Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Pėrkthime nga Shefki Hysa


MACJA E ZEZĖ

Edgar Allan Poe

Pjesėn mė tė madhe tė tregimeve qė unė do tė shkruaj, as nuk pres dhe as nuk kėrkoj qė t'i besoni. Do tė isha i marrė po tė prisja diēka tė tillė, vetėm nė rast se ndjesitė e mia do t'i hidhnin poshtė vlerat e tyre. Por nuk jam ende i marrė dhe sigurisht qė nuk shoh tė tilla ėndrra. Megjithatė nesėr do tė vdes, prandaj sot unė duhet ta zbras shpirtin tim.

Qėllimi im i tanishėm ėshtė qė tė paraqes para botės, thjesht, nė mėnyrė tė pėrmbledhur dhe pa koment njė seri ngjarjesh qė mė kanė ndodhur nė shtėpi. Pasojat e kėtyre ngjarjeve mė kanė tmerruar, mė kanė torturuar, mė kanė shkatėrruar. Por sidoqoftė unė nuk do tė bėj asnjė pėrpjekje pėr t'i shpjeguar. Pėr mua ato kanė pėrfaqėsuar mė shumė se tmerr, pėr tė tjerė do tė duken mbase mė pak tė tmerrshme se pėrbindshat. Pas kėsaj, ndoshta, do tė gjenden disa mendje tė ndritura qė do ta lidhin fantazmėn time me vendodhjen e rėndomtė, disa mendje mė tė qeta, mė tė logjikshme dhe mė pak tė ndjeshme se e imja, qė do tė perceptojnė ato rrethana, qė unė me shumė frikė do paraqes, asgjė mė shumė se sa njė varg shkaqesh dhe pasojash tė natyrshme.

Qysh nė fėmijėri, unė dallohesha pėr urtėsinė dhe humanizmin e natyrės sime. Butėsia e zemrės sime ishte kaq e dukshme, sa shokėt shpesh mė vinin nė lojė. Unė isha veēanėrisht i dhėnė pas kafshėve dhe prindėrit ma kishin plotėsuar dėshirėn me njė shumėllojshmėri tė tyre. E kaloja pjesėn mė tė madhe tė kohės me to dhe asnjėherė nuk isha mė i lumtur se kur kujdesesha dhe i ushqeja. Kjo veēanti e karakterit u rrit sė bashku me mua dhe nė botėn time mashkullore ajo ishte njė nga burimet kryesore tė kėnaqėsisė. Pėr tė gjithė ata qė kanė ushqyer dashuri pėr njė qen besnik dhe tė zgjuar, unė nuk do tė lodhesha pėr tė shpjeguar natyrėn apo intensitetin e kėnaqsisė qė buron nga diēka e tillė. Ka diēka nė dashurinė e pastėr dhe vetėflijuese tė njė kafshe qė shkon drejt e nė zemrėn e atij qė ka patur raste tė shpeshta pėr tė testuar shoqėrinė e pavlerė dhe besnikėrinė e paqėndrueshme tė njeriut tė zakonshėm.

Unė u martova herėt dhe isha i lumtur qė gjeta tek gruaja njė prirje jo tė ndryshme nga imja. Duke parė dashurinė time pėr kafshėt shtėpiake, ajo nuk vonoi tė gjente ato tė llojit mė tė kėndshėm. Ne kishim zogj, njė peshk tė kuq, njė qen tė vogėl, lepuj, njė majmun tė vogėl dhe njė mace.
Kjo mace, mė vonė, u bė njė kafshė e madhe dhe shumė e bukur, krejtėsisht e zezė dhe me njė zgjuarėsi mbresėlėnėse. Kur fliste pėr mprehtėsinė e saj, gruaja ime, edhe pse nuk ishte supersticioze, i referohej mendimit tė vjetėr popullor qė i konsideronte tė gjitha macet e zeza si shtriga tė maskuara. Jo se ajo e kishte me gjithė mend kur fliste nė kėtė mėnyrė, por nuk ka ēast mė tė mirė se ky pėr ta rikujtuar thėnien e saj.

Pluto, ky ishte emri i maces, ishte kafsha ime e preferuar. Unė e ushqeja dhe ajo mė ndiqte kudo nėpėr shtėpi. Me shumė vėshtirėsi, arrija ta ndaloja tė mė ndiqte edhe nė rrugė.
Miqėsia jonė zgjati kėshtu pėr vite mė rradhė, gjatė tė cilave karakteri dhe temperamenti im i pėrgjithshėm, pėrmes veprimit tė papėrmbajtshėm tė Djallit, (duhet ta pranoj), pėsuan njė ndryshim rrėnjėsor. Unė bėhesha ditė pas dite mė i ngrysur, mė i irrituar dhė mė pak i ndjeshėm ndaj ndjenjave tė tė tjerėve. I lejoja vetes tė pėrdorja edhe njė gjuhė jo tė hijshme ndaj gruas time. Shpesh herė pėrdorja edhe dhunė ndaj saj. Kafshėt e mia, sigurisht, e ndjenė kėtė ndryshim tė natyrės sime. Unė jo vetėm i lija pas dore, por edhe i keqtrajtoja. E ndėrsa pėr Pluton tregoja ende njė kujdes tė veēantė, qė mė pengonte ta keqtrajtoja, nuk mė vinte keq tė dhunoja lepujt, majmunin, madje edhe qenin, kur rastėsisht ose nė shenjė dashurie mė vinin pranė. Mirėpo sėmundja po mė pushtonte tė tėrin. Sėmundja ėshtė si alkoli dhe pas ca kohe, edhe Pluto qė po plakej dhe rrjedhimisht bėhej edhe nga pak grindavec, filloi tė ndjente efektet e karakterit tim tė keq.

Njė natė, teksa po kthehesha nė shtėpi i dehur nga njė pijetore nė qytet, mu duk sikur macja po e shmangte praninė time. E mbėrtheva fort, kur ajo, e frikėsuar nga dhuna ime, mė kafshoi dorėn me dhėmbė. Papritur, tėrbimi i njė djalli mė rrėmbeu tėrė qenien. Nuk po e njihja mė veten. Shpirti i vėrtetė mu duk sikur mė fluturoi nga trupi dhe diēka mė e fortė se njė dashakeqėsi djallėzore, e ushqyer edhe nga xhini qė kisha pirė, mė pushtoi ēdo qelizė. Unė mora nga xhepi i jelekut njė biēak, e hapa, e mbėrtheva kafshėn e gjorė nga fyti dhe me kujdes i nxorra njėrin sy nga zgavra. Tani mė vjen turp, dridhem, mė rrėnqethet mishi ndėrsa shkruaj pėr kėtė veprim. Nė mėngjes, kur arsyeja mu rikthye e kur e kisha marrė veten nga zemėrata e natės sė kaluar, pėrjetova njė ndjenjė gjysmė tmerri dhe gjysmė pendimi pėr krimin qė kisha kryer. Por ajo ishte njė ndjenjė e dobėt e ekuivoke dhe shpirti mė mbeti i paprekur. Fillova ta teproja sėrish dhe pa u vonuar i mbyta me verė tė gjitha kujtimet e fajit tim.

Gjatė kėsaj kohe, macja gradualisht e mori veten. Zgavra nė syrin e humbur kishte njė pamje tė frikshme, ėshtė e vėrtetė, por me sa dukej nuk po provonte mė dhimbje. Lėvizte rreth shtėpisė si zakonisht, por siē mund tė pritej, shumė larg meje. Unė fillimisht sikur u zemėrova nga kjo shpėrfillje nga ana e krijesės qė dikur mė kishte dashur aq shumė. Por kjo ndjenjė, shumė shpejt, ia la vendin irritimit. Dhe mė pas, si pjesė e kėtij ndryshimi final dhe tė pakthyeshėm, depėrtoi brenda meje shpirti i perversitetit. Filozofia nuk e merr parasysh kėtė shpirt. Unė nuk jam i sigurt as pėr shpirtin tim nėse jeton, sa jam i sigurt pėr perversitetin qė ėshtė njė nga impulset mė tė hershme tė zemrės njerėzore, njė nga aftėsitė apo ndjenjat e para tė pandashme qė i japin drejtimin karakterit tė njeriut. Kush ėshtė ai qė nuk e ka gjetur veten, me qindra herė, duke kryer njė veprim tė turpshėm apo qesharak, pėr asnjė arsye tjetėr, por vetėm sepse e di qė nuk duhet ta kryejė? A nuk kemi ne, pavarėsisht gjykimit tonė mė tė mirė, njė prirje tė pėrjetshme pėr tė shkelur ligjin, vetėm sepse e dimė qė nuk duhet shkelur? Ky shpirt perversiteti, siē e thashė, u bė pjesė e ndryshimit tim final. Ishte pikėrisht kjo dėshirė e padepėrtueshme e shpirtit pėr tė trazuar veten e tij, pėr tė dhunuar vetveten, pėr tė bėrė keq vetėm pėr hir tė sė keqes, qė mė shtyu mua tė shkaktoja plagosjen e kafshės sė pafajshme.

Njė mėngjes, me gjakftohtėsi, lidha njė lak rreth qafės sė saj dhe e vara nė degėn e njė peme; e vara me lotėt qė mė rridhnin ndėr sy dhe me keqardhjen mė tė thellė nė zemėr; e vara sepse e dija qė mė kishte dashur dhe nuk mė kishte dhėnė arsye pėr ta sulmuar; e vara sepse e dija qė po bėja njė mėkat, njė mėkat tė tmerrshėm qė do ta vinte nė rrezik shpirtin tim tė pavdekshėm, deri aty, nėqoftėse njė gjė e tillė do ishte e mundur, sa tė mos siguroja mėshirėn e pafundme tė mė tė Mėshirshmit dhe mė tė Tmerrshmit Zot.

Mbrėmjen e asaj dite qė kisha kryer veprimin e tmerrshėm, u zgjova nga gjumi nga zhurma e zjarrit. Mbulesat e krevatit ishin pėrfshirė nga flakėt. E gjithė shtėpia po digjej. Me shumė vėshtirėsi, unė, gruaja dhe njė shėrbyese arritėm tė largoheshim nga zjarri i madh. Shkatėrrimi ishte i plotė. E gjithė pasuria ime u gllabėrua nga flakėt dhe qė nga ai moment e humba ēdo shpresė.

Po mundohem tani tė ndėrtoj njė lidhje shkak-pasojė mes shkatėrrimit tė ndodhur dhe mizorisė qė kisha kryer. Do jap nė mėnyrė tė hollėsishme disa fakte dhe shpresoj tė mos lė asnjė hallkė tė paplotė. Tė nesėrmen, pas zjarrit, shkova tė shihja gėrmadhat e shtėpisė. Tė gjithė muret ishin rrėzuar, pėrveē njėrit. Ky ishte njė mur ndarės, jo shumė i hollė, qė ndodhej nė mes tė shtėpisė dhe pėrballė tė cilit gjendej koka e krevatit tim. Suvatimi, nė masė tė madhe, i kishte shpėtuar veprimit tė zjarrit dhe kėtė unė e lidha me faktin se e kishin bėrė tani sė fundmi. Pėrreth kėtij muri ishte mbledhur njė turmė e madhe njerėzish dhe shumė prej tyre po kontrollonin me vėmendje tė madhe njė pjesė tė veēantė tė tij. Fjalėt "e ēuditshme", "e veēantė" dhe shprehje tė tjera tė ngjashme me kėto ngacmuan kureshtjen time. U afrova dhe pashė, si tė gdhendur nė njė basoreliev, mbi sipėrfaqen e bardhė, imazhin e njė maceje gjigande. Imazhi ishte i qartė dhe ēuditėrisht i vėrtetė. Pėrreth qafės sė kafshės ishte lidhur njė litar.

Kur e pashė fillimisht kėtė imazh, edhe pse nuk doja, habia dhe frika ime ishin shumė tė mėdha. Por mė vonė, tė arsyetuarit me kujdes mė erdhi nė ndihmė. Macen, me sa kujtoja, e kisha varur nė njė kopsht afėr shtėpisė. Pas alarmit tė zjarrit, kopshti ishte mbushur menjėherė me njerėz dhe ndonjė prej tyre do ta ketė marrė macen dhe do ta ketė hedhur, pėrmes dritares sė hapur, nė dhomėn time. Kėtė me siguri e kanė bėrė me qėllimin pėr tė mė zgjuar nga gjumi. Rrėzimi i mureve tė tjerė e kishte zėne viktimėn e mizorisė sime, brenda suvasė sė sapovėnė, gėlqerja e tė cilės, sė bashku me flakėt dhe amoniakun e skeletit e kishin ravijėzuar portretin siē ma zunė sytė.

Pėrveē se unė tani duhet t'i jepja shpjegime arsyes dhe ndėrgjegjes sime pėr faktin befasues qė ju paraqita mė sipėr, ai la njė pėrshtypje jo tė vogėl nė imagjinatėn time. Pėr muaj tė tėrė nuk arrita tė ēlirohesha nga fantazma e maces dhe gjatė kėsaj periudhe, nė shpirtin tim u gjallėrua njė gjysmė ndjenjė, qė dukej si pendim, por qė nė tė vėrtetė nuk ishte e tillė. Arrita deri aty sa tė mė vinte keq pėr humbjen e maces dhe teksa ndodhesha nėpėr pijetoret e ndyra qė frekuentoja, kėrkoja pėr ndonjė kafshė tjetėr, tė tė njėjtit lloj dhe me njė paraqitje paksa tė ngjashme, qė mund tė zinte vendin e saj.

Njė mbrėmje, teksa isha ulur, gjysmė i topitur, nė njė bujtinė tė ndotur, vėmendjen ma tėrhoqi njė objekt i zi, qė po ēlodhej mbi njė fuēi tė mbushur me xhin apo rum, qė pėrbėnte pajisjen kryesore nė atė ngrehinė. Unė kisha kohė qė po e vėshtroja atė fuēi, por ajo qė mė habiti ishte fakti qė, atė objekt mbi tė, nuk e kisha vėnė re mė parė. U afrova dhe e preka me dorė. Ishte njė mace e zezė, shumė e madhe, po aq e madhe sa Pluto, dhe i ngjante atij nė gjithēka, pėrveē njė detaji. Pluto nuk kishte qime tė bardha nė asnjė pjesė tė trupit, ndėrsa kjo mace kishte njė njollė tė madhe tė bardhė, edhe pse tė paqartė, qė i mbulonte gjithė pjesėn e kraharorit.

Pas prekjes sime, ajo u ngrit menjėherė, lėshoi njė gėrhimė tė fortė, u fėrkua pas dorės dhe sikur u gėzua pa masė nga prania ime. Kjo ishte krijesa qė kisha kėrkuar. Unė kėrkova menjėherė t'ia bleja pronarit. Por ai nuk kėrkoi asgjė, nuk e njihte, nuk e kishte parė mė parė atė mace.
Unė vazhdoja ta pėrkėdhelja dhe kur po pėrgatitesha tė kthehesha nė shtėpi, macja shfaqi dėshirėn tė mė shoqėronte. E lejova ta bėntė njė gjė tė tillė, duke u pėrkulur dhe pėrkėdhelur siē kisha bėrė mė parė. Kur erdhi nė shtėpi ajo u ambjentua menjėherė me tė dhe u bė edhe e preferuara e gruas time.

Ndėrsa unė ndjeja njė shqetėsim ndaj sė keqes qė po rritej brenda meje. Kjo ishte e kundėrta e asaj qė kisha parashikuar, por, nuk e di pse dhe si, dhembshuria e krijesės ndaj meje vetėm mė ngjallte neveri dhe mė mėrziste. Dalė-ngadalė, kėto ndjenja neverie dhe mėrzie u shndėrruan nė urrejtje. Unė e shmangia macen; njė ndenjė turpi dhe kujtimi i veprimit tė mėparshėm mizor, mė pengonin qė tė abuzoja fizikisht me tė. Pėr javė tė tėra unė nuk e godita dhe nuk e keqtrajtova, por gradualisht, shumė gradualisht, arrita deri aty sa ta shihja me njė neveri tė pashpjegueshme dhe tė largohesha nga prania e saj si nga afshi i murtajės. Ajo qė shtoi urrejtjen time ishte zbulimi, tė nesėrmen, se edhe ajo, si Pluto, nuk e kishte njė sy. Ky detaj kishte bėrė qė gruaja ime, e cila dallohej pėr shkallėn e lartė tė humanizmit tė ndjenjave, qė dikur kishte qenė edhe tipari im mė i shquar dhe burimi i kėnaqėsive mė tė thjeshta dhe tė pastra, tė lidhej edhe mė shumė pas saj.

Pavarėsisht mospėlqimit tim, pėrkushtimi i maces ndaj meje rritej, dukej qė po rritej. Ajo mė ndiqte nga pas me njė kėmbėngulje qė lexuesi e ka tė vėshtirė ta kuptojė. Ēdo herė ajo shtrihej nėn karrigen time ose mė hidhej mbi gjunjė, duke mė mbytur me pėrkėdheljet e saj tė neveritshme. Nėqoftėse ngrihesha pėr tė ecur, ajo mė futej ndėr kėmbė dhe gati-gati mė rrėzonte ose duke mė mbėrthyer me kthetrat e saj tė gjata dhe tė mprehta mė ngjitej drejt kraharorit. Nė kėto ēaste edhe pse doja shumė ta largoja tutje me ndonjė shuplakė, pėrmbahesha, pjesėrisht pėr shkak tė kujtimit tė krimit tė mėparshėm, por kryesisht, mė lini t'ju a tregoj, nga frika e kafshės.

Kjo nuk ishte tamam njė frikė qė vinte si pasojė e njė sėmundjeje fizike; jam ende nė hall se si ta pėrcaktoj ndryshe atė lloj frike. Mė vjen turp nga vetja, po, edhe pėr kėtė aspekt kriminal mė vjen aq turp nga vetja, qė terrori dhe tmerri qė kafsha mė pėrcillte, ishin rritur nga njė prej pėrbindshave mė tė thjeshtė qė mund tė imagjinohet. Gruaja ime, ma kishte tėrhequr vėmendjen mė shumė se njė herė mbi veēantinė e njollės sė bardhė, pėr tė cilėn unė ju fola dhe mė sipėr, dhe qė pėrbėnte ndryshimin e dallueshėm mes kafshės sė ēuditshme dhe asaj qė unė e kisha vrarė dikur. Lexuesit do t'i kujtohet, qė kjo shenjė, edhe pse e madhe, ishte e paqartė, por dalė-ngadalė, nė njė mėnyrė tė pakuptueshme dhe qė arsyeja ime kėrkonte ta konsideronte si imagjinare, ajo filloi tė konturohej nė njė mėnyrė qartėsisht tė dallueshme. Ajo pėrfaqėsonte tashmė njė objekt qė mua mė rrėnqethet mishi po ta pėrmend; nga ai mė shumė se ēdo gjė tjetėr unė frikėsohesha, tmerrohesha dhe isha gati ta zhdukja egėrsirėn qė kisha guxuar tė merrja; tani ajo shjenjė ishte imazhi i njė trekėndėshi tė neveritshėm, tė kobshėm, ku varen njerėzit; oh, nxitės i tmerrshėm dhe fatkeq i tmerrit dhe krimit, i Agonisė dhe Vdekjes.

Dhe tani unė isha me tė vėrtetė i mjeruar pėrtej mjerimit tė Njerėzimit tė thjeshtė. Dhe njė shtazė e egėr, tė ngjashmin e tė cilės unė mė parė e kisha zhdukur me moskokėēarje; njė shtazė e egėr qė vuante pėr mua, njė burrė i apasionuar pas imazhit tė Zotit - njė mjerim i padurueshėm! Unė nuk e njihja mė kėnaqėsinė e tė ēlodhurit as gjatė ditės dhe as gjatė mbrėmjes. Mė parė kafsha nuk mė linte asnjė moment vetėm. Dhe sė fundmi unė fillova tė ndjeja ēdo orė, edhe prej ėndrrave tė njė frike tė pashpjegueshme, frymėmarrjen e ngrohtė dhe peshėn e saj tė madhe nė fytyrėn time - mishėrim i njė makthi qė unė nuk kisha fuqi ta largoja - i ngujuar pėrgjithmonė nė zemrėn time.

Nėn presionin e pėrndjekjeve tė tilla, edhe grimcat mė tė vogla tė mirėsisė qė kishin mbetur brenda meje, u zhdukėn. Mendimet e kėqija, mendimet mė tė errėta dhe mė tė liga, u bėnė miqtė e mi tė vetėm. Ashpėrsia e temperamentit tim u kthye nė urrejtje ndaj ēdo gjėje dhe ndaj ēdo njeriu. E ndėrsa unė e kisha braktisur veten verbėrisht nė shpėrthimet e shpeshta, tė papritura dhe tė pakontrolluara tė tėrbimit tim, gruaja ime ishte vuajtėsja mė e thjeshtė dhe mė e duruar.

Njė ditė ajo mė shoqėroi pėr disa punė shtėpiake nė bodrumin e ndėrtesės sė vjetėr, nė tė cilėn, mjerimi na kishte detyruar tė jetonim. Macja mė ndoqi poshtė shkallėve tė pjerrėta dhe, gati-gati duke mė rrėzuar me kokė, mė nxehu shumė. Duke ngritur njė sėpatė dhe, duke harruar nė zemėratėn time frikėn qė kisha patur deri nė ato momente, bėra gati njė goditje, qė do tė kishte qenė fatale nėse do ta kishte kapur kafshėn siē dėshiroja unė. Por dora e gruas mė pengoi ta qėlloja. I xhindosur nga kjo ndėrhyrje e gruas, nė tėrbimin tim demoniak, e tėrhoqa krahun qė mė kishte shtrėnguar dhe e ngula sėpatėn nė kokėn e saj. Ajo ra e vdekur nė vend, pa lėshuar asnjė ofshamė.

Pas kryerjes sė kėsaj vrasje tė tmerrshme unė u angazhova, me kujdesin mė tė madh, nė detyrėn e zhdukjes sė trupit. E dija qė nuk mund ta nxirrja nga shtėpia as ditėn dhe as natėn, sepse rrezikoja tė vėzhgohesha nga fqinjėt. Shumė mendime ma kishin pushtuar mendjen. Njė moment mendova ta prisja trupin nė copa tė vogla dhe mė pas ta digjja nė zjarr. Nė njė moment tjetėr mendova tė gėrrmoja njė varr nė dyshemenė e bodrumit. Pastaj mendova ta hidhja nė pusin qė ndodhej nė oborr apo ta paketoja nė njė kuti, dhe, sikur do ta shisja, tė njoftoja portierin qė ta nxirrte nga shtėpia. Nė fund zgjodha mėnyrėn qė e konsideroja mė tė pėrshtatshme se tė tjerat. Vendosa ta varrosja nė bodrum, ashtu si murgjit e mesjetės mendohet t'i kenė varrosur viktimat e tyre.

Pėr njė qėllim tė tillė bodrumi ishte shumė i pėrshtatshėm. Muret e tij ishin konstruktuar sė fundmi dhe ishin suvatuar me llaē tė ashpėr, i cili nuk ishte ngurtėsuar pėr shkak tė lagėshtirės sė atmosferės. Pėr mė tepėr, nė njė nga muret kishte njė dalje, tė hapur pėr njė oxhak artificial, qė ishte mbyllur pėr t'i ngjarė pjesės tjetėr tė bodrumit. Nuk kisha asnjė dyshim qė unė mund t'i zhvendosja tullat nė kėtė pjesė, tė fusja trupin, dhe ta ndėrtoja gjithēka si mė parė, nė mėnyrė qė askush tė mos nuhaste ndonjė gjė tė dyshimtė.

Dhe nė kėtė pėrllogaritje, nuk kisha gabuar aspak. Me ndihmėn e njė leve, zhvendosa me lehtėsi tullat dhe, pasi e futa trupin nė murin e brendshėm, e vura nė pozicionin e duhur dhe me pak vėshtirėsi e ringrita strukturėn siē kishte qenė nė fillim. Pasi kisha siguruar gėlqere, rėrė dhe lesh, me tė gjithė pėrkujdesjen e mundshme, pėrgatita llaēin qė nuk duhej tė dallohej nga i vjetri dhe paskėtaj fillova punėn me tullat. Kur mbarova u ndjeva i lehtėsuar. Muri nuk kishte as shenjėn mė tė vogėl qė ishte prekur. I mblodha mbeturinat mbi dysheme me kujdes. Pashė rreth e rrotull nė mėnyrė triumfuese dhe i thashe vetes: "Tė paktėn nė kėtė rast puna jote nuk shkoi kot".

Hapi i rradhės ishte tė kėrkoja egėrsirėn qė kishte qenė shkaku i gjithė kėtij mjerimi. E kisha vendosur plotėsisht qė do ta vrisja. Nėqoftėse do ta kisha ndeshur nė atė moment, nuk do tė kisha patur asnjė dyshim pėr fatin e saj, por kafsha dinake ishte alarmuar nga dhuna gjatė zemėrimit tim dhe e kishte shmangur tė mė afrohej nė ato momente. Ėshtė e pamundur tė shpjegosh ndjenjėn e thellė, tė hareshme, tė ēlirimit qė ndjeva nė kraharor, nga mungesa e kafshės sė urryer. Ajo nuk u shfaq gjatė natės dhe, tė paktėn pėr njė natė qysh nga ardhja e saj nė shtėpi, fjeta i qetė, edhe pse me peshėn e krimit tė kryer nė shpirt.

Kaloi edhe dita e tretė dhe e katėrt dhe persekutuesi im nuk po shfaqej. Sėrish po merrja frymė lirisht. Pėrbindshi ishte larguar njėherė e pėrgjithmonė nga ndėrtesa. Nuk do ta shikoja mė! Lumturia ime ishte shumė e madhe. Pėrgjegjėsia pėr krimin e errėt qė kisha kryer nuk mė shqetėsonte shumė.
Ishin bėrė disa hetime dhe unė isha pėrgjigjur me gatishmėri. Ishte bėrė edhe njė kėrkim, por, sigurisht, asgjė nuk ishte zbuluar. Unė e konsideroja tė sigurt lumturinė e tė ardhmes time.

Nė ditėn e katėrt pas vrasjes, njė skuadėr nga policia erdhi krejt papritur nė shtėpi dhe proēedoi duke bėrė njė kėrkim rigoroz nė tė gjithė godinėn. I sigurt pėr padepėrtueshmėrinė e vendit ku kisha kryer fshehjen, unė nuk u vura nė siklet nė asnjė moment. Policėt mė ftuan qė t'i shoqėroja nė kėrkimet e tyre. Asnjė cep i shtėpisė nuk mbeti i pakontrolluar. Pėr herė tė tretė apo tė katėrt, ata zbritėn sėrsh nė bodrum. Mua nuk mė lėvizte asnjė muskul. Zemra mė rrihte ngadalė, si zemra e atij qė ėshtė i sigurt pėr pafajėsinė e tij. Unė i rashė bodrumit rreth e pėrqark. I mblodha krahėt afėr kraharorit dhe fillova tė lėviz nga njė vend nė tjetrin. Policėt mbetėn plotėsisht tė kėnaqur dhe po pėrgatiteshin pėr t'u larguar. Gazi nė zemrėn time ishte shumė i madh pėr t'u frenuar. Nuk po mė durohej tė thoja qoftė edhe vetėm njė fjalė, si triumfues, pėr ta bėrė dyfish tė sigurt bindjen e tyre nė pafajėsinė time.

"Tė nderuar zotėrinj", - thashė nė fund, ndėrsa po ngjisnin shkallėt, - "jam i lumtur qė i zbuta dyshimet tuaja. Ju uroj shėndet dhe pak mė shumė mirėsjellje. Zotėrinj, kjo ėshtė njė shtėpi e ndėrtuar mirė". (Me dėshirėn e papėrmbajtur pėr tė thėnė diēka, nuk po e kuptoja ēfarė po shqiptoja). "Do tė thoja, njė shtėpi e ndėrtuar mrekullisht mirė. Kėto mure... po largoheni zotėrinj? Kėto mure janė tė lidhura fort me njėri-tjetrin". - Dhe nė kėtė moment, me atė ndenjėn e shfrenuar tė mburrjes, godita fort, me njė thupėr qė po mbaja nė dorė, atė pjesė tė murit, prapa tė cilės ishte vendosur trupi i gruas sime.

Ah, sikur Zoti tė mė kishte ruajtur dhe shpėtuar nga helmi i Djallit! Kur jehona e goditjes sime u mbyt nė heshtje, njė zė mu pėrgjigj nga varri! Nga njė e qarė, fillimisht e mbytur dhe e dėrrmuar, si ngashėrima e njė fėmije, ajo u shndėrrua nė njė britmė tė gjatė, tė fortė dhe tė vazhdueshme, anormale dhe ēnjerėzore, njė ulėrimė, njė britmė vajtuese, gjysmė e tmerrshme dhe gjysėm triumfuese, si tė vinte nga ferri, si e kombinuar nga fyti i tė dėnuarve nė vuajtjen e tyre dhe e djajve qė i ekzaltohen kėtij dėnimi.

Pėr mendimet e mia ėshtė e kotė tė flas. Gati duke mė rėnė tė fikėt, u mbėshteta nė murin pėrballė. Pėr njė moment grupi i policėve mbi shkallė mbeti pa lėvizur, nga frika dhe tmerri i madh. Pas pak dy duar tė gjalla u kacavirrėn nė mur. U duk njė trup. Ky i fundit ra krejtėsisht. Trupi, nė pjesėn mė tė madhe i dekompozuar dhe i mbuluar nga gjaku i mpiksur, shtrihej tashmė para syve tė dėshmitarėve. Mbi kokėn e tij, me gojėn e kuqe tė hapur dhe sytė e zjarrtė vetmitarė, qėndronte e ulur kafsha e neveritshme, prania e tė cilės mė kishte shtyrė tė vrisja dhe zėri kallėzues i sė cilės po mė dorėzonte tek xhelatėt. E kisha murosur pėrbindshin nė varr!

Shqipėroi: Shefki Hysa