Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Vlerėsime pėr "Robėr tė paqes"

  • Kadareja si personazh - Sazan Goliku
  • JETA E ARTISTIT NĖ DIKTATURĖN KOMUNISTE

    Mendime pėr romanin "Robėr tė paqes" tė Shefki Hysės

    Nga Sokol Jakova

    Megjithėse nė tėrėsi librat e shkrimtarit Shefki Hysa trajtojnė njė tematikė dhe problematikė tė larmishme, ata i pėrshkon fund e krye fshikullimi dhe demaskimi i diktaturės komuniste, pasqyrimi me realizėm e vėrtetėsi i jetės sė njerėzve tė thjeshtė nė atė kohė tė egėr e tė mbrapshtė kur populli mė i varfėr i Europės mbante mbi kurriz peshėn, dhunėn e terrorin e diktaturės mė gjakatare tė kontinentit. Nė kėtė kuptim, ndėrsa te romani "Parajsa e mallkuar" autori synoi tė nxirrte nė pah tablo tė jetės sė njerėzve nė pėrgjithėsi gjatė diktaturės, te "Robėr tė paqes" ai ngre njė problem tė rėndėsishėm e disi tė veēantė, pak tė rrahur nė letėrsinė tonė: problemin e jetės dhe tė punės sė artistėve gjatė diktaturės komuniste.

    Robėr tė paqes

    Problemi i artistit lidhet ngushtė me problemin e sistemit nėn tė cilin jeton njė popull. Artistėt janė shtresa mė e ndjeshme e tij dhe opozitarė gjithnjė me ēdo lloj force politike qė nuk pėrmbush detyrimet ndaj vendit dhe popullit. Por diktatura komuniste ėshtė aq e rreptė dhe e fuqishme sa me terrorin, djallėzinė dhe finokėrinė e saj arriti qė edhe kėta zgalemė tė sė vėrtetės t'i shndėrronte nė "robėr tė njė lufte tė pazėshme nėn bekimin e paqes… Po, po! Robėr tė paqes"… (f.91). Prandaj dhe disa nga figurat mė tė shquara tė letėrsisė shqiptare qė bėhen personazhe tė kėtij romani, nuk tregojnė pėr ndonjė dėshirė, mburrje a servilizėm tė autorit pėr njohjen" me ta, por pėrkundrazi demostrojnė njė pėrpjekje tejet serioze pėr tė zbuluar mesazhin qė gjatė diktaturės edhe talente elitarė si Kadareja apo Agolli u detyruan tė mbijetonin me veprat e tyre, pra, nė njė farė mėnyre, pavarėsisht nga bindjet dhe fryma opozitare ndaj rregjimit, edhe ata ishin "robėr" tė paqes. Dhe kur qenė kėta, merreni me mend pastaj sesi mund tė ishte radha e tėrė shkrimtarėve dhe artistėve shqiptarė. Natyrisht, pati edhe shkrimtarė qė nuk e duruan mė dhunėn komuniste, iu mbyllėn tė gjitha shtigjet, ēanė ferrėn e u arratisėn si p.sh., shkrimtari me tė ardhme Bilal Xhaferri, figurėn e tė cilit Shefki Hysa e ka pėrshkruar me dashuri jo vetėm nė kėtė roman, por edhe nė vepra tė tjera tė tij.

    Pra, "Robėr tė paqes" ndonėse i bėn njė portret tėrheqės shkrimtarit tė shquar Ismail Kadare, nuk ėshtė thjesht roman personal pėr Kadarenė, por pėr artistin shqiptar nė pėrgjithėsi gjatė diktaturės. Nga ana tipologjike mendoj se ėshtė roman artistik me sfond historik e dokumentar. Njė lloj letėrsie e tillė sa vjen e po e tėrheq gjithnjė e mė tepėr lexuesin e sotėm. Subjekti i romanit ėshtė i thjeshtė. Nė njė qytet bregdetar tė Jugut vjen pėr pushime shkrimtari Ismail Kadare bashkė me familjen. Krijuesit e qytetit me nė krye Cifen, kryetarin e degės sė Lidhjes sė Shkimtarėve dhe Artistėve tė Rrethit gjallėrohen dhe veēanėrisht Cifja, Xheki dhe Piroja i bėjnė shkrimtarit dhe familjes njė pritje tė ngrohtė. Gjatė atyre ditėve qė qėndron me pushime Kadareja shndėrrohet nė qendėr kryesore tė vėmendjes jo vetėm tė shkrimtarėve e tė artistėve tė atjeshėm, por tė tė gjithė njerėzve. Dhe kėshtu vazhdon e shtillet romani me biseda e ngjarje tė ndryshme pėr Kadarenė, pėr veprat dhe mendimet e pėrparuara pėr kohėn.

    Nė paraqitjen e figurės sė shkrimtarit tė madh, autori i romanit veē shfrytėzimit tė trillit krijues qė i jep figurės karakterin artistik, pra e kthen nė personazh, vė nė pėrdorim edhe plot mbresa a ngjarje qė janė tė vėrteta lidhur me Kadarenė. Nė kėtė mėnyrė, me intuitėn e vet autori bėn portretizimin e kėtij shkrimtari e personaliteti tė veēantė tė letrave shqipe. Kėshtu, Kadareja zbulohet si njė "njeri i qetė, serioz, jo vetėm si shkrimtar i madhėrishėm pėr Xhekin, Cifen apo Piron e nė pėrgjithėsi pėr rininė e atyre viteve, por edhe si mendimtar e filozof pėr artin e pėr jetėn nė pėrgjithėsi. Nė kėndvėshtrimin e krijuesve tė rinj si Xheki e Piroja ai merr pėrmasa tė veēanta dhe kthehet nė njė shėmbėlltyrė pėr t'u imituar pėr vlerat e tij si krijues i madh. Duke i qėndruar besnik sė vėrtetės, autori, gjatė pėrshkrimit tė figurės historike tė Kadaresė, lė tė nėnkuptojė se ky artist i shquar nuk e pėlqente, madje e quante tė gabuar pėrzierjen e politikės nė art dhe sidomos tė atyre pushtetarėve mediokėr qė udhėhiqnin veēanėrisht ideologjinė dhe kulturėn komuniste, ai nuk i honepste fare. Mjaft tė kujtojmė episodin kur Kadarenė e ka ftuar pėr darkė, bashkė me tė ėshtė edhe Cifja, sekretari i parė dhe me sa zymtėsi e shpėrfillje sillet shkrimtari me tė.

    Figurė tjetėr historike qė jepet me viza tė shpejta nė roman ėshtė edhe ajo e Dritėro Agollit, e shkrimtarit tjetėr tė madh qė paraqitet si gjithnjė i veēantė e hokatar, me atė humorin e tij tė kėndshėm, edhe me veset e njohura, por gjithsesi dashamirės e babaxhan. Nė vazhdėn e paraqitjes sė kėtyre figurave tė shquara e tė dashura pėr lexuesit e veēanėrisht pėr krijuesit e rinj, siē e kemi pėrmendur edhe mė sipėr, Shefki Hysa nuk lė pa i bėrė njė portret me viza tė gjetura edhe shkrimtarit tė tij tė zemrės, disidentit tė vėrtetė, Bilal Xhaferrit. Duke e njohur me thellėsi origjinėn e tii ēame, jetėn dhe veprimtarinė e kėtij shkrimtari trim qė u arratis pasi nuk gjeti kurrfarė hapėsire t'i shpaloste vlerat e tij nė atdhe, me veprat qė la, pasi u shua nė kulmin e pjekurisė artistike, autori nė vepėr i bėn jehonė mesazhit se nėqoftėse Bilali do tė kishte pasur mundėsitė nė njė mjedis demokratik, e jo nėn thundrėn e diktaturės, tė shkruante e tė botonte, mbase sot do tė kishim edhe njė kolos tjetėr tė letrave shqipe.

    Nė veprėn e tij "Robėt tė paqes" shkrimtari Shefki Hysa, duke ndjekur rrjedhėn e historisė sė ngjarjeve, gjen rast tė pėrshkruajė edhe figurėn e Enver Hoxhės, gjatė njė takimi qė pati me shkrimtarin Ismail Kadare dhe familja e tij. Figura e diktatorit nė roman jepet me viza tė shpejta, siē e ka njohur ēdo shqiptar, por autori i veprės me njė nėntekst kuptimplotė rrėfen sesi udhėheqėsi i diktaturės komuniste i udhėzonte edhe krijuesit mė nė zė sesi duhet t'i shėrbenin kauzės sė partisė.
    "Para se tė delnin, pėrveē librit tė Zaharia Majanit "La fin du mistere etrusque", Hoxha i dhuroi edhe kompletin e veprave tė Balzakut nė frėngjisht.

    - O, tė mbushėm me Balzak! - bėri shaka ai.
    Ishte shaka e hollė e njeriut tė informuar nė mėnyrėn mė tė plotė pėr diskutimet qė bėheshin kudo nė botė lidhur me raportin midis letėrsisė realiste tė shekullit XIX-tė dhe asaj bashkėkohore, diskutime nė tė cilat Balzaku ishte nė qendėr tė kundėrvėnieve dhe qė nuk kishin kaluar pa njėfarė jehone edhe te ne. Vėshtrimi i qeshur i Hoxhės e ka patjetėr edhe njė nėntekst, mendonte Kadareja. Don tė thotė, besoj: "Nė krijimet letrave mos ji realist kritik si Balzaku, ndėrkohė bėj atė qė bėri ai, dil prej bindjeve tė tua dhe pėrkundėr tyre, kushtoju metodės sė realizmit socialist, pėrshkrimit tė realitetit nė zhvillimin e tij revolucionar. Kėshtu do tė sjellėsh nė letėrsi realitetin e bukur tė sė ardhmes me nė qendėr heroin pozitiv…" (f.156).

    Pėrveē personazheve historike, nė tė cilat gėrshetohet krijimi i autorit me tė dhėna dokumentare, nė romanin "Robėr tė paqes" janė vizatuar edhe njė sėrė figurash tė personazheve krejtėsisht artistike me cilėsi dhe karakteristika tė veēanta. Ndėr ta mund tė pėrmendim ēiftin Xheki - Pirro, dy djem tė rinj tė talentuar, i pari nė fushėn e letėrsisė dhe i dyti nė atė tė pikturės, tė dy me ėndrra pėr tė ardhmen qė tė bėjnė karrierė nė fushat pėrkatėse, tė bėhen dikushi nė jetė, por qė regjimi komunist edhe kėtyre artistėve tė rinj e me tė ardhme nuk ua hap dyert lehtė pėr shkaqe tė biografisė. Kėta dhe plot tė tjerė si kėta e kanė Kadarenė si krijues model imitimi dhe frymėzimi, kanė pėr tė respekt tė madh edhe pse pėr shumė gjėra qė lidhen me shkrimtarin e madh diskutojnė mesvedi. Mė gjerė ėshtė trajtuar figura e Xhekit, i cili si personazh simbolizon deri diku autorin vetė e qė jepet edhe nė planin intim, nė marrėdhėniet me Esmeraldėn.

    Personazh i dhėnė me mjeshtri ėshtė edhe Cifja, njė tip i gjallė, gazmor e plot humor, i cili vėrtet ka kaluar njė kalvar jo tė lehtė nė jetė, por ka ditur tė manovrojė e tė mbijetojė falė karakterit tė tij tė fortė. Cifja ėshtė admirues i Kadaresė dhe i veprės sė tij, prandaj si Xheki e Piroja ka edhe ky respekt e simpati tė pamatė pėr shkrimtarin e madh.

    Dihet mirėfilli se diktatura komuniste kishte si levė kryesore pėr mbajtjen e pushtetit me dhunė Sigurimin e Shtetit. Shkrimtari Shefki Hysa te "Robėr tė paqes" ka bėrė pėrpjekje dhe mendoj se ia ka dalė mbanė tė skalisė me viza tė gjetura figurėn e njeriut tė Sigurimit, Ramush Kalecit. Qė nga mbiemri i kėtij njeriu tė pėshtirė lexuesi e kupton se autori kėtė figurė e ka vėnė nė fokus qė ta demaskojė e denigrojė pėr zanatin e tij tė ndyrė. Ka njė pasazh nė roman ku figura e Ramushit ironizohet nė mėnyrė aq groteske e tallėse sa bėhet si zhele: "Xheki, ēuditėrisht, si me magji ishte shndėrruar nė hije. Dhe ishte i padukshėm pėr sytė e Ramush Kalecit. Njė gjendje e mrekullueshme, e papėrceptueshme pėr njė mendje tė zakonshme tė qenurit hije. Pa shiko se si vėrtitej fluturimthi nga ia donte qejfi nė atė gjendje fantazmagorike. Shihte gjithēka, gjithkėnd dhe pa u parė prej askujt. Kėtu qėndronte lezeti i asaj gjendjeje tė re qė po pėrjetonte. Ja, Ramush Kaleci! Pa t'i afrohemi.

    Ashtu. Asgjė nuk ka ndjerė ende. Edhe frymė si makut merr, sikur do ta pėrlajė tėrė oksigjenin pėr tė afiksuar qėniet e tjera. Armiqtė. Dhe ē'fytyrė tė fryrė "si simite mė ka, u gajas Xheki dhe fap e goditi me majėn e gishtit tregues nė hundė". Ramushi me njė pamje prej budallai kroi hundėn dhe njė hop pėrgjoi si tė donte tė kapte nė befasi ndonjė brumbull bezdisės. Xheki u shkri sė qeshuri, hata fare tė talleshe ndopak me kėtė rondokp surratsimite. E gudilisi nė qafė dhe pa e lėnė tė mbledhė veten i pėrdrodhi lehtas njėrin vesh, pastaj tjetrin. Ramushi ndali nė vend gojėhapur si t'i kishte rėnė pika. O, ē'gallatė!…"

    Figura e hijes qė pėrndjek Ramush pėrndjekėsin dhe elemente tė tjera tė sė magjishmes si episodi i pėrshkrimit tė ngrehinės sė Ferrit, apo episodi i kthimit pas nė kohė ku realizohet takimi i Kadaresė me mbretin Piro tė Epirit, etj., tė sjellin ndėrmend atmosferėn e magjishme qė gjallon nė eposin popullor ēam dhe njėkohėsisht tė kujtojnė se sa me mjeshtėri i shfrytėzon autori Shefki Hysa tė tilla gjendje ėndėrrore nė krijimtarinė e tij, duke shkrirė mrekullisht si me magji realen me irealen, jetėn e vėrtetė me ėndrrat e personazheve, duke u bėrė kėshtu pėrfaqėsuesi tipik i njė lloj rryme tė re tė realizmit magjik me karakteristika nga mė shqiptaret, disi i ngjajshėm me realizmin magjik qė karakterizon veprėn e Gabriel Garcia Markesit…

    Ramush Kaleci ėshtė prototipi i ndjekėsit, spiunit, i zagarit qė i vete pas "gjahut" tė vet dhe e persekuton derisa i bėn gjėmėn. Nė njė mėnyrė tė tillė ai ndjek edhe Kadarenė kur vjen nė qytetin jugor bregdetar gjoja "pėr ta ruajtur", por nė tė vėrtetė edhe pėr ta survejuar se ē'bėn e me kė rri ai. Interesante nė roman ėshtė edhe historia "e vjedhjes" sė librit tė Kadaresė qė nė fund pėrfundon nė njė blof pėr Ramushin dhe ky demaskohet pėrfundimisht.

    Vepra e Shefki Hysės dallohet pėr njė stil tė zhdėrvjellėt e energjik, pėr njė gjuhė tė pastėr, pėr njė dialog tė gjallė e tėrheqės e pėr imtėsi shprehėse tė gjetura tė cilat nė tėrėsi e bėjnė tė lexohet me interes e kėrshėri nga ata lexues qė kanė kėrkesa tė mėsojnė sa mė shumė nga ajo periudhė e zymtė e historisė sonė, nga koha kur sundoi diktatura komuniste.

    - - - - - - - - - - - - -

    KADAREJA PERSONAZH

    Shėnime pėr romanin "Robėr tė Paqes"

    Nga Sazan Goliku

    Nė njė nga ditėt kur Ismail Kadareja ndodhej nė Tiranė, rastėsisht u takova me tė. Gjatė bisedės i thashė se "njė shkrimtar i ri ka botuar njė roman pėr ty". Natyrisht atij do t'i ketė ardhur mirė, po tashmė ai ėshtė mėsuar tė mos i shprehė menjėherė ato qė ndjen. Nė fytyrėn e tij nuk lėvizi asgjė, vetėm tha: "Ai, sė pari duhet tė mė pyeste mua". Pėr tė justifikuar nė njė farė mėnyre shkrimtarin, po dhe pėr tė sqarur, qoftė dhe teorikisht veten, i thashė: "Nuk ėshtė fjala pėr njė libėr biografik, siē shkruhen pėr personalitetet e njohura tė fushave tė ndryshme tė shkencės, kulturės, politikės, sporteve… Ai, ka shkruar njė roman dhe aty jeni personazh, protagonisti i veprės. A duhet marrė leje pėr tė krijuar njė personazh, kur prototipi ėshtė i gjallė? Kadareja mu duk se nėnqeshi. Nė tė vėrtetė unė po i tregoja babait arat. Ai prej kohėsh kishte ecur nė atė hulli.

    Nė njė konferencė shtypi me intelektualėt e Tiranės, pyetjes pėr kėtė roman, I.Kadareja iu pėrgjigj kėshtu: "…Megjithėse ka nxjerrė disa intimitete tė miat, romani ėshtė shkruar shumė bukur, veēanėrisht pjesa pėr vjeshtėn e vitit 1990."
    Romani i Shefki Hysės "Robėr tė paqes" u prit mirė nga lexuesit, po dhe nga kritika letrare, prandaj autori e pa tė arsyeshme ta ribotojė tė ripunuar.

    Duke lexuar kėtė roman, padashur tė lind pyetja: Ēfarė tipologjie i pėrket? Kemi tė bėjmė me romanin aventuror, romanin fejtonistik, romanin pikaresk apo thjesht me njė roman biografik? Autori, edhe pse synon tė mbetet deri nė fund realist, ai ka mundur tė ndėrthurė elemente tė kėtyre tipeve romanesh, pa u identifikuar me asnjerin prej tyre. Dhe pikėrisht kėtu qėndron njė nga sekretet e origjinalitetit tipologjik e kompozicional tė kėtij romani.

    Shkrimtari dhe njeriu nė raport me diktaturėn, e cila shtyp e deformon vetėdijen e individėve dhe tė personaliteteve dhe i bėn tė krijojnė zhguaj mbrojtės pėr tė ekzistuar, por ngjall tek ata edhe shpirtin e revoltės. Fakti, qė dy personazhėt ku mbėshteten kėmbėzinat e zhvillimit tė subjektit janė dy tė rinj, dy artistė, dy ardhurues pėr tė mos thėnė tė dashuruar pas artit tė Kadaresė, ėshtė sa kuptimplot aq dhe i motivuar nga ana botėkuptimore e psikologjike. Tė rinj, me intuitėn e dėshirėn pėr tė zbuluar e pėrqafuar ēdo element tė ri, bashkėkohor e modern nė letėrsi e nė art, po dhe nė prirjet e mendėsinė qė sado pak ndryshonin nga botėkuptimi zyrtar i diktaturės qė vetėquhej marksiste, ata dy djem mishėrojnė nė vetvete mugujt e njė fryme tė re liberale edhe pse tė pakonkretizuar e tė pashprehur nė mėnyrė eksplicite, nga vetė kushtet e rrezikshme, aq mė tepėr nė provincė.

    Kompleksiteti i figurės sė Kadaresė si shkrimtar e si njeri ėshtė baza e dramacitetit tronditės tė romanit. Ky tipar shtjellohet e zbėrthehet nga gjykimet e vlerėsimet e dy djemve, tė intelektualėve tė ndryshėm, si dhe tė pėrfaqėsuesve partiakė e shtetėrorė, gjithashtu dhe nėpėrmjet krijimit e rikrijimit tė skenave e situatave domethėnėse, tepėr tė brishta dhe gati nė kufijtė e tragjedisė sė mundshme. Kėndet e vėshtrimit nga "hulumtohej" shkrimtari janė antipoidale: Sigurimsat e nėpunėsit fanatikė e shikojnė si armik ("Ē't'i bėjmė atij lart, pa e dimė ne ēfarė do t'i punonim!"), ndėrsa tė rinjtė dhe intelektualėt me shpirt e mendim tė lirė e demokrat e quajnė "shpresėn e vetme", por qė edhe u vjen keq pėr borxhet qė shkrimtari duhej t'i paguante regjimit pėr tė mbijetuar e shkruar veprat e tij tė vėrteta.

    Struktura e ngjeshur e kėtij romani lakonik ėshtė ngjizur me pėrbėrės jetėsor e konvencional, me atmosferė absurde dhe peshė ekzistenciale, me zgjėndėrr e ėndėrr, me dekumentaritet gati kronikal dhe me pasqyrim trivial e hiperbolik. Kėto elemente strukturore kontrastuese formėsohen si ylber rrjedhės nė imagjinatėn e lexuesit kontemplativ dhe sidomos tė lexuesit qė e ka shijuar madhėshtinė e magjinė e artit kadarean.

    Duke pėrfunduar sė lexuar dhe faqet e fundit tė romanit, nuk mund mos tė tė vijė ndėr mėnd me gjasė ideja e lashtė se ēdo krijues, sado i madh qoftė, ėshtė dhe mbetet njeri.
    Kur do tė vijė koha qė studimet historiko-letrare do tė shoshitin e tė nxjerrin nė pah librat e dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekullit qė po kapėrcejmė, besoj se dora e studiuesit tė Kadaresė do tė qėndrojė edhe mbi kėtė roman interesant.

    [ Kthehu ]