Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Vlerėsime pėr "Diplomacia e vetėmohimit"

  • Diplomaci e pamundur, apo?! - Hysen Sinani
  • Ēamėria, si duhet tė jetė - Arben Ēokaj
  • Bota ēame, njė rrėfim historiko-publicistik i shpirtėzuar - Dukagjin Hata
  • Tungjatjeta Ēamėri! - Emrie Krosi
  • QĖ TĖ MOS KRUASH BRIRĖT E KURRIZIN

    Nga Shefki Hysa

    Libri "Diplomacia e vetėmohimit", i nderuar lexues, ėshtė njė pėrmbledhje publicistike, me artikuj, ese, intervista, kujtime, mbresa, portrete, pėrshtatje, replika, reportazhe, rrėfime, redaktime e skicide tė realizuara nga kėndvėshtrimet e mia dhe tė miqve tė mi pėr zhvillimet e ēėshtjes ēame pas vitit 1990 (shumica e tyre tė publikuara nė faqet e revistės "Krahu i Shqiponjės" dhe pjesa tjetėr nė shtypin shqiptar). Ėshtė pėrmbledhja e njė pėrvoje tė madhe qė nuk harrohet aq lehtė.

    Diplomacia e vetėmohimit

    Janė bėmat, pėsimet, zhgėnjimet, lodhjet, vuajtjet, mundimet, stėrmundimet, dėshtimet, sakrificat e pėrsėri sakrificat e ca intelektualėve idealistė tė pandreqshėm, sakrifica herė-herė vėrtet gjer nė kufi tė sė pamundurės, tė vetmohimit. Pra, ėshtė njė pėrvojė e jetuar nga unė e bashkėpunėtorėt e mi, me fitoret e humbjet, me arritjet e shikuara, arsyetuara, argumentuara, paragjykuara e gjykuara nga kėndvėshtrimi i syve tanė, i pikėpamjeve dhe idealit tė shpirtrave tanė… Pėr kėndvėshtrimet e tė tjerėve nuk di ē'tė them, puna e tyre, aq mė pak pėr ato tė kundėrshtarėve… Tė tjerėt le tė merren vetė me pikėpamjet e tyre, madje po tė duan le tė kundėrshtojnė edhe tonat, ca mė tepėr kundėrshtarėt, siē kanė vepruar nė jetė tė jetėve…

    Nuk ėshtė as ekzagjerim e as shaka, po t'ju them se unė dhe miqtė e mi, megjithėse kemi parė vazhdimisht vetėm punėn tonė, tė tjerė nė vend tė merreshin me hallet e tyre, kanė parė e prishur punėn tonė dhe pambarimisht na kanė kėrcėlluar dhėmbėt. Mor po na i kanė kėrcėlluar aq shumė saqė ēuditem se si nuk u janė thyer. Mor po na kanė kėrcėnuar edhe jetėn, prandaj jo mė kot them se jemi sakrifikuar gjer nė kufi tė vetėmohimit.

    Unė pėr vete, tė them tė drejtėn, shquhem mė shumė si mentar se sa si luftėtar i ēartur, nė jetė prirem prej mendimit qė punėt mė tė mira vijnė prej dialogut, bashkėpunimit, negociatave, me njė fjalė prej veprimeve paqėsore e diplomatike. Nisur nga kjo pikėpamje, mė pėlqen tė jem nga pak diplomat.

    Dihet se arritjet e diplomacive botėrore shpesh janė shumė herė mė tė mėdha se ato tė luftrave. Nga pėrvojat njerėzore, dihet se lufta fillon pikėrisht aty ku shteron diplomacia dhe sjell veē shkatėrrime e pasoja tė pallogaritshme. Dhe ēuditėrisht palėt pasi vriten e priten e shfryjnė mirė e mirė dufet nė kurriz tė njėra-tjetrės, gjer nė stėrstėrmundim, herė-herė gati gjer nė frymėn e fundit tė jetės, mė nė fund kujtohen se ka edhe dialog, dorėzim e kapitullim, marrėveshje mirėkuptimi dhe respektim kushtesh e rregullash tė vendosura nė tryeza bisedimesh, me njė fjalė marrėdhėnie diplomatike, diplomaci… A nuk ndodhi pikėrisht kėshtu me Japoninė nė Luftėn e Dytė Botėrore?… A nuk u dorėzua ajo pas shkatėrrimit apokaliptik qė sollėn bombat atomike nė Hiroshima e Nagasaki?!… Dhe dihet se u detyrua t'i nėnshtrohej diplomacisė pa kushte… Dhe pikėrisht diplomacia e riktheu nė jetė, i solli atė lulėzim tė paparė elektroniko-kibernetiko-robotik… E ēoi nė tė ardhmen e saj, njėlloj si nė ėndėrrimet njerėzore pėr botėt fantastiko-shkencore…

    Dihet se pėrvoja pėr njeriun nė jetė ėshtė mėsim dhe pėsim, pra mėsuese e mirė dhe e keqe… Dhe tė nxjerrėsh mėsime nga pėrvoja jote nuk ėshtė keq, por tė nxjerrėsh mėsime nga pėsimet e tua sikur nuk ėshtė fort e kėndshme, tė paktėn pėr brirėt dhe kurrizin. Jo mė kot thotė edhe njė fjalė e urtė qė ndonjėherė ėshtė mė mirė tė mėsosh nga pėrvojat e pėsimet e tė tjerėve sesa nga tė tuat, sidomos nga pėrvojat e hidhura… Larg prej tyre…

    Nuk besoj se ėshtė ndonjė pėrvojė e mirė pėrplasja e brirėve me tė tjerėt, goditja e gjakosja gjer nė shfarosje tė njėrės apo tė tjerės pale, vetėm e vetėm pėr tė arritur realizimin e njė ideje. Mė konkretisht, ē'vlerė do tė kishte qė unė dhe brezi im tė luftonim marrėzisht e tė vriteshim me tė tjerėr pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame, me shpresėn se idealin tonė do ta realizonin pasardhėsit tanė?… Pėrse tė zhbėheshim ne me shpresėn e ēudirave tė pasardhėsve, kur janė tė shumta rrugėt qė mund ta realizojmė vetė paqėsisht idealin ēam?… A nuk ėshtė marrėzi qė pėr njė kokėkrisje, lajthitje a inat tė ēastit, tė lėsh pa realizuar programin e punės tėnde, tė lėsh pa jetuar gjithė pasion jetėn tėnde, me mendimin se do ta pėrjetojė fėmija yt, qė nuk dihet se kur do tė lindė dhe nėse do tė lindė i mbarė a i prapė a me dėshira dhe ėndrra krejt tė tjera nga ato tė tuat?… A nuk ėshtė ēmenduri njė pėrvojė e tillė?…

    Pėr mua, po… Unė dhe miqtė e mi me menēuri, urtėsi e diplomaci po realizojmė synimet dhe objektivat tona; pėrplasjet, kėrcėnimet, luftėrat dhe asgjėsimet ua kemi lėnė tė tjerėve, kundėrshtarėve tanė… Dhe kėshtu me menēuri e sakrifica gjer nė prag tė vetėmohimit, do ta bėjmė njė realitet tė mrekullueshėm ėndrrėn e madhe tė ēamėve…

    - - - - - - - - - - - - - -

    DIPLOMACI E PAMUNDUR APO?!...

    Nga Hysen Sinani

    "Diplomacia e vetėmohimit". Kėshtu e ka titulluar shkrimtari Shefki Hysa librin e tij tė fundit, tė cilin e lexova nė dorėshkrim me njė frymė, jo vetėm nga kureshtja qė mė nxiti tematika e tij, por mė tepėr nga ajo mėnyra e ēiltėr me tė cilėn na e servir ai temėn e madhe tė ēėshtjes ēame.

    Ai tė habit kur, nė njė mėnyrė ashtu si tė rastėsishme, duke folur pėr talentin e Ēamėrisė, Bilal Xhaferrin, bie fjala, dhe fatin e tij tė trishtuar, kalon nė thelbe politike e historike aq tė rėndėsishme sa ti thua me vete: dale pak, t'i kthehem edhe njė herė kėsaj faqeje pėr ta kuptuar mė mirė ēfarė po tregon dhe ēfarė paska ndodhur!

    Gjatė gjithė kohės qė lexoja dorėshkrimin prekės tė Shefki Hysės, sepse ai i bėn pėrshkrimet edhe nė mėnyrė prekėse, mė vinte nė mendje njė thėnie e hershme e Zhan-Pol Sartrit: shtetet janė si njerėzit, secili shikon interesin e tij... Nuk e mbaj mend nė ēfarė konteksti e kishte thėnė kėtė gjė, por mua tani nuk mė shqitej nga mendja dhe, nė tė vėrtetė, tek libri nė fjalė, madje nė tė gjitha trajtimet e ēėshtjes ēame, vija re se vetėm shteti grek kishte qenė si njerėzit dhe kishte parė interesin e tij nė lidhje me fatin e hidhur tė njė minoriteti tė pėrzėnė prej vendit tė tij. Shteti shqiptar, si ai i djeshmi, ai i pardjeshmi dhe po aq ky i sotshmi nuk donte t'ia dinte pėr kėtė fat e pėr kėtė ēėshtje jo tė vogėl kombėtare.

    Pėrse vallė?
    Thjesht dhe shkoqur pėr arsyen e parė qė ka qenė dhe ėshtė njė shtet vocėrrak, i krahasueshėm me atė lypsarin e mbledhur grusht qė di vetėm tė kėrkojė lėmoshė. Duket qartė ky shtet i vogėl edhe nė librin e Shefkiut; duket nė ato paraqitjet aq tė natyrshme tė pėrjekjeve pėr ta ngritur ēėshtjen ēame nė rangjet e diplomacisė ndėrshtetėrore, pėr ta zyrtarizuar nė atė mėnyrė qė tė mund tė kėrkohet zgjidhja e saj qartė dhe sipas rastit. Sepse, deri kėtu ku ndodhet, ajo mbetet jashtė protokollit grek fare tė zbrazur nga njė ēėshtje ēame.

    Ėshtė vėrtet i dobishėm dhe tėrheqės ky libėr qė Shefki Hysa ka pėrgatitur pėr shtyp.
    Pa hyrė nė hollėsitė e persekutimit tė dikurshėm ēam nga ana e grekėve shovinistė, autori kalon lehtėsisht nga njėri pėrshkrim te tjetri duke thurur njė fill mjaft tė ndritshėm e tė kuptueshėm pėr cilindo lidhur me njė ēėshtje qė jo rrallė ėshtė paraqitur qėllimisht shumė e ndėrlikuar. Kėshtu, nga disa episode politike rreth kėtij problemi kombėtar, natyrshėm ti thua me vete: mirė grekėt, se ata interesin e tyre do tė shohin, po ne ēfarė kemi qė tulatemi dhe nuk guxojmė t'ua pėrmendim tė drejtėn tonė as edhe si me shaka?

    Duke lexuar kėtė libėr, i cili jo vetėm tė informon nga brenda politikės shqiptare pėr ēėshtjen "e ngecur" ēame, por tė jep edhe kėnaqėsi tė vėrteta estetike me disa pėrshkrime tė bukura tė gjendjeve emocionale dhe tipave tė ndryshėm jetėsorė, kupton e bindesh qė kjo ēėshtje kombėtare, sado qė tė zgjasė, do tė vijė njė ditė kur do tė zgjidhet nė mėnyrė aq tė natyrshme, sa mund tė ēuditesh qė brezat tė cilėt luftuan aq shumė pėr atė ēėshtje, ta kishin pasur aq tė vėshtirė...

    Kėshtu ndodh me shtetet, ashtu si me njerėzit: kur dikush bėhet mė i fortė, tjetri bėn rrugė e buzėqesh me mirėsjellje... Tė paktėn, kėtė gjė, libri i Shefki Hysės do tė na e kujtojė njė ditė kur tė jemi bėrė edhe ne tė fortė.

    - - - - - - - - - - - - - -

    Ēamėria, si duhet tė jetė

    -- nga Arben Ēokaj, 23 janar 2009

    Inspiruar nga libri "Diplomacia e vetėmohimit" tė Shefki Hysės

    Arben Ēokaj Shpeshherė nė jetė ndeshemi me sfida tė papėrballueshme. Pėrpjekjet pėr ekzistencė tė duken tė pamundura dhe qenia i nėnshtrohet fatit. Nė pėrgjithėsi njeriu fatkeq beson tek fati, mė shumė se ata qė kanė sukses. Por asnjeri nuk mbijeton pa u pėrpjekur. Profeti u thoshte tė gjithėve "mbill", kur e pyesnin se si do tė ishte moti atė vit. Dhe ēfarė do tė mbjellėsh, atė do tė korrėsh.

    Ēėshtja ēame ka qenė e pamundur pėr mė shumė se gjysmė shekulli. Regjimi komunist e varrosi dhe pjesa mė e dalluar e atyre ēamėve, qė u shpėrngulėn pėrdhuni nė Shqipėri, u pėrndoq agresivisht edhe nga regjimi i ēmendur shqiptar. Tė njėjtin fat kishin edhe kosovarėt e arratisur nga Kosova pėr nė "parajsėn" Shqipėri tė asaj kohe. Ngaqė pritshmėria e tyre ishte e madhe, kosovarėt s'e mbanin veten nga dėshpėrimi dhe pėrfundonin kėshtu nė burg pėr agjitacion e propagandė.

    Njė fat tė ngjashėm pati edhe Bilal Xhaferri, shkrimtari mė i dalluar me origjinė ēame. I ati i tij u vra nga komunistėt, ndėrsa Bilali ishte fėmijė. Regjimi komunist ishte i papėrballueshėm - tė vriste pėr njė fjalė goje. Dhe Bilali, pėr tė jetuar, u detyrua tė arratisej. Ai krijoi njė vepėr letrare tė dallueshme, dhe mbajti nė SHBA pėr vite me radhė revistėn "Krahu i Shqiponjės", qė simbolizonte Ēamėrinė, revistė qė vazhdon tė botohet nė Shqipėrinė e post-komunizmit nga shkrimtari dhe atdhetari i njohur ēam, Shefki Hysa.

    Javėt e fundit, shkrimtari Hysa ka dalė me njė libėr tė mrekullueshėm: "Diplomacia e vetėmohimit", i cili trajton ēėshtje tė zhvillimeve ēame dhe pėrpjekjet personale tė autorit pėr tė mbajtur gjallė substraktin ēam, shpirtin e njė populli tė keqtrajtuar, tė vrarė e tė nėpėrkėmbur.

    Mbi popullsinė ēame u ushtrua njė gjenocid i pashembullt, nė kohėn kur shteti grek nuk i njihte liritė dhe tė drejtat e njeriut. Krimet e tmerrshme tė bandave Zerviste e mė gjerė, dhe harresa qė imponoi regjimi komunist nė Shqipėri, kanė qenė tė mjaftueshme pėr ta tulatur popullsinė ēame, sidomos atė pjesė qė u detyruar pėrdhuni tė shpėrngulej pėr nė Shqipėri. Ēamėt e kishin tė vėshtirė tė zgjoheshin dhe vėshtirėsitė vazhdojnė edhe sot pas 18 vjetėsh demokraci, pasi politika e shtetit grek dhe atij shqiptar nuk mundi tė konvergjonte nė njė zgjidhje politike pėr pronat e ēamėve. Kur njė e drejtė mohohet, ėshtė e vėshtirė ta fitosh atė plotėsisht. Harresa ishte e qėllimshme dhe ashtu vazhdon tė jetė.

    Nė Shqipėri dhe jashtė saj, ka ēamė tė dalluar pėr arritjet e tyre nė jetė. Ēamėt janė organizuar nė shoqata, parti etj., pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre, qė u ishin mohuar pėr dekada. Ata kėrkojnė pronėn e tyre nė Ēamėri, nė atė pjesė tė veri-perėndimit tė Greqisė fqinje, ku ēamėt kanė trojet e veta. Shteti grek, edhe nė kohėt e sotme nuk ėshtė treguar i gatshėm tė pranojė tė vėrtetėn historike, pavarėsisht se ēėshtja ēame njihet edhe nga historianėt e Greqisė, njihet nga diplomacia ndėrkombėtare, sidomos nga ajo perėndimore, SHBA-tė dhe Bashkimi Evropian, i cili ka ndėrmarrė edhe njė rezolutė nė pėrkrahje tė ēėshtjes ēame.

    Analisti dhe politologu i njohur shqiptar, Arben Xhaferi, qė ka tė njėjtin mbiemėr me shkrimtarin e madh ēam, do tė pėrkufizonte: "ka popuj qė krijojnė histori, ashtu siē ka popuj qė krijojnė kronika". Duhet vetėdije e lartė dhe njė punė e pėrbashkėt organizuese, "vetėmohuese", siē cilėson shkrimtari dhe veprimtari ēam Shefki Hysa, qė kronikat tė kthehen nė histori. Ēamėt kanė historinė e tyre; duhet tė fillojnė ta promovojnė atė edhe mė shumė, derisa tė arrijnė rezultatin e dėshiruar.

    Pavarėsisht vėshtirėsive tė shumta, sot ēamėt i kanė mundėsitė qė pėrmes njė organizimi mė tė mirė dhe vetėdijeje tė pa-manipulueshme, t'i imponohen shtetit grek deri nė njohjen nga ai tė tė drejtave ēame, si grupim shoqėror e jo vetėm individual. Pronat e ēamėve janė zėnė nga njerėz tė tjerė, njė pjesė e mirė e tyre, grekė tė kthyer nga Turqia, nė vitet e pas Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo pėrbėn edhe njė problem social pėr Greqinė, qė pronėn e ēamėve, tė cilėn e kanė marrė nė pėrdorim pėr dekada me radhė grekėt e ardhur, t'ia kthejnė tani shqiptarėve ēamė.

    Duke parė mungesėn e dėshirės sė shtetit grek dhe problemet qė mund tė hapen nė shoqėrinė greke me kthimin e ēamėve nė trojet dhe pronat e tyre, ēamėve nuk u mbetet gjė tjetėr vetėm qė tė organizohen edhe mė mirė se ē'kanė bėrė deri tani, pėr ta bėrė realitet tė drejtėn e tyre. Ēamėt duhet ta marrin vetė nė dorė fatin e vet. Shteti shqiptar, ėshtė tepėr i korruptuar, i paaftė dhe i rrezikuar pėr tė ndihmuar sa duhet nė kėtė ēėshtje. Tė gjithėve na kujtohet pėrqasja e mangėt dhe mungesa e interesimit tė shtetit shqiptar pėr ēėshtjen e Kosovės. Diplomacia shqiptare hapi gojė vetėm atėherė kur kosovarėt fituan simpatinė e perėndimit.

    Zgjedhja e presidentit Obama nė SHBA, njė njeriu me ngjyrė, na kthen nė retrospektivė, qė tė shohim se ēfarė kanė hequr zezakėt e Amerikės ndėr shekuj. Zezakėt ishin skllevėr dhe u desh njė luftė civile veri-jug, qė tė ēliroheshin prej skllavėrisė. Racizmi dhe injorimi, vijoi mė pas dhe ishte tepėr i egėr deri nė fillim tė shekullit tė kaluar. Por pėrpjekjet e tyre bėnė qė gradualisht, pėrmes vuajtjeve, keqtrajtimeve vrasjeve dhe racizmit, tė arrinin tė fitonin tė drejtat e tyre dhe sot nė SHBA kemi njė President me ngjyrė, nėn sloganin "Po, ne mundemi!". Zezakėt nė Amerikė e prekėn ėndrrėn e tyre, se mundėn.

    Po ēamėt?! Kėshtu edhe ēamėt, nėse punojnė me vetėdije tė lartė e njė organizim bashkėkohor, ku secili jep kontributin e vet dhe kontributet nuk shpėrdorohen por pėrdoren me efektshmėri, pėr tė arritur qėllimin e lartė tė realizimit tė ėndrrės sė tyre, pėr t'u kthyer nė tokat e tė parėve dhe pėr tė marrė pronat e lėna trashėgim, ata do tė jenė nė gjendje tė arrijnė atė, qė sot mund tė duket e pamundur. Pėr kėtė, ēamėt kanė edhe njė shembull tė gjallė, Kosovėn.

    Ndodhesha njė herė nė Fushė-Krujė tek dentisti. Njė krutan mė kundėrshtonte nė pėrpjekjen time pėr t'i sqaruar se Kosova njė ditė do tė bėhet e pavarur. "Kurrė nuk bėhet e pavarur!" - mė thoshte ai. Dhe unė ia ktheva: "Kosova bėhet e pavarur pėr ata qė besojnė e punojnė, qė ajo tė jetė e pavarur. Ke pėr ta parė!" Fati e desh, qė Xhorxh Bush tė vinte nė Shqipėri dhe ta shpallte nė Fushė - Krujė, se Kosova do tė jetė njė shtet i pavarur. Pavarėsia u arrit me punė e sakrifica dhe me pėrpjekje duhet tė mbahet e tillė.

    Nė pėrpjekjet e tyre tė drejta, ēamėt duhet tė fokusohen nė nxjerrjen e njė lideri politik e shpirtėror, siē nxorėn kosovarėt Dr. Ibrahim Rugovėn, tė paguajnė njė kontribut simbolik (kosovarėt emigrantė paguanin 3% tė rrogės sė tyre) pėr kėtė organizim tė pėrbashkėt, se pa para nuk mund tė kryesh punė nė kancelaritė e sotme, dhe tė bėhen mė tė vetėdijesuar pėr realitetin qė i rrethon, se askush nuk mund t'i ndihmojė ata, mė shumė se ata mund tė ndihmojnė vetveten.

    "Diplomacia e vetėmohimit" mund tė bėhet njė ēelės zgjidhjeje, nėse njė pjesė e mirė e ēamėve punojnė dhe sakrifikojnė kohėn dhe pak nga pasuria e tyre, siē bėn edhe atdhetari Shefki Hysa, pėr kėtė ēėshtje tė drejtė e tė pėrbashkėt. Sukseset nuk vijnė vetvetiu - vijnė duke punuar pėr t'i realizuar ato.

    Botuar nė gazetat Shqip, Standard, TemA, etj.

    - - - - - - - - - - - - - -

    Bota ēame, njė rrėfim historiko-publicistik i shpirtėzuar

    -- nga Dukagjin Hata, 3 shkurt 2009

    Rreth librit publicistik "Diplomacia e vetėmohimit" i autorit Shefki Hysa

    Shkrimtari Shefki Hysa, njė nga kėrkuesit mė tė pasionuar tė psikolgjisė dhe shpirtit ēam, nė vazhdėn e Bilal Xhaferrit dhe apostujve tė tjerė tė letrave shqipe, nė atė cep tė harruar tė Iliriadės, ku perėndesha Dodona foli sė pari shqip, jo njė herė nė shkrimet dhe librat e tij, i ėshtė drejtuar vetėdijes kolektive tė njė populli muhaxhir, atij ēam, nė dejet e tė cilit rrjedh gjak i pastėr i epirotasve tė vjetėr, qė e shkruan historinė e fiseve krenare e tė panėshtruar ndaj tė huajve, nė lėvoren e pemės vigane tė kujtesės sonė kombėtare.

    Shefki Hysa e ka shndėrruar temėn e fatit tė Ēamėrisė nė njė metaforė universale tė kėrkimit tė identitetit tė bjerrun, ku fati individual dhe kolektiv ndėrthuren nė metafizikėn e kohė-hapėsirės sė lirisė.
    Pas njė sėrė rrėfimesh tė mrekullueshme si tregime, romane dhe saga, ku bota ēame lėviz nė dritėhijet e kohės, Shefki Hysa i kthehet njė historie tė drejtpėrdrejtė, por njė "historie tė shpirtėzuar nga uni poetik", siē mund tė thoshte Umberto Eco, pėr kohėn e ndaluar ēame. Kjo kohė jepet nė tredimensionalitetin e saj, nė lidhje me ato ura tė kujtesės shqiptare, ballkanike, europiane dhe botėrore, ku kalojnė faktet historike, tė vėrtetat e ndrojtura dhe ato tė shpallura bujshėm, pėr tek pema e dhimbjes dhe dashurisė sė njė populli tė ndaluar.

    Shpėrngulja ēame, foto
    Ilustrim i gazetės "Shqip"

    Nė kėtė vazhdė, libri i tij i ri "Diplomacia e vetėmohimit" ėshtė njė pėrmbledhje publicistike me artikuj, ese, intervista, kujtime, mbresa, portrete, pėrshtatje, readaktime, replika, reportazhe, rrėfime, skica, nė fokus tė sė cilės ėshtė zbulimi i botės shqiptare tė Ēamėrisė, nė atė vektor historik dhe aktual qė quhet ēėshtja ēame dhe qė pėrbėn nyjen gordiane tė historisė sė re shqiptare.

    Me njė stil tė ngjeshur e konēiz, por njėherėsh tė ngrohtė dhe plot ngjyra, ku pėrzihen rrėfimi dhe investigimi, portretizimi dhe analiza, ngjyrimi letrar dhe tharmi gazetaresk, qėndrimi personal dhe qėndrimi komunitar e, mė tej, qėndrimi kombėtar pėr kėtė ēėshtje kapitale tė botės shqiptare, me njė gjuhė tė zhdėrvjellėt dhe elegante, ku kėrkimi integral i gazetarit pėrzihet me tharmin estetik tė shkrimtarit, Shefki Hysa na sjell nė kėtė libėr mė shumė se njė shqetėsim pėr fatin historik tė njė populli ikanak, tė sakrifikuar nė rrugėn e kalvarit tė dyfishtė, atij greko-zervist dhe enveristo-komunist.

    Autor i disa librave artistikė si tregime dhe romane, ku herė pas here ka pėrcjellė hapėsira narrative dhe dukuri tė botės ēame, (pėr romanin e tij tė fundit qė trajton fatin dhe fatalitetin ēam flet me admirim Kadareja), Hysa nė kėtė libėr na sjell njė vlerėsim historiko-letrar dhe filozofik mbi njė plagė tė botės shqiptare, plagėn ēame. Kjo plagė, qė vazhdon tė na shkaktojė dhimbje tė gjithė ne shqiptarėve, duhet operuar pa u kthyer nė gangrenė dhe pa dėmtuar gjithė trupin e ēėshtjes kombėtare shqiptare, pohon autori me sjelljen e fakteve dhe qėndrimin intelektual tė tipit gandist tė tij.

    Autori nėnvizon me forcėn e argumentit, se nė tunelin e errėt tė njė tė kaluare tragjike, e cila ende duket se mban peng kujtesėn e tė gjallėve dhe tė tė vdekurve, pas kaq kohėsh heshtjeje, paragjykimi dhe dizinformimi, duket, mė nė fund, njė fjollė drite. Autori na fton tė rendim drejt kėsaj fjolle, tė shohim matanė saj, atė rrugė ku shpaloset vizioni dhe strategjia e ardhmėrisė pėr atė tokė dhe popull tė sakrifikuar.

    Shpėrngulja ēame, pikture
    Ilustrim i gazetės "Shqip"

    Nė kėtė libėr voluminoz lėvizin personazhe historikė dhe vipa, njerėz tė thjeshtė dhe indidvidė qė e kanė mbartur barrėn ēame rrugėve tė Gogoltės staliniste shqiptare, lėvizin Bilal Xhaferri, Ismail Kadareja, Namik Mane, Sabri Godo, Bedri Myftari, Ibrahim Hoxha, Pandeli Koēi, Pjetėr Arbnori, Sali Berisha, vizioni politik dritėshkurtėr qė nuk prodhon asgjė pėrveēse konjuktura momenti pėr hir tė mbijetesės sė iks partie apo ypsilon politikani, por dhe ai vizion qė mbruhet nė kudhrėn e nacionalizmit real (jo tė nacionalizmit folklorik) dhe gjeneron ide pėr tė ardhmen e popullit dhe truallit ēam.

    Por kėndvėshtrimit tė gjėrė, investigues, pėrqasės dhe polemizues nuk i shpėtojnė dhe figura tė tilla ndėrkombėtare si Hillari Klinton, studiuesja dhe diplomatja angleze Miranda Wickers etj, qė nė manastirin e zymtė tė ēėshtjes ēame kanė ndezur qiririn e shpresės.
    Universi i botėvėshtrimit tė autorit ėshtė vetė universi i thyer dhe shumėplanėsh i ēėshtjes ēame, e cila pėrbėn njė dimension ende tė paeksploruar tė ēėshtjes kombėtare shqiptare.

    Nė thelb libri ėshtė njė pėrvojė e jetuar nga autori dhe bashkėpunėtorėt e tij, me fitoret e humbjet, me arritjet e shikuara, arsyetuara, argumentuara, paragjykuara e gjykuara nga kėndvėshtrimi i syve tė atyre, qė nė ėndrrėn dhe vizionin e tyre ideal, Ēamėrinė e kanė pasur dhe e kanė nė bashin e vendit.
    Autori vlerėson botėn diplomatike dhe reagimet e saj, qė ndonėse tė brishta, prap kanė bėrė tė tyren pėr tė sensibilizuar kėtė hapėsirė tė trishtė tė kujtesės kolektive tė botės shqiptare, duke nėnvizuar faktin se arritjet e diplomacive botėrore janė shumė herė mė tė mėdha se ato tė luftėrave.

    Dishepull i frymės gandiste dhe i atyre rrugėve qė ēojnė ujė nė zgjidhjet efektive kombėtare nga mulliri i intelektualitetit, Hysa i bėn apel elitės sė shoqėrisė shqiptare tė bėjė atė qė duhet pėr Ēamėrinė, tė kontribuojė qė vizioni ēam tė mos mbetet peng i njė tė kaluare tė trishtė.
    Autori nėnvizon me dhimbje heshtjen thuajse apostolike tė shtetit shqiptar pėrballė njė drame historike dhe aktuale, dramės ēame, ndėrkohė qė diplomcia e huaj dashamirėse ndaj shqiptarėve u kujton politikanėve tė vendit tė shqiponjave, se Ēamėria ėshtė njė peng historik qė duhet ēliruar nga keqkuptimi dhe padrejtėsia, duke e nxjerrė ēėshtjen nga ngrehinat e mykura tė arkivave nė agjendėn politike tė ditės.

    Autori pėrshkruan labirinthet e njė dosjeje sa tė keqkuptuar, aq dhe befasuese, pėr nga shkalla e perceptimit tė vetėdijes politike tė shqiptarėve. Atė qė nuk e bėnte dhe vėshtirė se do ta marrė kurajon ta bėjė ndonjėherė politika e mefshtė dhe pritėse deri nė penelopizim naiv, rreken ta bėjnė tė huajt e pėrgjegjshėm, miqtė e kėtij vendi me sytė nga Perėndimi. Kėshtu nė verėn e vitit 2001, me ndėrmjetėsimin e Hillary Clinton ēėshtja ēame u paraqit nė Seantin Amerikan. Nė njė seancė dėgjimore senatorėt u informuan pėr marrėdhėniet shqiptaro-greke, pėr zhvillimet, acarimet dhe zbutjet e tyre, qė nga vera e vitit 1944, kur ishte ushtruar genocidi mbi popullsinė muslimane, me kombėsi shqiptare tė Ēamėrisė, tė quajtur ndryshe Thesprotia, duke e masakruar dhe dėbuar atė prej vendlindjes dhe vendbanimit, truallit etnik.

    Autori pėrshkruan reagimin e lobit grek nė Amerikės dhe tė politikės zyrtare tė Athinės, kartat e justifikimeve tė kėsaj politike, mbyllja nė njė muranė tė izoluar e kėtij problemi, nxjerrja nė pah e gjoja faktit se nė Shqipėri nuk ekzistoka njė organizėm qė tė pėrfaqėsojė ēamėt, se shteti shqiptar e ngreka kėtė ēėshtje vetėm si kundėrpeshė nė momente tė acarimit tė marrėdhėniesve dypalėshe midis Tiranės dhe Athinės dhe se tek e fundit ky problem nuk ekzistonte dhe aty ku diēka nuk ekziston nuk ka asgjė pėr t'u zgjidhur.

    Si pėr t'i bėrė jehonė njė realiteti tė ri politik, qė konturohej nė Senatin Amerikan pėr Ēamėrinė, diplomatja dhe studiuesja angleze Miranda Wickers, i pėrcjell njė tjetėr sfidė politikės greke, kur ajo si pėrfaqėsuese e Ministrisė sė Jashtme Angleze publkoi njė studim tė detajuar me tė dhėna dhe fakte historike tė pakontenstueshme rreth tragjedisė sė popullit ēam dhe shkaktarėve tė saj. Kjo iu dha njė shuplakė tė fortė qarqeve politike tė Athinės, vuri nė lėvizje dhe disa nga deputetėt e Parlamentit Europian si italianin radikal Marko Panela etj, tė cilėt ishin njė zė proteste, qė vinte nė kohėn e duhur dhe nga drejtimi i duhur kundėr heshtjes deri nė harrim tė njėrit prej problemeve mė kardinale tė historisė sė kombit shqiptar.

    Njė vend tė rėndėsishėm nė libėr zė personaliteti letrar dhe intelektual i Bilal Xhaferrit, shkrimtarit elitar tė Ēamėrisė, disidentit qė e pagoi lirinė e krijimit me jetėn e tij tė re, amplifikuesit mė tė zellshėm dhe mė tė pasionuar tė botės ēame, tė cilėn ai e ngriti nė qiellin e shtatė tė njė estetike brilante.

    Shefki Hysa, me angazhimin e tij intelektual, ndikoi qė figura e Bilal Xhaferrit tė dilte nga pluhuri i keqkuptimit dhe falsifikimit pesėdhjetvjeēar dhe tė zinte vendin e merituar nė panteonin e harruar tė letrave tė disidentėve.
    Udhėtimi i Shefki Hysės nė analet e botės ēame ėshtė njė udhėtim virtual, ku mplekset fakti dhe detaji historik me impersionin e autorit, gjeopolitika ndėrkombėtare me rrėfimin pėr heshtjen apostolike deri nė naivitet politik tė institucioneve tė Tiranės zyrtare, investigimi nė tė vėrtetat e mbuluara nga pluhuri i harresės me deduksionin pėr gandizmin intelektual, si mjet pėr identifikimin dhe pėrftimin e parajsės sė ndaluar ēame.

    Ashtu siē thotė dhe shkrimtari ynė i shquar Ismail Kadare: "Ky libėr ėshtė i nevojshėm, i domosdoshėm, i moralshėm, si ēdo botim i arrirė i kėsaj natyre, siē janė tė shumta arsyet qė ēamėt nuk e harrojnė Ēamėrinė dhe, merret me mend, kjo ėshtė njė e drejtė jo vetėm e tyre, por e drejta e tė gjithė shqiptarėve. Pėr mė tepėr ėshtė njė detyrė morale, sepse kurrė nuk mund tė harrohet njė plagė e vuajtur nga mijėra njerėz. Kurrė nuk mund tė harrohet njė shpėrngulje, kurrė nuk mund tė harrohet vendi ku ke lindur, ku ke shtėpinė… Kurrė nuk mund tė harrohet Ēamėria".

    Botuar nė gazetėn Shqip, 11.02.2009.

    - - - - - - - - - - - - - -

    TUNGJATJETA ĒAMĖRI!

    -- nga Emrie Krosi, 12 shkurt 2009

    Shėnime pėr librin "Diplomacia e vetėmohimit" e autorit Shefki Hysa

    "Diplomacia e vetėmohimit" e shkrimtarit Shefki Hysa ėshtė njė paraqitje sa e ēiltėr aq edhe dėshmuese e njė kalvari tė gjatė mundimesh tė popullatės muhaxhire ēame, ėshtė njė lloj historiku i zhvillimeve tė njė prej ēėshtjeve mė delikate, siē ėshtė ēėshtja ēame, qė ende kėlthet e kushtron pėr mohimin qė i bėhet. Źshtė peng e moszgjidhje e tė drejtave jetike tė njė popullate martire. Si ēdo popullsi tjetėr, edhe ēamėt e dėbuar me dhunė nga shtėpitė atėrore nė Ēamėri, gėzojnė tė drejtėn e pronės dhe tė trashėgimit tė truallit tė tė parėve tė tyre, por vitet kalojnė e askush nuk kujtohet pėr tė ndrequr padrejtėsinė qė u ėshtė bėrė.

    Pas shembjes sė pushtetit diktatorial nė Shqipėri shpresa e ēamėve rilindi. Menduan se kalvari i vuajtjeve tė tyre do tė merrte njė zgjidhje dhe se ata do ktheheshin nė vatanin e tyre, nė Ēamėri, aty ku kanė dhe varret e tė parėve, por ky "zgjim postraumatik" s'qe gjė veēse njė zhgėnjim tjetėr. Me sa duket pėr ta do tė kishte akoma e akoma vuajtje, dhimbje e mohim… Tradhtia mė e madhe dhe pabesia mė e turpshme ndaj kėsaj plage tė shpresės sė tyre tė rivrarė rishtas ishte dhe thėnia ogurzezė e grekut Micotaqis, nė Tiranė, nė pranverėn e vitit 1991: "Nuk ekziston problem ēam".

    Atėherė kush qenka Ēamėria?!... Po ēėshtja e saj?
    Ēamėria, fjalė ende e ndaluar si "molla e Adamit" nė fjalorin e politikės shqiptare, por edhe nė rrethet e politikave ballkanike e ndėrballkanike. Ēamėria, njė krahinė qė kushdo e njeh dhe e ka shkelur, ka mbetur i habitur nga mrekullitė e saj, jo vetėm ato natyrore, por edhe kulturore. Njė krahinė qė u pėrket shqiptarėve ēamė e qė nuk mund tė tjetėrsohet dhe as tė mohohet. U pėrket atyre qė lindėn dhe u rritėn nė atė truall tė aneksuar padrejtėsisht prej Greqisė mė 1913, tė cilėt quhen dem baba dem shqiptarė, banorė autoktonė tė asaj treve, ndoshta shumė mė pėrpara se tė vinin fiset greke nga ishujt e Azisė sė Vogėl, shumė e shumė kohė para Odisesė…

    Greqia kėtė fakt e di mirė! Pse atėherė ka frikė ta pohojė?! Nga gjykimi i vetvetes apo i historisė sė saj?! Kėtyre e shumė pyetjeve tė tjera u jep pėrgjigje tė sakta pėrmbledhja voluminoze "Diplomacia e vetėmohimit". Nė kėtė libėr autori Shefki Hysa pasqyron, midis tė tjerash, edhe takimet e bisedat, debatet e replikat, dialogjet e pėrplasjet jo vetėm me politikėn e kohės sė regjimit komunist, por edhe me politikanėt e periudhės postkomuniste si me: Sali Berishėn, ish President i Republikės, Ibrahim Rugovėn, ish liderin e Kosovės, me Mandelėn shqiptar, Pjetėr Arbnorin etj., etj. Kėto peripeci e orvajtje atė nuk e lodhėn, por me njė kurajo dhe vendosmėri tė madhe prej ēami, me shpirtin luftarak e binjak me Bilal Xhaferrin, simboli dhe udhėheqėsi i tij ideal, qė lindi ēam dhe vdiq ēam, arriti deri aty sa me "diplomacinė e tij tė urtė" ėshtė pėrballur me diplomacitė perėndimore, me tė vetmin ideal: Ēamėrinė dhe Shqipėrinė etnike.

    Nė pėrpjekjet e tij Shefki Hysa, herė tė forta dhe herė tė buta, me ustallarėt e politikės dhe diplomacisė, iu desh tė pėrdorė njė lloj zgjidhjeje tė tipit "deux ex machina", nėpėr rrugėtimin e gjatė pėr mbrojtjen e ēėshtjes ēame. Instancat mė tė larta tė shtetit shqiptar, Kuvendi i Shqipėrisė, Presidenca e Republikės dhe Qeveria, janė nxitur shpesh tė mbėshtesin dhe zgjidhin problemin ēam, pavarėsisht se kanė bėrė shumė pak apo pothuajse nuk kanė lėvizur as gishtin, ose qė kanė penguar si nė mars 2004, kur rrėzuan rezolutėn ēame. Shefki Hysa dhe miqtė e tij kanė trokitur edhe deri nė Parlamentin Euroipian, janė takuar me Komisarėt e tė Drejtave te Njeriut, me z. Franco Fratini e Oli Rehn si dhe me eurodeputeten Doris Pack (nė prill- maj 2006).

    Kosova e arriti pavarėsinė e saj, por Ēamėria ende asgjė. Zgjidhja e problemit ēam ende pengohet nga vetė qarqet e politikės shqiptare tė shitura te greku e serbi. Mos vallė duhet edhe ajo "tė militarizohet" pėr tė realizuar tė drejtat qė i janė mohuar pėrdhunisht nga zervofilėt grekė? Mos vallė duhen sjellė sėrish nė kėto troje, si nė Kosovė, pėrballė politikės sė tredhur shqiptare "Klintonėt e Bushėt e rinj tė Amerikės" qė tė "urdhėrojnė" zgjidhjen e ēėshtjes ēame?!... Sė pari Ēamėria ėshtė ēėshtja jonė, ēėshtje mbarėshqiptare, jo vetėm e ēamėve. Duhet kuptuar mirė se problemi i Ēamėrisė ėshtė i tė gjithė shqiptarėve, edhe i politikės e diplomacisė sonė, tė cilat duhet tė mėsohen tė vetėveprojnė me pėrgjegjėsi kombėtare dhe jo me poza servile, siē kanė vepruar deri tani, vetėm kur marrin urdhra nga politikat e mėdha botėrore.

    "Ēėshtja ēame ka karakter mbarėkombėtar dhe mbarėshqiptar", - ėshtė shprehur ish-Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, nė njė intervistė tė viteve `90 nė Tiranė, pėr gazetėn "Kombi", - "duhet patjetėr" -theksonte ai,- "qė ta bėjmė pjesė tė shpirtit tonė, pastaj t`ua parashtrojmė organizmave ndėrkombėtarė e dashamirėsve tanė nėpėr botė dhe tė kėrkojmė zgjidhjen e saj"... Ēamėria ėshtė ēėshtja e shtruar pėr zgjidhje dhe koha nuk prźt. Duhet tė punojmė sė bashku gjithė faktorėt shqiptarė pėr tė pasur njė Shqipėri tė fuqishme qė tė konkurojė bindshėm nė Europėn e qytetėruar dhe pėr kėtė duhet patjetėr qė edhe ēėshtja ēame tė zgjidhet ashtu siē u pavarėsua Kosova. Duhet punė e madhe pėr ta ēuar nė vend ėndrrėn e qindra-mijėra ēamėve, pėr tė qenė jo vetėn nė atdheun e tė parėve, por edhe qytetarė tė denjė tė Europės sė bashkuar.

    Shumė thonė se Ēamėria nuk merret! Por e fundit vdes shpresa! Nėse do tė mendojmė si mendjeshkurtėrit asnjėherė nuk do ta zgjidhim problemin e Ēamėrisė, por po tė kemi mė shumė guxim dhe vlera shqiptarie, por edhe mė shumė vullnet politik, jo vetėm qė do ta zgjidhim kėtė ēėshte, por do tė jemi edhe njė komb i bashkuar, do tė zemė vendin tonė qė na takon nė nė Ballkan e nė Europė, do tė jemi shumė mė dinjitozė para Qytetėrimit Perėmdimor, pjesė e tė cilit ėshtė edhe kombi i madh shqiptar.
    Po tė jemi tė kujdesshėm, libri "Diplomacia e vetėmohimit" nuk ėshtė vetėm njė apel, por edhe njė lloj bible, njė model i tė bėrit politikė e diplomaci, qė shumė mirė mund tė quhet edhe "diplomacia e urtėsisė" e Shefki Hysės, gjė e cila bie nė sy edhe nė marrėdhėniet e tij me politikėbėrėsit shqiptarė e ata botėrorė, por edhe me miqtė e tij ēamė, shqiptarė e tė huaj. "Diplomacia e vetėmohimit" ėshtė pasqyra e tėrė veprimit e mosveprimit shqiptar, ėshtė ehoja e tėrė pėrpjekjeve atdhetare tė shumė intelektualėve idealistė qė ēėshtja ēame tė ketė jehonė sa mė tė madhe brenda dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Dhe duhet tė jehojė fuqishėm edhe pėr ata qė nuk e njohin akoma apo dhe kanė harruar qėllimisht qė ekzison njė cėshtje e hapur, e cila quhet Ēamėri.

    Tė vjen keq, kur midis rrjeshtave tė librit, pėrveēse betejės pėr Ēamėrinė e pėr lartėsisim e figurės sė Bilal Xhaferrit dhe veprės sė tij atdhetare nė Shqipėrinė diktatoriale e nė Amerikė, (vėrtetuar kjo nga intervistat, kujtimet, reportazhet e mbresat e miqve e bashkėkohėsve) dallon edhe gjurmėt e pabesisė, babėzisė dhe mosdėshirės pėr tė vepruar, ca mė keq edhe pengesat e tradhtitė e atyre qė e kanė pėr detyrė tė punojnė pėr atdheun e tyre. Indinjohesh thellė kur ata qė u janė besuar fatet e vendit edhe nga vota e ēamėve, me shpresėn se njė ditė… "eh njė ditė… do tė kthehen nė vatanin e vet pėr tė vendosur qoftė edhe njė tufė lule te varret e tė parėve", sabotojnė nė vend tė zgjidhin problemin. Pra, politika e diplomacia shqiptare tanimė janė tė verbra dhe tė shurdhra, ndaj ēėshtjes ēame, kėtė pėrfundim arrin dashur padashur.

    Ndėrkohė Shefki Hysa e miqtė e tij arrijnė ta ēojnė "Amanetin e Bilalit" deri nė Kongresin Amerikan ku zėdhėnėse e tyre u bė politikania e madhe Hillari Clinton apo nė Strasburg, ku eurodeputetja Doris Pack shprehet: 'Grekėt kėrkojnė tė drejtat e minoritetit tė tyre nė Shqipėri, por harrojnė se ēėshja ēame ėshtė njėlloj si ēėshtja e grekėve qė u dėbuan nga Ēekia dhe Polonia si bashkėpunėtorė tė Hitlerit… Ēamėve duhet t`u njihet e drejta tė vizitojnė vendlindjen e tyre, tė vizitojnė varret e tė afėrmve. Asnjė grek nuk mund t`i kundėrvihet faktit qė tė trajtohen tė drejtat humanitare tė popullsisė ēame, pėr vizita nė vendlindje dhe nė varret e tė parėve tė tyre. Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė pronave, Greqia dhe Shqipėria duhet tė ulen nė tryezėn e bisedimeve dhe ta zgjidhin midis tyre"… Kurse eurodeputeti greko-qipriot shprehet: "…Ēėshtja ēame pėrbėn njė problem qė ekziston dhe qė ne duhet ta kalojmė"… Pra, "lufta vazhdon". Beteja tė tjera i presin ēamėt. Beteja finale do tė jetė atje, nė Ēamėri, atje ku "vendi ndėrronte aromė/ erė dehėse kanelle/ erė mishi qenjgi tė njomė…, - siē theksonte Bilal Xhaferri nė poezinė "Aromė Ēamėrie"…

    Nuk ėshtė thjesht njė dedikim Ēamėrisė dhe Bilal Xhaferrit, ky libėr, por njė klithmė qė akoma jehon nėpėr qytetet e zonat e Ēamėrisė tė braktisura nga banorėt e tyre, sepse qenė ndryshe,sepse qenė ēamė muslimanė, se ēamėt orthodoksė janė akoma dhe kėsaj dite nė trojet e tyre etnike. Nuk bėhet fjalė se ēfarė feje kanė ēamėt, por kemi tė bėjmė me njė problem tė madh kombėtar, njė problem qė duhet rė vihet nė rrugėn e zgjidhjes, nė mėnyrė qė edhe kanalet e komunikimit mes Athinės dhe Tiranės tė jenė akoma edhe mė transparente. Nė tė gjithė rrugėtimin e tij Shefki Hysa, qė nga fillimi e deri nė fund tė librit (mė saktė fundi do tė jetė Ēamėria e lirė me ēamėt shqiptarė), ėshtė munduar tė kalojė pėrtej vetvetes me njė sakrificė tė pashembullt, nė emėr tė njė ideali, qė shumė nihilistė e quajnė, "mollė e ndaluar", ose disa prej tyre qė e quajnė veten shqiptarė, shkojnė akoma mė tej e thonė: "Ēamėria problem i mbyllur", duke ēuar ujė nė mullirin shovinistėve grekė tė rinj e tė vjetėr. A thua se u zbut Greqia dhe ndėrroi mendje, se gati pesėqind mijė shqiptarė punojnė si argatė, jo vetėm nė tokat came, por edhe nė tė gjithė hapėsirėn e vjetėr Pellazgo-Dardane? Jo! Greqia luan njė politikė sa tė vjetėr dhe tė re, tė "kulaēit e kėrbaēit", duke ditur se hapėsirat ballkanike po ngushtohen gjithnjė e mė shumė nė emėr tė njė diplomacie tė re qė quhet euroballkanizėm, qė duam apo s`duam ne, ballkanasit, duhet tė jemi pjesė e saj.

    Ja si shprehet Ismail Kadare nėpėr radhėt e librit: "Ka ardhur koha qė Ballkani tė shtėrohet nga krimet e vjetra, dhe njė nga kėto krime ėshtė ajo qė ka ndodhur nė Ēamėri. Drama ēame. Dhe kėshtu Ballkani do tė pėrgatisė rrugėn drejt emancipimit. Vetėm pas kėtij pastrimi Ballkani mund tė bėjė pjesė nė familjen e emancipuar tė popujve europianė"… Atėherė vetė Athina dhe Greqia duhet tė bėjnė "katarsis" (fundja kjo fjalė ka ardhur nga korifejtė e letėrsisė antike greke, nga vetė zemra e Athinės sė lashtė demokratike, nga Aristoteli) brenda vetes, tė pranojnė se ka njė problem tė madh e tė pazgjidhur, siē ėshtė ēėshtja ēame dhe tė mos e njollosė akoma figurėn e ēamėve, si gjoja "plangprishės" tė fqinjėsisė dhe armiq tė paqes.

    Kush qenkan mė paqėsorė se ēamėt? Kush e do mė shumė paqen dhe qytetėrimin se ēamėt? Por ky qytetėrim duhet tė vijė nga tė dy polet politike qė formula e "bashkėjetesės ndėretnike e ballkanike" tė funsionojė. Tė nxitur nga misionari Shefki Hysa, njė pjesė e politikanėve shqiptarė si Arian Madhi, Ilir Meta, etj. kanė bėrė pėrpjekje pėr ndėrgjegjėsimin e BE pėr zgjidhjen e problemit ēam, por kėto ishin nisma individuale mė shumė sesa institucionale. "Jo vetėm opinioni botėror, por sė pari ne vetė duhet tė ndėrgjegjėsohemi, se kjo ēėshtje duhet zgjidhur si duhet, megjithatė europianizimi i problemit ēam tashmė ėshtė njė arritje e madhe, konkrete njė realitet, jo llafe" - ėshtė shprehur deputeti Arian Madhi nė Parlamentin Europian.
    Pra, tani e kemi vetė nė dorė. Ta bėjmė Ēamėrinė! Ēamėria ėshtė e jona! Thėnia se pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri", tingėllon aktuale sot mė shumė se kurrė. Tungjatjeta Ēamėri! Tungjatjeta!...

    [ Kthehu ]