Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


PARALAJMĖRIM

Nga Shefki Hysa

Shėnime pėr novelėn "Kur dynden vikingėt" e shkrimtarit Pjetėr Arbnori

Sapo lexon titullin e librit "Kur dynden vikingėt" tė shkrimtarit Pjetėr Arbnori, mendja tė shkon menjėherė te dyndjet barbare qysh ndėr kohėrat mė tė lashta. Pėrfytyron jo pa dhimbje qytetėrime tė tėra tė zhdukura, popuj tė zhbėrė, raca e gjuhė tė asimiluara. Vandalėt tė etur pėr zulmė, u kanė gllabėruar edhe shpirtin, jo vetėm materien, pa mundur tė njerėzohen kurrė, t'u ngjasojnė sadopak atyre qė mundoheshin tė nėnshtronin.

Po autori pėr ē'dyndje bėn fjalė? Mos vallė pėr murtajėn komuniste? Shėnimi "Shkruar nė burgun e Burrelit" qysh nė krye si njė nėntitull domethėnės, tė nxit mendimin se, nė kėtė libėr, objekt i shkrimtarit rebel e kundėrshtar i denjė politik i ish diktaturės, duhet tė jetė pikėrisht ajo klimė ferri qė zotėronte gjithė lindjen komuniste e nė veēanti Shqipėrinė. Mirėpo qė nė fjalinė e parė tė kėsaj novele pėrballesh me Rajhun e tretė tė ish Gjermanisė naziste. Pra, ėshtė fjala pėr diktaturėn hitleriane, njė ndėr modelet mė tė pėrkryera tė makinave shtypėse antinjerėzore tė tipit stalinist.

Shpėrngulja e ngjarjeve nėpėr labirintet e Gjermanisė naziste, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse mesazhi i autorit, i dėrguar nga burgu i Burrelit pėr ngjashmėrinė e krimeve tė nazizmit dhe komunizmit nė jetėn familjare, shoqėrore e politike. Madje, tė zgjohet edhe kureshtja pėr tė zbuluar raportin midis simbolikės dhe realitetit qė bart nė vetvete togfjalėshi "dynden vikingėt". Pse jo "dyndeshin vikingėt"? Ku e ka sekretin dhe epėrsinė pėrdorimi i kohės sė tashme tė foljes dynden, nė krahasim me trajtėn e sė shkuarės qė mund t'i pėrshtatej edhe periudhės sė zhvillimit tė ngjarjeve?

Ende vazhdojnė tė dynden vikingėt? Nė ē'pėrmasa dhe cilat janė pasojat e dyndjeve?
Tė mundojnė njė copė herė tė tilla pyetje, por shpejt harrohesh nė njė lexim tejet emocional para asaj hapėsire tė ēuditshme qė tė shpaloset e gjallė ndėr sy, si brigjet tunduese e ndjellėse tė sirenave tė Odisesė apo si ishujt magjikė tė Ēirēeve ku mė pas pėrjeton veē ankth, dhimbje, revoltė e tmerr pėr atė pėrēudnim njerėzor qė tė pret udhėn.

Erna e hijshme flokėverdhė e sykaltėr qė magjeps edhe lexuesin, jo vetėm tė shoqin, personazhin kryesor, me vėshtrimet dhe sjelljet e saj ,ku pas pasqyrimeve tė gjireve tė qeta shpirtėrore fshihen trazimet e grackat e sė keqes, ėshtė magjistarja e kohėve moderne. Vjen njė ēast dhe diku ngecet e nis tė shplekset pėlhura e mashtrimit e endur gjatė nė vegjen e padukshme tė ndryrė nėpėr skutat e ngrehinės diktaturė.

Atėherė del fytyra e vėrtetė e Ernave me tėrė shėmtimin dhe pėrēudnimin, pabesinė dhe kurthet qė bartin shpirtrat e tyre tė zinj. Atėherė s'ka se si tė mos e vėsh re pėrqasjen qė autori u bėn, pėrmes realitetit hitlerian, diktaturave tė tė gjitha kohėve. Madje edhe ish diktaturės shqiptare. Vdekja mbetet e neveritshme dhe gjėmėzezė nė ēdo rrethanė, formė e mėnyrė qė tė ndeshesh me tė. Vdekja ėshtė vdekje edhe kur tė vjen prej puthjeve tė vampirėve si Erna, simotrat e sė cilės i kemi hasur gjatė viteve tė diktaturės komuniste.

Pėr autorin diktatura nuk ėshtė thjesht njė mekanizėm i verbėr, por mendja e zezė dhe dora vrastare e demonėve si avokati fon Shvajcer, i besuari fanatik i partisė-shtet. Dogmat partiake, ideali i tij i vetėm, siē ėshtė figura e demonit sinonim i sė keqes. Ai njėherėsh si hije nuk ndodhet askund dhe ndodhet kudo. Madje edhe shpirti i Ernės, ėshtė hija e tij, mendėsia dhe tėrė veprimtaria e pėrfaqėsuesve tė ligjeve e tė shtetit, nuk janė gjė tjetėr veē pronė e tij. Jo pa dhimbje e ndrydhje tė zemrės, pa rrėnqethje tė mishit, paralelisht me leximin e veprės, na vijnė ndėr mend tėrė ajo gardė makabre partiako-shtetėrore, me sekretarėt e partisė, aktivistėt e spiunėt e lagjeve e oficerėt e sigurimit qė arrinin gjer aty saqė e fusnin ndokėnd nė burg edhe pse e kish gruan tė bukur.

Pra, faqet e librit e zbulojnė dalėngadalė atė botė meskine, servile, prapaskeniste e njėherėsh kriminale qė rrafshon ēdo vlerė njerėzore, botėn komuniste tė themeluar pėr gati 50 vjet edhe nė Shqipėri. E ngjashme si dy binjakė me nazizmin gjerman diktatura e kuqe. Me sa duket autori shėnon nazizmin e qėllon komunizmin, atė murtajė, qė i mori rininė, familjen e gjithēka. Tė joshte si kėnga e sirenave, si pamja e mrekullueshme e Ēirēeve dhe e tėrė magjistareve, propoganda hitleriane apo ajo enveriane dhe pastaj ashtu si pakuptuar ta pėrdhoste moralin, ndėrgjegjen e po tė kundėrshtoje tė merrte dhe shpirtin nėpėr katakombat e saj, siē veproi edhe me autorin duke e pėrplasur burgjeve tė zeza.

Kėtė "kėngė" ndjellakeqe qė shpėrndan gjithandej jonet e vdekjes e ndien gjer nė palcė kur lexon kėtė vepėr tė Pjetėr Arbnorit. Ndien gjithashtu edhe atė revoltė qė duhet ta ketė frymėzuar aty nė qelinė e errėt kur ngjizte materialin jetėsor pėr ta shndėrruar nė art. Kjo novelė tejet realiste me njė ndjenjė tė pakufishme humanizmi, qė ndoshta askush nuk e priste nga njė i persekutuar si Pjetėr Arbnori (30 vjet burg), tingėllon si njė aktakuzė e fuqishme pėr tė gjitha kohėrat e diktaturave, tė atyre qė kaluan e qė mund tė vijnė. Mjerė kulkturat e qytetėrimet botėrore pėrballė diktaturave! S'janė asgjė dyndjet e lashta tė vikingėve, nė krahasim me rroposjet qė shkaktojnė diktaturat e monstrat e tyre, vikingėt e rinj. Vdiq nazizmi, ra edhe komunizmi nė Shqipėri, mirėpo rreziku i dyndjes sė vikingėve ende nuk ka rreshtur. Prandaj titulli i kėtij libri ėshtė njėkohėsisht edhe njė kushtrim pėr vigjilencė: kujdes, o njerėz, ruhuni nga vikingėt e kohėve moderne!

Vėrtet me pak faqe kjo novelė, por pėr nga idetė dhe mesazhi ėshtė njė vepėr dinjitoze qė tė kujton "Fati i njeriut" e Shollohovit, "Shkretėtira Tartare" e Dino Buxatit, "Plaku dhe deti" e Hemingueit, etj. Ėshtė si tė thuash, njė poemė pėr rezistencėn e njeriut tė nėpėrkėmbur, tė tė gjitha kohėrave, ndaj demonėve tė natyrės apo tė shoqėrisė njerėzore. Njėkohėsisht ėshtė edhe njė sinjal i qartė qė tė jep tė kuptosh se sa shumė ka humbur Shqipėria duke persekutuar talente tė tilla si Pjetėr Arbnori me shokė. Se mund tė jenė me dhjetėra tė tjerė ata qė s'arritėn kurrė ta thonė kėngėn e tyre, nga ferri i birucave qoftė edhe tė vonuar.
Nė fund tė fundit ky libėr ėshtė njė befasi e kėndshme dhe njė fillim i suksesshėm qė paralajmėron njė ndihmesė tė madhe, jo thjesht pėr lavdi vetjake tė autorit, por nė shėrbim tė kombit.

[ Kthehu ]