Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Vlerėsime pėr "Mrekullitė e rreme"

  • Krijime me vlera tė rralla - Sazan Goliku
  • NJĖ SHKALLĖ E RE KRIJIMTARIE

    Nga Dritėro AGOLLI

    Dritėro Agolli Kam pėrpara nė dorėshkrim librin e ri "Mrekullitė e rreme", me tregime, tė shkrimtarit Shefki Hysa. Para se ta lexoja, mendova se do tė gjeja po ato elemente tė stilit tė rrėfimit qė kisha gjetur nė librat e tij tė mėparshėm, veēanėrisht nė pėrmbledhjen me tregime "Rrėfimet e njė hajduti", vepėr qė deri nė atė kohė ka qenė ndoshta mė e dalluara pėr frymėn e njė realizmi tė vėrtetė bashkėkohor, me probleme dhe ide sociale qė shqetėsojnė shoqėrinė tonė. Mė kujtohet se atėherė mė ka lėnė mbresa edhe fragmenti "Babloku" nga romani "Parajsa e mallkuar", qė do ta quaja ekspresionist, duke u nisur nga pėrshtypja e thellė emocionale qė tė mbetet nga rrėfimi. Gjatė leximit tė "Bablokut", mė lindi vetėtimthi njė mendim, se procesi krijues i Shefki Hysės po pėrgatitej tė kalonte nė njė fazė tė re, megjithatė lėkundesha…

    Mrekullitė e rreme

    Dhe kėshtu, nisa ta lexoj pėrmbledhjen "Mrekullitė e rreme", pa e shqitur nga mendtė "Bablokun". Ato elemente qė dukeshin atje nė embrion, kėtu nė "Mrekullitė e rreme" kishin filluar tė dalin filizė.
    Po ē'janė kėta filizė? Mendoj se ata duken nė realizimin me elemente tė fantastikes dhe tė groteskut, po edhe tė alegorisė, ku, siē dihet, ideja jepet nė mėnyrė tė tėrthortė. Le tė marrim tregimin "Mrekullia e rreme" nga ėshtė nxjerrė edhe titulli i librit. Ideja e tij ėshtė se sado tė bukura dhe tė ēmuara tė jenė gjėrat nė vetvete, po nuk i shėrbyen njerėzve, janė sende si gjithė tė tjerat. Heroi ėndėrrimtar shkon nė njė botė mrekullish, nė krahėt e njė vajze tė ėndėrruar me pallate madhėshtore e me bibliotekė tė magjishme. Kėto mrekullira, pėrfshi edhe dashurinė, ajo dėshiron t'i ketė vetėm pėr vete dhe pėr tė dashurin. Kėtu lind mospajtimi. Kjo nė pėrgjithėsi ėshtė pėrmbajtja, e cila rrėfehet nė fillim nė frymėn psikoanaliste:

    "Kur hapi sytė pa se rrezet e diellit fshiknin faqen e murit kundruall. Ishte koha pėr t'u ēuar e megjithatė nuk lėvizi nga shtrati, veēse hapi njėherė gojėn dhe nxorri krahėt jashtė ēarēafėve. Iu kujtua se mbrėmė kishte vrarė mendjen tė ndryshonte diēka nė jetėn e tij. Tė bėnte patjetėr diēka qė ia vlen, qė i shėrben njerėzisė, por ende s'e kishte tė qartė se ē'farė pikėrisht. Le tė mendohej edhe ca mė mirė para se tė vendoste pėr hapin qė do tė hidhte. Kishte gjithė atė kohė pėrpara deri nė orėn dy tė mbasdites kur fillonte punėn nė atė ofiēinėn e vjetėr tė autobuzėve. Ishte inxhinier mekanik.

    Pėrditė i duhej tė pėrsėriste tė njėjtat veprime kėta muajt e fundit. Tė ēohej rreth orės tetė, tė vinte rrotull njė copėherė sa tė shpihej, pastaj tė lahej te lavamani i vjetėr dhėmbėckėrmitur nė qoshen pranė derės, tė krihej nė pasqyrėn qorre gozhduar pranė fletės sė dollapit tė rrobave, tė vishej dhe tė dilte."

    Kjo psikoanalizė jepet shkallė-shkallė pėr tė pasqyruar personazhin realisto-fantasmagorik:
    "Kotej nė lloj-lloj hamendjesh, derisa te bryli i xhades, qė linte pas zonėn e banuar, shquhej ajo vogėlushja, gjimnazistja pėrparėsezezė e jakėbardhė, qė i zgjonte ēuditėrisht nostalgjinė e zogjve shtegtarė, dallėndysheve, mbase pėr faktin se shtegtonte ēdo ditė prej fshatit nė qytet, ku kryente shkollėn e mesme dhe anasjelltas. I regėtinte zemra teksa ngadalėsonte hapat dhe priste qė ajo tė parakalonte pėrbri tij. E ndiente nė ēdo qelizė tė trupit afrimin e vajzės dhe tė rrahurat e zemrės padashur intonoheshin nė atė trokun e saj prej sorkadheje. Mezi mbushej me frymė ato ēaste, i drithmohej shpina dhe i ftohej zverku prej djersės. Ndiente edhe frymėmarrjen e saj tė trazuar nė njėrin prej veshėve dhe nuk guxonte tė kthente kokė. Njė zė e ngucte sė brendėshmi t'i fliste, mirėpo as qė ishin pėrshėndetur ndonjėherė."

    Dhe dalėngadalė, duke zbuluar figurativisht karakterin e personazhit, tregimi kalon nė simbol. Dhe ndėrsa me kėtė tregim kemi tė bėjmė me njė simbol, me tregimin tjetėr "Gomarėt" jemi pėrballė njė grotesku, me anėn e tė cilit fshikullohet mbretėria e paaftėsisė e pėrzjerė me servilizmin. Njerėzit e paaftė, gomarėt, jetojnė e lumturojnė mbi shpinėn e tė aftėve, fenomen ky i tė gjitha kohėrave. Edhe kėtu autori nuk le pa pėrdorur psikoanalizėn dhe paradoksin bashkė me groteskun tė pėrzjerė me sarkazmėn dhe satirėn bashkėkohėse. Elementet e metamorfozės tė sjellin nė mend romanin e Apuleut, shkrimtarit tė madh latin, "Metamorfozat ose gomari i artė", i cili fatkeqėsisht ende nuk ėshtė pėrkthyer shqip.

    Nė tregimin "Gomarėt" autori shkruan:
    "Pėr ēudi, nė ėndrra, ēdo natė e shihte veten tė shndėrruar nė gomar. Megjithatė, edhe sikur qenia e tij tė hynte vėrtet nė lėkurėn e asaj kafshe shtėpiake, ai prapė s'do ta besonte. E si mund tė besohej diēka e tillė?!… Ishte Njėshi i Stafit Presidencial… Mund tė thoshte se vinte drejt pas Presidentit nė shkallėn hierarkike. Nėpunėsit i trembeshin mė shumė atij se sa vet Shkėlqesisė sė Tij, Presidentit. Jo, Rrapushi as nuk mund tė ishte dhe as nuk mund tė bėhej ndonjėherė katėrkėmbėsh, pavarėsisht nga ajo ndjesi e pashpjegueshme qė e rrėmbente netėve dhe e lėshonte nė botėn e ėndrrave nė trajtėn e njė gomari…"

    Kėtu nuk ėshtė vendi pėr tė hyrė nė njė analizė tė hollėsishme pėr librin "Mrekullitė e rreme", pasi kjo do tė kėrkonte kohė. Prandaj unė mora si shembuj vetėm disa tregime, qė janė karakteristike pėr krijimtarinė e stadit tė sotėm tė Shefki Hysės. Por nė kėto radhė nuk mund tė le pa pėrmendur edhe tregimin e ēuditshėm "Kryeplaku", ku rrėfehet pėr fenomenin e grykėsisė dhe makutėrisė. Nė kėtė tregim, do tė thosha se tiparet e ekspresionizmit janė mė tė tejdukshme se nė ēdo tregim tjetėr, duke mos lėnė mėnjanė paradokset dhe groteskun ose fantasmagorinė tė ndėrthurur nė gjirin e realizmit. Tregimi i bėn jehonė nė mėnyrė figurative edhe korrupsionit dhe degjenerimit nė shoqėri pėrmes njė dinamike kinematografike tė ēuditshme. Fjala kėtu ėshtė e lexueshme dhe e dukshme.

    Nė kėto pak shėnime do tė zija nė gojė edhe tregimin "Magjia" qė hyn nė radhėn e tregimeve qė pėrmenda pak mė lart, veēse dallon prej tyre me ankthin qė pėrcjell dhe frikėn se mos kthehet ndonjė gjėmė e shkuar:
    "Oh, e di qė do tė mė quani tė lajthitur, tė sugjestionuar, tė hipnotizuar, tė pėrēartur nėpėr truallin e skėterrshėm tė ndonjė ėndrre tė keqe, a ku ta di unė se ē'epitet mund tė mė vini, kur pėrmend magjinė. Puna juaj, megjithatė, nė fund tė fundit, fakti i gjallė, produkt i dhunės sė saj, jam unė. Duke mė vėrejtur do ta kuptoni menjėherė shpėrfytyrimin e qenies sime. Ja, shihmėni fytyrėn e parruar e tė tretur, me hundė e buzė tė ēara, tė pėrgjakura, me mollėza tėrė puēra e dregėza, gjurmė thonjsh e dhėmbėsh bishe, flokėt e gjatė, tė kėrleshur, tė ngatėrruar e pėrbaltur, tė rrallė e mė tė rallė nė ballin e zmadhuar e tė rrudhur edhe mė prej tmerrit tė strukur thellė kafkės qė po mė ravijėzohet qartas e mė qartas. Shihmėni trupin e mpakur e tė mardhur. E, pra, a nuk ndieni edhe ju ndopak frikė, dhembje, mėshirė, neveri, tallje e ē'ju thotė zemra prej katandisjes sime?…"

    Siē e thamė, shkalla e sotme e procesit krijues tė prozatorit Shefki Hysa dallohet me tiparet ekspresioniste. Por nėse na lejohet, shoqėrisht do tė dėshironim qė tendenca tek-tuk tė fshihej dhe tė mos dilte nė ndonjė rast qėllimisht hapur. Dihet se ekspresionizmi i hershėm, edhe se tendencėn ideore e kishte tė fshehtė, shquhej pėr patosin e "katastrofės dhe tė ulėrimės". Ekspresionizmi i ri duhet tė jetė ndryshe dhe kėtė gjė unė jam i bindur se shkrimtari Shefki Hysa e kupton, pasi tregimet e tij kanė mbi tė gjitha frymėn kombėtare me shenjėzat e shpirtit tė zgjuar ēam, ngaherė tė shqetėsuar dhe gjithmonė nė kėrkim dhe nė zbulim, pasi njeh mirė librin e jetės dhe librin e bibliotekės.

    - - - - - - - - - - - -

    KRIJIME ME VLERA TĖ RRALLA

    Nga Sazan GOLIKU

    "Mrekullitė e rreme" titullohet libri i ri me tregime i Shefki Hysės, pėr tė cilin shkrimtari i shquar Dritėro Agolli shprehet: "Tregimtari im i dashur me vrojtime tė ēuditshme dhe ndjenja tė holla; shkrimtar i ēmuar gjithmonė nga unė e tė tjerėt".

    Me kėtė libėr shkrimtari Shefki Hysa ka thelluar tiparet mė tė mira tė prozės sė tij, duke bėrė kėshtu njė hap tjetėr nė rrugėn e ravijėzimit tė profilit tė vet krijues. Nė kėto tregime ai priret nga e sotmja, madje duke sjellė edhe tė shkuarėn nėpėrmjet retrospektivės. Personazhet e tij janė nėn presionin e shtetit totalitar, por edhe tė cmirės, lakmisė, vanitetit dhe hipokrizisė njerėzore, tė cilat mbijetojnė nė ēdo sistem politik e shoqėror.

    Nė ēdo faqe tė librit autori pohon me forcė egzistencėn e vlerave tė njeriut, mirėsinė, guximin dhe pathyeshmėrinė e besimit te vetja. Tė gjithė personazhet kalojnė ēaste traumatike, por autori nuk pranon qė hija e pesimizmit ta ndjekė lexuesin pasi mbaron tregimin.

    Gjuha alegorike dhe ironike e kėtyre prozave e shfrytėzon hiperbolėn dhe kontrastin pa u ikur referencave me mjedise, tipa e ngjarje konkrete tė realitetit shqiptar. Elementet e fantastikes e tė magjikes janė nė funksion tė njė realizmi tė egėr, po bindės.

    Libri hapet me shkrimin e Dritėro Agollit "Njė shkallė e re krijimtarie" dhe mbyllet me analiza pėr prozėn e Shefki Hysės nga shkrimtarė e kritik tė njohur si Ismail Kadare, Natasha Lushaj etj…

    [ Kthehu ]