Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Diplomacia e vetėmohimit
    Zhvillime tė ēėshtjes ēame

Diplomacia e vetėmohimit

QĖ TĖ MOS KRUASH BRIRĖT E KURRIZIN

Nga Shefki Hysa

Libri "Diplomacia e vetėmohimit", i nderuar lexues, ėshtė njė pėrmbledhje publicistike, me artikuj, ese, intervista, kujtime, mbresa, portrete, pėrshtatje, replika, reportazhe, rrėfime, redaktime e skicide tė realizuara nga kėndvėshtrimet e mia dhe tė miqve tė mi pėr zhvillimet e ēėshtjes ēame pas vitit 1990 (shumica e tyre tė publikuara nė faqet e revistės "Krahu i Shqiponjės" dhe pjesa tjetėr nė shtypin shqiptar). Ėshtė pėrmbledhja e njė pėrvoje tė madhe qė nuk harrohet aq lehtė.

Janė bėmat, pėsimet, zhgėnjimet, lodhjet, vuajtjet, mundimet, stėrmundimet, dėshtimet, sakrificat e pėrsėri sakrificat e ca intelektualėve idealistė tė pandreqshėm, sakrifica herė-herė vėrtet gjer nė kufi tė sė pamundurės, tė vetmohimit. Pra, ėshtė njė pėrvojė e jetuar nga unė e bashkėpunėtorėt e mi, me fitoret e humbjet, me arritjet e shikuara, arsyetuara, argumentuara, paragjykuara e gjykuara nga kėndvėshtrimi i syve tanė, i pikėpamjeve dhe idealit tė shpirtrave tanė… Pėr kėndvėshtrimet e tė tjerėve nuk di ē'tė them, puna e tyre, aq mė pak pėr ato tė kundėrshtarėve… Tė tjerėt le tė merren vetė me pikėpamjet e tyre, madje po tė duan le tė kundėrshtojnė edhe tonat, ca mė tepėr kundėrshtarėt, siē kanė vepruar nė jetė tė jetėve…

- - - - - - - - - - - - -

DIPLOMACI E PAMUNDUR APO?!...

Nga Hysen Sinani

"Diplomacia e vetėmohimit". Kėshtu e ka titulluar shkrimtari Shefki Hysa librin e tij tė fundit, tė cilin e lexova nė dorėshkrim me njė frymė, jo vetėm nga kureshtja qė mė nxiti tematika e tij, por mė tepėr nga ajo mėnyra e ēiltėr me tė cilėn na e servir ai temėn e madhe tė ēėshtjes ēame.

Ai tė habit kur, nė njė mėnyrė ashtu si tė rastėsishme, duke folur pėr talentin e Ēamėrisė, Bilal Xhaferrin, bie fjala, dhe fatin e tij tė trishtuar, kalon nė thelbe politike e historike aq tė rėndėsishme sa ti thua me vete: dale pak, t'i kthehem edhe njė herė kėsaj faqeje pėr ta kuptuar mė mirė ēfarė po tregon dhe ēfarė paska ndodhur!

Gjatė gjithė kohės qė lexoja dorėshkrimin prekės tė Shefki Hysės, sepse ai i bėn pėrshkrimet edhe nė mėnyrė prekėse, mė vinte nė mendje njė thėnie e hershme e Zhan-Pol Sartrit: shtetet janė si njerėzit, secili shikon interesin e tij... Nuk e mbaj mend nė ēfarė konteksti e kishte thėnė kėtė gjė, por mua tani nuk mė shqitej nga mendja dhe, nė tė vėrtetė, tek libri nė fjalė, madje nė tė gjitha trajtimet e ēėshtjes ēame, vija re se vetėm shteti grek kishte qenė si njerėzit dhe kishte parė interesin e tij nė lidhje me fatin e hidhur tė njė minoriteti tė pėrzėnė prej vendit tė tij. Shteti shqiptar, si ai i djeshmi, ai i pardjeshmi dhe po aq ky i sotshmi nuk donte t'ia dinte pėr kėtė fat e pėr kėtė ēėshtje jo tė vogėl kombėtare.


Turtullesha dhe djalli

Turtullesha dhe djalli

METAMORFOZŹ DHIMBJEJE

Nga Emrie Krosi

Shėnime pėr librin me tregime "Turtullesha dhe djalli"
"Turtullesha dhe djalli" titullohet libri i parė me tregime i prozatorit Shefki Hysa. Kjo pėrmbledhje me tregime ėshtė pasqyrė e njė realiteti tė shpėrfytyruar prej ish diktaturės komuniste, ndryshe nga ai "realitet" i sajuar socialist qė himnizonte letėrsia e gjymtuar e realizmit ideologjik. Pra, krijimtaria e kėtij autori i pėrket njė letėrsie tė mohuar nga ish-censura komuniste, e cila ruhej nga tė ashtuquajturat kthetra tė "dekadencės sė absurdit", qė gjoja errėsonin vlerat e vėrteta tė artit e tė letėrsisė shqiptare.


Robėr tė paqes

Robėr tė paqes

KADAREJA PERSONAZH
Shėnime pėr romanin "Robėr tė Paqes"

Nė njė nga ditėt kur Ismail Kadareja ndodhej nė Tiranė, rastėsisht u takova me tė. Gjatė bisedės i thashė se "njė shkrimtar i ri ka botuar njė roman pėr ty". Natyrisht atij do t'i ketė ardhur mirė, po tashmė ai ėshtė mėsuar tė mos i shprehė menjėherė ato qė ndjen. Nė fytyrėn e tij nuk lėvizi asgjė, vetėm tha: "Ai, sė pari duhet tė mė pyeste mua". Pėr tė justifikuar nė njė farė mėnyre shkrimtarin, po dhe pėr tė sqarur, qoftė dhe teorikisht veten, i thashė: "Nuk ėshtė fjala pėr njė libėr biografik, siē shkruhen pėr personalitetet e njohura tė fushave tė ndryshme tė shkencės, kulturės, politikės, sporteve… Ai, ka shkruar njė roman dhe aty jeni personazh, protagonisti i veprės. A duhet marrė leje pėr tė krijuar njė personazh, kur prototipi ėshtė i gjallė? Kadareja mu duk se nėnqeshi. Nė tė vėrtetė unė po i tregoja babait arat. Ai prej kohėsh kishte ecur nė atė hulli.
Nė njė konferencė shtypi me intelektualėt e Tiranės, pyetjes pėr kėtė roman, I.Kadareja iu pėrgjigj kėshtu: "…Megjithėse ka nxjerrė disa intimitete tė miat, romani ėshtė shkruar shumė bukur, veēanėrisht pjesa pėr vjeshtėn e vitit 1990."

Struktura e ngjeshur e kėtij romani lakonik ėshtė ngjizur me pėrbėrės jetėsor e konvencional, me atmosferė absurde dhe peshė ekzistenciale, me zgjėndėrr e ėndėrr, me dekumentaritet gati kronikal dhe me pasqyrim trivial e hiperbolik. Kėto elemente strukturore kontrastuese formėsohen si ylber rrjedhės nė imagjinatėn e lexuesit kontemplativ dhe sidomos tė lexuesit qė e ka shijuar madhėshtinė e magjinė e artit kadarean.
Duke pėrfunduar sė lexuar dhe faqet e fundit tė romanit, nuk mund mos tė tė vijė ndėr mėnd me gjasė ideja e lashtė se ēdo krijues, sado i madh qoftė, ėshtė dhe mbetet njeri.
Kur do tė vijė koha qė studimet historiko-letrare do tė shoshitin e tė nxjerrin nė pah librat e dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekullit qė po kapėrcejmė, besoj se dora e studiuesit tė Kadaresė do tė qėndrojė edhe mbi kėtė roman interesant.

Sazan Goliku


Parajsa e mallkuar

Parajsa e mallkuar

FATE TRAGJIKE
Shėnime pėr romanin "Parajsa e mallkuar" e shkrimtarit Shefki Hysa

Shefki Hysa erdhi nė letėrsi me prozėn e shkurtėr, me tregimin dhe me reportazhin letrar, si gjithė shkrimtarėt. E veēanta e tij ishte lėngu jetėsor, qė lėvizte nėpėr indet e organizmės sė gjallė tė prozės, organizmė qė nuk kishte asgjė artificiale, por vinte e vėrtetė si natyra.

Nė vėshtrimin e parė romani tė duket se jep jetėn e njė province tė humbur nė mes tė maleve, provincė me ngjarjet dhe me njerėzit e saj tė mirė dhe tė liq, tė dashur dhe sadistė, shpirt demokratėsh dhe zemėr tiranėsh. Por, duke menduar, shpejt zbulon se romani merr karakteristikat e njė vepre simbolike. Nė miniaturė pasqyrohet njė vend i izoluar, ku zotėrojnė ligjet e egra tė tiranisė me tė gjitha mekanizmat e saj, ku mungon liria e fjalės dhe e mendimit dhe ku njerėzit jetojnė nė ankth e nė frikė.

Ngarkesa e romanit me ngjarje dhe me fate tragjike nuk e ka humbur dėshirėn pėr tė jetuar dhe dritėn e perspektivės. Dėshira pėr tė jetuar dhe drita e perspektivės mishėrohen nė figurat e Xhekit, miqve tė tij dhe veēanėrisht vajzave dhe grave, tė cilat janė pėrshkruar me ndjenjėn e njė lirizmi tė kėndshėm dhe me njė dashuri njerėzore. Tė gjitha kėto janė nė kontrast me rrethanat e zymta, kur jo rrallė ndjehet ulėrima e lukunisė sė ujqėve me dy kėmbė, por edhe drejtpėrdrejt me katėr kėmbė. Dhe nuk mund tė rri pa pėrmendur kėtu njė fakt artistik tė jashtėzakonshėm. Autori pėrshkruan njė luginė tė ujqėve tė uritu dhe me kėtė fakt artistik plot dramacitet autori e mbyll romanin. Vėrtet njė gjetje artistike lakmuese.

Dritėro Agolli


Rrėfimet e njė hajduti

Rrėfimet e njė hajduti

NJĖ PROZĖ E SHKURTĖR MBRESĖLĖNĖSE

"Rrėfimet e njė hajduti" ėshtė libri i tretė i autorit Shefki Hysa. Tregimet e pėrmbledhjes, ku rikrijohen artistikisht tablo nga jeta e periudhave tė ndryshme kohore me personazhe tejet interesante, tė cilat janė gdhendur me shije e mjeshtri artistike, tė ngjallin mbresa dhe emocione tė thella.
Nė njė sėrė tregimesh tė tjera tė pėrmbledhjes, autori i thur subjektet duke vėnė nė qendėr tė vėmendjes problemin e dashurisė. Nė to vėrehet qartė sesi autori, pėrmes mjetesh tė gjetura artistike, ia del mbanė tė pėrshkruajė situata emocionuese e plot romantikė dashurie me njė pastėrti tė qashtėr, humane, fisnike e jetėsore.
Prozatori Shefki Hysa ka zėrin e tij tė veēantė nė prozėn tonė, ka individualitetin e tij tashmė tė formuar artistik dhe me krijimtarinė e vet zė sot njė vend tė lakmueshėm nė prozėn realiste shqiptare.

Sokol Jakova


Aromė Ēamėrie

Aromė Ēamėrie

LIBĖR I MESAZHEVE TĖ SHPRESĖS E PAQES PĖR ĒAMĖRINĖ

Mė bėri pėrshtypje libri me tregime "Aromė Ēamėrie" i shkrimtarit Shefki Hysa, nė njė nga emisionet e Televizionit Shqiptar. Unė e ndjek me interes ēdo botim pėr Ēamėrinė, sa herė Ēamėria kujtohet. Kjo nuk ėshtė pėr tė nxitur ndonjė grindje nė Ballkan, siē mund tė kujtojė dikush, por, si tė thuash, pėr tė vėnė nė vend njė ndėrgjegje tė shqetėsuar. Nė kėtė kuptim thashė se mė tėrhoqi vėmendjen pėrmbledhja me tregime "Aromė Ēamėrie" e kėtij autori me origjinė nga Ēamėria, libėr pėr tė cilin u interesova dhe e shfletova me kujdes e plot kureshtje pėr mesazhet e shpresės dhe paqes qė i pėrcjell lexuesit.
Me njė fjalė do tė thosha se libri "Aromė Ēamėrie" nė kėtė kah ėshtė i nevojshėm, i domosdoshėm, i moralshėm, si ēdo botim i arrirė i kėsaj natyre, siē janė tė shumta arsyet qė ēamėt nuk e harrojnė Ēamėrinė dhe, merret me mend, kjo ėshtė njė e drejtė jo vetėm e tyre, por e drejta e tė gjithė shqiptarėve. Pėr mė tepėr ėshtė njė detyrė morale, sepse kurrė nuk mund tė harrohet njė plagė e vuajtur nga mijėra e mijėra njerėz. Kurrė nuk mund tė harrohet njė shpėrngulje, kurrė nuk mund tė harrohet vendi ku ke lindur, ku ke shtėpinė. Dhe pėr kėto dėshmohet pėr t'u ēliruar nga makthet si nė librin "Aromė Ēamėrie".
Ka ardhur koha qė Ballkani tė shterohet nga krimet e vjetra dhe njė nga kėto krime ėshtė ajo qė ka ndodhur nė Ēamėri, drama ēame. Dhe kėshtu Ballkani do tė pėrgatisė rrugėn drejt emancipimit. Vetėm pas kėtij pastrimi Ballkani mund tė bėjė pjesė nė familjen e emancipuar tė popujve evropianė.

Ismail KADARE

- - - - - - - - - - - - -

"Aromė Ēamėrie" - mesazh qėndrese

Shkrimtari dhe publicisti Shefki HYSA, i njohur pėr romanet e tregimet e botuara nė vitet '90, doli para lexuesve me librin e ri me tregime "Aromė Ēamėrie".
Rrėfimet e kėtij libri pėrshkohen sa nga tragjizmi, qė kushtėzohet dhe reflektohet nga fati i banorėve tė Ēamėrisė, aq dhe nga njė lirizėm heroik, qė buron nga lufta dhe qėndresa pėr mbijetesė dhe vlerat morale e shpirtėrore tė ēamėve.
Nė ēdo faqe tė kėtij libri jepet, sidomos pėr brezat e rinj, edhe mesazhi i mos-harresės dhe i botės pak tė njohur tė krahinės mė jugore tė Shqipėrisė.
Ajo botė, me fisnikėrinė e saj, mėkon thellė ndjenjėn e dashurisė pėr vendlindjen dhe sensibilizon vetėdijen shqiptare pėr fatalitetin e kombit tonė qė nuk i harron ato vise tė bekuara qė u goditėn nė palcė nga gjenocidi shovinist grek.

Sazan GOLIKU


Mrekullitė e rreme

Mrekullitė e rreme

NJĖ SHKALLĖ E RE KRIJIMTARIE

"Mrekullitė e rreme", libri me tregime, i shkrimtarit Shefki Hysa dallohet pėr frymėn e njė realizmi tė vėrtetė bashkėkohor, me probleme dhe ide sociale qė shqetėsojnė shoqėrinė tonė. Njė realizėm me elemente tė fantastikes dhe tė groteskut, po edhe tė alegorisė, ku, siē dihet, ideja jepet nė mėnyrė tė tėrthortė. Le tė marrim tregimin "Mrekullia e rreme" nga ėshtė nxjerrė edhe titulli i librit. Ideja e tij ėshtė se sado tė bukura dhe tė ēmuara tė jenė gjėrat nė vetvete, po nuk i shėrbyen njerėzve, janė sende si gjithė tė tjerat. Heroi ėndėrrimtar shkon nė njė botė mrekullish, nė krahėt e njė vajze tė ėndėrruar me pallate madhėshtore e me bibliotekė tė magjishme. Kėto mrekullira, pėrfshi edhe dashurinė, ajo dėshiron t'i ketė vetėm pėr vete dhe pėr tė dashurin. Kėtu lind mospajtimi. Kjo nė pėrgjithėsi ėshtė pėrmbajtja, e cila rrėfehet nė fillim nė frymėn psikoanaliste.

Kjo psikoanalizė jepet shkallė-shkallė pėr tė pasqyruar personazhin realisto-fantasmagorik.
Njė analizė tė hollėsishme pėr librin ne fjalė do tė kėrkonte kohė, por nė kėto radhė nuk mund tė le pa pėrmendur edhe tregimin e ēuditshėm "Kryeplaku", ku rrėfehet pėr fenomenin e grykėsisė dhe makutėrisė. Nė kėtė tregim, do tė thosha se tiparet e ekspresionizmit janė mė tė tejdukshme se nė ēdo tregim tjetėr, duke mos lėnė mėnjanė paradokset dhe groteskun ose fantasmagorinė tė ndėrthurur nė gjirin e realizmit. Tregimi i bėn jehonė nė mėnyrė figurative edhe korrupsionit dhe degjenerimit nė shoqėri pėrmes njė dinamike kinematografike tė ēuditshme. Fjala kėtu ėshtė e lexueshme dhe e dukshme.

Nė kėto pak shėnime do tė zija nė gojė edhe tregimin "Magjia" qė hyn nė radhėn e tregimeve qė pėrmenda pak mė lart, veēse dallon prej tyre me ankthin qė pėrcjell dhe frikėn se mos kthehet ndonjė gjėmė e shkuar.
Tregimet e kėtij libri pėrshkruhen, mbi tė gjitha, nga fryma kombėtare me shenjėzat e shpirtit tė zgjuar ēam, ngaherė tė shqetėsuar dhe gjithmonė nė kėrkim dhe nė zbulim. Shefkiu, me shkrimet e tij, ka treguar se e njeh mirė librin e jetės dhe librin e bibliotekės.

Dritėro AGOLLI