Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


E THĖNĖ TROĒ! DHE PIKĖ!

Nga Shefki Hysa

Individualiteti i krijuesit Kostaq Myrtaj

Pėr kėtė shkrim mora shkas nga krijimtaria e autorėve letrarė me moshė tė vogėl si Kostaq Myrtaj, me vėllimin poetik "Loti i trėndafilit", Xhulia Xhekaj, me romanin "Me putrat tona shėtitėm botėn", etj., krijues tė rinj, tė cilėt kanė marrė guximin e trokasin nė portėn e asaj bote tė mrekullueshme qė quhet letėrsi artistike.

Kam dėgjuar debate tė shpeshta midis njerėzve tė zakonshėm, jo rrallė edhe midis atyre qė e mbajnė veten pėr intelektualė e pėr studiues tė famshėm tė fushave tė ndryshme tė natyrės njerėzore, ku nė thelb shtrohet pyetja ekzistenciale: "Ėshtė apo s'ėshtė?!… Pas kėsaj pyetje natyrshėm ngrihet edhe hipoteza apo hamendja: "Edhe ėshtė, edhe s'ėshtė?!"…

Ky ėshtė dyshimi i pėrjetshėm i Njeriut naiv pėr shumė fakte, dukuri dhe fenomene tė jetės. Tė paditurit, vetėkuptohet, i lejohen dyshimet dhe lajthitjet, por nuk mund t'i falen kurrsesi atij qė e pretendon veten si dikushi, pjesė tė elitave shoqėrore. Nuk mund ta falėsh atė qė pretendon fronin e tė diturit, sepse fjala e tij, duke shkuar paralel me famėn qė gėzon, ėshtė e besueshme pėr veshėt e opinionit shoqėror dhe duke shprehur njė pėrcaktim tė pasaktė, dizinformon dhe e keqorienton shoqėrinė tonė njerėzore. Dhe dihet se ē'pasoja fatale sjell keqpėrdorja dhe keqorientimi. Kujtoni pėr njė ēast se ē'pasoja tė pariparueshme na la trashėgim ish diktatura komuniste. Njė Shqipėri nė tranzicion tė tejzgjatur qė po shkon drejt moēalit tė stanjacionit. Dhe pikė! Sidoqoftė edhe naivėt, edhe intelektualėt bien shpesh nė kurthin e ekzistenciales nė jetė. Kjo ndodh jo rrallė edhe me krijimtarinė letrare dhe me krijuesit e saj. Diskutohet gjerė e gjatė nėse ėshtė apo jo krijimtari letrare njė vjershė, njė tregim a njė libėr i njė personi qė pretendon se ka shkruar diēka dhe mbahet si krijues, poet a prozator, me njė fjalė shkrimtar e mė the e tė thashė…

Tė them tė vėrtetėn, dhe e vėrteta duhet thėnė troē, mua mė bėjnė pėr tė qeshur diskutime, debate e replika tė tilla naļve qė zgjojnė njė thashethemnajė e pėrhapin njė tymnajė tė madhe, aq sa e errėsojnė apo e mitizojnė pa vend njė vlerė reale tė njeriut qė pretendon se ka bėrė diēka.

Njė shembull. Ėshtė qesharake tė diskutosh, fjala vjen, se ėshtė apo s'ėshtė qenie njerėzore, Njeri, njė bukuroshe e Sarandės qė ėshtė martuar me djalin e ėndrrave tė saj, ka nusėruar, ka jetuaj jetėn plot dashuri dhe mė nė fund e shohim me trupin e fryrė, pra tė mbetur shtatzanė. Edhe mė qesharake ėshtė tė mendosh apo tė thuash se e bija e botės ėshtė pakėz shtatzanė dhe mban nė trup pakėz frut dashurie. O ėshtė, o s'ėshtė, ore, se na ēmendėt!… Gjėrat thuhen troē. Dhe pikė!

Ėshtė apo s'ėshtė Njeri?!… Edhe ėshtė, edhe s'ėshtė?!… Edhe ėshtė shtatzanė, edhe s'ėshtė?!… Edhe do e lindė fėmijėn, edhe s'do e lindė?!… Edhe do lindė i gjallė bebja, edhe do lindė i vdekur?!… Edhe do jetė Njeri fėmija, edhe s'do jetė?!…
O njėra, o tjetra se na ēmendėt! Flisni troē! Dhe pikė!

A nuk tė bėjnė pėr tė qeshur tė tilla pandehma?!… A nuk tė shtyjnė tė deklarosh me tė madhe: O ėshtė, o s'ėshtė! Dhe pikė! Nuk ka, njėherėsh, edhe ėshtė, edhe s'ėshtė! Dhe pikė!
Dhe pėrkundėr naivėve, thua me plot gojėn, troē: Bukuroshja e Sarandės ėshtė patjetėr Njeri, ka mbetur patjetėr shtatzanė dhe po rrit nė trupin e vet frutin e dashurisė sė saj qė do tė lindė si njė qenie njerėzore, do tė gėzojė tėrė tė afėrmit dhe do tė rritet si njė fėmijė i mbarė, njė Njeri i mirė mė shumė pėr qytetin buzė detit Jon. Dhe pikė!

Kjo ėshtė njė alternativė. Dhe pikė!
Ose alternativa tjetėr, largqoftė: Nusja bukuroshe nuk mund tė mbetet shtatzanė, ose edhe nė mbeti do ta lindė fėmijėn tė vdekur. Dhe pikė!
Dhe po tė lindė bebja e vdekur, nuk ka trashėgimtar pėr fisin e bukuroshes dhe tė princit tė saj tė kaltėr. Dhe qoftė larg! Dhe pikė!

Pra, e theksoj, troē, o ėshtė, o s'ėshtė dhe nuk ka edhe ėshtė, edhe s'ėshtė! Dhe pikė!
Kjo aksiomė, ky postulat vlen pėr gjithēka nė jetė, vlen edhe pėr krijimtarinė letrare dhe pėr krijuesit. Nuk ka rėndėsi mosha e tyre. Dhe pikė!

Fjala vjen, Kostaq Myrtaj, me vėllimi poetik "Loti i trėndafilit", o ėshtė, o nuk ėshtė poet. Dhe pikė! Nuk ka edhe ėshtė, edhe s'ėshtė! Nuk ka kurrfarė rėndėsie mosha e tij. Le tė jetė i vogėl, 13 - vjeēar. O ėshtė poet, o nuk ėshtė! Dhe pikė!
Duhet ta themi troē dhe me zė tė lartė nėse ėshtė apo nuk ėshtė Kostaqi talent dhe poet! Dhe pikė!

Duhet saktėsuar qartas nėse krijon Kostaq Myrtaj vlera poetike apo thjesht shkruan, siē bėjnė shumė maniakė grafomanė. Dhe pikė! Tjetėr gjė tė vargėzosh e tė bėsh rima, si bejtet, e tjetėr tė krijosh poezi. Dhe pikė!
Mund tė shkruajė e tė nxijė letrat kushdo, por janė tė paktė ata qė kanė dhuntinė tė krijojnė. Dhe kjo dhunti ėshtė dhuratė e Zotit, prandaj krijuesit, ndryshe nga shkruesit, grafomanėt, letėrnxirėsit, letėrshkarravitėsit, janė tė privilegjuar, kanė shpirt hyjnor. Dhe patjetėr qė qėndrojnė mė afėr Krijuesit tė tyre, Krijuesit tė Gjithėsisė, Zotit! Dhe pikė!

Ėshtė apo s'ėshtė Kostaq Myrtaj krijues?!
E pėrsėris, troē: Nuk ka pikė rėndėsie se ėshtė i vogėl nė moshė dhe shkruan pėr tė vegjėlit e bashkėmoshatarėt e tij. Dhe pikė! Dihet se edhe tė vegjėlit ushqehen dhe shijojnė tė njėjtat vlera si tė rriturit. Ata pijnė gjithė qejf qumėshtin e nėnės qė ėshtė qumėsht; pijnė lėngjet e frutave qė janė fruta tė krijuara prej Zotit dhe qė kanė tė njėjtėn shije edhe pėr tė rriturit, pra pėr gjithė gjininė njerėzore; hanė ēokollatat qė janė ēokollatė prej kakaoje dhe u shijojnė aq shumė si edhe tė rriturve; hanė bukėn qė ėshtė bukė, etj. Dhe pikė!

Dhe ndihen tė kėnaqur e tė lumturuar njėlloj si prindėrit e tyre prej ushqimit tė zgjedhur e tė freskėt, dhuratė e Zotit, nė kėtė botė. Dhe pikė!
Pra, edhe vjershat pėr tė vegjėlit, o janė krijime letrare, poezi, o nuk janė! Dhe pikė! Dhe po qenė krijime, vlerat e tyre patjetėr qė emocionojnė fėmijėt tanė, do tė na emocionojnė edhe ne dhe do tė na sjellin maksimumin e kėnaqėsisė shpirtėrore, njėlloj si buka qė na shuan urinė dhe na krijon njė kėnaqėsi tė madhe fizike, pas njė lodhjeje tė gjatė nė njė punė tė stėrmundimshme, njėlloj si ēokollata qė na shijon aq sa na lėshon goja lėng kur e kujtojmė. Dhe kjo u ndodh gjithė njerėzve njėlloj, padallim moshe… U ndodh fėmijėve dhe prindėrve. Pėr kėtė arsye, nuk kanė aq shumė faj ato nėna qė pasi kanė gatuar diēka tė shijshme, bėjnė sikur ushqejnė fėmijėn dhe ushqehen pėr vete. Besoj se prej njė fakti tė tillė duhet tė ketė buruar edhe ajo shprehja e urtė ēame "Ha nana e djalit s'i jep" qė pėrdoret shpesh pėr tė vlerėsuar njė gatim tė rrallė tė njė amvise mjeshtre. Pra, sjellje e diktuar prej vlerave joshėse, tė arrira, tė mrekullueshme, tė padiskutueshme, shprehja "Ha nana e djalit s'i jep"… Dhe pikė!

Nė kėtė kuptim, pasi i lexon me vėmendje krijimet e autorit Kostaq Myrtaj, pėrmbledhur nė vėllimin poetik "Loti i trėndafilit", emocionohesh, ngacmohesh shpirtėrisht dhe ndien ato mbresa e kėnaqėsi tė veēanta estetike qė tė zgjojnė veprat e talenteve tė mėdhenj. Dhe teksa humbet njė copėherė nė atė botė tė bukur qė ai ka krijuar me fantazinė e tij dhe na e dhuron edhe ne, teksa rend me imagjinatė drejt brigjeve tė fėmijėrisė tėnde plot kureshtje dhe interes pėr tė parė se ē'tė pėrbashkėta e ē'tė veēanta ka ajo nė krahasim me fėmijėt e sotėm, thua me gjithė zemėr se je pėrballė njė talenti tė rrallė e tė vėrtetė, se ke nė duar krijimtarinė e njė shkrimtari tė vėrtetė. Dhe pikė!

Dhe ky shkrimtar, ky poet, ėshtė Kostaq Myrtaj. Dhe pikė!
Atėherė me gjithė fuqinė e shpirtit dhe tė zėrit ia vlen tė thuash: Mirėse erdhe midis artistėve dhe shkrimtarėve shqiptarė, o Kostaq Myrtaj! Dhe pikė!
Suksese drejt rrugės qė tė shpie nė thesarin e kryeveprave artistike e letraro-kulturore tė kombit shqiptar. Dhe pikė! E thėnė troē! Dhe pikė! Dhe pikė! Dhe pikė!

[ Kthehu ]