Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


TURTULLESHA DHE DJALLI

Na ishte njėherė njė djalė e njė vajzė, qė jetonin nė krahinėn e Ēamėrisė, nė njė fshat malor buzė njė pylli me lisa. Vajza quhej Turtulleshė dhe djali Shushurimė. Tė dy barinj: djali kulloste dhentė, vajza dhitė. I merrte nga shtėpitė agu i mėngjesit dhe i kthente mbrėmja. Gjithė ditėn bashkė. Laheshin me shkumėn e ujėvarave qė ushqeheshin nga dėbora e majėmaleve. Pinin ujė gurrash qė buronin nga tė ēarat e shkėmbinjve, rridhnin tatėpjetė nė rrjedha tė vogla, qė frushullonin pėrmes barit tė njomė dimėr e behar dhe derdheshin nė pėrrenjtė e rrėmbyer, zajet e tė cilėve xixėllonin si gurė tė ēmuar nėn dritėn e diellit dhe tė hėnės. Bridhnin si sorkadhet shkėmb mė shkėmb. U ngjiteshin lisave majė mė majė, kacavireshin degė mė degė e kurorė mė kurorė, me gurgullima tė qeshurash, aqsa ngazėllenin edhe ketrat. Lodronin e lodronin. Ndiqeshin e fshiheshin zgavėr mė zgavėr e shpellė mė shpellė gjer nė skutat mė tė thella. Zgjonin nga gjumi egėrsirat qė merrnin arratinė. Ngacmonin pėllumbat, qė vėrtiteshin trumba trumba pėrmbi pyll, dhe nxisnin kėngėt e shpezėrisė. S'kish fole zogu a strofkė egėrsirė qė t'u shpėtonte syrit tė tyre. S'kish lule, bar a drurė qė tė mos i njihnin. Dinin tėrė tė fshehtat dhe gjuhėt e pyllit, imitonin lloj-lloj zogjsh e kafshėsh. Me njė fjalė ishin zotėr tė natyrės pėrqark…

Turtullesha dhe djalli

Vetėm kur djersiteshin e lodheshin nga lodrat, qė sajonte fantazia e tyre e ndezur, vajza i thoshte djalit:

- Eja, Shushurimė, tė pushojmė, - dhe turreshin tė zėnė pėr dore drejt lėndinave.
Shtriheshin mes luleve e barit, ballė pėr ballė dhe rrekeshin pėr t'u parė nė sytė e shoku-shokut ashtu tė dehur nga aromat e kėndshme qė ngopnin ajrin. U flakėrinin sytė nga ca zjarre tė fshehura thellė nė gji. Vėshtroheshin e vėshtroheshin e pėrhumbeshin nė njė lloj malli tė pakuptueshėm qė ua lulėzonte ndjenjat, ua rriste shtatin dhe i afronte pėrditė e mė shumė… - Eja, Turtulleshė, po na lė dreka, - thoshte djali kur i merrte uria.

Rrėmbeheshin pėrkrahėsh dhe suleshin drejt bagėtisė. Ishin tė buta manare, dhentė e dhitė. Mblidheshin me blegėrima kėnaqėsie sapo u bėnin zė djali e vajza. E ata shuanin urinė drejt e nė thithat e gjinjve si qengjat e kecat. Pinin e pinin sa ngopeshin me qumshtin e vakėt. Dhe pėr ditė ndienin sesi bėheshin tė bukur si edhe vetė natyra ku gjallonin. Dhe pėr ditė e mė shumė kuptonin se ishin lindur pėr shoku shokun...

Mirėpo ē'ndodhi mė tej? Shoqėria e tyre na i ra nė sy jo vetėm fshatit, por edhe qoftėlargut, djallit. I patėn zili moshatarėt, i pati zili edhe djalli…
Dhe mos tė pastė kurrė zili qoftėlargu!…
Njė ditė nga ditėt, i paudhi iu shfaq vajzės me pamjen e njė shoqeje dhe, pasi i preu udhėn, zuri t'i pėshpėriste se Shushurima nuk ishte ai qė dukej, por shejtani vetė… A nuk ishte mė i zgjuar, mė i shkathėt, mė i shpejtė dhe mė i fortė nga djemtė e fshatit?!… Po, po!… A nuk sillej ndryshe nga njerėzia?!… Po, po!… Marrėzi pas marrėzish bėnte pėr t'u shitur si askush tjetėr!… Po, po!… A nuk ishte njė sjellje e tillė djallėzi?!… Po, po!… Djallėzi pėr tė mashtruar atė, Turtulleshėn!...

Dhe kėtė e bėri i paemri tė nesėrmen, tė pasnesėrmen, ditė, javė e muaj me radhė, derisa ia prishi mendjen vajzės…
Tani ajo e shihte me mosbesim guximin e tepruar tė Shushurimės. E trembnin kokėshkrepjet e tij qė mė parė e joshnin aq shumė… "Hė, Turtulleshė, a nuk ėshtė Shushurima vetė djalli?!… A s'tė thashė?… Shihe, shihe si fluturon nga shkėmbi nė shkėmb, nga lisi nė lis?!… Dhe s'paska krahė zogu!... Shihe, shihe si e thėthin qumėshtin e gjirit tė deles dhe tė paska mėsuar edhe ty!... Shihe si i pėrkėdhelen drerėt, si mėshqerra!... Askujt nuk i shkojnė nė mendje kėto, veē Shushurimės... Ē'emėr i ēuditshėm! Ē'emėr i shėmtuar si vetė tė pabėrat e djallit!"... I jehonte kėshtu herė pas here nė veshė Turtulleshės zėri i shoqes, nė pamjen e sė cilės fshihej qoftėlargu...

Dhe vajza tundte kokėn gjithnjė e mė e zymtė. Errej e gdhihej me njė pikėllim tė heshtur qė ia gėrryente zemrėn. Dhe pėrherė mė e ftohtė, mė e ngrysur rrinte. Priste rastin t'i largohej Shushurimės, megjithėsė diēka e mbante lidhur pas tij… Ca fije tė padukshme pėr sytė e saj… Ndoshta fuqia magjepsėse prej djalli?!…
Kjo e tmerronte vajzėn, sado qė edhe besonte edhe jo nė tė qenurit e djallit. Pėrrallat thoshnin shumė pėr prapėsitė dhe ligėsitė e tij. Tė qenė tė vėrteta vallė?… Ku ta dish?!...
Dhe i vinte keq qė kishte humbur e po humbiste ende kohėn me atė tė paudhė... Madje pėr tė qarė… Megjithėse ē'tė keqe kishte parė prej tij?… Mos ndoshta do ta pėsonte mė vonė?!… Dhe dridhej e tėra si nga ata korrentet e shpellave tė errėta e tė lagėshta tė malit.

Ja, aty strehohen djajtė!...
"Sa poshtė ke rėnė, i thoshte vetes ajo. Po edhe diē ke fituar ama, e kundėrshtonte njė zė i brendshėm, ndoshta zėri i vetė djallit, Shushurimės... Po si s'mė pyet ai, pse jam mbyllur kėshtu nė vetvete, habitej ajo. Edhe ai ėshtė bėrė fjalėpak, megjithėse vazhdon tė lodrojė si mė parė… Ta ketė kuptuar hilen vallė?!… Patjetėr, pėrndryshe s'do tė ishte ky qė ėshtė"!... Po e cfilisnin dyshimet dhe hamendjet Turtulleshėn aqsa njė mėngjes nuk duroi dot mė dhe iu drejtua e dėshpėruar djalit:

- Ti s'je njeri i mirė, mos t'i pafsha mė sytė, Shushurimė!...
- Eja nė vete, Turtulleshė!... - klithi djali dhe iu pre gazi nė buzė, iu rrėqeth shtati, u drodh si fletė lisi nga bubullimat.
- Po, po! Ti je djalli vetė! Mos guxo tė mė dalėsh mė pėrpara! Tė vraftė mallkimi im, tė vraftė Shushurimė, se mė ke mashtruar!
- mallkoi dhimbshėm vajza dhe mbylli sytė pėr tė mos e parė mė kurrė atė fytyrė dikur aq tė dashur...
- Turtulleshė!... Ti nuk mė do mė?! - briti i shpėrfytyruar djali dora e tė cilit mbeti e ngrirė pas njė fijeje floku tė vajzės.
- Mė therin sytė! Tė urrej! - thirri ajo dhe djali ngriu i tėri si tė ish goditur nga njė shkrepėtimė.
Pastaj ndjeu se si trupi i tij i pėrvėluar po avullonte dalėngadalė dhe pėrzihej me ajrin qė zuri tė vorbullonte dhe tė drithėrohej gjithandej, duke ua pėrcjellė edhe lisave ethet e veta…

Frushullonte ajri, shushurinin gjethet, shushurinin flokėt e vajzės, shushurinte gjithēka, pėr habinė e saj. Dhe i bėhej asaj se e ledhatonte ėmbėl njė dorė e padukshme. Po ajo nuk i hapte sytė… Kujtonte se e kish pranė Shushurimėn, i cili donte ta merrte me tė mirė, ta zbuste…
Po mė tepėr kreshpėrohej ajo… I shtrėngonte fort qepallat, megjithatė edhe nė errėsirėn pėrbrenda tyre hyri qė hyri hija e Shushurimės. S'i ndahej lehtė ai. Kurrė s'kish pėr ta lėnė tė qetė… Prandaj ajo hapi sytė tė kacafytej pėr jetė a vdekje me djalin-djall...

Pėrpara asgjė, as djathtas e majtas, as afėr e larg… Asgjė gjithandej… Asgjė nuk i zinin sytė, pėrveē barit e gjetheve qė pėrkundeshin si kurrė ndonjėherė… Ku tė ishte zhdukur Shushurima?!…
- Shshshuuu! - shushurinte ajri dhe drithėrohej natyra.
U drithėrua edhe ajo nga fėrfėlliza, nga vetmia qė e rrethonte. I regėtiu zemra dhe befas boshllėkun qė ndiente ia mbushi njė mall i ēuditshėm pėr djalin-djall. Donte ta urrente e s'e urrente dot. Donte ta zbonte nga kujtesa e s'e zbonte dot. Hija e tij sillej sa jashtė dhe brenda qenies sė saj. Po ai vetė ku tė ishte futur?!…
Malli po ia roniste krahėrorin…

- Shushurimėėė! - thirri me gjithė fuqinė e zėrit tė saj vajzėror, por askush s'u pėrgjigj, veē kėsaj lėvizjeje tė re tė ajrit, i cili, ku pėrplasej me bar e gjeth, shushurinte lehtė e vajzės i bėhej se dikush i murmuriste fjalė malli…
Befas diē nuhati ajo dhe i dhembi zemra. Sytė iu mbushėn me lotė. I rrodhėn e i rrodhėn lotėt faqeve e nėpėr trup. U qull e tėra si nga njė shi lotėsh, si t'i ishte pėrlotur krejt qenia. E lotėt dalėngadalė u shndėrruan nė pendė tė shndritshme dhe vet ajo nė njė zog tė paparė ndonjėherė atyre anėve…

Lėvizi krahėt, tanimė me pupla, i pėrplasi fort si t'i shkundte dhe, pas pak e pa veten nė ajėr. Loste ajri me tė, loste ajo me ajrin. Dhe, teksa ndiente pėrkėdheljet e tij, qė i zgjonin pėrbrenda njė mall tė vjetėr, hapi gojėn pėr tė folur, por, nė vend tė fjalėve, i rrodhėn njė varg tingujsh melodiozė: ishin notat e para tė njė kėnge tė re zogu!... Pylli shushurinte i blertė poshtė Turtulleshės...

* * *

Nė mbrėmje dhentė e dhitė u kthyen pjesė-pjesė nė fshat. Ca humbėn nėpėr pyll e ca u bėnė pre e ujqėve… Po barinjtė? Mos ishin rrėmbyer me shoku-shokun, siē pėshpėritej poshtė e lartė nga gojėt e liga?…
Sidoqoftė, fshati u alarmua dhe njerėzit e mirė rendėn nė kėrkim tė tyre. Brodhėn ditė e netė me radhė e askund nuk i hasėn gjurmėt e djalit e tė vajzės…

Ndėrkohė njerėzit vunė re lėvizjen e ēuditshme tė ajrit si njė murmurimė e pafund llafesh… Llafe tė liga!… Thashetheme!… S'kish tė pushuar shushurima e ajrit… Herė mekej e herė-herė rrapėllinte e fshinte ē'gjente pėrpara...
Duan tė thonė se njerėzit kėsaj shushurime i vunė emrin erė. Pra, llafe nė erė… erė… Pikėrisht nė kėtė shprehje e ka zanafillėn ky emėrtim i ri, sipas etimologjisė popullore ēame... Dhe qysh atėherė, thuhet se lindi era...
Mė vonė, shumė mė vonė, njerėzit vunė re nė pyllin e tyre zogun e panjohur, qė loste me erėn. Dukej se era frynte pėr atė zog dhe zogu fluturonte pėr erėn. Njė lojė e mrekullueshme kjo pėr sytė kureshtarė…

Me kalimin e kohės njerėzit u mėsuan me miqėsinė e fortė tė zogut me erėn. Mirėpo syrit dhe mendjes se tyre nuk mund t'u shpėtonte edhe ajo dėshirė e egėr me tė cilėn i shtrinte krahėt zogu dhe sulej si shigjetė nėpėr erė, si pėr tė pėrqafuar ajrin dhe me ē'duf shushurinte ajri nė tė tilla raste… E pėrpinte zogu hapėsirėn!… E pėrpinte atė hapėsira!… Seē kishte njė dhimbje, njė dramė nė kėtė fluturim tė mundimshėm...

Dhe qėlloi qė dikush, ndoshta nė njė natė dimri, pranė zjarrit bubulak, tė pėrqaste, nė mendjen e tij, zhdukjen e pagjurmė tė Turtulleshės e Shushurimės me fluturimin e ēuditshėm tė atij banori tė ri pendartė nė pyllin e tyre…
Dhe lindi kėshtu, atėherė, kjo rrėfenjė, qė e tregojnė edhe sot e kėsaj dite nė Ēamėri...

[ Kthehu ]