Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Vlerėsime pėr "Parajsa e mallkuar"

  • Autopsi e "Parajsės sė Mallkuar" - Sokol Jakova
  • FATE TRAGJIKE
    Shėnime pėr romanin "Parajsa e mallkuar" e shkrimtarit Shefki Hysa

    Nga Dritėro Agolli

    Dritėro Agolli Shefki Hysa erdhi nė letėrsi me prozėn e shkurtėr, me tregimin dhe me reportazhin letrar, si gjithė shkrimtarėt. E veēanta e tij ishte lėngu jetėsor, qė lėvizte nėpėr indet e organizmės sė gjallė tė prozės, organizmė qė nuk kishte asgjė artificiale, por vinte e vėrtetė si natyra. Ishte kjo veēanti qė bėri tė tėrhiqte vėmendjen e lexuesve dhe tė rretheve letrare dhe tė rriste shpresėn nė pritjen e njė shkrimtari tė formuar. Kėshtu, proza e tij e shkurtėr nė fillim u botua nė shtypin letrar, u fut nėpėr antologjira tė prozatorėve tė rinj dhe pastaj u shfaq nė libra mė vete. Doemos, ky ishte njė gėzim pėr shkrimtarin e ri, po siē thonė, pas gėzimit ndodh qė vjen edhe hidhėrimi. Disa keqdashės kur panė se emri i tij filloi tė dallohej nėpėr shtyp e nė libra, nisėn tė gėrmojnė nė biografi dhe tė dėrgojnė letra anonime, duke ngulur kėmbė nė instancat shtetėrore tė regjimit tė atėhershėm pėr t'ia ndaluar botimin. Vetėm disa rastėsi dhe rrethana tė veēanta e shpėtuan Shefkiun nga ndalimi i botimit. Por i thonė njė fjale, e keqja ndonjėherė ka edhe tė mirėn. Kėto peripeci dhe historira, erdhi njė ditė qė u kthyen nė material letrar. Pikėrisht nė romanin e ri tė Shefki Hysės, "Parajsa e mallkuar", ka faqe tė tėra autobiografike, tė pėrshkruara herė me dhembje dhe herė me sarkazėm dhe zemėrim. Kėto ia shtojnė dramacitetin romanit dhe ia mbajnė tė ngrehur tensionin, megjithėse herė pas here shfaqen pėrshkrime, ku tendenca ėshtė e hapur si nė njė pamflet. Dhe ėshtė e natyrshme qė romani bashkėkohor shpesh anon nga eseja dhe jo rrallė edhe nga pamfleti. Kur ka njė ekuilibėr tė drejtė mes rrėfimit dhe arsyetimit eseistik, atėherė kemi tė bėjmė me njė prozė tė vėrtetė. Nė tė kundėrtėn, kur ky ekuilibėr prishet dhe materia i nėnshtrohet arsyetimit pamfletist, atėherė proza kthehet nė publicistikė; ndėrsa kur anon nga rrėfimi, kthehet nė pėrrallė. Kėtij rreziku romani i Shefkiut i ka shpėtuar dhe ka dalė njė vepėr interesante edhe nė mendim, edhe nė arkitekturė.

    Parajsa e mallkuar

    Nė vėshtrimin e parė romani tė duket se jep jetėn e njė province tė humbur nė mes tė maleve, provincė me ngjarjet dhe me njerėzit e saj tė mirė dhe tė liq, tė dashur dhe sadistė, shpirt demokratėsh dhe zemėr tiranėsh. Por, duke menduar, shpejt zbulon se romani merr karakteristikat e njė vepre simbolike. Nė miniaturė pasqyrohet njė vend i izoluar, ku zotėrojnė ligjet e egra tė tiranisė me tė gjitha mekanizmat e saj, ku mungon liria e fjalės dhe e mendimit dhe ku njerėzit jetojnė nė ankth e nė frikė. Mishėrim i tiranit kėtu ėshtė figura e Babėlokut, i cili bėn ligjin dhe vendos mbi fatin e njerėzve. Autori, duke e shpėnė kėtė personazh nė situata tė zakonshme dhe tė jashtėzakonshme, u ka shpėtuar skemave tė trajtimit bardhė e zi dhe ka pasqyruar njė figurė komplekse. Nė ēaste tė veēanta shfaqen tek ai edhe shkėndija njerėzore nė pamjen e bamirėsisė tradicionale. Por, nė mėnyrė krejt tė natyrshme, autori edhe kėto shkėndija njerėzore ia jep kėtij personazhi pėr t'ia rritur autoritetin. Dhe vėrtet njerėzit e krahinės duket sikur pėshpėrisin: "Babėloku bėn edhe tė mira". Kjo ėshtė njė gjetje artistike mjaft e goditur dhe mjaft interesante, qė e pasqyron me vėrtetėsi figurėn e njė sundimtari pėrmes kėtij Babėloku provincial.

    Ngarkesa e romanit me ngjarje dhe me fate tragjike nuk e ka humbur dėshirėn pėr tė jetuar dhe dritėn e perspektivės. Dėshira pėr tė jetuar dhe drita e perspektivės mishėrohen nė figurat e Xhekit, miqve tė tij dhe veēanėrisht vajzave dhe grave, tė cilat janė pėrshkruar me ndjenjėn e njė lirizmi tė kėndshėm dhe me njė dashuri njerėzore. Tė gjitha kėto janė nė kontrast me rrethanat e zymta, kur jo rrallė ndjehet ulėrima e lukunisė sė ujqėve me dy kėmbė, por edhe drejtpėrdrejt me katėr kėmbė. Dhe nuk mund tė rri pa pėrmendur kėtu njė fakt artistik tė jashtėzakonshėm. Autori pėrshkruan njė luginė tė ujqėve tė uritur. Nė kohė dėbore kėtu Babėloku i zbriste nga makina ata qė i kishte inat, i linte nė mes tė rrugės pėr tė pėrfunduar nė dhėmbėt e ujqėve. Madje me kėtė fakt artistik plot dramacitet autori e mbyll romanin.

    "Po mė linte nė duart e trimave tė tij. Dhe ishte ende mesnatė. M'u rrėnqeth i tėrė trupi dhe ndieja se po mė ftohej gjer edhe zemra prej njė frike tė pashpjegueshme. Si duket parandjenjat po bėnin tė vetėn. Pėrpiqesha tė largoja mendjen prej asaj qė mė priste, po sa mė shumė ngulmoja unė, aq mė qartaz imagjinoja veten pėrballė lukunisė sė ujqėve.

    Ata do tė ndalnin makinėn nė mes tė livadhit, do tė mė shtynin jashtė kabinės dhe do tė tėrhiqeshin disa dhjetra metra prapa pėr tė kqyrur me kėnaqėsi skenat e lemerishme. Unė, i mbetur vetėm nė terrin e livadhit, si tė vrapoja, si tė rrija nė vend, nė pak minuta do tė rrethohesha prej ujqėve. Ishin egėrsira tė mėsuara me mishin e kundėrshtarėve tė Babėlokut. Do tė ndieja ckėrmitjet dhe hungėrimat e ujqėve dhe pastaj dhėmbėt e tyre do tė mė nguleshin menjėherė nėpėr tėrė trupin si dhjetra thika. Do tė ulėrija gjer nė kupė tė qiellit prej dhembjeve, po nė pak sekonda lukunia do tė mė shqyente dhe copat e trupit tim gjithė gjak, veē e veē nuk do tė ndienin mė asgjė…O Zot! Mė shpėto, o Zot, klitha me gjysmė zėri teksa e kuptova se po humbisja ndjenjat prej dobėsisė trupore qė mė kishte shkaktuar hemoragjia e plagės sė kokės dhe prej intensitetit tė neurozės qė po pėrjetoja… Vėshtrimi po mė humbiste ngutaz nė errėsirė… Edhe trupi po mė vithisej nėpėr errėsirė… Errėsirė…"
    Vėrtet njė gjetje artistike lakmuese.

    - - - - - - - - - - - - - - -

    AUTOPSI E "PARAJSĖS SĖ MALLKUAR"

    Nga SOKOL JAKOVA

    Autori i romanit "Parajsa e mallkuar", titull tejet sugjestionues, shkrimtari i njohur Shefki Hysa, tanimė nė moshė tė pjekur dhe me njė pėrvojė tė pasur artistike, pėr kėrshėri tė lexuesit, ka kaluar njė kalvar tė vėshtirė nė krijimtarinė e tij gjatė sundimit komunist, derisa era e demokracisė ia nxori nė dritė tė diellit talentin dhe aftėsitė, ēka e vėrtetojnė mirėfilli njė aradhė librash nė prozė si romane, ashtu dhe pėrmbledhje me tregime. Pėr kėtė prozator pengu ishte "njolla" biografike, e cila, si pėr plot krijues apo njerėz tė thjeshtė, bėhej si njė digė e fuqishme dhe e pakapėrcyeshme nė atė kohė. Pra pėr cilindo krijues tė vėrtetė gjatė periudhės sė diktaturės komuniste, ishte e vėshtirė qė tė shpaloste pasurinė shpirtėrore qė i vlonte nė shpirt, pėr tė mos thėnė pastaj krijues si Shefki Hysa me cene biografike, pavarėsisht vlerave dhe talentit tė veēantė qė karakterizonin individualitetin dhe krijimtarinė e tij artistike.

    Pėrpara se tė lexojė romanin "Parajsa e mallkuar", ēdo njeri duhet tė marrė me mend se autori i veprės, ose mė saktė njė artist qė gjatė jetės ka hequr mbi kurriz vuajtje dhe mundime tė panumėrta, pėr shkak tė biografisė me "njollė", ka pasur jo vetėm pėrēmim dhe urrejtje tė ashpėr, por dhe njė mllef tė madh qė i ziente nė shpirt pėr atė periudhė tė humbėtirės. Pikėrisht kėtė kompleks ndjenjash qė i vorbullonin vetėdijen, autori i ka derdhur nė pėrmasa tė veēanta artistike nė romanin e tij "Parajsa e mallkuar". Pėr ta bėrė njė gjė tė tillė krijuesit Shefki Hysa i kanė shėrbyer mirėfilli njė sėrė mjetesh artistike tė gjetura, tė cilat spikatin nė roman si peizazhi, nėnteksti, grotesku nė paraqitjen e disa personazheve, ironia, sarkazma etj.

    Vepra nė dukje dallohet pėr njė kompozicion tė thjeshtė, qė shtillet nė mėnyrė drejtvizore, me kapituj tė shkurtėr qė gėrshetohen me njėri-tjetrin dhe si njė "mozaik" shpalosin subjektin, ngjarjet, mjedisin ku zhvillohen ato dhe personazhet e shumtė. Por nė teknikėn e rrėfimit, qė tė ngėrthejė material sa mė tė bollshėm jetėsor nė strukturėn kompozicionale, autori ka shfrytėzuar njė gjetje tė goditur, duke alternuar nė vazhdėn e kapitujve tė shkurtėr, herė rrėfimin nė vetėn e tretė, pra rrėfimin e autorit, e herė rrėfimin nė vetėn e parė, rrėfimin e heroit tė romanit, Xheki Vilėzės. Kjo teknikė rrėfimi jo vetėm ia ka zgjeruar romanit hapėsirat pėrshkruese, por ka forcuar pėrnjimend psikologjizmin nė individualizimin e personazheve dhe nė zbulimin e karaktereve qė mishėrohen nė to.

    Pa dashur t'ia shuajmė kureshtjen lexuesit, po pėrmendim shkurtimisht disa elemente tė subjektit. Ngjarjet e veprės shtillen nė njė qytet tė largėt verior, mė saktė nė njė qytezė minatorėsh, ku pėr shkaqe biografike heroin e romanit shkrimtarin dhe gazetarin e talentuar Xheki Vilėza e kanė degėdisur si mėsues. Atje ai njihet me lloj-lloj njerėzish, tė mirė e tė liq, qė nga kamerieri Gjuran e deri te Babėloku, personazhi mė negativ, mė i urrejtur e i pėrēmuar i veprės. Djaloshi njihet edhe me femra dhe me njėrėn prej tyre, nxėnėsen e tij, Rozafėn jetime bie nė dashuri, por kjo ndjenjė e fuqishme nė fund tė romanit pėrfundon tragjikisht, ēka pėrcjell njėrin nga mesazhet kryesore tė veprės qė tragjedia nė atė mjedis tė "Parajsės sė mallkuar" ishte shoqėruesja e vetme e jetės. Dhe vėrtet me tragjedi nis romani, me varrimin e njė minatori qė ėshtė vrarė nėntokė e me tragjedi pėrfundon nėn sfondin e njė natyre tė murrėtyer, shpesh herė me shi qė ndjell vetėm zi. Ky peizazh i dhėnė me mjeshtri nga autori pėrmes penelatash tė goditura bėhet i prekshėm dhe tejet i ndjerė pėr lexuesin, qė nga faqja e parė e deri te faqja e fundit e romanit.

    Prej frymėzimit dhe njohjes sė thellė tė jetės, cilėsi kėto tė romanit tė Shefki Hysės, edhe njė lexues i thjeshtė e kupton se autori nė vepėr ka shfrytėzuar mjaft elemente tė biografisė dhe jetės sė tij personale. Kjo ėshtė e vėrtetė. Por, si nė ēdo vepėr artistike, edhe Shefki Hysa nė romanin e tij nuk ka mbetur rob i sė vėrtetės historike, por, duke i dhėnė krahė imagjinatės sė tij krijuese ia ka dalė mbanė me sukses tė nxjerrė nga duart njė prej librave tė tij mė tė realizuar. Niveli artistik i romanit spikat jo vetėm nė pasqyrimin me realizėm dhe vėrtetėsi jetėsore tė realitetit tė kohės, nė analizėn artistike tė njė problematike tė pasur, tė ngjeshur e tė ndėrlikuar tė kėtij realiteti, por sidomos nė poetikėn e formės sė romanit: nė vizatimin e personazheve, nė paraqitjen e mjediseve ku ato veprojnė, nė mjetet e larmishme e tropet e shumta qė shfrytėzohen pėr zbulimin e tyre si tė gjallė nė sy tė lexuesit e veēanėrisht te e magjishmja qė dominon hera-herės realen. Pra, nėpėr realitetin artistik tė veprės fryjnė jo rrallė erėrat e njė rryme qė tė sjell ndėrmend elementet e njė realizmi magjik si nė veprat e Markesit. Me njė stil lakonik, herė-herė si tė njė proze poetike, e herė-herė edhe me ngjyresė publicistike, karakteristikė e prozės sė sotme bashkėkohore, shkrimtari Shefki Hysa arrin tė na japė nė roman plot figura artistike e njė mjedis tė gjallė e tė zymtė tė jetės dhe punės sė vėshtirė nė qytezėn e minatorėve, qė tė mbeten ndėr mend.

    Peshėn kryesore tė problematikės dhe mesazhit tė romanit lexuesi e gjen te heroi i tij Xheki Vilėza. Pėrfytyro, i nderuar lexues, njė djalė tė ri qė ka nisur tė bėjė emėr me shkrimet e tij, me plot ėndrra pėr tė ardhmen qė t'i japė udhė karrierės nė sajė tė talentit dhe aftėsive profesionale, tė degėdiset nė njė skutė tė largėt e tė humbur, ku njerėzit rropaten nė mjerim e varfėri, pėr shkaqe qė sot, veēanėrisht pėr tė rinjtė, tingėllojnė absurde, por pėr atė kohė tė mykur ishin fort "tė rėndėsishme". Figurėn e heroit tė veprės qė njėsohet me vetė autorin, ky e ka vizatuar me realizėm e me nostalgji pėr rininė e humbur dhe ėndrrat e vrara. Vizat e kėsaj figure janė tė theksuara si nė portretin e jashtėm, ashtu dhe nė cilėsitė shpirtėrore. Njė djalė fisnik tėrheqės, i dashur dhe i sinqertė, me karakter tė fortė, me adhurim tė veēantė pėr jetėn dhe njerėzit, me shpirt tė ndjeshėm artisti, i ndershėm deri nė verbėri, trim dhe i rebeluar prej realitetit tė vendit tė tij tė dashur, kėto janė pak a shumė kufijtė ku gjallon bota shpirtėrore e heroit. Xheki Vilėza qė vjen nga jugu ku fryjnė flladet e buta joniane, gjen nė atė qytezė tė largėt veriore, me shumė dimėr e acar, njerėz e miq tė mrekullueshėm si Gjuranin, drejtorin e shkollės, Xhimin, dhe tė shoqen, Najadėn, njihet me tė dashurėn e tij, vajzė e shkėlqyer, Rozafėn, me tė cilėn dėshironte tė lidhte jetėn, por qė nuk e la "dora e hekurt" e pėrbindėshave tė zinj tė asaj kohe, tė cilėt ndienin kėnaqėsi pėr fatkeqėsitė e tė tjerėve. Nga ana tjetėr, Xheki njihet edhe me monstra tė tilla si Babėloku, qė bėnte ligjin mizor nė krahinė, me injorantė si Dudumi, me femra tė tilla tė degjeneruara nga jeta e zvetėnuar e vanitoze si Demona apo dhe si Diella, sė cilės ia lėbyr sytė luksi pėrrallor e plot salltanete i bajraktarit Babėlok, prandaj bie nė prehrin e tij.

    Galeria e personazheve tė romanit ėshtė e pasur. Autori ka mundur qė pėrmes mjeteve tė larmishme artistike tė individualizojė secilin prej tyre. Tanimė, pas kaq vitesh, me njė formim e pėrvojė tė lakmueshme nė mjeshtrinė artistike, e cila spikat edhe nė veprat e tij tė mėparshme, ai ka realizuar figura tė tilla si Babėloku, ky pėrbindėsh i vėrtetė, qė pėr mendimin tonė, nuk hasen shpesh nė letėrsinė e sotme shqiptare.
    Jo mė kot autori nė vepėr e vė nė fokus tė analizės artistike figurėn e Babėlokut pas disa kapitujsh tė romanit. Kjo gjetje tė kujton dhe pėrqaset mirėfilli me Uriah Hipin e Dikensit, tė cilin autori e pėrball me lexuesin pas kapitujve tė parė tė "David Koperfildit". Te "Parajsa e mallkuar", pasi shfaqet, Babėloku vihet nė epiqendėr tė pjesės sė mbetur tė romanit. Ja me ē'viza jepet portreti i kėtij njeri-pėrbindėsh:

    "Habitej madje dhe me frymėmarrjen e pazakontė tė Babėlokut. Shfrynte njėherėsh prej hundės dhe tė njė valvole tė montuar nė fyt, ca dufe tė thella: ēuf-ēuf e ēuf-ēuf si tė imitonte njė lokomotivė me avull. Thuhej se dikur i ishte shpifur nė grykė njė ēist kanceroz, qė i dėmtoi kordat e zėrit dhe i vėshtirėsonte frymėmarrjen. Pas operimit, poshtė kombit tė gushės, dukshėm, i kishin montuar njė valvol, si njė hundė shtesė pėr tė pėrmirėsuar procesin e frymėmarrjes. Dhe valvola shfrynte ritmikisht dhe provokonte kureshtje.

    Babėloku, nė pamundėsi pėr tė folur lirisht me zėrin e tij, shprehej me nojma. Mbante njė suitė rrotull qė i shėrbenin dhe njėkohėsisht deshifronin nojmat pėr bashkėbiseduesit. Mimika e fytyrės dhe lėvizjet e kokės dhe tė duarve tė tij ishin shndėrruar tashmė nė njė libėr kodesh qė lexohej orė e ēast prej shėrbėtorėve. Babėloku sillej brutal me suitėn e vet. I trajtonte si lolot edhe ndihmėsit dhe kėshilltarėt mė besnikė. Mospėrfillės shtirej edhe ndaj trimave, gardės sė tij mbretėrore, siē i quante ata qė i ruanin jetėn. I pėlqente tė sundonte pėrqark si mbret dhe nė fakt ishte shndėrruar nė njė lloj mbretuci. Thoshin se nuk respektonte asnjė autoritet mbi veten. Madje sillej pėrbuzės edhe me ata lart, oborrtarėt e tė Parit fare. Nganjėherė nuk ia pėrtonte edhe tė Parit me ndonjė tė sharė ashtu pėrkėdheltaz..."

    Dhėnia me kaq vėrtetėsi pėrmes njė pėrshkrimi sa tallės, aq dhe grotesk i kėsaj figure tė fėlliqur qė simbolizon dhunėn, fyerjen, mizoritė apo mė saktė "kopanin a tokmakun e diktaturės" ėshtė bėrė me njė nėntekst dhe me njė mllef tė veēantė, i cili ėshtė mllefi i njerėzve tė thjeshtė me shpirt fisnik tė asaj kohe, qė provuan mbi kurrizin e tyre tė nėntėdhjetė e nėntat, provuan mizoritė e pashembullta, fatkeqėsitė mė ēnjerėzore, plagėt qė kullojnė ende gjak tė atij sistemi tė llahtarshėm, i cili bėnte tė dridhej edhe foshnja nė bark tė nėnės. Pėr kėtė sistem dhe lakejtė e tij ishin mėse tė rėndomta vrasjet e minatorėve nė minierė, masakrimi i Albanit dhe i Rozafės, depersonalizimi i Zudiut, Demonės, Diellės etj. Pra i tillė ishte realiteti i asaj kohe tė humbėtirės qė autori me ironi e sarkazmė e ka quajtur "Parajsa e mallkuar".

    Duke gjykuar nga vlerat artistike tė kėtij romani, mund tė themi me plot gojėn qė shkrimtari i talentuar Shefki Hysa me kėtė vepėr i ka bėrė njė autopsi tė vėrtetė kėsaj "parajse", kėtij "gulagu komunist", gjurmėt e plagėt e tė cilit do tė mbeten pėrjetėsisht tė pashlyera.

    [ Kthehu ]