Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


VETĖTIMĖZ LOTI DHE QESHJE

Nga Shefki Hysa

Shėnime pėr librin "Krisja e zemrės" e poetit Gjin Progni

Gjin Progni i pėrket brezit tė poetėve mė tė rinj shpirti i tė cilėve, falė demokracisė, arriti tė dalė nga gėrmadhat e shpirtave qė pėrēudnoi gjatė 50 vjetėve ferri i diktaturės enveriste. Zhgėnjim, dėshpėrim, dhimbje dhe pak shpresė, fare pak shpresė - ja ky ėshtė sedimenti i tėrė asaj gjigandomanie iluzore me lindjet dhe perėndimet e pėrgjakura, me ngjyrat e ndezura alla socialiste qė i servirte propaganda komuniste "njeriut tė ri", krijesės sė vet manekine.

Kėtė e vėren edhe nė vjershat e Gjin Prognit, ndėr mė tė talentuarit midis atyre zėrave poetikė qė po ndihen. Ėshtė dashuria e vetmja ndjenjė, qė u jep, herė-herė, tone optimiste vargjeve tė tij tė mbingarkuara me dramėn e kohės. Njė dashuri kapriēioze si gjithė dashuritė qė zėnė fill qysh me trillet e Adamit e Evės, dashuri sa e ėmbėl dhe herė-herė gati hyjnore, aq cfilitėse e zemėrplasėse. Madje e has nė tėrė indet e poezisė sė vėllimit "Krisja e zemrės" kėtė ndjenjė tejet njerėzore aq sa krijohet imazhi qė universi poetik i Gjinit nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė zemėr gjigande qė mundohet tė ndryjė brenda vetes tėrė gjithėsinė e nė pamundėsi zhgėnjehet e dėshpėrohet e kriset e pikon dhembje e revoltė.

Midis lotėve vetėtin herė-herė dhe e qeshura e ēiltėr e poetit, humori i tė riut qė dhe pse zemėrplasur kujtohet mė nė fund se jeta ėshtė e gjatė dhe duhet jetuar. E pėr ta jetuar atė duhet tė ecė.
Nė kėtė ecje sa lodhėse dhe tėrheqėse drejt tė panjohurave tė fatit tė nje-riut, i urojmė Gjin Prognit majat e suksesit, pas daljes nė dritė tė librit tė parė "Krisja e zemrės".

[ Kthehu ]