Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Rekuiem pėr Letėrsinė Shqiptare

E DĖNUAR ME VDEKJE NGA POLITIKA

Nga SHEFKI HYSA, Sekretar i LSHA tė Shqipėrisė

1.
Arsyeja nėn thundrėn e paarsyes

Politikat e tė gjitha shteteve pa tru nė tė gjitha kohėrat (qė kur lindėn shtetet e gjer sa tė jetė jeta) e kanė dėnuar me vdekje letėrsinė dhe artin e vėrtetė. Kėshtu, nė dukje pa arsye, kanė vepruar edhe politikat shqiptare qė nga fillimet e letėrsisė dhe artit tonė e nė vazhdim. Ec e merre vesh, arsyeja nė jetė tė jetėve nėn thundrėn e paarsyes…
E kotė shpresa se politikat postkomuniste do tė ndryshonin mendim dhe do ta mbėshtesnin e do ta nxisnin zhvillimin e letėrsisė bashkėkohore shqiptare (e veēojmė letėrsinė jo paqėllim). Pėrkundrazi, kanė vepruar, veprojnė dhe do tė veprojnė njėlloj si politikat simotra pa tru, tė vjetra a tė reja qofshin: "Letėrsia e dėnuar me vdekje!"
Dhe arsyeja e paarsyes dihet, letėrsia e vėrtetė me mesazhet qė bart dhe pėrcjell nuk u ka shėrbyer kurrė politikave (tė mosndryshimit), por prirjeve tė zhvillimit e pėrparimit njerėzor dhe si e tillė ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet njė nga opozitat e pėrjetėshme mė tė pakorruptuara e tė pa kompromentuara.

Ndryshe nga arti, gjuha konvecionale e tė cilit ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė e vėshtirė pėr t'u kuptuar nga injoranca e politikės, letėrsia flet me gjuhėn e njerėzve dhe sado tė pėrpiqet pėr ta fshehur me mjete tė figurshme atė qė dėshiron tė thotė, pėrsėri kuptohet (qoftė e kuptuar edhe me vonesė si barcoletat prej mendjes sė policit) dhe mbetet e zbuluar dhe e rrezikuar nė mėshirėn e tė pamėshirshmit paarsye. Pra, letėrsia me gjuhėn e saj tė drejtpėrdrejtė ėshtė jo vetėm kundėrshtare e pėrherėshme e politikės, por herė-herė edhe armike e saj. Pikėrisht nga kjo armiqėsi me politikėn ka lindur edhe termi "Letėrsi Disidente" e Shkrimtar Disident"…

Nė kėtė shkrim qė ėshtė njė thirrje pėr ndihmė, njė "SOS" pėr dashamirėt qė kanė veshė, sy dhe mendje tė kthjellėt, do tė pėrpiqem tė arsyetoj e tė argumentoj me njė gjuhė sa mė tė thjeshtė (tė pėlqyeshme edhe pėr politikanėt) se ē'po ndodh me letėrsinė shqiptare kėtė tė dėnuar tė pėrjetėshme prej paarsyes sė politikės.
Ky shkrim (tė mė falin studiuesit pėr pasaktėsitė e mundshme, nėse gabimisht ka mbetur ndonjėri gjallė) ka vlera unikale vetėm pėr opinionin shqiptar, ka vetėm pasaportė shqiptare dhe nuk dihet nėse do tė arrijė tė marrė ndonjėherė vizė pėr jashtė shtetit nė ndonjėrėn prej ambasadave a konsullatave tė huaja nė territorin shqiptar, kėshtu siē e ka katandisur Shqipėrinė politika e mosarsyes (Letėrsia dihet se ėshtė e burgosur)…

2.
Letėrsia tekst i shkruar

Ēdo krijim letrar qė nga fjalėt e urta, shprehjet e figurshme frazeologjike, proverbat, anekdotat, mitet, legjendat, gojėdhanat, pėrrallat, bejtet, vjershat, poezitė, tregimet, novelat, romanet, dramat, komeditė e mė the e tė thashė, janė vepra njerėzore ku pėrmblidhet me menēuri e art pėrvoja e njė ēasti, e njė periudhe kohe apo e tėrė jetės sė njė individi apo e njė grupimi individėsh. Nuk ka rėndėsi nėse krijuesi ėshtė njė individ anonim (populli) apo njė individ i pėrveēėm, fjala vjen Homeri. Rėndėsi ka fakti se krijuesi nėpėrmjet krijimit ka shfaqur dėshirėn pėr t'u pėrcjellė pėrvojėn e vet atyre qė e rrethojnė. E nė kėtė rast krijimtaria merr dashur padashur rolin e njė testamenti. Dhe tanimė dihet (jo vetėm nga ligjvėnėsit e ligjzbatuesit) se njė testament e ka vlerėn e vet unikale e ligjore vetėm kur ėshtė i shkruar.

E si rrjedhojė, nė mos gaboj, duhet tė kenė qenė letrarėt ata qė kanė menduar tė parėt se duhej shpikur shkrimi pėr t'i shkruar tekstet e thėnieve tė tyre (artistėt naivė e kishin mė tė thjeshtė: me bojėn e gjakut tė trupit sajonin nėpėr faqe shpellash e shkėmbenjsh figurat e imagjinatės sė vet dhe kėshtu u pėrcillnin mesazhet e shpirtit bashkėkohėsve, pavarėsisht sa kuptoheshin. Besoj janė kuptuar nga stėrnipėt e tyre arkeologė e studiues arti.) Dhe tė gjitha gjasat tė ēojnė nė pėrfundimin se ishin shkrimtarėt ata qė shpikėn shkrimin.

Nė mbėshtetje tė kėsaj hipoteze flasin edhe zbulimet e para tė pllakave prej argjile me shkrimin e lashtė tė sumerėve qė dokumentojnė Epin e Gilgameshit, njė ndėr krijimet mė tė hershme e mė mbresėlėnėse tė njerėzimit, nėpėrmjet tė cilit njihemi me historinė e zhvillimeve tė jetės sa tė qetė dhe konfliktuoze, dramatike e tragjike tė atyre fiseve tė lashtė parababilonas. Pra, Eposi i Gilgameshit, ky krijim popullor, kjo letėrsi e fėmijėrisė sė njerėzimit, qė shpreh tėrė spekrin e ndjenjava tė harkut dashuri-urrjetje, ėshtė tashmė njė tekst i shkruar, njė testament i pėrvojės njerėzore sumere qė pasqyron artistikisht jo vetėm botėn shpirtėrore tė krijuesit dhe tė bashkėkohėsve tė vet, por edhe portretin e politikės qė sundonte atė kohė. Pra, vini re, historia e ekzistencės sė njė politike sunduesi na vjen e shkruar dhe e pasqyruar nėpėrmjet individit tė sunduar, krijuesit, shkrimtarit, letrarit…

3.
Letėrsia pasqyrė artistike e njė realiteti kohor

Ēuditėrisht, shkrimtari, njeriu i nėpėrkėmbur nga politika, shkruan tekstin e pasqyrės sė njė realiteti e nė tė vėrtetė na del primari, nė plan tė parė, si forcė lėvizėse, zhvilluese, pėrparuese, edukuese, pra, nė fakt, forcė vendimtare, ndryshe nga politika shtypėse qė i pretendon tėrė kėto cilėsi, i propogandon pėr demagogji dhe synon tė kundėrtėn, prirjen pėr mosndryshim, statuskuo, stanjacion e mė the e tė thashė terma tė tjera politike tė kėsaj natyre qė i shėrbejnė sunduesit pėr tė bėrė zap kundėrshtarėt, opozitėn, "armiqtė" e pėrjetėsisė sė pushtetit tė tij…
Kini parasysh: "Politika proletare nė plan tė parė!"… Kėshtu pretendonte deri dje diktatura komuniste shqiptare dhe dihet katastrofa qė solli politika e saj e verbėr e mosarsyes… Bėmat e Diktatorit dhe diktaturasve po harrohen dhe po lartėsohen veprat e Kadaresė, Fishtės, Konicės, Xhaferrit e tė tjerė shkrimtarėve tė nėpėrkėmbur… Diktatori dhe diktaturasit tashmė janė thjesht karaktere-demonė tė pėrshkruar nėpėr faqet e veprave tė kėtyre shkrimtarėve jetėrrezikuar…

Ja si rrodhėn ngjarjet dhe ndryshuan pėrgjithmonė raportet politikė-letėrsi. Janė ndryshuar aq rrėnjėsisht e diametralisht nė tė kundėrt saqė sikur tė ishte e mundur e tė ngjallej Diktatori nuk do tė mund ta besonte kurrė se madhėshtia e tij e dikurshme njė ditė u mpak e shndėrrua nė ca radhė tė njė teksti letrar. U bė fragment i asaj letėrsie qė politika e tij komuniste e dėnoi me vdekje, siē dėnoi edhe vetė autorėt e saj, Bilal Xhaferrėt… Pra, e mbisundoi gjatė paarsyeja arsyen, politika letėrsinė. Mirėpo ja qė vjen njė ditė dhe rivendoset rregulli, mbizotėron arsyeja, mbizotėrojnė ligjet e Zotit… Letėrsia e shndėrron politikėn thjesht nė lėndė tė parė prodhimi, nė material artistik… Dhe nėpėr perandoritė artistike mbretėr e perandorė tė vėrtetė janė shkrimtarėt, politikanėt janė thjesht plebej ashtu siē meritojnė tė jenė nė jetė tė jetėve… Kėtė e harrojnė tėrė politikat nė pushtet… Harrojnė se nuk janė jetėgjata perandoritė pushtuese… Kėtė fakt e kanė harruar edhe politikat shqiptare konuniste dhe postkomuniste…

Po ju sjell njė argument tjetėr, veprėn e Homerit. Ishte ky gjeni i Antikitetit qė pėrshkroi nė veprėn e vet gjigande nė mėnyrėn mė tė pėrsosur artistike historinė e zhvillimeve tė shoqėrisė njerėzore nė Greqinė e Lashtė dhe nė shtetet pėrqark saj.
Nėpėrmjet veprės homeriane, kėsaj pasqyre artistike tė mrekullueshme, ne me imagjinatėn tonė shohim si nė njė film realitetin e jetės sė stėrgjyshėve tė njeriut modern dhe bindemi se psikologjia e jetesės nė kohėt e vjetra ishte pak a shumė ajo e sotmja, pavarėsisht nga mjetet e veglat e punės dhe armėt primitive tė luftės. Shoqėria njerėzore e dikurshme, njėlloj si edhe sot, sundohej nga politika qė luftonte me tė gjitha mjetet e padrejtėsisė pėr pasuri e pushtet nė kurriz tė varfėrisė sė shtetasve tė vet dhe tė popujve fqinjė. Dhe po tė analizosh me kujdes veprėn e Homerit, del nė pėrfundimin se politikanėt e sotėm nuk u lėnė asgjė mangut Menelaut, mbreti spartan, Akilit, Patroklit apo cilitdo luftėtari zulmėmadh tė testamenteve artistike tė kohėve tė shkuara… Homerėt e tė gjitha kohėve ishin tė detyruar prej sunduesve qė tė merrnin rolin e tė sunduarve, e tė shtypurve, e tė pėrbuzurve dhe jetėrrezikuarve, megjithėse ishin mbretėr e shkuar mbretėrve me mendjen e artė qė u kishte falur Zoti. Ndonjėherė pėrfundonin edhe nė pozitėn e skllavit, pa asnjė tė drejtė mbi jetėn e tyre, si Ezopi. Pėrfundonin edhe pa kokė si shkrimtarja ēifute Ana Franku e masakruar prej nazistėve hitlerianė…
Mos vallė ka ndonjė ndryshim tė madh midis Menelaut dhe Hitlerit?!… Nuk e besoj… Si njėri dhe tjetri janė dy heronj demonė tė pėrshkruar mjeshtėrisht nėpėr veprat e Homerėve, tė cilat i studiojnė nėpėr shkolla dhe edukohen me aq dėshirė gjithė fėmijėt e botės, si ata qė do tė bėhen politikanė tė padrejtė dhe ata qė udhėhiqen nga prirjet homeriane pėr t'u bėrė shkrimtarė, letrarė tė pėrbuzur e jetėrrezikuar prej politikės…

4.
Letėrsia mision

Politika rrėnon shoqėrinė njerėzore me paarsyen e vet. Sillet barbarisht me ēdo vlerė qė buron prej arsyes sė Zotit, dhunon elitat intelektuale, masakron tėrė individėt mendjendritur qė u tregojnė udhėn e sė vėrtetės njerėzve tė thjeshtė, me qėllim qė ata, tė verbuar e tė varfėruar, t'i kthejnė sytė vetėm nga politika e politikanėt dhe tė adhurojnė fuqinė e Pushtetit dhe tė pasurive tė familjeve tė tyre… Nuk e besoni?!… Atėherė le t'u drejtohemi fakteve. Pėr gati pesėdhjetė vjet Diktatori shqiptar luftoi me tė gjitha mjetet kultet e Zotit, varfėroi ekonomikisht dhe mendėrisht shqiptarėt, sajoi njė ēelės kopil, Njeriun e Ri, qė mbyllte tė gjitha dyert e dijes, dhe u mundua tė rrėnjosė nė kujtesėn e programuar tė kėtij pėrbindshi kultin e udhėheqėsit komunist si ēlirimtar i botės. Familja e Diktatorit lulėzonte nė luks, ishte pronare e gjithė Shipėrisė, ndėrkohė qė Njeriu i Ri punonte si skllav e nuk e mbushte kurrė barkun me bukė… Internoi, burgosi dhe pushkatoi tėrė inteligjencėn qė nuk i bindej ideologjisė sė tij. U hoqi tė drejtėn e botimit shkrimtarėve qė mendonin ndryshe, censuroi dhe ndaloi botimin e veprave tė tyre dhe tė sa e sa shkrimtarėve pėrparimtarė botėrorė qė rrezikonin jetėgjatėsinė e Pushtetit tė tij me idetė e tyre demokratike antikomuniste.

Shkrimtari Ismail Kadare, intelektuali mė i shquar i viteve tė diktaturės, ndoshta shumė herė mė i menēur edhe se vetė Diktartori, njė ndėr shqiptarėt mė tė pėrkėdhelur dhe mė tė rrezikuar njėherėsh, ishte dhe nuk ishte pronar i njė apartamenti tre plus njė nė njė kohė qė sipas ligjeve tė Zotit, pėr menēurinė dhe intelektin qė zotėronte, mbase i takonte tė ishte dhe qytetari i parė i Shqipėrisė… Nuk ishte dje se e shtypte Hija e Diktatorit, por do apo nuk do politika, ėshtė sot. Skrimtari Ismail Kadare ėshtė Ambasadori i Vėrtetė i Kulturės Shqiptare nė Botė…

Shkrimtarėt janė si profetėt. Me fjalėt, sjelljet, veprimet dhe veprėn e tyre, nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė apo tė nėnkuptuar, sado tė nėpėrkėmbur dhe tė rrezikuar nga politikat, parathonė fatin e njė shoqėrie… Pra janė misionarė dhe vepra e tyre ėshtė njė mision mė vete. Homeri paratha fundin e Antikitetit tė kapėrthyer nga intrigat politike dhe ethet e luftėrave pėr Pushtet e pasuri nė kurriz tė njerėzimit. Homerė tė tjerė parathanė fundin e Romės dhe tė perandorive tė mėvonshme… Lexojmė veprat e tyre dhe pėrveē kėnaqėsisė estetike dhe interesit emocional qė na zgjojnė, marrim dije e informacion mbi historinė dhe tentencat e zhvillimeve njerėzoje nėpėr shekuj, mėsojmė pėr kulturėn e vendeve dhe tė popujve tė ndryshėm, pėr individė udhėheqės dhe heronj, pėr gjuhėn, psikologjinė e konstruktin e tyre shpirtėror e sa e sa fakte e argumente mbi ekzistencėn, dallimet dhe pėrafritė e racave njerėzore nė botė…

5.
Shkrimtari misionar

Pra, nga mėnyra se si pasqyron realitetin shoqėror dhe tendencat e zhvillimit, letėrsia shfaqet si njė mision dhe shkrimtari si njė misionar fisnik qė me veprėn e tij mundohet tė emancipojė shoqėrinė njerėzore. Po sa mund dhe sakrifica i duhen njė misionari pėr tė pėrballuar me sukses ngarkesėn e njė misioni?! Dihet se Krishti u kryqėzua nga politika bashkėkohėse, njėlloj jetėrrezikuar kanė qenė edhe shumė profetė tė tjerė para dhe pas Krishtit gjer te Muhameti, tė cilit ia shpėtoi jetėn sa e sa herė vetė i Madhi Zot. Misionet e misionarėt e krishtetė kudo nė vendet e pazhvilluara si nė Afrikė e gjektė edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė rrezikojnė tė pėrdhunohen e tė humbasin edhe jetėn nėn thundrėn e politikave tė paarsyes, njėlloj si gazetarėt e shkrimtarėt nė vijėn e parė tė luftėrave e konflikteve rajonale nėpėr botė. Sakrifikohen profetė e shkrimtarė e askush prej tyre nuk tėrhiqet nga misioni pėr tė parathėnė fundin e njė politike tė caktuar.

Krishti paratha fundin e Perandorisė Romake dhe gjithēka se ēdo tė ndodhte mė vonė nė botė, pavarėsisht se qėndrimi i tij nuk u pėlqeu romakėve dhe e kryqėzuan.
Fishta, Konica, Xhaferrėt, Blloshmėt, Nelajt shqiptarė u rebeluan kundėr politikės diktaturase komuniste dhe e paguan kush me syrgjyn e kush me jetė veprimin e tyre. Letėrsia e tyre u burgos nėpėr kasafortat e arkivave dhe njė pjesė e mirė e saj ende nuk po e sheh dritėn e botimit qė fėmijėt tanė tė mėsojnė prej tė vėrtetave tė saj dhe jo prej mashtrimeve e zbukurimeve qė serviri pėr pesėdhjetė vjet letėrsia e oborrit komunist.

Pėrse u dashka qė nė tekset e letėrsisė shqiptare tė shohim ende vetėm sajesa letrare me "bėmat heroike dhe fitoret e lavdishme tė komunizmit"?! Kujt i intereson qė t'u servirė ende pasardhėsve tė Fishtės, Konicės e Xhaferrit bėmat e persekutorėve tė tyre tė pėrshkruara me aq delir nga grafomanėt e epokės komuniste?!
Po letėrsia postkomuniste?!… Pėrse nuk nxitet e financohet, por heshtet pėr tė njėlloj si pėr letėrsinė disidente?!… Dhe ē'ėshtė mė e keqja pengohet (e kini parasysh se si u soll politika me Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė)!

Nuk e di arsyen, por ndoshta kjo statuskuo i vjen pėr shtat edhe Ministrit tė Kulturės, i cili del nė ekranet e televizioneve dhe me poza prej Neroni, deklaron plot kompetencė se nė Shqipėri nuk ka mė shkrimtarė e letėrsi, nuk ka krijimtari letrare postkomuniste dhe se "tė fundmit e mohikanėve" na paskan qenė Kadareja e Agolli dhe mjaft! Dhe kėtė "fakt" mundohen ta argumentojnė edhe oborrtarėt e tij, ata qė e ėndėrrojnė letėrsinė si lopė qė mėkon me qumėsht dėshirat e veta dhe tė fėmijėve tė tyre dhe e pėrfytyrojnė shkrimtarin si bari tė tufės tė emėruar e tė paguar prej padronit. E njėjta psikologji dhe politikė diktaturase si e djeshmja dhe mjaft!…

6.
Letėrsia lopė qumėshtore qė mėkon…

Nė tė vėrtetė letėrsia ėshtė edhe lopė me qumėsht dietik qė nė mungesė tė qumshtit tė nėnės pėrdoret pėr tė mėkuar fėmijėn. Dihet se nėnave qė u thahet gjiri pėrdorin qumėshtin e lopės pėr tė mėkuar tė vegjlit dhe jo qumėsht dhie, gomarice e mė the e tė thashė… Pra, letėrsia njėlloj si lopa ka veti ushqyese, ushqen shpirtėrat njerėzorė, i rrit ata tė shėndetshėm, i ushqen me tė vėrtetėn e tendencave tė zhvillimit shoqėror, pikėrisht me atė ushqim qė nuk i intereson politikės… Kėtu kanė zanafillė dhe abuzimet e politikės…

S'dihet sesi (vetėkuptohet rastėsisht!) Bilal Xhaferri nė vitet '60 mundi tė botonte nė gazetėn "Zėri i Rinisė" vjershėn "Baladė ēame", njė himn i vėrtetė si "Marsejeza", kushtuar Ēamėrisė martire, ēėshtjen e sė cilės politika komuniste e varrosi, njėlloj edhe ajo e sotmja: trembet ta mbėshtesė. Xhaferri e pėsoi, u syrgjynos prej politikės, por ushqeu e mbajti gjallė gjatė shpirtėrat atdhetarė me atė baladė qė edhe sot kushtron nė mendjet e intelektualėve qė mbėshtesin zhvillimet e ēėshtjes kombėtare shqiptare. Politika edhe sot nuk ndihet rehat dhe nxihet nė fytyrė kur dėgjon "Baladėn ēame", i intereson mė shumė statuskuoja e vendosur dikur njėanshmėrisht nė marrėdhėniet me Greqinė, sesa ndonjė zhvillim i papritur i ēėshtjes ēame. Pra, arsyetoni, "Balada ēame", ky qumėsht i "letėrsisė-lopė" kaq mėkues pėr atdhetarėt, i tmerron politikanėt, tė cilėt pėr tė ruajtur politikėn e mosndryshimit, ose do ta rrėmbejnė lopėn dhe do ta mbarėshtojnė nė stallat e tyre, duke ndėrhyrė nė gjenet e saj pėr ta pėrshtatur gjenetikisht sipas interesave (letėrsia e oborrit komunist a socrealizmi), ose do ta ngordhin me lloj-lloj mėnyrash atė dhe bariun e saj (tė paemėruarin zyrtarisht!), siē ngordhėn dikur Fishtėn, Konicėn, Xhaferrin, shkrimtarė tė etnisė shqiptare.

Pra, politika me lloj-lloj mjetesh propagandistike demagogjike a tė dhunės sė Pushtetit tė vet ndėrhyn dhe e tjetėrson gjenetikisht letėrsinė, e metamorfozon nė njė OMGJ shterpė, pavarėsisht se rrėnon vlerat e vėrteta letrare kombėtare dhe i degdis nė thesin e antivlerave, mjafton qė tė pėrmbushė interesat e militantėve dhe tė trashėgimtarėve tė saj. Kėshtu mjetet, format, mėnyrat dhe medodat nepotike tė pushtetit politik dominojnė edhe procesin artistik, duke dėmtuar mekanizmat dhe ligjėsitė reale tė krijimit letrar, duke e shndėrruar krijimtarinė nė njė kllounado-bufonadė dhe gjithēka pėrfundon nė njė farsė tė shėmtuar qė i serviret lexuesit tė sunduar dhe fėmijėve tė tij si njė vlerė e rrallė, "shenjtėria" e sė cilės buron nga maja e piramidės shtetėrore.

Me shkrimtarėt, duke qenė tė varfėr ekonomikisht, politika merret edhe mė lehtė. I fton tė lėnė mėnjanė misionin e tyre tė vėrtetė dhe t'u kėndojnė bėmave e heroizmave tė saj, ose nė tė kundėrt, po nuk u bindėn, i shpėrfill, ua poshtėron dhe ua mohon vlerat dhe nė vend tė tyre emėron edhe pseudoletrarė tė mirėpaguar prej saj (shikoni "Tirana Observer", datė 31.08.2007, "100 shkrimtarėt mė tė mirė shqiptarė"). Ata dhe vetėm ata, tė mirėpaguarit, e bėjnė pėrsosmėrisht rolin e zagarit dhe tė lopēarit, duke i shėrbyer letėrsisė-lopė sipas katalogut metodik tė parapėrgatitur nga kėshilltarėt militantė shtetėrorė (tė mirėpaguar edhe ata).

Nė procesin e metamorfozimit tė lopė-letėrsisė, qumėshti i sė cilės destinohet vetėm pėr elitėn zyrtare dhe trashėgimtarėt, tekefundit kurorėzohet qėllimi i politikės: letėrsia hyn nė oborr dhe si njė oborrtare e pėrulur u thur lavde e hosanara monarkėve e bijve, pavdekėsisė sė pushtetit tė tyre komunist e neokomunist.
E kėshtu nė rrjedhėn e kėtij procesi tė sofistikuar bijtė monarkė dhe bijtė e politikanėve pėrgatiten pėr t'u dekretuar dhe dekretohen edhe vetė ata si letrarė e artistė (shembuj mund tė gjeni sa tė doni, po t'u drejtoheni mbiemrave qė kanė uzurpuar mediat dhe institucionet zyrtare kulturore e letraro-artistike shqiptare qė prej vitit 1945 e nė vazhdim)…
E kėshtu letėrsia shqiptare ėshtė tanimė pėrballė dy alternativave: njė e dėnuar me vdekje, ose njė lopė e politikės…

[ Kthehu ]