Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Poezi nga Shefki Hysa


MĖ KOT

Ėndėrroj pranverėn si njė mjeke tė mirė,
Dimrat e jetės mė ngurosėn me thėllim,
Mė vjen nė sy fustanblertė, e fėrfėrirė,
Shpirtin ma ngroh, ma mbush me lulėzim.

Eh, dimrat plot acar, tė egėr e vajtues
Nė trup e shpirt mė fshikulluan pa mėshirė!
Isha djalosh ēapkėn, mentar e ėndėrrues
Dhe ja ku jam: vetėm njė plakush i mėrdhirė.

Isha luftėtar bredharak brigjeve tė jetės
Prijės i paepur aventurė mė aventurė,
Ej, xhaxhush, mė ngacmojnė tani vajzat
Zemra mė dhemb qė s'dashuroj dot si dikur!...

Ėndėrroj pranverėn si njė mjeke tė mirė…


SI MĖ IKU RINIA

Shumė vonė e kuptova
Si mė iku rinia kėshtu?!...

Ndryshe nga miqtė,
Oh, si ndihem,
Si njėbrirėsh tmerrėsisht i lėnduar,
Nga e dashura pabesisht i tradhtuar!...

Dhe tallem me vete:
Nuk tė njoh, o rrudhak
Nuk e di se cili je!…
Dhe prehje s'gjej,
Herė optimist, herė i dėshpėruar
Herė i qeshur, herė i trishtuar,
Herė i ngratė, herė zemėratė,
I zhgėnjyer dhe zhgėnjyes,
Rallė me shokė,
Mė shpesh me shpirtin tim tė vetmuar…

Si mė iku rinia kėshtu?!...


VAJZAT

Janė tė mbushura plot me dashuri vajzat.
Shpirtrat e tyre
zgjojeve tė bletėve u ngjajnė,
hoje-hoje plot me mjaltė.
Ėshtė mjalti i dashurisė,
Vetė dashuria-mjaltė.

Vajzat e dlira
Janė vetė dashuria.

Nė kėrkim tė shpirtit binjak,
Tė imazhit mashkullor tė dashurisė,
Dikur vajzat,
Nė dehjen e moshės,
Dashurojnė ariun me lėkurė ylberi.

Me tėrė meloditė e lajkės nė gojė,
Ariu i thur himne dashurisė,
Brohoret
E betohet:
"Jam shpirti yt binjak,
Jam vetė dashuria!"...
Jehon betimi gjer nė kupė tė qiellit.

Nga pamja
Gėnjehen vajzat,
Nė farfurima ylberi dremisin.
Nė pėrgjumje,
Nė prehrin e gėnjeshtrės sakrifikojnė dlirėsinė.
Sigurisht pėr dashurinė!...

Dhe zgėrdhihet ariu
Duke lėpirė putrat
Me hojet e copėtuara tė dashurisė…