Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


VDEKJE VDEKJEVE

Nga Shefki Hysa

Shėnime pėr librin "Mos ma kujto vdekjen" tė poetes Rudina Hasa

Poetja e re 18-vjeēare Rudina Sami Hasa me vėllimin e parė poetik "Mos ma kujto vdekjen", paraqitet te lexuesi me atė vrull ndjenjash qė do ta kishte zili cilido krijues. Nė tėrėsi vėllimi i saj i ngjan njė klithme kushtruese me tone femėrore sa tė brishta e kėngėzuese aq edhe tė thekshme, si klithma e njė drenushe, pas kapėrcimit tė njė rreziku tejet vdekjeprurės.

Kėlthet njė shpirt adoleshent qė e do marrėzisht jetėn, dhe po marrėzisht urren me tėrė fuqinė vajzėrore gjithēka qė ndjell sadopak vdekjen. Tepėr e re Rudina dhe si e tillė tepėr e etur pėr ta jetuar jetėn, nė tė gjitha ngjyrat e gėzuara, nė tė gjithė spektrin e ylbertė tė dashurisė, larg grisė qė trashėgon ajo nė kėtė periudhė kalimtare, prej atij terri ku tė zihej fryma. Vdekje vdekjeve! Jo vdekjes natyrale, vdekjeve aksidentale qė kėpusin mizorisht jetė njerėzore qė sapo i kanė kapėrcyer pragjet e fėmijėrisė.

Vdekje vdekjeve qė pėrgjojnė tinėzisht jetėn nė ēdo hap. Ky ėshtė lejtmotiv i poezisė sė Rudinės. Mos jua kujtoni vdekjen tė rinjve, kujtojuni sukseset qė i presin nė ēdo kthesė tė jetės.
I urojmė edhe Rudinės njė jetė plot tė papritura me funde tė lumtur e pėr mė tepėr arriftė "Kilimanxharon" e poezisė.

[ Kthehu ]