Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


RRĖFIMET E NJĖ HAJDUTI

Sa pa zbritur mirė nga autobusi urban Tiranė-Kamėz-Tiranė, mė mbėrtheu pėr krahu njė tip. Isha gjithė pezm nė vetvete, ngaqė mė kishin ngjeshur si sardele, nė njė kuti konserve, njerėzit e dyndur nė atė dreq "Saviem" tė vjetėr, pas njė pritjeje tė ankthshme tejlodhėse stacioneve tė xhadesė Kamėz-Tiranė. Edhe mė keq mė acaroi arroganca e tjetrit. Ēuditėrisht, u pėrmbajta si kurrė tjetėr herė. Tipi, me pamjen e njė njėzetėvjeēari tė harbuar qė po flak tutje maskėn e intelektualit, e pėrballoi qetėsisht xixėllimin e syve tė mi tė egėrsuar.

Rrėfimet e njė hajduti

- Hė, si e ke hallin?! - u ndjeva me njė ton allakuksian qė nėnkupton: "Tė kruhet gjė kurrizi?!"…
Isha gati edhe tė kacafytesha me tipin, megjithėse fizikisht mund tė mė hante; kishte njė trup mbi mesataren, format e tė cilit mundohej t'i vinte nė dukje pėrmes njė xhakaventoje tė zezė tė shtrėnguar pas supeve. Sytė, vetullat dhe flokėt e zes e bėnin mė imponuese praninė e tij, megjithėqė ishte nga ata djem qė nuk tė tėrheqin zakonisht vėmendjen. I dobėt apo i fortė kundėrshtari, e kam edhe unė njė huq qė i vete sherrit pėrsipėr, kur mė erren sytė.

- Keni njė cigare? - u zgėrdhi tipi pa e prishur gjakun pėr bezdinė time.
Instiktivisht mė shkuan duart nėpėr xhepa, si pėr ta hequr qafe njė ēast e mė parė atė fytyrė tė pacipė.
- Thashė mos kishit gjė nė ēantė, se xhepat i paskeni bosh, - vazhdoi tė zgėrdhihej paturpėsisht aq sa po mė shkrepte nė kokė pėr t'u kacafytur me tė.

Pėr fat s'di si u pėrmbajta dhe ia ktheva me po atė ironi qė pėrdorte ndaj meje:
- Mos jeni gjė xhepaxhi, zotėria juaj?!
- Posi! E kam profesion vjedhjen. Juve, pėr shembull, jua kontrollova gjithė xhepat dhe nuk gjeta asnjė dyshkė nėpėr to.
- Epo, shyqyr Zotit qė, gabimisht, i kam rrasur nė ēantė lekėt, - ia prita flakė pėr flakė, jo pa tė dridhura.
- Nuk e besoj! Thuaj mė mirė se qenke fundpesėmbėdhjetėditshi, - u tall ai, duke kryqėzuar duart si tė mė qante hallin.
- Mbase. Po ti bėre si bėre dhe e shfrytėzove rastin, kur shtypeshim nė kėtė dreq autobuzi, - psherėtiva jo pa habi.

Inati po mė shndėrrohej padashur nė humor. Le qė nuk ia vlente tė rrihesha me tė. Do tė ishte mė mirė tė njiheshim, kėshtu ma dha truri, prandaj e zgjata qėllimisht bisedėn. Kėrkova sytė e tij gjithė terr; ishte nga ata qė nuk ta shmangte vėshtrimin, sadoqė pa ngjyrė, veē asaj tė paturpėsisė.
- Tė thashė se jam profesionist. Njė xhepaxhi si unė di t'i zhvasė nė ēdo moment xhepat e njerėzve, - foli fare natyrshėm ai, si tė bėhej fjalė pėr ekzistencėn e tij.
- Vėrtet? Po ē'tė shtyn ta vjedhėsh tjetrin? Dikujt mund t'i heqėsh edhe riskun e kalamajve, - iu drejtova nė mėnyrė konfidenciale teksa ecnim, krah pėr krah, drejt sheshit "Skėnderbej".
- Ē'pyetje! Njėlloj sikur tė pyesėsh ē'e shtyn njeriun tė njohė botėn. Nevoja, or mik. Mė vonė ajo tė shdėrrohet nė ves pėrzier me kureshtje. Le qė nė kėtė kohė kaq tė vėshtirė a mund tė rrohet ndryshe? A s'kam shpirt unė? A s'e kam tė drejtėn tė mendoj edhe unė, sipas mėnyrės sime, vetėkuptohet, pėr shpirtrat qė do tė mė trashėgojnė?
- Thatė se mund t'i zhvatni kurdo xhepat e njė personi; momenti mė i pėrshtatshėm pėr tė vjedhur kur ėshtė? - i mėshova unė anės kureshtare tė bisedės, duke shmangur si tė pavlerė anėn morale.

E ē'vlerė do tė kishte didaktika ime te ky djalė i gatuar kėsisoj? Tė paktėn ta zgjasja pėr kėnaqėsinė time kėtė dialog kaq tė rrallė pėr tė fshehtat e hajdutėrisė.

- Pėr mua nuk ka moment tė pėrshtatshėm. Tė vjedh nė ē'do kohė, nė ē'do pozicion, ditėn dhe natėn…
- Po si ka mundėsi?! - thirra i ē'uditur.
- Fare thjesht. Vjedh gjithēka qė vidhet. Bile edhe kohėn. Ja edhe tani, nė njė farė mėnyre po tė vjedh ty kohėn, po ta rrėmbej atė pėr tė plotėsuar njė tekė, kurreshtje a nevojė timen, quaje si tė duash, - qeshi ai.

Nė tė sjellur i ngjante njė tipi hokatar, inteligjent dhe me kulturė, siē thotė populli, brisk nga mendja dhe goja. Po mė ngacmonte gjithnjė e mė shumė imagjinatėn afria e tij.

- Po kėshtu, gjėra materiale, si lekėt e mė the tė thashė, vjedh?
- Ha, ha, ha! Ato i vjedh me kėnaqėsi...
- Mė konkretisht.
- Pėrveē Bankės sė Shtetit, kam vjedhur gjithēka mė kanė parė sytė. Jam i padiskutueshėm, or mik.
- Po mirė, nuk ndieni asnjė shqetėsim, brerje ndėrgjegjeje, pendim a diēka tė kėsaj natyre, kur kryeni kėtė akt? - u skandalizova unė.

- Ha, ha, ha! Po pse ē'doni ju?! Hajdutit t'i vijė keq pėr viktimėn, ta vrasė ndėrgjegja dhe tė fillojė tė qajė?!...
Heshta njė copė herė. Pėrballė logjikės sė tij prej profesionisti ndihesha i dėrmuar. Megjithatė, pėr kuriozitet, vazhdova:

- Si ndihesh kur vjedh xhepin e dikujt, superior apo inferior!
- Inferior ndihem kur jam duke e futur dorėn nė xhepin e tjetrit, por kur e nxjerr, sidomos me ndonjė shumė tė majme, ndihem superior. Xhepat bosh, si tė tutė, mė zhgėnjejnė keqas. Jam gati t'i pėrvishem viktimės: Turp tė kesh, or berbecul, qė s'ke asnjė dyshkė nė xhep! Vetėm se nuk ma lejon edukata profesionale.

- Po nė qoftė se ta kapin dorėn?…
- S'mė ka ndodhur ndonjė rast, megjithatė do ta hidhja tė keqen bukur. Do ta mbėrtheja pėr krahu atė mikun dhe do t'i shfryja nė vesh: Tė kapa mė nė fund, qen bir qeni!
- Po si kėshtu?! Tė kapi ai ty dhe jo ti atė..., - kundėrshtova unė.
- Ashtu ėshtė. Por unė do t'i thosha kėshtu se vetėm hajduti mund ta zėrė hajdutin. Pra, gabimisht, dora ime qenka rrasur nė xhepin e njė kolegu dhe jo tė viktimės qė do tė dėshiroja. Nuk thotė mė kot njė shprehje e vjetėr: "Hajduti, hajdutin nuk e vjedh"...

- Paskeni shumė imagjinatė, ē'shkollė keni mbaruar? - e pyeta befas, jo pa njė farė admirimi pėr aftėsitė qė zotėronte.
- Universitetin. Jo, jo. Mos kujtoni se kam qenė burgjeve. Se kėshtu shprehen ata qė kanė bėrė mbi 15 vjet burg; thonė kemi mbaruar universitetin. Shumė policė ma kanė vėnė syrin, por askush s'mė ka zėnė ndonjėherė me presh nė dorė. Pa prova nuk tė mbėrthejne dot. Le tė dyshojnė sa tė duan. Jo mė kot jam vjedhės me universitet unė. Tirana ka shumė tė papunė me shkollė tė lartė, falė ish-regjimit komunist qė shitej ai qė s'ishte. Disave u dėgjon xhepi se kanė. Puna e tyre ku i kanė zhvatur. Unė qė s'kisha u detyrova tė vjedh dhe kėshtu u bėra profesionist. Mos u habit... Ka edhe mė keq, or lum miku!… Ne qė e deshėm komunizmin do t'i durojmė edhe kėto...

- Ju kuptoj, - psherėtiva unė dhe pas pak: - Ku hasen zakonisht hajdutėt? E kam fjalėn, ku livadhisin mė lehtė?
- Dikur nėpėr autobuzė, trena, nėpėr radhėt e pafund tė bukės, ushqimeve e vajgurit, kurse kohėt e fundit ndryshon puna. Hajdutėt gjuajnė, sidomos mitingjet dhe antimitingjet, ku njerėzit e humbasin mendjen pas parrullave politike qė hedhin. Politika e hajdutit, nė kėsi rastesh, ėshtė trofeja e zhvatur.

- Tė vjedhurit i hyn nė gjak si rastėsisht njeriut apo mėsohet si gjithė zanatet?
- Ta thashė qė nė fillim, or mik, se pėr mua hajdutėria ėshtė profesion dhe jo thjesht njė zanat i rėndomtė si shumė nga zanatet qė na mėson jeta. Pra, ėshtė profesion, pavarėsisht se si i hyhet kėsaj rruge, aksidentalisht apo me njė pikėsynim tė caktuar. Nė fund tė fundit, ėshtė pasioni qė tė udhėheq dhe nė zotėrimin e kėtij lloj arti qė ju e quani ves. Juve quajeni si tė doni, kurse unė, tashmė, kam bindjen sė ėshtė njė lloj arti qė jo kushdo mund ta zotėrojė. Kėrkon talent, shprehi, konspiracion, pak teori dhe shumė praktikė. Herė-herė ėshtė njė nga artet mė produktivė. Pikėrisht kėtu e ka burimin edhe rrezikshmėria e tij...

- Pse kėshtu?! - s'm'u durua mua.
- Sepse zgjon lakminė, makutėrinė tek shumė prej atyre qė i hyjnė kėsaj valleje. I hyjnė me orekse dhe digjen. Tė rrallė janė ata qė ia dalin mbanė dhe shndėrrohen nė profesionistė, - ofshau ai si tė ndiente keqardhje pėr tėrė hajdutėt e dėshtuar.
Ecėm dhe njė hop nė heshtje. Kėmbėt na kishin ēuar nė sheshin para universitetit. E vėshtruam atė tempull dijesh, njė farė kohe, me njė lloj nostalgjie. Secili pėr hesap tė vet. Mbase ėshtė ky ndėr tė vetmit ēaste qė mund ta vrasė ndėrgjegjia kėtė djalosh tė zhytur nė ves, mendova, kur e pashė qė s'po ia ndante sytė lehtė ngrehinės pėrballė. Mbase dhe blasfemon ndaj saj, si gjithė tė paudhėt kundėr Zotit. Ku ta dish?!...

Sidoqoftė seē ndieva pėr tė.
- A t'ju them diēka, sinqerisht?! - e theva heshtjen e padėshiruar.
- Posi. Pėrgjithėsisht mė pėlqen sinqeriteti, pastaj ju sepse mė hytė nė zemėr. - ma priti ai me dashamirsi.
- Ma morėt nga goja. Sapo desha tė shprehja edhe unė pėr ju tė njėjtėn simpati, or mik. Me keqardhje po jua them: Gjynah qė jeni hajdut...
- Njė mėnyrė jetese, mor zot. Na e bėri peshqesh papunėsia e socializmit, po ta pėrsėris, megjithėse s'e kam fort pėr zemėr politikėn edhe unė si gjithė kolegėt e mi... Paraja ėshtė politika jonė... Ē'tė bėj pa paratė?! Mos dėshironi tė vdes nga uria?! Dhe mė rrofshin virtytet nė botėn tjetėr...

- S'di ē't'ju them veē asaj qė mė hytė nė zemėr… Si e keni emrin? - u dorėzova pėrballė argumenteve tė tij.
- Nuk e di, - qeshi ai. - Sekret profesinal… Por po tė them, or mik, se nuk do t'i fus mė kurrė duart nė xhepat e tu...
- O, ju faleminderit! - u ndjeva jo pa njė farė pengu.
- Atėherė, lamtumirė, or mik! Ma bėj hallall! - tha befas dhe u kthye pėr tė ikur.
- Pse lamtumirė?! U takofshim pėr tė mirė, thuaj, - theksova unė disi i shtangur.
- Lamtumirė, or mik, lamtumirė! Ti jeton nė dritė dhe unė nė errėsirė..., - ishin fjalėt e tij tė fundit para se tė mė humbiste nga sytė, midis njerėzve qė koteshin tė papunė nėpėr bulevardin kryesor tė kryeqytetit.

Nga do t'ia mbathte vallė?!… Ku ta dish?!… Nga errėsira doli dhe errėsira e pėrpiu… Errėsira e mistereve qė bart ende kjo botė...
Ndėrkohė, instinktivisht, futa dorėn nė xhepin e brendshėm tė xhaketės. Bosh! Ēuditėrisht bosh!… Mė kishte avulluar portofoli me pak tė holla dhe fotografinė e sė dashurės…
Aty pėr aty mė kapėlloi mllefi, mirėpo, nė vend tė dufit, mė shpėrtheu njė e qeshur si prej budallai. Ec e zėri besė hajdutit, po tė duash, qortova veten. Nuk thonė mė kot se, kur s'gjen gjėsend pėr tė vjedhur, vjedh edhe kapelen e vet...

[ Kthehu ]