Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


(Thashethem pėr kureshtarėt)

REBELJA DHE "PARAJSA E SHITUR"

Nga Shefki Hysa

Shėnime pėr vėllimin poetik tė poetes Dylbere Dika

Kisha kohė pa lexuar krijimtari tė autorėve tė rinj dhe, sapo lexova poezitė e para tė poetes sė re Dylbere Dika, nga Sllova e Dibrės, ndjeva njė befasi tė kėndshme nė vetvete. U shkėputa nga rutina e sė pėrditshmes, siē shkėputet papritmas njė gulsh llave nga njė vullkan i heshtur dhe u ndjeva i pėrtėritur. Mė dukej se mė kishte pėrfshirė njė zgjim i veēantė pranveror dhe kuptohej lehtė se arsyeja e vetme e pėrtėritjes sime ishte ajo buqetė ndjenjash qė po mė dhuronte, nėpėrmjet vėllimit tė saj poetik "Parajsa e shitur", ende pa botuar, Dylberja njėzetedyvjeēare (datėlindja 4 shtator 1979), e cila sapo i ka kapėrcyer livadhet e adoleshencės.

"Dhe tani s'ke ndryshuar shumė
Mė rend si mėzi pa tė zot lėndinave dhe thua:
Ėshtė bota zhyl dhe dhunė"…

Pra, si personazhi i vargjeve, edhe poetja ėshtė po ajo, adoleshntja e pandreqshme, ēamarroke, qė paragjykon e gjykon botėn tonė dhe nuk pėrton ta cilėsojė atė edhe si parajsa e shitur, ashtu e rebeluar siē ndihet nga pėrplasja me paudhėsitė e jetės.
Poete rebele! E rebeluar nė shpirt nga bukuritė e jetės, pronė e tė pushtetėshmėve tė kėsaj bote, mollė tė ndaluara pėr njerėzit e thjeshtė. Vetėm bukuritė e natyrės u lejohet tė gėzojnė tė thjeshtėve, tė njerėzishmėve…

Me tė drejtė ndihem edhe unė i brengosur si poetja e shprehur nė vargje: "Udhėtoj me veten:
Me kokė ndėr duar,
Me brengė nė zemėr.
Vdekje me tė drejtė.
Vėrtet poetja i uron vdekjen botės!?

Jo! Kurrsesi jo! Njeriu qė i kėndon krijimit tė Parajsės tokėsore, qė krijon edhe vetė sa mundet, nėn shembėlltyrėn e tė Madhit Zot, nuk mund tė pajtohet me vdekjen! Ajo dėshiron vdekjen e sė keqes!
Pėr kėtė ėndėrron dhe shprehet nė poezitė e veta Dylberja, kjo adoleshente e pandreqshme.
Le t'i urojmė Dylberes fat tė kapėrcejė Ylberin e dėshirave dhe tė bėhet njė poete e madhe, ashtu siē ėndėrron, dhe t'i dhurojė njerėzimit krijimtari edhe mė tė bukur nga vėllimi i saj poetik "Parajsa e shitur", tė cilin po e merr nė dorė, i dashur lexues!

[ Kthehu ]