin, e kundronin qetaz botėn njerėzore prej atij vrundulli ajror sa vuv dhe engjėllor. As djall e as engjėll e megjithatė njė shpirt i pastrehė, i pėrhumbur nė shurdhmemecėrinė e vet, nė shtjellėn e brengės sė vet. Madje edhe vetė Didini habitej ndonjėherė me ekzistencėn e tij aq pasive. Ē'kuptim tė kishte vallė ajo lloj rezistence midis tokės dhe qiellit, kur nuk mund tė ndėrmerrte asgjė pėr tė ndryshuar sadopak rrjedhėn fatale tė ngjarjeve, siē mund tė bėnin shpirtėrat e arratisur prej ferrit?! Dhe e kishte hak tė hakmerrej pėr atė vrasje tė pabesė. Me plumb. Ashtu pas shpine, si njė hapje dhe mbyllje sysh?!… ("Didini, f. 55-56).
Ėshtė e tepėrt tė themi sesa keqardhje ndien dhe sesa ligsht ndodhet lexuesi pėr fatin tragjik tė kėtij personazhi, qė me botėn e pasur shpirtėrore dhe humanizmin e tij bėn fole nė zemrat e njerėzve.

Kėtė karakter human e gjejmė te tregimi "Qopeku", xha Mihoja te "Plaku i liqeneve", Hidoja dhe Leta te "Tė shtunėn pasdite", Xheki dhe Dudija te "Loja e fatit", Lirika te tregimi me tė njėjtin emėr.
Tregimi "Ullinjtė" shtillet nė njė ulli tjetėr. Bėhet fjalė pėr njė ngjarje tė viteve tė dikurshme. Autori, si njė vėzhgues i hollė e i mprehtė i jetės, nė kėtė tregim e hedh vėshtrimin nė atė kohė, kur populli ishte i mbėrthyer nėn zgjedhėn e diktaturės.

Subjekti i tregimit ėshtė sa i thjeshtė, aq edhe ngjethės. Njė vashės fare e re, gjashtėmbėdhjetėvjeēare, e nxitur nga e ėma dhe varfėria, qė pėr tė fituar diēka e shtyn nė njė punė tė fėlliqur, shkon tė vjedhė ullinj nė pronėn e kooperativės, pra nė rrahun e Habibit. Dhe vajza e kryen kėtė akt, por bie pre e brigadierit tė pemtarisė, Raufit, i cili, i ndezur nga epshi seksual, mundohet ta pėrdhunojė. Kuptohet, gjesti i tij i turpshėm e kriminal ndaj njė femre ėshtė ku e ku mė i fėlliqur, sesa grabitja fshehurazi e njė thesi me ullinj. Autori pėrmes njė paralelizmi figurativ me pėllumbat, nė mbyllje tė tregimit, e thekson me forcė kėtė mesazh: "Vajza, qė ua kishte zili fluturimin atyre pėllumbave, e pėrfytyroi veten njė ēast si njė pėllumbeshė qė sapo u ka shpėtuar krahėve tė skifterit. Dhe u pėrlot prapė. Ishin lot gėzimi. E ndiente veten tė lirė, tė lirė, tė lirė"… Por ky tregim na intereson edhe nė njė kėndvėshtrim tjetėr; i shkruar vite mė parė, ai zbulon qartė moskonformizmin e autorit me metodėn e realizmit socialist, me synimin e tij pėr tė thyer kornizat e asaj metode e pėr tė nxjerrė sheshit edhe shėmtitė e realitetit tė hidhur tė asaj kohe, kur heroina e tregimit, nė mbyllje tė tij "psherėtiu pėrsėri me mendimin se realiteti ishte mė i hidhur se kokrra e ullirit"…

Nė njė sėrė tregimesh tė tjera tė pėrmbledhjes, autori i thur subjektet duke vėnė nė qendėr tė vėmendjes problemin e dashurisė. Nė to vėrehet qartė sesi autori, pėrmes mjetesh tė gjetura artistike, ia del mbanė tė pėrshkruajė situata emocionuese e plot romantikė dashurie me njė pastėrti tė qashtėr, humane, fisnike e jetėsore. Dashuria konceptohet si njė ndjenjė e shenjtė, hyjnore, por gjithsesi, kur kėrkon tė fshikullojė personazhet, autori di tė pėrshkruajė marrėdhėniet e dashurisė edhe thjesht fizike e tė egra, siē ndodh fjala vjen nė tregimin "Bisha e bukur", ku pėrmes njė pėrshkrimi tallės e grotesk tė marrėdhėnieve tė dashurisė, me njė fjalor tejet banal, fshikullohen e demaskohen personazhet kryesore tė veprės, tė cilat autori i ka vėnė nė shėnjestėr.

3.
Ėshtė vėnė nė dukje nga kritika se prozatori Shefki Hysa nė krijimtarinė e tij jo rrallė ka shfrytėzuar tė dhėna tė shumta autobiografike pėr thurjen e subjekteve tė krijimeve tė veta. Ky konstatim ėshtė i saktė, sepse nuk ka shkrimtar, sado i njohur ose i panjohur tė jetė, qė tė mos shfrytėzojė mbresat e kujtimet e jetės sė tij nė krijimtarinė e vet. Rėndėsi ka fakti qė rikrijimi artistik i kėsaj tė kaluare, meqė arti letrar ta jep kėtė mundėsi, tė jetė nė pėrmasa mė tė larta, mė tė thella e mbi tė gjitha mė emocionuese, sesa t'i jep kėto vetė realiteti i jetės qė pėrshkruan.

Falė origjinės sė tij, jetės sė dhimbshme, dramatike e tė trazuar e falė talentit qė e karaktizon, autori i pėrmbledhjes "Rrėfimet e njė hajduti" ia ka dalė mbanė me sukses qė nė disa tregime tė na shpalosė me dramacitet tė veēantė, me njė kolorit ngjyrash tė ndezura e me njė dhimbje qė vėrtet tė rrėqeth, tablo tė jetės sė kaluar tė popullsisė sė pafat ēame, tė cilės, siē dihet, rrjedha e kohės u hodhi mbi kurriz vuajtje, mjerim e tragjedi rrallė herė tė dėgjuara. Nuk ėshtė pa gjė thėnia se shpesh nė art prej dhimbjeve tė mėdha lindin vepra tė mėdha. Nė kėtė kuptim mendojmė se mund tė interpretohet vlera artistike e tregimit "Qafa e botės", qė edhe ky ėshtė njė nga kolonat kryesore tė pėrmbledhjes. Kėtė vepėr autori e ka shkruar me njė dashuri e frymėzim tė veēantė, sepse pikėrisht nė tė ndihet mė pranė vetes, jetės dhe origjinės sė tij, sepse mbresat e kujtimet e dhimbshme e tronditėse tė kėsaj jete, qė janė ruajtur me fanatizėm e kėmbėngulje nė nėnvetėdije, kanė krijuar njė shtysė tė fortė e njė frymėzim tė rrallė pėr tė derdhur nė letėr njė krijim tė realizuar dhe me vlerė artistike.

Nė tė vėrtetė subjekti i kėtij tregimi ėshtė i thjeshtė, pa shumė situata, siē janė nė pėrgjithėsi subjektet e tregimeve tė Shefki Hysės. Ai nuk priret drejt ngjarjeve tė jashtėzakonshme, por pėrkundrazi e pėrqendron vėmendjen nė prozėn e tij tė shkurtėr nė narracionin-figurativ, te simboli dhe alegoria, me njė fjalė te mjetet shprehėse figurative, tė cilat e ndihmojnė sė tepėrmi pėr zbulimin emocionues tė ngjarjeve dhe tė karaktereve tė personazheve. Si njė simbol i gjetur duhet parė kėsisoj qafa e famshme ose Qafa e Botės nė tregim, i cili nė kuptimin artistik shėrben edhe pėr organizimin e strukturės kompozicionale.

Kėshtu shpjegohet edhe paralelizmi figurativ midis dy kohėve, tė asaj kohe kur kėtė Qafė, qė ndan dy shtete, e kapėrcenin muhaxhirėt fatkeqė "ēamė" dhe tė ditėve tė sotme, kur me qindra e mijėra refugjatė ēajnė ferrėn maleve pėr tė gjetur "parajsėn" nė shtetin fqinj. Kėtė dukuri artistike e pėrforcon vetė autori kur vė nė dukje nė tregim se "po pėrsėritet tragjedia e muhaxhirėve ēamė, kėtu, nė Qafė tė Botės… Megjithėse thonė se historia pėrsėdytet nė mėnyrė komike, e vetmja gjė qė mund tė shkaktojė njė buzėqeshje tė hidhur nė kėtė histori tė re muhaxhirėsh ėshtė ndoshta fakti se, ndėrsa ēamėt i ndiqte i huaji, muhaxhirėt e rinj, figadhes, siē i quan me pėrēmim greku, i ndjekin njerėzit tanė… Po, po, njerėzit tanė kolltukofagė, siē i cilėsojnė gazetat e opozitės!"… (Qafa e Botės, f. 84).

Pra, duke pėrqasur nė mėnyrė figurative dy periudha historike qė i ndajnė disa dhjetėravjeēarė, njė gjetje e arrirė kompozicionale kjo, autori nė tregim hap shtigje pėr tė na rrėfyer me realizėm se ēfarė lloj bėmash tė tmerrshme e tė llahtarshme kanė ndodhur e po ndodhin nė kėtė qafė, ose siē e cilėson autori: "Qafa e Botės i ngjante njėfarėsoj asaj portės sė fshehtė tė pėrrallės qė lidh botėn tonė me atė tė pėrtej varrit, tė gjallėt me tė vdekurit". (Qafa e Botės, f. 78).

Pasi e ka "shtruar" kėsisoj "udhėn" e narracionit tė tij, Shefki Hysa depėrton nė indet e tregimit, duke rikrijuar artistikisht, pėrmes rrėfimit tė tij tė shtruar, ku ruhet temporitmi, disa situata tepėr tė dhimbshme e dramatike. Pėrmes dy ushtarėve kufitarė dhe refugjatit tė fshehur qė mezi pret tė kapėrcejė kufirin, mėsojmė disa bėma tragjike, tė rralla nė llojin e vet. Kėtė na e paralajmėrojnė krrakėllimat ndjellėse tė vdekjes, tė korbave tė zinj, qė pulsojnė nė vepėr si ogur i keq. Ja se ē'thotė ushtari i vjetėr kufitar nė tregim: "Po tė fillojė shiu do tė shohėsh se nėpėr Qafė do tė shpėrthejnė vetvetiu dhjetėra e dhjetėra flakė qė tė kallin tmerrin. Thua se po tė rrethojnė flamat e lugatėt dhe pret nga ēasti nė ēast, tė tė ngulin kthetrat nė grykė. Ka rrezik tė shkallosh, po tė jesh i vetėm, nė kėtė Qafė, nė netė me shi. Ajo mori flakėsh qė kėrcejnė pupthi, sa andej kėndej, shkaktohet nga fosfori i eshtrave, qė zė e aktivizohet prej lagėshtirės. Shkurreve, midis ferrave dhe barit qė mbulojnė kėtė tokė, po tė kėrkosh, do tė gjesh kockat, dhe kafkat e shumė skeletėve njerėzorė. Ngaherė kanė mbetur kufoma njerėzish tė pavarrosur nė kėtė Qafė. Por, siē thonė, muhaxhirėt ēamė, rreth vitit 1945, tė pėrndjekur nga bandat greke, kanė lėnė shumė tė vdekur shtigjeve tė kėsaj Qafe. Vdisnin tė cfilitur nga plagėt, sėmundjet, tė ftohtit, uria dhe vuajtjet qė si pėrcepton dot njė mendje njeriu normal. Ashtu pa ndihmė e mbrojtje, kruspulloseshin dhe jepnin shpirt, duke rėnkuar rrėzė kaēubave e gėmushave. Njerėz tė tjerė, tė lemeritur, kapėrcenin mbi kufoma tė njohurish dhe tė panjohurish, pėr tė vdekur, ndoshta, qė nė kthesėn e parė tė atyre udhėzave tė sapokrijuara nga shputat e kėmbėve tė pėrgjakura apo mė tutje, nė njė lėndinėz a pranė njė shkėmbi. Kaq shumė kufoma viktimash tė pafajshme nė pak ditė e javė! Kutėrbonte qė larg, Qafa, prej mishit tė prishur…" (Qafa e Botės, f. 80-81).

Tė tilla pėrshkrime tronditėse qė tė ngjallin edhe ndjenjė tmerri, gjen edhe nė vise tė tjera tė tregimit, pra jo vetėm pėr atė tė kaluar tė hidhur tė vėrdallisjes, pas pėrzėnies nga trojet e tyre tė muhaxhirėve ēamė, por edhe nė vitet e mėpastajme, kur refugjatėt e gjorė shqiptarė, qė synonin tė kalonin kufirin pėr njė tė ardhshme mė tė mirė, i vrisnin nė kufi dhe, siē thotė autori: "njerėzit e qeverisė sonė, si tė menēur qė janė, i kishin nisur tė vrarėt sipėr njė karrocerie makine. Pa arkivole. Ashtu tė pėrgjakur, tė pėrbaltur, fytyrėcopėtuar nga plumbat. Vdekje e shėmtuar qė pėllciste edhe gurin me pamjen e vet e jo mė zemrat njerėzore prej mishi e gjaku". (Qafė e Botės, f. 83).

Duke synuar tė jetė njėherėsh jo vetėm shkrimtar, por edhe protestues i ashpėr pėr tragjedinė me pėrmasa tė paimagjinueshme tė muhaxhirėve tė mjerė ēamė, njerėzve tė gjakut tė tij, Shefki Hysa ka pėrmbledhur nė libėr njė tregim tjetėr tė realizuar e mjaft dramatik. Tregimi "Dėshmia" ėshtė me tė vėrtetė njė dėshmi ngjethėse, qė zbulon mirėfilli masakrat e pėrbindshme tė zervistėve grekė ndaj popullsisė sė pambrojtur ēame. I tejmbushur me frymėzim nga urrejtja dhe mllefi i fortė ndaj kėtyre bishave me fytyrė njeriu, autori ka derdhur nė letėr njė situatė qė gati tė ēmend pėr makabritetin e vet. Kjo situatė, kur nėna e mirė ēame Fatije, pėr t'i dėshmuar tė huajve tė komisionit pėr masakrat e llahtarshme tė burracakėve tė mallkuar tė Zervės mbi popullsinė e pafajshme ēame, u nxjerr atyre pėrpara lėkurėn e rrjepur tė kokės me njė shtėllungė flokėsh tė tė birit tė therur, ndonėse i ngjet disi episodit tė plakės Nicė, qė i hedh ndėr kėmbė gjeneralit italian thesin me eshtra tė kolonelit Z, te romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" tė Ismail Kadaresė, gjithsesi mbetet e rrallė nė llojin e vet nė prozėn e sotme shqiptare. Kjo situatė e tregimit "Dėshmia", me pėrmasa thuajse ireale, shpreh me njė densitet tė admirueshėm kuitesencėn e vuajtjeve, tė tragjizmit dhe persekutimit qė provoi mbi kurriz kjo popullsi shqiptare nė ato vite tė llahtarshme. Pėrballė saj qėndron bukuria shpirtėrore, humanizmi, dashuria dhe fisnikėria e madhe e nėnės ēame dhe pėrlotesh, i tronditur thellė, kur nė mbyllje tė tregimit "mėmė Fatija mori me pėrkėdheli dhe dhimbje lėkurėn e kokės sė tė birit, e mbėshtolli tėrė kujdes e merak, shkopsiti polkėn dhe e rrasi nė gji, pranė zemrės, si tė donte t'i jepte jetė nga jeta e saj. I vėshtroi edhe njėherė njerėzit me sytė e pėrlotur dhe ashtu me duart pėrmbi krahėror u kthye pėr tė ikur" (Dėshmia, f. 75).

4. Nuk mund t'i mbyllnim kėto shėnime pa thėnė disa fjalė pėr stilin dhe gjuhėn e pasur artistike qė ka pėrdorur autori i pėrmbledhjes "Rrėfimet e njė hajduti" nė tregimet e veta. Shefki Hysa ėshtė ndėr ata prozatorė shqiptarė, qė kėtyre komponentėve tė formės artistike tė krijimtarisė sė tij u jep njė rėndėsi tė veēantė. Dhe ky fakt rrėfen pėr kėrkesat e ngritura profesionale qė ka autori i talentuar ndaj krijimtarisė sė tij. Siē vėren me tė drejtė edhe studiuesi Bardhyl Maliqi "karakterin realist tė prozės sė Shefkiut e nxjerr mė nė dukje edhe gjuha e pasur me shprehje frazeologjike, me dialektalizma, zhargone qė funksionalizohen sidomos nė gojėn e personazheve. Krahas prirjes realiste tė prozės sė Shefki Hysės, vėrejmė nė tė edhe elemente, po edhe konceptime tė njė proze, e cila, duke u mbėshtetur nė krijimtarinė popullore dhe nė teknikat bashkėkohore letrare, na shfaqet sa komplekse aq dhe e pasur nė strukturat e saj nė dukje tė thjeshta, por tepėr ekspresive"…
Si pėrfundim theksoj se prozatori Shefki Hysa ka zėrin e tij tė veēantė nė prozėn tonė, ka individualitetin e tij tashmė tė formuar artistik dhe me krijimtarinė e vet zė sot njė vend tė lakmueshėm nė prozėn realiste shqiptare.

[ Kthehu ]