Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Vlerėsime pėr krijimtarinė e Shefki Hysės

  • Shkrimtari qė thyen koracėn e vlerave tė diktuara - Bardhyl Maliqi
  • Ligjėrime tė krenarisė shqiptare - Natasha Lushaj
  • Veēoritė e njė proze tė shkurtėr mbresėlėnėse - Sokol Jakova
  • Tronditja e madhe Ēame - Visar Zhiti
  • Reflekse tė njė jete - Xhemil Lato
  • SHKRIMTARI QĖ THYEN KORACĖN E VLERAVE TĖ DIKTUARA

    Nga Bardhyl MALIQI

    Me njė fėmijėri tė vėshtirė, me gjunjė tė pėrgjakur, me shputat e kėmbėve tė pėrbaltura, plot gjėmbaēė luleverdhash, me mollėzat e gishtėrinjve tė grisura prej manaferrave, me sytė tė pėrskuqur nga bujanat e ftohta tė lumit Pavėl, guvave tė tė cilit zinte troftė e merluc; me gjymtyrė tė kalitur pjerrėsive tė ashpra tė shkėmbenjve ku gjurmonte foletė e thėllėnxave e pelistereve, Shefki Hysa kapėrceu pragun e puberitetit dhe hyri nė njė rini problematike. Me njė xhaxha tė dėnuar politik, me babanė tė vdekur nė moshė tė re, me njė familje viktimė tė luftės sė klasave, njė tufė fėmijėsh si njė tufė harabelash u lanė nė mėshirėn e fatit, u ushqyen me farėza bimėsh si zogjtė nė rrasat e gurėve, gjithnjė tė rrezikuar prej grackės, me lėkurėn e duarve tė nxirė prej lėngut tė gorricave dhe arrave tė breglumit pėr tė shuar urinė pėrherė tė pranishme, me njė napė prej pėlhure tė ashpėr me librat e fletoret e shkollarit, ata u poqėn e u rritėn.

    Dhe erdhi njė ditė qė i riu shtatvogėl, me fytyrė tė vranėt si prej burri, shkoi nė shkollėn e mesme tė Konispolit. Ishte i shkathėt si shqarth atje ku duhej tė dilte nė pah, e nuhaste dhe mund ta mbėrthente notėn e mirė, por asnjėherė nuk u vlerėsua siē duhet, jo se nuk e meritonte, por nė njė klasė me tė kishte ca fytyra tė bukura djemsh tė pėrkėdhelur prej klimės politike, tė cilėt detyrimisht duhet tė ishin tė parėt e klasės, se dhe bursat e studimit dhe stofrat e zgjedhura dhe vashat gushėbardha duhej tė ishin vetėm pėr ta.

    I pėrmbajtur deri nė ftohtėsi, ēehrepikėlluar, i kalitur nė atmosferėn e njė shpėrfilljeje shoqėrore, pa mundur dot ta shijonte rininė e vet, i privuar nga e drejta e arsimit tė lartė, u detyrua tė hynte nė ndėrmarrjen e bonifikimit pėr t'u bėrė buldozerist. I ambientuar me erėn e naftės e tė grasos, i pasuruar me njė fjalor shoferėsh, po shumė pranė virgjinitetit tė natyrės, filloi tė mprehė penėn e gazetarit dhe tė rrėfimtarit pėr tė ravijėzuar njė profil tė ri tė vetėvlerėsimit. Me thonj e me dhėmbė u kap pas mundėsisė pėr ta vazhduar me ēdo kusht shkollėn e lartė si student i Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Tiranės, falė dashamirėsisė sė njohur tė Dritėro Agollit pėr krijuesit e rinj, nė luftė me biografinxirėsit, qė nuk iu ndanė asnjėherė. Kėshtu, me mund e pėrpjekje, falė ambicies sė tij pėr tė ecur pėrpara, po dhe tė lindur e tė edukuar si njė reagim kundėrshtues ndaj njė realiteti tė mbrapshtė, ai theu koracėn e sistemit tė vlerave tė diktaturės, pėr tė afishuar aftėsitė e komunikimit dhe talentin e sigurt.

    Autor i veprave nė prozė, si: "Turtullesha dhe djalli", (tregime), "Robėr tė paqes", (roman), "Parajsa e mallkuar", (roman), "Rrėfimet e njė hajduti", (tregime), si dhe botues, kryeredaktor dhe redaktor i vazhdimit tė revistės "Krahu i shqiponjės", (tė themeluar prej poetit, shkrimtarit e publicistit Bilal Xhaferri nė SHBA), Shefkiu mundi tė tėrheqė vėmendjen e lexuesit shqiptar me individualitetin e vet tė spikatur.

    Pranimi i diversiteteve dhe respektimi i vlerave tė vėrteta tė shkrimtarėve dhe artistėve, pavarėsisht prej pozicionit tė tyre ekonomik, politik ose shoqėror, ėshtė domosdoshmėri historike qė do tė kushtėzojė ecurinė e shoqėrisė shqiptare. Si njė ndėr prozatorėt mė tė talentuar dhe mė produktivė Shefki Hysa vjen nė letėrsi me njė begati motivesh e temash qė burojnė nga njohja e drejtpėrdrejtė e jetės, pasi ka pirė ujė nė burimet e saj, nė ujėmbledhėsa e brigada ndėrtimi, nė klasat e shkollave ku ka dhėnė mėsim, nė rrethinat e Sarandės e tė Bulqizės, por dhe nė qendra qytetare dhe nė kryeqytet, ku ka punuar si gazetar. Proza e Shefkiut ka njė frymė tė thellė realiste, sepse nė tė pėrjetimet vetjake gėrshetohen me elementet e biografisė sonė tė pėrbashkėt.

    Njė referencė e ēfarėdoshme nė emrat e vendeve ku ndodhin aksionet tregimtare dhe romaneske, ose njė listim i protagonistėve do tė na bindte se kemi tė bėjmė me njė burim tė pazėvendėsueshėm frymėzimi dhe njė mundėsi pėr paraqitje tė hollėsishme dhe bindėse tė mjediseve dhe karaktereve: Foinike, Dodona, Konispoli, Saranda, Pandalejmoni, Qafėbota, Qafėbualli, Bulqiza, Tirana, Ēikagoja, Mileja, Mėllezi, Mali i Shenjtė, Gryka e Xhindeve, Ēuka e Kryqit, Epiri, Kosova, Ēamėria, etj. Kėtė argument e pėrforcon edhe pėrdorimi i emrave tė njohur historikė e bashkėkohorė, si: Pirroja i Epirit, Hasan Tahsini, Enver Hoxha, Nikita Hrushovi, Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Bilal Xhaferri ose trajta tė shkurtuara e tjetėrsuara tė tyre, si: Xhek Hyz (Shefki Hysa), Xheki Vilėza (po ai), Ben Lleiz (Arben Iliazi), Ali Arkeologu (Halil Shabani), Cifja (Josif Papagjoni), Gim dizinjatori (Agim Mato), etj. Njė shtresim mė vete pėrbėjnė emrat simbolikė qė mbėshteten nė ngjarje dhe tipa realė: Pedagog Ramushi, Nondė Kaqoli, Bill Burreci, Kapo Erosi, Kurrizo Hefesti, Ramush Kaleci, Kryeredaktor Kopani ose emėrtime tė pėrdorura si nofka, tė krijuara nė bazė epitetesh, vesesh etj. si: Babloku, Kryeplaku Maliq, Dullė Baxhaja (i marrė nga Dosja H), Xan Gungaēi, Kritik Nofullkali, Zaēe Gudufi, Dudum Polici, Dajo Kali, Cereberi, Ēalamani, Capori Gungo, Satanai, Farmaku, Esmeralda, Lina, Lirika, Rozafa, Zemėria, Demona, Bardha, Eli, Turtullesha, Diella, Kumria, Afėrdita, Vejusha e zezė, Princesha Marsiana, Marsida, Kullumbria etj. Kjo botė emrash ėshtė e goditur dhe domethėnėse dhe do tė pėrbėnte njė objekt studimi mė vete.

    Karakterin realist tė prozės sė Shefkiut e nxjerr mė nė dukje edhe gjuha e pasur me shprehje frazeologjike, me dialektalizma, zhargone qė funksionalizohen sidomos nė gojėn e personazheve. Krahas prirjeve realiste tė prozės sė Shefki Hysės, vėrejmė nė tė edhe elemente, po edhe konceptime tė njė proze, e cila, duke u mbėshtetur nė krijimtarinė popullore dhe nė teknikat bashkėkohore letrare, na shfaqet sa komplekse aq dhe e pasur nė strukturat e saj nė dukje tė thjeshta, po tepėr ekspresive. Duhet theksuar se kjo shprehimėsi ka si bazė dramacitetin e materialit jetėsor tė qėmtuar e mbledhur nga shkrimtari.

    Tregimi "Didini", qė ka pėr protagonist personazhin me tė njėjtin emėr, njė nacionalist i zėnė nė besė, i tradhtuar dhe i pushkatuar, qė nuk gjen prehje nė varr dhe endet si zogth nė gėrmadhat e shtėpisė sė vjetėr, ėshtė njė model artistik i pėrdorimit me mjeshtėri tė elementeve magjike, shprehje e realizmit magjik nė letėrsinė tonė. Po kėshtu, skena e bisedės sė Kadaresė me Pirron e Epirit, ėndrrat e gjalla tė disa protagonistėve etj. mbėshtesin idenė se realizmi magjik nė letėrsinė tonė nuk ėshtė importuar prej Italisė apo Amerikės Latine, prej Dino Buxatit, Garcia Markezit apo Izabelė Alendes, por ėshtė pjellė e ndikimit tė folklorit shqiptar, produkt i pėrrallave fantastike qė e popullojnė atė, pra ėshtė njė procedim artistikisht i natyrshėm dhe i pėrligjur. Ndikimi i folklorit duket mė sė miri te tregimi tjetėr si tė thuash magjik "Turtullesha dhe djalli ", ku operohet me tė njėjtat mjete artistike, me shndėrrimin e vajzės nė turtulleshė e djalit nė fėshfėrimė. Roli i hijeve, si personazhe hije ose figura hije nė librat e Shefkiut shpirti apo hija e Didinit p.sh. flet edhe mė shumė nė dobi tė ekzistencės sė realizmit magjik nė letėrsinė shqiptare "Shpirti ndali pezull frullizėn e vet mbi ēatinė e shtėpisė sė vjetėr" (Rrėfimet e njė hajduti, fq.51).

    Thelbi i artit nė kėtė kuptim nuk ėshtė pasqyrimi natyralist, por transformimi estetik i realitetit mbi bazėn e kategorive kryesore estetike, ku i bukuri bėhet mė i bukur (Rozafa, Afėrdita, Esmeralda, Diella) dhe e shėmtuara mė e shėmtuar (Kryeplaku, Babloku, Dudumi): "Fytyra kuqalashe e Bablokut, e madhe dhe e rrumbullakėt, me njė rrjetė rrudhash tė thella, si tė ēara me thikė…tė vėshtronte pėrmes dy zgavrave si dy plagė tė freskėta, ku zverdhnin dy sy me bebėzat si dy thėngjij tė shuar, tė ngecur nė rrjetėza damarėsh tė kuq."(Parajsa e mallkuar, fq.122)

    Mbi kėtė parim ngrihen hyjnitė dhe pėrbindėshat, e madhėrishmja dhe groteskja. Kryeplaku, Kapo Erosi, Kurrizo Hefesti; Babloku dhe Dudumi; gomari president dhe hallva nėn qeleshe s'janė gjė tjetėr veēse mishėrime artistike, ku realiteti ėshtė ndryshuar e transformuar pėrmes hiperbolizimit tė tipareve, sjelljeve dhe qėndrimeve, duke arritur kėshtu figurėn groteske, e cila krijon njė efekt estetik mė tė ndjeshėm si arketip i sė shėmtuarės dhe qesharakes. Mishėrime tė sė keqes, me fytyra si lėkurėkuq indigjenė, me shprehjen herė tė njė pafajėsie idiote, herė tė egėrsisė sė bishės qė skėrmit dhėmbėt, herė fodullė e cinikė, herė pėrēartės si karikatura, ata janė simbole tė Pushtetit dhe Dhunės ose zbatues tė verbėr tė kėtyre. Kėshtu autori ia arrin qė pėrmes gėrshetimit tė elementeve natyraliste dhe ekspresioniste tė realizojė deri nė detaje perversitetin, neverinė qė tė ngjallin personazhet, kur hanė kėrmė si kafshėt grabitqare, kur gėrrhasin si derrat nė llucė dhe kur urinojnė poshtė tavolinės. Tė motivuara mjeshtėrisht janė edhe veprimet e tyre kriminale tė kryera me gjakftohtėsi dhe paramendim. Vrasjet e Dardanit, Albanit, Rozafės dhe Xhekit e dėshmojnė kėtė makabritet.

    Nėse ka figura artistike tė mėdha, nga ato qė pėrbėjnė gjetje artistike nė veprat letrare nė rastin tonė tė tilla janė figurat e Bablokut dhe Dudumit, tė cilat duhen parė sė bashku, si pėrfaqėsuese tė Pushtetit dhe Dhunės. Merita e autorit ėshtė dhėnia e dy arketipeve socialpolitikė qė kanė sunduar Shqipėrinė gjatė gjithė kohėrave deri nga fundi i shekullit XX. Sa e sa bajraktarė, kryepleq, bejlerė, qehallarė, komandantė xhandarmėrie, kryetarė kooperativash, shefa policie, drejtorė, deputetė e ministra kanė qenė tė tillė ndėr ne. Me qindra. Pėrbindėsha me fytyrė babaxhani, pėrbindėsha me fytyra pėrbindėshash, shpirtkatran e rrezikzinj qė nuk harronin herė pas here tė na hidhnin hi syve duke bėrė ndonjė tė mirė publike ose nė dobi tė njė fakiri, "njė tė mirė" pėr emėr. "Filani bėn dhe tė mira", thoshte pėr ta fshatari naiv. Kryeplaku, nė tregimin me tė njejtin titull, ėshtė vazhdim i tė njėjtit tip me Bablokun, veēse njė bablok jo i socializmit, por i demokracisė (lexo anarkisė) shqiptare. Ky tip ka evoluar, por gjithėsesi ngjall njė neveri mė tė madhe dhe njė ndjenjė tė thellė zhgėnjimi me realitetet tona tė mbrapshta. Megjithatė, shmangia e ngjyrave bardhė e zi dhe vendosja e kėtyre tipave nė situata konkrete i bėn ata artistikisht tė besueshėm.

    Edhe Kapo Erosi me Kurrizo Hefestin janė si dy gjysma tė njė tė tėre. Ngjyrimi dhe hiperbolizimi qė ka pėrdorur autori ka krijuar dy personazhe tė ndryshėm jo vetėm nė paraqitje fizike, po dhe si karaktere. Sa ėshtė i bukur dhe tėrheqės Kapo Erosi, i aftė tė thithė si me magnet dhe tė joshė rreth vetes gjithė bukurinė femėrore, aq i shėmtuar dhe i neveritshėm ėshtė Kurrizo Hefesti, pre e tė cilit bie gjithė bota femėrore e joshur pas Kapo Erosit, i cili ėshtė i paaftė pėr tė pėrmbushur kėnaqėsitė e tyre seksuale. Edhe kjo dyshe tė kujton Pushtetin dhe Dhunėn (lexo Bablokun dhe Dudumin), por nė njė kuptim mė tė tėrthortė. Femrat i josh pushteti i Erosit dhe i mposht dhuna e Pallės. Kjo dyshe stigmatizon aspektin moral tė shoqėrisė sė sotme, bėhet padashur portreti i saj.

    * * *

    Veē gjuhės letrare nė brendėsi tė veprės sė Shefki Hysės gjallojnė edhe trajta dialektore jugore dhe veriore tė marra nga mjediset e punės dhe nė funksion tė psikologjisė sė personazheve. Por gjuhėn e kėtij prozatori nė tė vėrtetė e karakterizon dėshira dhe pėrpjekja pėr tė gatuar trajta tė reja, shpesh kalke gjuhėsore me brumin e magjes sonė gjuhėsore ose pėr tė aktivizuar forma tė rralla, tė cilat kanė efekt nė shprehjen e ideve, nė portretizime dhe i japin tablosė artistike ngjyrim tė veēantė emocional. Ja disa prej tyre: Qenia u rialarmua, qėndrim lajkosės, pritje e ankthshme, tejlodhėse, mugu perandorak, rrokullimė makabre, kryeidhull i Perandorisė, strukur nė padukshmėri, yllėsi dritash, e qeshur kilikosėse, dashuri ēmendurake, agjerim vejushan, vetmim pleqėror, terri i shpellės trungore, trup i sendėrzuar, hidhėsirė yndyrore, trokama e lugėve, shpirtra dimėrakė, rrėnoja tė mistershme, dėborėra tė pėrbaltura etj. Nganjėherė kėto arritje gjuhėsore pikėzohen rreth njė emri apo trajte tė tij, nė fjalėformim dhe nė fushat leksikore tė fjalėve kyēe, si p.sh.: Qafėbota, qafėndrra, qafėshpresa; theqafja, qafėhumbja; Qytetborxhi, Borxhqyteti; ose jam Dullė Baxhaja, shumėduarshi, shumėzėrshi, shumėfytyrshi, shumipadukshmi, shumikudondodhuri… Dhe situatat e reja ligjėrimore e kėrkojnė qė nė funksion tė ideve tė jepen fjalė tė reja, ose me kuptime tė reja, p.sh: ideja se kemi tė bėjmė me njė qenie imorale jepet me fjalėt: gjurmues femrash, kėrkues, lakmues i fshehtė, i mizėron trupi prej dėshirės dashurore, orgasmė demoniake, betejė erotike. Njė lajm i keq pėrcillet me mjete dhe karakterizime tė tilla: korbtelefoni, telefonkorbi, krrakaviste, kobndjellėsi, koblajmi, rrufelajmi etj. Kėto struktura fjalėformuese kam pėrshtypjen se nuk janė pa ndikim nga fjalori i njė prej idhujve tė tij letrarė, shkrimtarit Ismail Kadare. Por, gjithsesi, puna me risitė gjuhėsore shkon mė tej kur ato shėrbejnė pėr tė ndėrtuar aliteracione dhe organizime tingėllore harmonike qė krijojnė koherenca me thelbin e realiteteve. P.sh.: Gjahtari i gjurmėve tė gjakut, dashuria e shndėrroi nė dem pėr Dananė, korba me krrokama kobėzeza, dyzim i pėrllogaritur prej mendjesh djallėzore etj. Kėto organizime tingėllore dhe gjuha metaforike, simbolike dhe metonimike e autorit e sjellin prozėn e tij shumė pranė poezisė, pasi dihet se janė mjete dhe teknika shkrimi tė saj.

    Pėr tė krijuar efekte stilistike autori pėrdor dendur prapashtesa funksionale, shpesh zvogėluese: vagullimthi, vetėtimthi, topituras, verbtas, pėrdhunisht, tėrbimthi, ciklonthi (si ndajfolje); plakarushi, plakaruqja, engjėllthi, dhėndėrrushi, bulevardth, qytetth, zogth, lendinėz, qeleshez (emra); i pėrplakur, i pėrhirtė, i pėrplagur (mbiemra) etj. Kėto operacione morfologjike nė strukturėn e fjalės nė tė vėrtetė e freskojnė atė, e bėjnė mė kuptimore dhe mendimpėrēuese e ndjenjėpėrcjellėse. Pėr tė parė anėn funksionale tė tyre, mė konkretisht po japim ndonjė ilustrim si: e mbante veten dinjitare si Penelopa,… kapi me majat e gishtave antenėzėn dhe qeleshen e ngriti lart;… muret ishin pėrhirė, tjegullat murrėtyer;… puthi thithmėn si njė luleshtrydhe tė vogėl,… me njė ton kėngėzues… u nėpėrdhėmba etj.

    Pėrdorimet e vulgarizmave nga ky autor kanė funksion artistik qė justifikojnė demokratizimin e artit, tė drejtėn e qytetarisė sė fjalėve, e vėrtetėsisė sė rrethanave etj. Po nuk pėrjashtohet edhe mundėsia e ndonjė shkaku tjetėr. Shkrimtarėt dhe artistėt pėrgjithėsisht nuk janė as tė pėrkėdhelurit e natyrės dhe as tė favorizuarit e pushtetit, kjo gjuhė i vė ata mė pranė masės sė njerėzve tė thjeshtė, lexuesve tė tyre realė, pasi edhe ata nuk e diferencojnė veten si autorė idealė, pėrkundrazi mė shpesh ndjehen autorė realė, njerėz me mish e gjak, dhe kjo gjuhė, si mund tė thuash, ėshtė shprehja e pakėnaqėsisė, revolta e tyre e brendshme. Tė dalim te njė problem i ri. Eshtė fjala te tonaliteti kumtues dhe ndikues i veprės letrare dhe artistike, ndryshe te qėndrimi ideoemocional i autorit. Dihet se kėto tonalitete dhe qėndrime janė reflektive ndaj realiteteve tė ndryshme social-politike, ekonomike e kulturore, por nė radhė tė parė ato shprehin botėkuptimin dhe botėpėrjetimin e artistit. Ai ka njė origjinė shoqėrore, burimet e pasurisė, gjendjen ekonomike, angazhimin politik, bindjet ideologjike, psikologjinė si njeri dhe si artist. Nė kėto kushte ai nuk mund tė jetė i imunizuar nga ndikimi i politikės, por do tė ishte e domosdoshme tė mos binte pre i saj. Nė veprėn e tij letrare Shefkiu pėrgjithėsisht i shpėton kėsaj gracke. Atje vėrtet jep njė komandant katil qė tė vret me plumb pas koke, por ka ndėrkohė dhe njė infermjere partizane qė i dhimbset njeriu, qė bėn ēmos ta shpėtojė atė. Atje stigmatizohet realizmi socialist, por flitet me adhurim pėr Ismail Kadarenė, si personazh te "Robėr tė paqes", ose Dritėro Agollin e Bilal Xhaferin po kėtu. Nė ndonjė rast, si te "Robėr tė paqes" skena e ferrit, qė nė fakt ėshtė tepėr episodike dhe s'ka tė bėjė me linjat kryesore tė zhvillimit tė konfliktit, ku shkrimtarėt e realizmit socialist s'e lenė njeri tjetrin tė ngrejė kokė, shpjegohet me zilinė e pėrjetshme tė krijuesve, por edhe me politikėn e shtetit pėr t'i vėnė ata kundėr njeri-tjetrit dhe kjo ka qenė reale. Skenat e tjera janė tė justifikuara me thelbin simbolik tė personazheve kryesore. Megjithatė, autori ndonjėherė nuk i ėshtė shmangur me vetėdije teprimit. "Gosti bishash, Luani rrėmben kofshėn (Babloku), Ujku njė pjesė gjoksi (Dudumi), Ēakejtė ca brinjė ( ca kuadro tė partisė e tė pushtetit) dhe hienat (ca komunistė tė thjeshtė dhe minatorė tė dalluar) ē'mbetet prej gostisė sė bishave. Dudumi p.sh. pėrshkruhet jo si njė njeri i ligjit, por si njė gjigandopolic, njė shtazė dykėmbėshe, si njė qenie injorante, bariu ujk i racės njerėzore tė kėtij qytetferri. Dhe vetė qyteti ėshtė i frikshėm, i mbėshtjellė me njė peliēe tė vjetėr malesh dhe njė kasketė tė zezė resh mbi krye, njė qytet qė konsumon vetėm speca, tė cilat e kanė barkun bosh pėr vete dhe s'mund tė mbushin barkun e minatorėve etj. Duhet thėnė se nuk ndryshonte shumė nga kjo tablo Bulqiza ose Memaliaj i viteve '80. Edhe fakti qė me tė njėjtat ngjyra tė gjalla e skena groteske pėrshkruhen dhe Babloku e Dudumi si pėrfaqėsues e produkte tė sė djeshmes dhe Kryeplaku e Kumria si pėrfaqėsues e produkte tė sė sotmes, tė bindin se autori nuk i shikon gjėrat bardhė e zi, se teprimi ėshtė procedim artistik e jo afishim politik. Nė romanin "Parajsa e mallkuar", nė skenėn hyrėse portretizimi i tė dy palaēove qė janė munduar nėpėr shekuj tė shkatėrrojnė Shqipėrinė, skenat e betejės pėr kurorėn e kryeidhullit nė kapitullin pėr Malin e Shenjtė e veēanėrisht te tregimi "Perandoria e idhujve", afishohet mendimi se idhujt janė fatkeqėsia jonė kombėtare.

    Autorit i dhimbset ky vend ndaj dhe, sa herė gjen rast, nxjerr nė pah ashkun e tij atdhetar, dhimbjen pėr Ēamėrinė e pėr ēėshtjen ēame, pėr Kosovėn e ēėshtjen kosovare, pėr gjithė Shqipėrinė e ēėshtjen mbarė shqiptare. Skenat me Pirron e Epirit, me Bilal Xhaferrin, e masakrės zerviste nė Ēamėri, e Qafės sė Botės, me dy emigrantėt nė Amerikė etj., tė krijojnė njė bindje tė tillė. Vallė edhe sa kohė do tė endemi si ēifuti nė shkretėtirė?

    E megjithatė autorit nuk i mungon shpresa dhe optimizmi. Vizatimi i ca karaktereve me zemėr tė madhe si xha Mihoja, plaku magjik i liqeneve, prania e shumė ēifteve tė dashuruara, qė nė emėr tė njė ndjenje tė madhe dinė tė sakrifikojnė, nėnvizojnė kėtė besim.

    Njė nyje tjetėr e rėndėsishme artistike nė veprėn narrative tė kėtij autori, ku ai spikat dukshėm pėr vlera tė arrira, ėshtė padyshim zhbirimi psikologjik i personazheve, i ndjenjave, mendimeve, sjelljeve dhe qėndrimeve tė tyre, veēanėrisht nė momente kulmore dhe konfliktuale. Nė romanin "Parajsa e mallkuar", nė momentin kur para Xhekit ka dy rrugė: ose i dashuruar me Rozafėn, jo thjesht pėr dhimbsuri, por pėr ndjenja tė vėrteta njerėzore dhe dashuri tė sinqertė, duke duruar privacionet dhe sakrificat jetike, ose nė shtrat me Diellėn, bukuroshen ideale qė nuk i ka asnjė faj, pasi edhe ajo vetė ėshtė viktimė e Bablokut, me tė cilėn e pret Tirana, posti, jeta e rregulluar, por pa dinjitetin njerėzor, lufta e motiveve ėshtė e gjatė dhe Xheki e ka vėrtetė tė vėshtirė tė vendosė. Ajo qė triumfon nė shpirtin e tij lidhet ngushtė me forcėn e karakterit tė tij, kur merr vesh se Rozafėn e masakruan pėr t'i hapur rrugėn e martesės Diellės. Ai nuk heziton tė sakrifikojė, duke e paguar mospranimin me vdekje, aty nė mal, nė tė ftohtė, nė errėsirė, nė gojėn e ujqve. Edhe nė shumicėn e tregimeve, veēanėrisht nė ato ku autori nuk pėrdor truke dhe artifica, por lėngu jetėsor ėshtė i drejtpėrdrejtė, motivimi psikologjik ėshtė i gjetur natyrshėm, ai rrjedh sė brendshmi, prej aksionit dhe karakterit tė personazheve, nuk ėshtė njė stisje e jashtme pėr tė ligjėsuar ndryshoret e personalitetit. Le tė kujtojmė tregime tė tilla, si: "Didini", "Dėshmia", "Magjia e qytetit", "Ullinjtė", "Qopeku", "Plaku i liqeneve" etj.

    Krijimtaria e Shefki Hysės na flet qartė se ai di tė pjekė vepra arti me brumė nga magjja e vet. Ka shkrimtarė qė kanė shkruar njė jetė dhe s'kanė pjekur njė kulaē nga gruri i tyre.
    Me punė tė palodhur, me kulturė e pasion ai do tė dijė ta mbrujė e ta pjekė pėrherė e mė mirė bukėn e tij letrare. Krijimtaria e deritanishme na jep tė drejtėn tė shpresojmė.

    - - - - - - - - - - - - -

    LIGJĖRIME TĖ KRENARISĖ SHQIPTARE

    Nga NATASHA LUSHAJ

    1.
    Opinionet e studimeve dhe tė kritikės shqiptare pėr letėrsinė "e ndaluar" tė gjysmėshekullit qė shkoi, pėr nga kriteret dhe metodat e analizės, nė pėrcaktimet dhe konkluzionet, kanė mbetur nė tė njėjtin nivel tė "paraerės" sė sistemit bashkėkohor tė vlerėsimeve kritike pėr letėrsinė. Edhe vlerat e pretenduara tė autorėve dhe veprave tė socrealizmit, shpesh me terminologji tė pandryshuar, veē janė futur nė thonjėza pėr t'u distancuar politikisht, janė ngritur nė katror me njė minus ironik (hiperbolė e pėrmbysur) dhe pas barazimit automatikisht ėshtė shkruar: ± zero. Tė mbetura pa fjalėn bindėse tė mendimit shkencor, ato mė shumė ēorientojnė se ndihmojnė nė kapėrcimin e tranzicionit tė stėrzgjatur tė studimeve tona pėr letėrsinė.

    Mbetet ende pa pėrgjigje pyetja se ē'rrjedhė do tė kishte marrė letėrsia shqipe, pėr shembull, pa atė ndėrprerje tė ashpėr tė mesviteve '70, ashtu si dhe enigma e drejtimit estetik apo tė nivelit qė do tė kishte arritur krijimtaria e autorėve, tė cilėve iu pre nė mes mundėsia e zhvillimit tė plotė tė talentit tė tyre. Botimet e kėtyre 10-12 viteve tė fundit, sidomos i asaj qė ėshtė quajtur "letėrsia e ndaluar", nuk e kanė ndryshuar opinionin e studiuesve pėr prirjet, tiparet e veēanėsitė e letėrsisė shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX nė tėrėsi; zėrat madhorė kanė mbetur po ata. Ėshtė konstatuar se "disidenca letrare" nuk arriti tė pėrvijonte as profile origjinale dhe as grupime qė tė ndiqnin rrjedhat e rrymave estetike, tė teknikave e, natyrisht, zhanret bashkėkohore (me ndonjė pėrjashtim xixėllues, kapriēioz dhe ende i paeksploruar tėrėsisht si Trebeshina, sikur vetėm ai!), duke arritur maksimumi deri te thjesht ndikimet ose imitimi, pa folur pėr platforma teorike filozofike dhe estetike. Ėshtė, si tė thuash, se e vetmja disidencė letrare e socrealizmit ishte e natyrės ideopolitike. Nė dukje, njė paradoks.

    Por nėse letėrsia e socializmit e pranonte tendencėn e saj ideopolitike, nė favor tė platformės filozofiko-estetike tė saj pėr vėnien e artit "nė shėrbim tė politikės sė partisė, tė pushtetit tė proletariatit dhe masave tė gjera tė popullit", tė mbrojtur mirė-keq, ndonjėherė po nga ata teoricienė qė sot e luftojnė, cila ishte platforma e letėrsisė dhe arteve tė "disidencės letrare" (pėrveē ndonjė "letre tė hapur" tė S. Malėshovės, M. Myftiut dhe K. Trebeshinės) dhe, mė kryesorja, cilat qenė rezultatet e saj konkrete nė krijimtarinė letrare qė sot t'ia kundėrvėmė nivelit tė procesit tė zhvillimit letrar tė arritur nė tėrėsi nga shkrimi shqip i letrave? Shpjegimet dhe konkluzionet pėr probleme tė tilla ende mbeten tė padefinuara nė rrafshin e argumentimit analitik tė shkencės sė letėrsisė, se nė rrafshin e argumentimit ideopolitik, ndoshta ka aty-kėtu dhe mė shumė mllef.

    Nga ana tjetėr, nė letėrsinė shqiptare deri nė fund tė viteve '90, nė krijimtarinė e autorėve mė tė mirė brenda kufijve (edhe tė atyre qė nuk rezultuan si disidentė), tė mos flasin pėr letėrsinė qė shkruhej nė Kosovė, shqipja nė vetvete arriti t'i pėrpunonte mjetet gjuhėsore e stilistike tė njė gjuhe moderne me kontributin e tėrė brezave krijues, tė paktėn qė nga Rilindja e kėtej, brenda dhe jashtė kufijve, nė mė shumė se njė shekull jetė aktive tė fjalės artistike. Diku-diku pranohet se gjuha e letėrsisė shqiptare, qė nė fund tė viteve '80, e kishte arritur stadin e pėrdorimit si njė gjuhė sintetike moderne, brenda pėrvijimit tėrėsor tė tablosė stilistike tė shqipes nė tė gjitha nivelet, por kjo nuk do tė thotė se pranuam qė letėrsia shqipe eci nė njė hap me novitetet e mėdha filozofiko-estetike e tė teknikave tė shkrimit tė quajtura moderne a moderniste. Nė kėtė pikė ėshtė pohuar, nga kritika e pas '90-ės, prania e ndikimeve, shfrytėzimi i elementeve tė veēanta tė mėnyrės sė ligjėrimit, teknikave e mjeteve qė ngrihen mbi koncepsione moderniste pėr fjalėn dhe aktin krijues, por gjithnjė si asimilime brenda specifikave tė ngushticės ideologjike e politike tė metodės zotėruese dhe forcės sė origjinalitetit tė autorėve mė potencialė. Brenda kėtyre konteksteve, simbolika dhe alegoria shumėshtresėshe e veprave mbarti dhe mbart gati me tė njėjtėn peshė emocionale mesazhet e kohės kur u shkruan dhe mesazhe pėr kohėra tė tjera, pa arritur te hermetizmi apo errėsimi eliptik i strukturės sė tekstit letrar apo "pėrmbysja" e poetikave, qė tė kėrkonte madje edhe njė lloj tė ri leximi dhe lexuesi. Modelit folklorik tė ligjėrimit (pėr pasojė, edhe tė leximit, i tipit tradicional, kryesisht emfatik e deklamativ), pasojė e njė jetėsimi shumėshekullor kryesisht oral, krijuar e ngulitur nga folklori, nuk iu largua pėrgjithėsisht as Rilindja e letėrsia e gjysmės sė parė tė shekullit XX, deri nė vitet '50 e pak mė tej, me pėrjashtime e thyerje fatlume nė vitet '20-'30. Zhvillimet tėrėsore nė prozė e poezi ēuan te shija e njė leximi tė tipit intelektual, qė mbėshtetej nė aftėsitė imagjinative e intuitive tė lexuesit pėr shijimin "e brendshėm" tė kuptimėsive dhe kadencave melodike nė poezi dhe tipet e rrėfimit e tė strukturave kompozicionale nė prozė.

    Mė tė fuqishme u ndien thyerjet e ndikimet bashkėkohėse nė letėrsinė e shkruar nė Kosovė qė nė vitet '70-'80, ku liria, madje cytja drejt modernistes e perėndimores (veē modelet brenda kufijve tė mos ndiqeshin) nuk fshihte dot mungesėn e njė lirie tjetėr, jetike si ajri, rrezikun e zhbėrjes kombėtare dhe parandjenjėn e pėrplasjeve tė ardhshme jo thjesht kulturore. Pa ngurruar mund tė thuhet se letėrsia e shkruar nė Kosovė, pikėrisht kėtė llavė tė nėndheshme, ka elementin e vet mė tė fuqishėm dhe, megjithė prirjen mė tė dukshme drejt modernistes, ndoqi (sidomos me pėrfshirjen nė procesin e unifikimit tė gjuhės standarde letrare dhe frymėn kombėtare tė mesazheve) tė njėjtėn rrjedhė zhvillimi me atė brenda kufijve, duke marrė e dhėnė me intensitete tė ndryshme nė kohė nė rrafshin gjuhėsor e stilistik dhe atė tė strukturave ideo-simbolike. Ėshtė interesante tė vihet re edhe se si kornizat e njėjta (mbarėkombėtare) tė socrealizmit dhe tendencat pėr tejkalimin apo anashkalimin e tyre dhanė rezultate tė ndryshme nė kontekste social-kulturore (ndoshta edhe pėr shkak tė fasadave tė ndryshme e tė pėrkohshme social-politike) dukshėm tė ndryshme brenda tė njėjtit proces zhvillimi tė gjuhės sė letėrsisė shqipe nė tė dy anėt e kufirit, e cila, pranohet, e ruajti koherencėn sa pėr hir tė ligjėsive tė brendshme gjuhėsore e stilistike, aq edhe si reaksion ndaj imponimit tė faktorėve jashtėletrarė. Nė kėtė letėrsi disidenca e vėrtetė, pra, pėrsėri shfaqet jo nė rrafshin estetik e tė teknikave tė shkrimit me socrealizmin jugosllav, qė dhe ai, si politika e shtetit tė vet, luante me sloganin e lirisė e tė bashkėjetesės sė kulturave tė popujve (e tė kujtohet maska nė torbėn e Rapsodit, te romani "Rrathė" i M. Camajt), por nė pikėvėshtrime tė ndryshme tė konteksteve jashtėletrare.

    Ngjan se letėrsia shqiptare, ashtu si kombi i vet, duhet tė zgjidhė mė parė problematikėn social-politike mbarėkombėtare, para se tė ngrejė nė nivelin e primatit ēėshtjet specifike tė estetikės sė formave tė shprehjes artistike. Ose kėto mund tė ecin paralelisht, por sidoqoftė, nė tė dyja rastet, shumėēka duhet rishikuar nga fillimi.

    2.
    Nė jetėn e njeriut shpesh rrethanat vetjake dhe ato social-kulturore tė kohės e vendit tė tyre luajnė rolin e esencės qė ngjyros tiparet dhe veēantinė e tipit. Thyerjet dhe traumat ose trysnia e vazhdueshme e gjendjes sė pafavorshme pėr tė shprehur vlerat e vetes, nė varėsi tė karakteristikave psikike tė individit, ndodh qė t'i sfumojnė e degradojnė ato, por mund edhe t'i shpalosin mė fuqishėm, te njerėzit e fortė, pėr tė cilėt nuk ekziston fjalia "s'e bėj dot". Ėshtė fat kur kjo forcė shpirtėrore dhe e karakterit priret nga e mira dhe e bukura, ndryshe do tė ishte njė "anti" e pashėrueshme urrejtjeje dhe agresiviteti, pėr tė cilėn nuk do tė kishin kuptim fjalėt "nder", "mirėnjohje", "drejtėsi" dhe "humanizėm". Tė dyja kėto derivate tė psikikės nėn presion, shoqėria shqiptare i ka njohur tė manifestuara nė forma nga mė tė ndryshmet e mė tė habitshmet etike dhe politike, por i ka njohur edhe nė shprehjen nėpėrmjet krijimtarisė artistike dhe, nė tė dyja rastet, pasojat janė reflektuar te vepra. Kjo ka dalluar krijuesin dhe letėrsinė e vėrtetė.

    Shefki Hysa, si njeri dhe krijues, duket se e ka kėtė fat, ai mbetet portreti i njeriut qė beson deri nė fund tek e mira dhe e bukura e sidomos te vetja.
    Janė tė njohur vepra dhe autorė botėrorė shumė tė suksesshėm qė, nė perspektivėn e filozofisė sė "tė pėrjashtuarve" nga rrethi social i vlerave dhe pabarazia e shpėrndarjes sė prodhimtarisė mendore e materiale tė saj, afirmojnė disa "anti-parime" morale dhe estetike (juridike etj., etj.), si sfidė ndaj hipokrizisė sė njė shoqėrie ose tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Nė kėto raste mund tė flitet pėr njė "antiestetikė", e cila nė themel mbėshtetet nė tė njėjtin truall tė thelbit njerėzor tė sė drejtės dhe lirisė, nė prirjen kah e mira dhe e bukura. Ndryshon vetėm pika e nisjes, si nė njė univers paralel, me idealin e ndreqjes sė asaj qė ėshtė ndėrtuar keq qė nė zanafillė. Kjo "disidencė" sociale dhe estetike ngre nė sipėrfaqe mjerimin e nėndheshėm tė basifondeve, qė konteston shkėlqimin e arritjeve me polarizimin ekstrem nė rrafsh global dhe ka realizime befasuese nė planin estetik dhe artistik.

    Duket se edhe krijimtaria tregimtare e Shefki Hysės nuk bėn pėrjashtim nga kėto tipare, tė cilat e pėrcaktojnė nė pjesėn mė tė madhe prozėn shqiptare tė shekullit qė shkoi si realiste, me tendencėn pėr tė shfrytėzuar teknika shkrimi, konceptime bashkėkohėse tė kohės dhe hapėsirės apo nė ndėrtimin e personazhit, me nuancat e konceptit tė absurdit ose me pėrdorimin e alegorisė, tė sė magjishmes, sė mrekullueshmes dhe fantastikes sė pėrrallės.
    Kjo padyshim ėshtė vlerė.

    3.
    Tematikisht krijimtaria tregimtare e Shefki Hysės priret nga e sotmja, madje duke e sjellė edhe tė shkuarėn nėpėrmjet retrospektivės nė funksion tė saj. Personazhet e tregimeve tė tij shpesh ngjajnė si tė ndėrtuara me njė bollėk detajesh autobiografike. Ai ka gjetur kėndin e vet tė shikimit: njeriu nėn presionin e shtetit totalitar, por edhe cmirės, lakmisė, vanitetit, mediokritetit dhe hipokrizisė njerėzore, tė cilat i mbijetojnė ēdo sistemi politik si mikrobet temperaturės zero. Ėshtė shumė interesante tė vėresh se si nė ēdo paragraf pohohet me forcė tė ēuditshme ekzistenca e vlerave tė njeriut, mirėsia e tij e brendshme, guximi dhe pathyeshmėria e besimit te vetja. Tė gjitha personazhet kalojnė ēaste traumatike, gati tė humbasin nė mjegullėn e dobėsisė e dėshpėrimit nga goditjet e fatit e pabesisė njerėzore apo nga boshatisja e brendshme, si mungesė e idealeve tė bukura, por autori nuk pranon qė hija e pesimizmit ta ndjekė lexuesin pasi mbaron tregimi. Optimist i pandreqshėm, ai gjen mėnyrėn pėr ta nxjerrė heroin e vet nga situata e errėt: herė me simbolikėn e kthjelltėsisė sė ajrit nė majėn e shenjtėruar tė Tomorrit ("Magjia"), herė nga mirėsia e njė njeriu tė pabujshėm qė di tė "zbusė pėrbindėshat" ("Zbutėsi i pėrbindėshit"), herė nga magjia e dashurisė dhe e bukurisė ("Buzėqeshja", "E panjohura"), mjaft herė tė tjera pėr hir tė artit, punės dhe shpirtit krijues ("Ėndėrrimtarja") dhe sidomos, nė ato krijime qė lidhen me ēamėt e Ēamėrinė, nėn dallgėn e dhimbjes dhe tė mallit pėr dheun e tyre.

    Gjuha e thekur alegorike dhe ironike e shfrytėzon hiperbolėn dhe kontrastin nė mėnyrė tė pėrhershme, pa u ikur referencave me mjedise, tipa e ngjarje konkrete te realitetit shqiptar. Nė tregimin shumė tė realizuar "Gomarėt" satira ndėrthur problematikėn sociale me ato tė raporteve tė individit me shtetin, tė luftės sė pėrjetshme mes aftėsisė dhe paaftėsisė, sikur tė kujton satirat e Fishtės, njė paralele jo aq e largėt e motivit tė dallimit mes patriotit dhe pseudopatriotit, intelektualit dhe pseudointelektualit. Hiperbola dhe alegoria kėtu mbėshtetet nė detaje reale, qė ēuditėrisht (jo dhe aq "ēuditėrisht" nė Shqipėrinė tonė, pėr fat tė keq) nuk tingėllojnė tė trilluara dhe ngrihen natyrshėm nė nivelin e groteskes (komikja e pėrzjerė me tė frikshmen, paradoksalen dhe tė neveritshmen), pa dalė megjithatė nga natyra moralizuese e fabulės, sepse tregimi nė themel ėshtė njė gėrshetim i tipareve tė fabulės me tregimin realist. Zgjidhja (njė rastėsi mė tepėr se nė logjikėn e tipit) synon ta bėjė mė komplekse, figurėn e "Luanit plak" (ish-presidenti), pa i shpėtuar njė lloj skeme kompromisi. Po edhe kjo ėshtė brenda natyrės sė tregimeve tė tjera tė autorit: nuk do ta shtyjė hidhėsirėn deri nė skaj, me gjithė ambiguitetin e natyrės sė lojės nė oborrin e pushtetit, gjithsesi realiste, do tė thotė: qė s'ngre iluzione false pėr humanizmin ose drejtėsinė e kulluar. Kur e mbaron sė lexuari, ke ndjesinė se autori ka thurur njė parabolė alegorike, e cila, nė mos tjetėr, tė bėn tė kthjellėt e skeptik ndaj idoleve tė rreme.

    Nė tė njėjtėn linjė tematike dhe me vlerėsimin satirik tė situatave dhe tipave socialė vjen tregimi "Kryeplaku", i ndėrtuar me mjetet e groteskut dhe hiperbolės, ku ndėrthuren disa plane tematike dhe tipologji karakteresh (tipi i pushtetarit tė vogėl, i cili tė kujton "Bretkosėn qė u bė ka" dhe pėrfaqėsuesen e mafias ekonomike qė kėrkon tani tė zėrė kryet e vendit edhe nė politikė), duke i vendosur nė situata tė cilat i thėrrmojnė jo nga ndonjė faktor kontrastues (dėrrmues) jashtė botės sė tyre, por pikėrisht nga e keqja qė mbartin me zullumin e pangopėsisė dhe degradimin moral tė llumit qė pasurohet papritur. Nė kėto lloje tregimesh e keqja vihet qė nė fillim nė plan zhvlerėsues, me perspektivė mohuese, duke e vėnė nė teh tė sė qeshurės asgjėsuese, pa e fshehur dot njė dėshpėrim tė thellė e tė mezidukshėm.

    Mjaft tregime qė prekin sfera tė moralit tė kohės ndėrtohen si rrėfime realiste shumė tė ndjera, me struktura tė larmishme kompozicionale. Autori shfaq njė aftėsi tė habitshme vėzhguese ndaj njeriut dhe dukurive sociale, prej kėtej tregimet kanė detaje, hollėsira e fakte pa fund, krejt tipike, tė pėrdorura me mprehtėsi, me tė cilat krijon karakteret vanitoze dhe ambicioze, mendėsinė tipike tė kohės pėr fitime tė shpejta dhe abuzive, tė pasivitetit dhe ėndėrrimit me sy hapur, dramėn e tė ndershmit tė varfėr, shfrytėzimin e paskrupullt e tė pafre tė pushtetit etj.

    Ashtu si nė librat e tjera me tregime tė autorit, problematika sociale aktuale zė njė vend tė rėndėsishėm, gjė qė e dallon nga mjaft krijues qė i shmangen asaj, duke mos arritur tė pėrballojnė trysninė emocionale tė faktit tė pėrditshėm, i cili, pėr t'u kthyer nė fakt artistik, kėrkon aftėsi tė veēantė depėrtuese nė kryqėzimin e faktorėve tė shumtė qė e shkaktojnė dhe, njėkohėsisht, "shkėputjen" figurative ndaj tyre. Kėtė guxim krijues autori Shefki Hysa e gjen nė vetvete, falė aftėsisė sė vėzhgimit tė mprehtė dhe qėmtimit tė realitetit pėrqark. Ėshtė e kuptueshme se hapi i dytė dhe mė i rėndėsishėm ėshtė gjetja e formės nė tė cilėn do tė shfrytėzohet fakti si i tillė, sepse nuk mjafton tregimi i tyre nė vijėn reale tė rrjedhės sė kohės. Nė njė vepėr tė vėrtetė artistike nuk mjafton tė kesh fakte tė fuqishme, ato duhet tė jenė edhe domethėnėse artistikisht (vepron ligji i seleksionimit dhe kombinimit) domethėnė ato kthehen nė mjete, jo nė qėllim nė vetvete pėr t'i shpallur; ato duhet tė krijojnė njė sistem unik mjetesh shprehėse nė nivele tė ndryshme kuptimore dhe figurative, qė thellohen nė nėntekst me anė tė analogjisė, paralelizmit, kontrastit etj. Koha reale pėrthyhet nė plane "virtuale" kohėsh qė e nxjerrin nga graviteti i rrjedhės sė saj objektive gjatė rrėfimit, duke i dhėnė atij gjerėsi, universalitet dhe natyrshmėri, i kthen figurat (tipat, fatet njerėzore, personazhet) nė pėrftesa simbolike, alegorike dhe metaforike; pra vetė koha artistike bėhet pjesė e shprehimėsisė, si njė nga mėnyrat qė e shpėton zėrin autorial nga tendencioziteti i hapur. Shefki Hysa arrin shpesh tė dalė nga shtrėngesa e faktit si tė tillė dhe e kohės reale nė rrjedhėn e saj. Kjo ndodh nė tregimet mė tė mira, ato tė cilat qė nisje janė ngritur mbi tė menduarit e figurshėm dhe qė nuk e thyejnė kėtė linjė gjatė rrėfimit. Ndonjėherė, nga pasuria e materialit qė ka nė vetėdijėn e vet qytetare dhe dėshira pėr tė derdhur sa mė shumė informacion te lexuesi, harrohet se gjatė shkrimit duhet tė zotėrojė vetėdija e krijuesit, qė peshon rreptėsisht ēdo fjalė e sekuencė, zot dhe adhurues sa i sė vėrtetės, aq edhe i harmonisė sė pėrsosur, pra i masės. Kjo nis qė tek fraza, paragrafi dhe tėrė ngrehina e tekstit letrar.

    Nė tregimin "Sida", qė e gjejmė edhe nė librin "Rrėfimet e njė hajduti", fakti i molepsjes sė njeriut shqiptar me sėmundjen e shekullit ėshtė shfrytėzuar mrekullisht, si nė njė lojė tė ankthshme, pėr tė nxjerrė nė plan tė parė shėmti tė tjera tė marrėdhėnieve njerėzore, po aq tė tmerrshme dhe shkatėrruese sa SIDA, pa tė dhėnė mundėsi tė lehtėsohesh nga drithėrima pėr asnjėrėn prej tyre. Aty nuk ka ngjarje nė kuptimin klasik ose ngjarja nė vetvete nuk ka potencial tė mbajė nė kėmbė, ashtu siē ėshtė dhėnė, ēastin e ngarkesės emocionale qė pėson rrėfyesi. Janė me qindra ngjarje tė tilla qė i dėgjojmė pėrditė (njė shef maniak qė heq nga puna vartėsen, nėse nuk pėrshtatet me kėrkesat e tij). Trysnia e dendurisė sė fakteve, mjerisht edhe mė tė rėnda, nuk tė lė vend pėr reaksion emocional dhe aq mė pak krijues. Autori ka zgjedhur tė merret jo me faktin, por me pėrjetimin e tij dhe jo nga pikėvėshtrimi i vajzės, por i gazetarit. Kjo i ka dhėnė dorė tė merret jo me pėrshkrimin e drejtpėrdrejtė tė ngjarjes, por me brendėsinė e gazetarit-rrėfimtar, duke e ngritur ngjarjen nė nivelin ideosimbolik me njė gjetje (njolla nė qafėn e vajzės, qė ai dyshon se ėshtė shenjė e sidės, po mund tė jetė edhe krejt tjetėr) qė i jep thellėsi edhe nėntekstit, edhe figurės.

    Sado qė shfrytėzon gjerėsisht mjetet e sė mrekullueshmes, fantastikes dhe magjikes, tregimet e Shefki Hysės mbeten realiste edhe pėr hir tė shijeve dhe koncepteve qė ai ka pėr tė bukurėn dhe artin. Nė tregimin "Mrekullia e rreme" figura e dashurisė dhe ajo e artistit (punėtorit tė fjalės) ndahen nga njė fill i hollė, madje zėvendėsojnė alegorikisht njėra-tjetrėn si vlera njerėzore dhe kuptim jete. Me mjetet e pėrrallės ai sjell e vė pėrballė dy lloje bukurish, njėlloj trullosėse, si e Bukura e Dheut dhe "paja" e saj, biblioteka e dijeve, libri, letėrsia, pėrkundėr lirisė pėr t'u shėrbyer njerėzve me artin dhe dijet. Gjendja e ėndrrės, kllapisė apo "shokut" psiko-emocional shpesh janė vetėm mjete pėr tė krijuar kontrastin mes ėndrrės dhe realitetit, pėr tė shpalosur cytjen drejt sė pamundurės, por jo pėr tė dhėnė dilema ekzistenciale nėpėrmjet zbulimin intuitiv tė thyerjeve e pragjeve psikike me bazė instiktet dhe komplekset tragjike tė individit, tė ndrydhura nėn peshėn e dhunimit prej moralit e normave tė shoqėrisė qė deformojnė unin e tij, si te shkrimtarėt modernistė. Sado absurde tė tingėllojnė situatat nė tė cilat vihet personazhi, pėrshkrimi i botės dhe mjedisit mbeten realist dhe absurdi u takon paradokseve tė fatit jo konceptimit tė figurės dhe, aq mė pak, mėnyrės me tė cilėn pėrdoret fjala gjatė rrėfimit.

    Siē ėshtė e kuptueshme, njė nga motivet mė tė dhimbshme dhe mė tė parapėlqyera ėshtė ai qė lidhet mė origjinėn e ligjėrimeve tė mallit dhe krenarisė ēame. Nė mjaft raste edhe personazhet autori nuk ngurron t'i identifikojė si "njė atdhetar ēam", "burrat e Ēamėrisė", "njė poet ēam" etj. Me kėtė identitet mjediset, shqetėsimet, tipat dhe vlera autentike shkojnė drejt pėrgjithėsimit. Nė tregimin "Xhemili", poeti ēam "shumėzohet" nė dhjetėra fate njerėzish tė varfėr qė pėrfundojnė tragjikisht, duke e bėrė edhe mė tė thekshme thirrjen pėr humanizėm, sepse ėshtė fjala pėr njė poet.
    Si pėrfundim, duhet theksuar se shkrimtari Shefki Hysa ėshtė njė zė qė rreket, me pikėsynim tė qartė artistik, tė jetė i barabartė me veten, ēka do tė thotė se ai po ecėn me konsekuencė nė rrugėn e ravizimit tė profilit tė vet si krijues i mirėfilltė.

    - - - - - - - - - - - - - - -

    VEĒORITĖ E NJĖ PROZE TĖ SHKURTĖR MBRESĖLĖNĖSE

    Nga Sokol JAKOVA

    1.
    Proza jonė e shkurtėr edhe gjatė kėtyre vjetėve tė tranzicionit, ka nxjerrė nė pah dukuri tė reja, risi kėto qė bien nė sy nė krijimtarinė e njė sėrė prozatorėsh, tė vjetėr e tė rinj, tė cilėt kanė bėrė emėr me librat e tyre, kanė tėrhequr kureshtjen e lexuesve dhe janė vlerėsuar prej tyre.
    Nė kėtė kuptim duhet analizuar edhe krijimtaria e prozatorit Shefki Hysa, i njohur prej vitesh nga lexuesi, e cila ka lėnė gjurmė nė rrethet letrare. E padyshim, njė krijimtari e larme, shkruar me njė frymė tė theksuar realiste, ku gėrshetohen edhe elemente tė prozės sė sotme moderne si tė surealizmit e realizmit magjik, me njė vėshtrim tė thellė e kompleks nė realitetin e kohės, me njė aradhė personazhesh tė individualizuar, pėrmes situatash tė gjetura artistike dhe njė gjuhė tė pasur letrare, s'ka sesi tė mos tėrheqė vėmendjen e kritikės dhe tė studiuesve tanė. Kjo krijimtari jep dorė e hap shtigje pėr njė analizė artistike, pasi nė tė bėjnė majė pikėrisht disa nga veēoritė mė pozitive dhe tė qenėsishme tė prozės sė sotme shqiptare.

    2.
    Gjithnjė ribotimi ka qenė njė test i rėndėsishėm i krijimtarisė, pėr tė kuptuar edhe njė herė se sa thellė ka bėrė ajo fole nė mendjen dhe zemrėn e lexuesve. Prandaj ribotimi i pėrmbledhjes me tregime tė Shefki Hysės "Rrėfimet e njė hajduti", veē tė tjerash, ėshtė sprovė e re pėr autorin, nė pėrballje me lexuesit, pėr t'iu ridhėnė atyre mbresat dhe emocionet qė ngjallin tregimet e pėrmbledhjes, ku rikrijohen artistikisht tablo nga jeta e periudhave tė ndryshme kohore dhe gjėllijnė personazhe me tė vėrtetė interesante, tė cilat janė gdhendur me shije e mjeshtri artistike.

    Dy tregimet qė hapin pėrmbledhjen "Tmerri i Sidės" dhe "Rrėfimet e njė hajduti" janė disi tė ngjashėm nga kompozicioni i tyre. Nė to ngjarjet shtillen nė njė situatė dhe gjetja artistike shpaloset nė fund, duke e lėnė lexuesin nė ankth e kėrshėri, gjatė leximit, derisa tė njohė mbylljen e tregimit, tė zbulojė mesazhin e tij e veēanėrisht tiparet e karaktereve tė personazheve. Vajza nė tregimin e parė shfaqet krejt ndryshe nga sa e pėrfytyron gazetari i ri me dramėn e saj, qė ndoshta nė njė kuptim ėshtė mė e fėlliqur se vetė Sida, ndėrsa djaloshi vjedhės te tregimi i dytė zbulon krejt papritur karakterin e tij tė pandryshuar nė njė situatė sa tė veēantė, aq dhe gazmore e disi groteske. Rėndėsi ka qė tė dyja tregimet shtillen natyrshėm, me vėrtetėsi jetėsore e me njė temporitėm tė kėnaqshėm, qė ndihet dukshėm gjatė leximit, falė pėrvojės dhe zotėsisė sė autorit.

    Ndėrsa "Perandoria e idhujve" ėshtė mė tepėr njė skicė a ese, me kuptim alegorik, tregimi "Vejusha e zezė" spikat si njė nga mė tė bukurit e mė tė shenjuarit e pėrmbledhjes. Nė kėtė prozė tė qėlluar gjen nė miniaturė thuajse tė gjitha veēoritė karakteristike tė krijimtarisė sė Shefki Hysės; narracionin plotė ngjyrė artistike, dialogun e shkathėt e tė ngjeshur, temporitmin e mėnyrės sė tė rrėfyerit, elementet e surealizmit tė prozės sė sotme moderne, nėnteksin pėrqeshės e tallės, qė arrin nė kufijtė e groteskut, e mbi tė gjitha vizatimin e larmė e me kolorit tė veēantė tė figurės sė njė vejusheje, portreti i sė cilės tė mbetet gjatė nė kujtesė. Me mjeshtri e finesė tė hollė autori ia ka dalė mbanė tė thurė njė subjekt interesant qė e mban gjallė kureshtjen e lexuesit dhe tė zbulojė nė fund aq papritur njė gjetje tė rrallė artistike, e cila i jep njė fshikull tė hollė demaskuese figurės sė vejushės sė zezė, kėsaj gruaje me pėrmasa pėrbindsheje nė jetė, madje edhe nė seks. Prandaj edhe skenat erotike tė tregimit janė dhėnė nė funksion tė zbulimit tė karakterit tė personazhit dhe tė shpalosjes sė mesazhit tė autorit. Vejusha e zezė mbetet njė personazh i spikatur dhe i rrallė nė galerinė e personazheve mė tė realizuar tė prozės sonė tė shkurtėr.

    Duke gjykuar tė ketė larmi mėnyrash tė tė shkruarit autori i pėrmbledhjes "Rrėfimet e njė hajduti" ka mundur tė krijojė me mjeshtri artistike dhe patos emocionues tregimin "Didini", i cili mbetet njė nga kolonat mė tė forta tė kėtij libri. Siē thekson me tė drejtė njė studiues i krijimtarisė sė autorit, Bardhyl Maliqi, "tregimi "Didini"… ėshtė njė model artistik i pėrdorimit me mjeshtri tė elementeve magjike, shprehje e realizmit magjik nė letėrsinė tonė". Heroi i tregimit "Didini" njė pinjoll i njė familjeje nacionaliste, vizatohet nė vepėr me cilėsitė dhe karakteristikat mė tė mira qė mund tė ketė njė djalosh i ri me ėndrra e ideale pėr jetėn dhe tė ardhmen. Por nė ato kohėra lufte tragjedia e tė riut nacionalist ishte e pashmangshme, sepse ata qė udhėhoqėn luftėn, komunistėt, ishin armiq pėr vdekje me naiconalistėt shqiptarė. Duke luftuar me njė ēetė tė Ballit kundėr partizanėve, Didini bie rob i tyre dhe nė fund, pėr bindjet e tij, masakrohet nga komandanti partizan "Pisha".

    I tėrė tregimi shpaloset nė retrospektivė. Shfrytėzimi i elementeve magjike i ka dhėnė dorė autorit tė vendosė si strumbullar tė veprės personazhin kryesor, jo Didinin, por shpirtin e trazuar tė djaloshit, qė ėshtė masakruar gjatė luftės. Kjo gjetje sa fantastike, aq dhe konvencionale ka ndikuar thellė nė tė gjithė strukturėn artistike tė kėsaj proze tė realizuar dukshėm. Kėshtu, i gjithė materiali jetėsor mbėshtillet rreth personazhit-shpirt, i cili si njė frullizė e trazuar vetevjen ngado nė viset e vendlindjes dhe ndėrmend ato kohėra tė shkuara e tė suhishme. Nuk e teprojmė po tė vėmė nė dukje, duke njohur fėmijėrinė dhe jetėn e trazuar tė autorit dhe tė familjes sė tij, se me Didinin, Shefki Hysa ka synuar tė na krijojė artistikisht njė portret pak a shumė tė idealeve tė tij, duke e "qėndisur" personazhin, qė ndihet se e do sė tepėrmi. Djaloshi Didin na jepet si njė njeri me shpirt tė rrallė human, trim e ēakmak nga trutė, i cili gjithė jetėn ka bredhur i lirė, si kaprolli i maleve pėrqark. "Didinin-shpirt e pushtoi rishtas ndjesia e mufatjes sė brengės pėrbrenda atij vrundulli padukshmėrie qė pėrcaktonte ekzistencėn e tij. Donte tė urrente e nuk urrente dot. Donte tė rebelohej e nuk rebelohej dot. Ēuditėrisht, ndryshe nga shpirtėrat e tjerė nė arrati, shpirti i Didinit nuk pėrmban nė vetvete prirjen kriminale, embrionin e fantazmės, qė befas shpėrthen netėve dheun e varrit dhe turret ashtu magjishėm me tėrė fuqinė e sė keqes mbi paqen njerėzore.

    Madje shpirtėrat lugatė, sa herė e ndeshnin nė fluturim e sipėr Didinin-shpirt, e vinin nė lojė, e tallnin dhe e pėrtallnin pėr pafuqinė e tij shurdhmemece. Ēuditeshin lugetėrit se si mund tė kishin shpirtėra nė arrati, qė nė vend tė hakmerreshin, e kundronin qetaz botėn njerėzore prej atij vrundulli ajror sa vuv dhe engjėllor. As djall e as engjėll e megjithatė njė shpirt i pastrehė, i pėrhumbur nė shurdhmemecėrinė e vet, nė shtjellėn e brengės sė vet. Madje edhe vetė Didini habitej ndonjėherė me ekzistencėn e tij aq pasive. Ē'kuptim tė kishte vallė ajo lloj rezistence midis tokės dhe qiellit, kur nuk mund tė ndėrmerrte asgjė pėr tė ndryshuar sadopak rrjedhėn fatale tė ngjarjeve, siē mund tė bėnin shpirtėrat e arratisur prej ferrit?! Dhe e kishte hak tė hakmerrej pėr atė vrasje tė pabesė. Me plumb. Ashtu pas shpine, si njė hapje dhe mbyllje sysh?!… ("Didini, f. 55-56). Ėshtė e tepėrt tė themi sesa keqardhje ndien dhe sesa ligsht ndodhet lexuesi pėr fatin tragjik tė kėtij personazhi, qė me botėn e pasur shpirtėrore dhe humanizmin e tij bėn fole nė zemrat e njerėzve.

    Kėtė karakter human e gjejmė te tregimi "Qopeku", xha Mihoja te "Plaku i liqeneve", Hidoja dhe Leta te "Tė shtunėn pasdite", Xheki dhe Dudija te "Loja e fatit", Lirika te tregimi me tė njėjtin emėr.
    Tregimi "Ullinjtė" shtillet nė njė ulli tjetėr. Bėhet fjalė pėr njė ngjarje tė viteve tė dikurshme. Autori, si njė vėzhgues i hollė e i mprehtė i jetės, nė kėtė tregim e hedh vėshtrimin nė atė kohė, kur populli ishte i mbėrthyer nėn zgjedhėn e diktaturės.

    Subjekti i tregimit ėshtė sa i thjeshtė, aq edhe ngjethės. Njė vashės fare e re, gjashtėmbėdhjetėvjeēare, e nxitur nga e ėma dhe varfėria, qė pėr tė fituar diēka e shtyn nė njė punė tė fėlliqur, shkon tė vjedhė ullinj nė pronėn e kooperativės, pra nė rrahun e Habibit. Dhe vajza e kryen kėtė akt, por bie pre e brigadierit tė pemtarisė, Raufit, i cili, i ndezur nga epshi seksual, mundohet ta pėrdhunojė. Kuptohet, gjesti i tij i turpshėm e kriminal ndaj njė femre ėshtė ku e ku mė i fėlliqur, sesa grabitja fshehurazi e njė thesi me ullinj. Autori pėrmes njė paralelizmi figurativ me pėllumbat, nė mbyllje tė tregimit, e thekson me forcė kėtė mesazh: "Vajza, qė ua kishte zili fluturimin atyre pėllumbave, e pėrfytyroi veten njė ēast si njė pėllumbeshė qė sapo u ka shpėtuar krahėve tė skifterit. Dhe u pėrlot prapė. Ishin lot gėzimi. E ndiente veten tė lirė, tė lirė, tė lirė"… Por ky tregim na intereson edhe nė njė kėndvėshtrim tjetėr; i shkruar vite mė parė, ai zbulon qartė moskonformizmin e autorit me metodėn e realizmit socialist, me synimin e tij pėr tė thyer kornizat e asaj metode e pėr tė nxjerrė sheshit edhe shėmtitė e realitetit tė hidhur tė asaj kohe, kur heroina e tregimit, nė mbyllje tė tij "psherėtiu pėrsėri me mendimin se realiteti ishte mė i hidhur se kokrra e ullirit"…

    Nė njė sėrė tregimesh tė tjera tė pėrmbledhjes, autori i thur subjektet duke vėnė nė qendėr tė vėmendjes problemin e dashurisė. Nė to vėrehet qartė sesi autori, pėrmes mjetesh tė gjetura artistike, ia del mbanė tė pėrshkruajė situata emocionuese e plot romantikė dashurie me njė pastėrti tė qashtėr, humane, fisnike e jetėsore. Dashuria konceptohet si njė ndjenjė e shenjtė, hyjnore, por gjithsesi, kur kėrkon tė fshikullojė personazhet, autori di tė pėrshkruajė marrėdhėniet e dashurisė edhe thjesht fizike e tė egra, siē ndodh fjala vjen nė tregimin "Bisha e bukur", ku pėrmes njė pėrshkrimi tallės e grotesk tė marrėdhėnieve tė dashurisė, me njė fjalor tejet banal, fshikullohen e demaskohen personazhet kryesore tė veprės, tė cilat autori i ka vėnė nė shėnjestėr.

    3.
    Ėshtė vėnė nė dukje nga kritika se prozatori Shefki Hysa nė krijimtarinė e tij jo rrallė ka shfrytėzuar tė dhėna tė shumta autobiografike pėr thurjen e subjekteve tė krijimeve tė veta. Ky konstatim ėshtė i saktė, sepse nuk ka shkrimtar, sado i njohur ose i panjohur tė jetė, qė tė mos shfrytėzojė mbresat e kujtimet e jetės sė tij nė krijimtarinė e vet. Rėndėsi ka fakti qė rikrijimi artistik i kėsaj tė kaluare, meqė arti letrar ta jep kėtė mundėsi, tė jetė nė pėrmasa mė tė larta, mė tė thella e mbi tė gjitha mė emocionuese, sesa t'i jep kėto vetė realiteti i jetės qė pėrshkruan.

    Falė origjinės sė tij, jetės sė dhimbshme, dramatike e tė trazuar e falė talentit qė e karaktizon, autori i pėrmbledhjes "Rrėfimet e njė hajduti" ia ka dalė mbanė me sukses qė nė disa tregime tė na shpalosė me dramacitet tė veēantė, me njė kolorit ngjyrash tė ndezura e me njė dhimbje qė vėrtet tė rrėqeth, tablo tė jetės sė kaluar tė popullsisė sė pafat ēame, tė cilės, siē dihet, rrjedha e kohės u hodhi mbi kurriz vuajtje, mjerim e tragjedi rrallė herė tė dėgjuara. Nuk ėshtė pa gjė thėnia se shpesh nė art prej dhimbjeve tė mėdha lindin vepra tė mėdha. Nė kėtė kuptim mendojmė se mund tė interpretohet vlera artistike e tregimit "Qafa e botės", qė edhe ky ėshtė njė nga kolonat kryesore tė pėrmbledhjes. Kėtė vepėr autori e ka shkruar me njė dashuri e frymėzim tė veēantė, sepse pikėrisht nė tė ndihet mė pranė vetes, jetės dhe origjinės sė tij, sepse mbresat e kujtimet e dhimbshme e tronditėse tė kėsaj jete, qė janė ruajtur me fanatizėm e kėmbėngulje nė nėnvetėdije, kanė krijuar njė shtysė tė fortė e njė frymėzim tė rrallė pėr tė derdhur nė letėr njė krijim tė realizuar dhe me vlerė artistike.

    Nė tė vėrtetė subjekti i kėtij tregimi ėshtė i thjeshtė, pa shumė situata, siē janė nė pėrgjithėsi subjektet e tregimeve tė Shefki Hysės. Ai nuk priret drejt ngjarjeve tė jashtėzakonshme, por pėrkundrazi e pėrqendron vėmendjen nė prozėn e tij tė shkurtėr nė narracionin-figurativ, te simboli dhe alegoria, me njė fjalė te mjetet shprehėse figurative, tė cilat e ndihmojnė sė tepėrmi pėr zbulimin emocionues tė ngjarjeve dhe tė karaktereve tė personazheve. Si njė simbol i gjetur duhet parė kėsisoj qafa e famshme ose Qafa e Botės nė tregim, i cili nė kuptimin artistik shėrben edhe pėr organizimin e strukturės kompozicionale. Kėshtu shpjegohet edhe paralelizmi figurativ midis dy kohėve, tė asaj kohe kur kėtė Qafė, qė ndan dy shtete, e kapėrcenin muhaxhirėt fatkeqė "ēamė" dhe tė ditėve tė sotme, kur me qindra e mijėra refugjatė ēajnė ferrėn maleve pėr tė gjetur "parajsėn" nė shtetin fqinj. Kėtė dukuri artistike e pėrforcon vetė autori kur vė nė dukje nė tregim se "po pėrsėritet tragjedia e muhaxhirėve ēamė, kėtu, nė Qafė tė Botės… Megjithėse thonė se historia pėrsėdytet nė mėnyrė komike, e vetmja gjė qė mund tė shkaktojė njė buzėqeshje tė hidhur nė kėtė histori tė re muhaxhirėsh ėshtė ndoshta fakti se, ndėrsa ēamėt i ndiqte i huaji, muhaxhirėt e rinj, figadhes, siē i quan me pėrēmim greku, i ndjekin njerėzit tanė… Po, po, njerėzit tanė kolltukofagė, siē i cilėsojnė gazetat e opozitės!"… (Qafa e Botės, f. 84).

    Pra, duke pėrqasur nė mėnyrė figurative dy periudha historike qė i ndajnė disa dhjetėravjeēarė, njė gjetje e arrirė kompozicionale kjo, autori nė tregim hap shtigje pėr tė na rrėfyer me realizėm se ēfarė lloj bėmash tė tmerrshme e tė llahtarshme kanė ndodhur e po ndodhin nė kėtė qafė, ose siē e cilėson autori: "Qafa e Botės i ngjante njėfarėsoj asaj portės sė fshehtė tė pėrrallės qė lidh botėn tonė me atė tė pėrtej varrit, tė gjallėt me tė vdekurit". (Qafa e Botės, f. 78).

    Pasi e ka "shtruar" kėsisoj "udhėn" e narracionit tė tij, Shefki Hysa depėrton nė indet e tregimit, duke rikrijuar artistikisht, pėrmes rrėfimit tė tij tė shtruar, ku ruhet temporitmi, disa situata tepėr tė dhimbshme e dramatike. Pėrmes dy ushtarėve kufitarė dhe refugjatit tė fshehur qė mezi pret tė kapėrcejė kufirin, mėsojmė disa bėma tragjike, tė rralla nė llojin e vet. Kėtė na e paralajmėrojnė krrakėllimat ndjellėse tė vdekjes, tė korbave tė zinj, qė pulsojnė nė vepėr si ogur i keq. Ja se ē'thotė ushtari i vjetėr kufitar nė tregim: "Po tė fillojė shiu do tė shohėsh se nėpėr Qafė do tė shpėrthejnė vetvetiu dhjetėra e dhjetėra flakė qė tė kallin tmerrin. Thua se po tė rrethojnė flamat e lugatėt dhe pret nga ēasti nė ēast, tė tė ngulin kthetrat nė grykė. Ka rrezik tė shkallosh, po tė jesh i vetėm, nė kėtė Qafė, nė netė me shi. Ajo mori flakėsh qė kėrcejnė pupthi, sa andej kėndej, shkaktohet nga fosfori i eshtrave, qė zė e aktivizohet prej lagėshtirės. Shkurreve, midis ferrave dhe barit qė mbulojnė kėtė tokė, po tė kėrkosh, do tė gjesh kockat, dhe kafkat e shumė skeletėve njerėzorė.

    Ngaherė kanė mbetur kufoma njerėzish tė pavarrosur nė kėtė Qafė. Por, siē thonė, muhaxhirėt ēamė, rreth vitit 1945, tė pėrndjekur nga bandat greke, kanė lėnė shumė tė vdekur shtigjeve tė kėsaj Qafe. Vdisnin tė cfilitur nga plagėt, sėmundjet, tė ftohtit, uria dhe vuajtjet qė si pėrcepton dot njė mendje njeriu normal. Ashtu pa ndihmė e mbrojtje, kruspulloseshin dhe jepnin shpirt, duke rėnkuar rrėzė kaēubave e gėmushave. Njerėz tė tjerė, tė lemeritur, kapėrcenin mbi kufoma tė njohurish dhe tė panjohurish, pėr tė vdekur, ndoshta, qė nė kthesėn e parė tė atyre udhėzave tė sapokrijuara nga shputat e kėmbėve tė pėrgjakura apo mė tutje, nė njė lėndinėz a pranė njė shkėmbi. Kaq shumė kufoma viktimash tė pafajshme nė pak ditė e javė! Kutėrbonte qė larg, Qafa, prej mishit tė prishur…" (Qafa e Botės, f. 80-81). Tė tilla pėrshkrime tronditėse qė tė ngjallin edhe ndjenjė tmerri, gjen edhe nė vise tė tjera tė tregimit, pra jo vetėm pėr atė tė kaluar tė hidhur tė vėrdallisjes, pas pėrzėnies nga trojet e tyre tė muhaxhirėve ēamė, por edhe nė vitet e mėpastajme, kur refugjatėt e gjorė shqiptarė, qė synonin tė kalonin kufirin pėr njė tė ardhshme mė tė mirė, i vrisnin nė kufi dhe, siē thotė autori: "njerėzit e qeverisė sonė, si tė menēur qė janė, i kishin nisur tė vrarėt sipėr njė karrocerie makine. Pa arkivole. Ashtu tė pėrgjakur, tė pėrbaltur, fytyrėcopėtuar nga plumbat. Vdekje e shėmtuar qė pėllciste edhe gurin me pamjen e vet e jo mė zemrat njerėzore prej mishi e gjaku". (Qafė e Botės, f. 83).

    Duke synuar tė jetė njėherėsh jo vetėm shkrimtar, por edhe protestues i ashpėr pėr tragjedinė me pėrmasa tė paimagjinueshme tė muhaxhirėve tė mjerė ēamė, njerėzve tė gjakut tė tij, Shefki Hysa ka pėrmbledhur nė libėr njė tregim tjetėr tė realizuar e mjaft dramatik. Tregimi "Dėshmia" ėshtė me tė vėrtetė njė dėshmi ngjethėse, qė zbulon mirėfilli masakrat e pėrbindshme tė zervistėve grekė ndaj popullsisė sė pambrojtur ēame. I tejmbushur me frymėzim nga urrejtja dhe mllefi i fortė ndaj kėtyre bishave me fytyrė njeriu, autori ka derdhur nė letėr njė situatė qė gati tė ēmend pėr makabritetin e vet. Kjo situatė, kur nėna e mirė ēame Fatije, pėr t'i dėshmuar tė huajve tė komisionit pėr masakrat e llahtarshme tė burracakėve tė mallkuar tė Zervės mbi popullsinė e pafajshme ēame, u nxjerr atyre pėrpara lėkurėn e rrjepur tė kokės me njė shtėllungė flokėsh tė tė birit tė therur, ndonėse i ngjet disi episodit tė plakės Nicė, qė i hedh ndėr kėmbė gjeneralit italian thesin me eshtra tė kolonelit Z, te romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" tė Ismail Kadaresė, gjithsesi mbetet e rrallė nė llojin e vet nė prozėn e sotme shqiptare. Kjo situatė e tregimit "Dėshmia", me pėrmasa thuajse ireale, shpreh me njė densitet tė admirueshėm kuitesencėn e vuajtjeve, tė tragjizmit dhe persekutimit qė provoi mbi kurriz kjo popullsi shqiptare nė ato vite tė llahtarshme. Pėrballė saj qėndron bukuria shpirtėrore, humanizmi, dashuria dhe fisnikėria e madhe e nėnės ēame dhe pėrlotesh, i tronditur thellė, kur nė mbyllje tė tregimit "mėmė Fatija mori me pėrkėdheli dhe dhimbje lėkurėn e kokės sė tė birit, e mbėshtolli tėrė kujdes e merak, shkopsiti polkėn dhe e rrasi nė gji, pranė zemrės, si tė donte t'i jepte jetė nga jeta e saj. I vėshtroi edhe njėherė njerėzit me sytė e pėrlotur dhe ashtu me duart pėrmbi krahėror u kthye pėr tė ikur" (Dėshmia, f. 75).

    4. Nuk mund t'i mbyllnim kėto shėnime pa thėnė disa fjalė pėr stilin dhe gjuhėn e pasur artistike qė ka pėrdorur autori i pėrmbledhjes "Rrėfimet e njė hajduti" nė tregimet e veta. Shefki Hysa ėshtė ndėr ata prozatorė shqiptarė, qė kėtyre komponentėve tė formės artistike tė krijimtarisė sė tij u jep njė rėndėsi tė veēantė. Dhe ky fakt rrėfen pėr kėrkesat e ngritura profesionale qė ka autori i talentuar ndaj krijimtarisė sė tij. Siē vėren me tė drejtė edhe studiuesi Bardhyl Maliqi "karakterin realist tė prozės sė Shefkiut e nxjerr mė nė dukje edhe gjuha e pasur me shprehje frazeologjike, me dialektalizma, zhargone qė funksionalizohen sidomos nė gojėn e personazheve. Krahas prirjes realiste tė prozės sė Shefki Hysės, vėrejmė nė tė edhe elemente, po edhe konceptime tė njė proze, e cila, duke u mbėshtetur nė krijimtarinė popullore dhe nė teknikat bashkėkohore letrare, na shfaqet sa komplekse aq dhe e pasur nė strukturat e saj nė dukje tė thjeshta, por tepėr ekspresive"… Si pėrfundim theksoj se prozatori Shefki Hysa ka zėrin e tij tė veēantė nė prozėn tonė, ka individualitetin e tij tashmė tė formuar artistik dhe me krijimtarinė e vet zė sot njė vend tė lakmueshėm nė prozėn realiste shqiptare.

    - - - - - - - - - - - - - - -

    TRONDITJA E MADHE ĒAME

    Nga Visar ZHITI

    Visar Zhiti Shkrimtari Shefki Hysa ėshtė autor i shumė librave me tregime dhe romane ku fryn era e shqetėsuar ēame dhe fati i njerėzve ėshtė i lidhur me truallin e tyre ashtu si rrėnjėt qė futen thellė nėpėr gurė, por edhe si gishtat e jetės, qė tė pėrgjakur shtėrngojnė realitetin. Si autor atij i pėlqen realizmi dhe e vėrteta, sado tronditėse qoftė, prandaj dhe bėhet kronikan i saj, dėshmitar i fuqishėm, ushqyes i kujtesės kolektive.

    Dikur kam shkruar se ndėrsa masakrat qė ndodhnin nė Kosovė janė tė afėrta dhe ende tė gjalla, kur "Xhelati i Ballkanit", serbi Millosheviē, diktatori i fundit komunist, vazhdon tė gjykohet pėr krime kundėr njerėzimit nė Gjygjin e Hagės (nėpėr ekranet televizive herė pas here shfaqej ikja si nė Bibėl e kosovarėve, dėbimi nga trojet e tyre dardane qė kur ėshtė krijuar bota), ne na fanitet dhe njė tjetėr dėbim i madh i shqiptarėve, nė jugun ilirik, mė i hershėm, po aq mizor, megjithėse nuk pati dėshmitarė televizjonet ndėrkombėtare dhe as u mblodhėn ushtritė e botės, Nato-ja, qė ta ndėshkonin tė keqen.

    Dhe ēamėt u pėrzunė nga trojet e tyre epirote, u dogjėn shtėpitė, u therėn bashkė me bagėtitė edhe njerėz, u prishėn si ullishtat dhe e ardhmja, vritej mitologjia kombėtare. Shtegtoi lemeria e tyre pėr nė tokėn-amė dhe mė pas erdhi si njė masakėr tjetėr shurdhėr-harrimi mizor. Askush nuk thoshte asgjė dhe pse pas tre mijė vjetėsh, nė Ballkanin mitik, qe djegur nė kohėt moderne njė Trojė tjetėr…

    Ndėrkaq ēamėt gjetėn nė atdhe njė diktaturė, qė jo vetėm nuk kėrkoi tė mbrojė tė drejtat e bashkatdhetarėve tė vet, por pėrkundrazi nuk i la tė qetė, i persekutoi ndoshta dhe mė shumė se tė tjerėt, sajoi armiq, i futi burgjeve.
    Nėpėr burgjet komuniste tė atdheut tė tyre ēamėt iu bashkuan kosovarėve qė arratiseshin nga andej pėr kėndej, qė tė preknin ėndrrat, por preknin vetėm hekurat e ndryshkur…

    Dhe kėshtu, ndėrsa Shqipėria qe copėtuar mizorisht prej tė tjerėve, shqiptarėt copėtoheshin kėtu brenda prej vetvetes. Mė pas ishte e vėshtirė tė kujtoje Kosovė e Ēamėri, asgjė nuk thoshte gjeografia nė tekstet shkollore, historia nuk guxonte, ndėrgjegjia ndrydhej…

    Megjithatė kujtesa kolektive fshehurazi forconte dhe kaliste qėndresėn e duhur, qė lėvrinte si lumė i nėndheshėm…
    Letėrsia arrinte tė zbulonte ndonjė kėngė anonime pėr trojet e ndara, ndonjė vajtim dridhės ēam apo elegji shungėlluese kosovare, vallet risillnin me rropamat e tyre apokalipsin, kurse shkrimtarėt krijonin mundėsira metaforike apo me gjuhėn e Ezopit tė thoshnin diēka pėr Kosovėn e Ēamėrinė.

    E rikujtoj qė, nėse poeti nga Kosova, Ali Podrimja do tė shkonte nė Ēamėrinė e pėrtej kufirit shtetėror, si nė njė dhimbje tonėn tė madhe dhe do shkruante poezi hermetike atje, qė t'i ruante trifish: nga diktatura shqiptare, nga pushtuesi serb dhe shovenėt grek. Kėtu, nė Shqipėrinė e mbetur, shkrimtarėt ēamė ndjenin vėshtirėsi e persekutim, u ndaloheshin librat, ata vetė futeshin burgjeve, merrnin arratinė, heshtnin, prisnin…

    Tani zėri ēam ka ridalė nga prushi i dhembjes se vet, mbuluar me hi tė dikurshėm harrimesh, brambullon me flakė prometeane dhe bota po e sheh e po e ndjen gjithnjė e mė shumė dritėn dhe nxehtėsinė e tij, do tė digjet i pashuar pėr tė Vėrtetėn dhe Drejtėsinė… dhe njė popull i masakruar meriton t'i kthehen trualli dhe shpirti, pasuritė, kėngėt dhe e ardhmja…
    Njė klithmė e thellė tronditėse ėshtė krijimtaria letrare e Shefki Hysės, mbartėse e tragjedisė sė popullit tė vet, qė Ballkani mitik tė gjejė qetėsinė…

    - - - - - - - - - - - -

    REFLEKSE TĖ NJĖ JETE

    Nga Xhemil Lato

    Shkrimtari Shefki Hysa ėshtė njė emėr qė kėrkon vėmendje: ėshtė njė Bilal Xhaferr i gjallė, qė di tė zgjedhė nga jeta me shumė kujdes, ta pėrpunojė me durim materialin jetėsor dhe tė na japė pa artificė e pėrdredhje krijime cilėsore. Jo mė kot shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, pasi u njoh me krijimet e para letrare tė Shefki Hysės, do tė shprehej i befasuar: "Ē'ėshtė ky djalė qė shkruan ndryshe"?!…

    "Tregimtari im i dashur, me vrojtime tė ēuditshme dhe ndjenja tė holla; shkrimtar i ēmuar gjithmonė nga unė e tė tjerėt", do tė shprehej i madhi Dritėro Agolli entusiazt pėr tė ardhmen letrare tė Shefkiut dhe nuk do tė zhgėnjehej…

    Dhe vėrtet krijimtaria e kėtij autori ėshtė dhe mbetet tejet befasuese…
    Duke u futur thellė nė vorbullat e jetės sonė dramatike, ai vėzhgon dhe kap me vetėdije personazhe e situata qė i trajton artistikisht me njė stil tė natyrshėm vetjak, i cili ėshtė rezultat sa i veēorive tė natyrės sė shkrimtarit, aq dhe i rrethanave e kushteve jetėsore ku ai u lind, u rrit e jetoi, ku mėsoi e punoi, nga njė fshat i thellė nė Ēamėrinė veriore, nė malet e Bulqizės, nga fushat e Vurgut e tė Vrinės, nėpėr bulevardet e rrethinat e Tiranės.

    Jeta e vėshtirė, ku ēdo hap hidhej me dhembje, duke fituar, po dhe duke lėnė diēka nga vetja, ku sfidat e sistemit i dhanė dorėn, po qė ai s'mund t'u merrte krahun, e ashpėrsoi, e egėrsoi, por nuk e theu shkrimtarin e ardhshėm. Ja pra pse njė lirizėm i egėr dhe njė cinizėm gati djallėzor pėrshkon prozėn e Shefki Hysės.

    Nga krijimtaria e kėtij prozatori mė kanė dhėnė emocione tė forta tregimet: "Rrėfimet e njė hajduti", "Vejusha e zezė", "Tersi i vjeshtės", "Didini", "Qafa e Botės", "Magjia e qytetit", "Turtullesha dhe djalli", "Statujėza e dashurisė", "Kryeplaku", "Magjia", "Mrekullia e rreme", "Gomarėt", "Buzėqeshja", "Ketrushja", "Leksion dashurie", "Poeti dhe pushteti", "Aromė Ēamėrie", etj., etj…

    Tema e Ēamėrisė nė tregimet e Shefki Hysės nuk ka si qėllim tė bėjė tematikė, por ajo lind sė brendshmi. Shprehjet frazologjike dhe thėniet e urta ēame, qė na kanė "mbirė nė buzė", Shefkiu i pėrdor bukur e me krenari. Nė ēdo kthesė tė shpirtit tė dalin pėrpara ullinjtė e portokallet e Ēamėrisė si flakadanė historie e malli…

    Dhe pse rri si ai shalqiu i heshtur nėn fletė, krijimtaria e Shefkiut ėshtė pjekur qėkur, s'ka nevojė qė kritika ta provojė dhe pastaj ta thotė fjalėn e vet…

    [ Kthehu ]