Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Vlerėsime pėr "Aromė Ēamėrie"

  • Ēamėria, si dhimbje e si ėndėrr - Natasha Lushaj
  • "Aromė Ēamėrie" - mesazh qėndrese - Sazan Goliku
  • LIBĖR I MESAZHEVE TĖ SHPRESĖS E PAQES PĖR ĒAMĖRINĖ

    Nga Ismail KADARE

    Mė bėri pėrshtypje libri me tregime "Aromė Ēamėrie" i shkrimtarit Shefki Hysa, nė njė nga emisionet e Televizionit Shqiptar. Unė e ndjek me interes ēdo botim pėr Ēamėrinė, sa herė Ēamėria kujtohet. Kjo nuk ėshtė pėr tė nxitur ndonjė grindje nė Ballkan, siē mund tė kujtojė dikush, por, si tė thuash, pėr tė vėnė nė vend njė ndėrgjegje tė shqetėsuar. Nė kėtė kuptim thashė se mė tėrhoqi vėmendjen pėrmbledhja me tregime "Aromė Ēamėrie" e kėtij autori me origjinė nga Ēamėria, libėr pėr tė cilin u interesova dhe e shfletova me kujdes e plot kureshtje pėr mesazhet e shpresės dhe paqes qė i pėrcjell lexuesit.

    Aromė Ēamėrie

    Me njė fjalė do tė thosha se libri "Aromė Ēamėrie" nė kėtė kah ėshtė i nevojshėm, i domosdoshėm, i moralshėm, si ēdo botim i arrirė i kėsaj natyre, siē janė tė shumta arsyet qė ēamėt nuk e harrojnė Ēamėrinė dhe, merret me mend, kjo ėshtė njė e drejtė jo vetėm e tyre, por e drejta e tė gjithė shqiptarėve. Pėr mė tepėr ėshtė njė detyrė morale, sepse kurrė nuk mund tė harrohet njė plagė e vuajtur nga mijėra e mijėra njerėz. Kurrė nuk mund tė harrohet njė shpėrngulje, kurrė nuk mund tė harrohet vendi ku ke lindur, ku ke shtėpinė. Dhe pėr kėto dėshmohet pėr t'u ēliruar nga makthet si nė librin "Aromė Ēamėrie".

    Ka ardhur koha qė Ballkani tė shterohet nga krimet e vjetra dhe njė nga kėto krime ėshtė ajo qė ka ndodhur nė Ēamėri, drama ēame. Dhe kėshtu Ballkani do tė pėrgatisė rrugėn drejt emancipimit. Vetėm pas kėtij pastrimi Ballkani mund tė bėjė pjesė nė familjen e emancipuar tė popujve evropianė.

    - - - - - - - - - - - - - -

    ĒAMĖRIA, SI DHIMBJE E SI ĖNDĖRR

    Nga Natasha Lushaj

    1.
    Kur shkrimtari vendos tė nxjerrė njė libėr tė ri, siē ėshtė rasti i pėrmbledhjes me tregime "Aromė Ēamėrie" tė Shefki Hysės, sidomos kur njė pjesė e krijimeve janė tė botuara mė parė nė libra tė tjerė, doemos duhen kėrkuar shtysat e kėtij hapi, sepse me siguri nuk duhet tė jetė vetėm njė. Thjesht dėshira pėr tė pasur vazhdimisht veten nė prova tė reja veprimtarie botuese ėshtė tepėr pak pėr t'i hyrė botimit tė njė libri tė ri, aq mė tepėr kur sapo je ēliruar nga ankthi i daljes pėrballė lexuesit, si para njė provimi tė ankthshėm. Sepse, ēdo botim i ri e vė autorin para gjykimit tė opinionit dhe duhet motivuar.

    Sprovat e ribotimeve me konceptime strukturash tė natyrave tė ndryshme janė shumė tė njohura, sidomos vitet e fundit, natyrisht ndėr autorėt qė kanė krijuar tashmė njė fond tė mjaftueshėm e tė shumėllojshėm krijimtarie. Nė botimet e para autori arrin ose jo tė organizojė njė libėr si njė kompozim unik mbi njė rrafsh tė caktuar: tematik, ideor, stilistik ose me elemente tė reja tė formės. Ato janė derdhje tė shkumėzuara imazhesh qė kanė arritur tė organizohen nė struktura rrėfimtare ose poetike, me njė mesazh a dert tė madh pėrbrenda, qė autori s'mundet ta mbajė mė gjatė vetėm pėr vete. Duhet tė kalojnė sprovat emocionale tė botimeve tė para, qė ai tė nisė ta konceptojė edhe pėrgatitjen pėr botim si njė lloj krijimi, qė ėshtė po aq i rėndėsishėm sa edhe vetė krijimtaria e mirėfilltė. Ky ėshtė i vetmi kriter qė botimi tė mos kthehet nė qėllim nė vetvete.

    Pas botimit tė disa romaneve dhe librave me tregime, Shefki Hysa del me njė botim tė ri. Sa ėshtė i motivuar ky libėr, sa rri ai mė vete, me vlera tė mirėfillta letrare dhe ku gjendet e reja e kėtij botimi?
    Nė procesin krijues shtysat janė tė natyrave tė ndryshme, letrare dhe jashtėletrare. Po themi, sė pari, ato qė duken si jashtėletrare. Njihet biografia e autorit, disponimi i tij jashtartistik nė kuadrin e njė problematike tė veēantė qė lidhet me bashkėsinė ēame. Nė pėrgjithėsi shqetėsimet e detyrimet qė lindin nga aktivizime tė tilla shoqėrore janė mjaft tė mprehta e tė komplikuara. Si pjesė e njė gjėje tė munguar drama e Ēamėrisė do t'i ngjante njė fantazme. Nė tė vėrtetė i ngjan njė realiteti dashurie, po edhe brenge ose ėndrre, sa tė bukur aq edhe dėrrmuese. Siē duket, ne shqiptarėt nuk mund ta pėrjetojmė ndryshe bukurinė, veēse nė formėn e dhimbjes a tė ėndrrės para se ta kemi realitet.

    E, nė raste tė tilla, detyrimi i tė vetėndjerit brenda njė problemi kombėtar e social ndodh tė mbizotėrojė ndėr shtysat e tjera tė akteve tė rėndėsishme tė individit. Po nė rastin e botimit tė njė libri puna ndryshon paksa, sepse libri ėshtė njė ngjarje as vetėm individuale, as e njė bashkėsie tė ngushtė. Nuk ėshtė as ngjarje e planit socialpolitik. Edhe sikur tė jetė kėshtu vlera e vėrtetė nė dobi tė synimeve kulturore tė bashkėsisė matet me disa cilėsi qė nuk mund tė pėrcaktohen a tė kuadrohen thjesht nė shtresimet e kuptimėsisė ose nė domethėnien ideoemocionale. Mund tė thuhet se ėshtė ndihmesė, kur vlerat e sipėrpėrmendura realizohen pėrmes cilėsive tė veēanta tė artit: sa mė tė realizuara artistikisht, aq mė shumė synimet jashtartistike zgjerojnė rrethin e ndikimit dhe shumėllojshmėrinė e kėndvėshtrimeve.

    2.
    Cilat janė motivet qė mbajnė nė kėmbė makroorganizmin e librit tė ri tė Shefki Hysės? Sa e tejkalojnė ato interesin e lexuesit qė mund tė ndihet disi larg shqetėsimeve tė bashkėsisė ēame nė Shqipėri dhe jashtė saj?
    Duhet pohuar se krijimtaria e autorit, edhe kur nuk ka qenė e pėrmbledhur qėllimisht nė funksion tė ligjėrimeve tė atij realiteti gėrryes, e ka pasur atė si njė lloj vule, njė lloj embleme dalluese, nė atė qė quhet origjinalitet i pangatėrrueshėm tematik dhe emocional, qė lidhet me Ēamėrinė.

    Dy janė cilėsitė mė tė rėndėsishme qė e bėjnė tė pėlqyeshėm botimin e tregimeve tė autorit nė titullin "Aromė Ēamėrie": tematika e librit, qė lidhet me hapėsirėn ēame dhe tė veēantat e saj, e cila ėshtė e patrajtuar gjerėsisht nė letėrsinė shqiptare. Pėrveē njė Bilal Xhaferri, Namik Mane, Enver Kushi e tė ndonjė autori tjetėr, kjo problematikė, edhe nė letėrsi, i ka kapėrcyer tashmė kufijtė krahinorė tė njohjes, tė vlerėsimit dhe krenimit. Mund tė pėrmendet edhe njė novelė e Faik Ballancės, qė provokon aq mrekullisht mos-harrimin e amanetit tė "Kėngės sė fundit tė Marko Boēarit" (as njėqind vjet pas "Kėngės sė fundit tė Balės" tė Darės), qoftė edhe si njė klithmė e vetmuar mjelme, gjysmėlegjendė-gjysmelegji e gjallė, amanete qė pikojnė ende gjak e nuk besoj se ndahen pėr nga mesazhet, nga problemi ēam.

    Nė kėtė rrafsh vėshtrimi mund tė thuhet se historia ėshtė sjellė nė art, duke u bėrė dukuri reale, me peshė gati tė papėrballueshme tragjike, nė portretin e nėnės qė mban vazhdimisht skalpin e birit nė gji (si dikur nė gremb), me pėrjetimin e masakrimit tė tij para syve, me pėrbuzjen dhe mallkimin e tmerrshėm pėr tė huajt (tregimi "Dėshmia"). Por jo vetėm kaq. Tė gjitha personazhet sikur kanė nga dy palė shqisa: njė palė pėr tė parė e shijuar tė tashmen dhe njė palė pėr tė mos harruar atė qė kanė lėnė pas. Si tė tillė ata kanė edhe tė folmen e tyre tipike, kanė njė lloj raporti krejt tė veēantė me njėri-tjetrin nė tė mirė e nė tė keq, aq sa ndonjėherė duket se duan me ēdo kusht tė dallohen nga pjesa tjetėr e bashkatdhetarėve tė tyre edhe nė vetitė morale tė besės, tė sensit tė sė drejtės dhe tė humanizmit. Kjo karakteristikė e veēantė e shtresave tė tė vetėndjerit duket se ndikon qė ta shohin veten (ndoshta edhe sepse i shohin tė tjerėt) paksa si tė huaj nė raport me shtetasit e tjerė tė Shqipėrisė. Sigurisht kjo jep dorė pastaj qė personazhet tė fitojnė edhe cilėsinė e dytė, atė tė tė jetuarit njėkohėsisht nė dy realitete: ai ku jetojnė aktualisht dhe tjetri, i mbushur me imazhe bukurish dhe aroma parajse tė Ēamėrisė. Ėshtė pasojė normale e etnopsikologjisė sė dhunuar qė ngre krye, dėshira e shtypur barbarisht qė vjen e realizohet nė nėnvetėdije, nė formėn e ėndrrės, tė kllapisė dhe tė ankthit.

    Kjo psikoanalizė duket se zbulon burimin e asaj prirjeje tė ēuditshme, gati tė domosdoshme, tė rrėfimtarit pėr pėrdorimin e elementit fantastik tė pėrrallės, legjendės e miteve ēame. Ky parapėlqim ndoshta ėshtė dhe mė i rėndėsishėm se zgjedhja e temės dhe pėrmendja e emrit Ēamėri. Ėshtė mėnyrė ekzistence nė pėrfytyrim, mėnyrė ringjalljeje, gati njė me tė folurėn dhe mendimin, si tė qe njė filtėr ngjyrues.

    Duket se rrėfimi nga kjo merr ndonjėherė tiparet e rrėfenjės, si ajo e tipit tė Kutelit, nė tė cilėn magjikja e fantastikja e pėrrallės e legjendės kthehet nė lėndė tė mirėfilltė letrare. Mund tė pėrmendim tregimin "Turtullesha dhe djalli", mė tipik ndėr tregimet, nė tė cilin tiparet e personazheve, mjedisi i idealizuar fshatarak dhe dashuria romantike tė kthen vetvetiu pas, te tradita e jetės baritore jo tė ēfarėdo treve, por pikėrisht asaj ēame, duke synuar atė si ideal estetik, tipike e romantizmit, bashkė me figurėn e djallit dhe misterin e zhdukjes sė dy tė rinjve. Po nuk ėshtė vetėm ky tregim. Kujtojmė tregimin "Plaku i liqeneve". Edhe aty kemi po atė prirje pėr ta bėrė misterioze e tė mjegulluar portretin e plakut nėpėrmjet veshjes sė tij me cilėsi magjike dhe aludimeve gjysmėreale-gjysmėmagjike. Kjo ėshtė mėnyrė interesante pėr ta intriguar lexuesin, edhe pse nuk lė tė zbulohet e vėrteta deri nė fund. Por kjo e vėrtetė nuk ka asnjė rėndėsi, pėrderisa, nė marrėveshje me lexuesin, autori arrin tė ngrejė probleme tė mprehta sociale, siē janė raporti mes brezave dhe respektimi i njeriut tė punės pėr atė qė bėn e jo pėr atė qė thotė. Detyra e letėrsisė nuk ėshtė tė gjykojė e tė japė zgjidhje, e shumta mund tė ngrejė probleme.

    Tė njėjtėn cilėsi merr rrėfimi nė tregimin "Elimėt", aq mė tepėr qė elimi, qenie e mitologjisė ēame e labe, ėshtė personifikuar si shtresim autentik i mėnyrės figurative tė tė pėrfytyruarit tė botės dhe paraqenies tėnde, qė tė kujton titanėt e antikitetit ose kreshnikėt e eposit tė Veriut. Nė tė tilla raste personazhet e sė sotmes vihen nė pozita sa mė tė besueshme si mėnyrė tė menduari, madje edhe me ngjyrimet skeptike ndaj fantazmave apo ato paksa qesharake tė elimit tė mundur, qė ka nevojė ta ushqejnė me bukė dy qenie sa njė mizė para tij.

    Por ndėrkaq ėshtė dhėnė edhe mesazhi i mos-harresės dhe i magjisė sė botės sė panjohur ēame pėr brezat e rinj. Ajo botė me fisnikėrinė e saj mėkon thellė ndjenjėn e dashurisė pėr vendlindjen dhe duket se tregime tė tilla nuk janė thjesht pjesė e mbresave tė pafundme tė fėmijėrisė, por e kujtesės mbarėpopullore. Ato u drejtohen jo vetėm lexuesve tė rinj tė Bashkėsisė Ēame, tė cilėt e kanė Ēamėrinė edhe si aspiratė, edhe si dhimbje e dashuri, si e bukura qė duhet adhuruar e mbajtur nė zemėr, por tė gjithė lexuesve shqiptarė dhe dashamirėve tė huaj pėr t'i sensibilizuar lidhur me fatin tragjik tė kėtyre viseve tė bekuara, tė cilat, nė tė ardhmen, lipset t'i bashkohen tokės amė, tė ringjizen me tė, siē kanė qenė nė jetė tė jetėve.

    - - - - - - - - - - - -

    "AROMĖ ĒAMĖRIE" - MESAZH QĖNDRESE

    Nga Sazan GOLIKU

    Shkrimtari dhe publicisti Shefki HYSA, i njohur pėr romanet e tregimet e botuara nė vitet '90, doli para lexuesve me librin e ri me tregime "Aromė Ēamėrie".

    Rrėfimet e kėtij libri pėrshkohen sa nga tragjizmi, qė kushtėzohet dhe reflektohet nga fati i banorėve tė Ēamėrisė, aq dhe nga njė lirizėm heroik, qė buron nga lufta dhe qėndresa pėr mbijetesė dhe vlerat morale e shpirtėrore tė ēamėve.

    Nė ēdo faqe tė kėtij libri jepet, sidomos pėr brezat e rinj, edhe mesazhi i mos-harresės dhe i botės pak tė njohur tė krahinės mė jugore tė Shqipėrisė.

    Ajo botė, me fisnikėrinė e saj, mėkon thellė ndjenjėn e dashurisė pėr vendlindjen dhe sensibilizon vetėdijen shqiptare pėr fatalitetin e kombit tonė qė nuk i harron ato vise tė bekuara qė u goditėn nė palcė nga gjenocidi shovinist grek.

    [ Kthehu ]