Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Origjina e Largėt

Shefki Hoxha Shefki Hysa i pėrket njė fisi tė vjetėr atdhetar tė vendosur nė Shalės tė Konispolit rreth shekullit tė 18-tė, ndoshta nė periudhėn e muslimanizimit tė kėsaj krahine, sepse cilėsohet si njė ndėr shtatė fiset e para themeluese tė fshatit Shalės, sipas kujtesės popullore. Vetėkuptohet ishin fis i pasur, merreshin me blektori dhe bujqėsi, kishin shumė pyje, kullota dhe toka buke, rrjedhimisht do tė ishin dhe atdhetarė dhe do ta mbronin edhe me gjak shtėpinė e tyre, Atdheun - Ēamėrinė, nga synimet aneksuese tė shovinistėve grekė.

Gjyshi i Shefkiut, atdhetari i shquar Shefki Hoxha (ishin edhe fetarė brez pas brezi, prandaj mbanin edhe mbiemrin "Hoxha"), njihet si njė ndėr themeluesit e klubeve tė para atdhetare tė Konispolit dhe tė Filatit, si financues i shkollave tė para shqipe nė zonėn e Ēamėrisė (nė Konispol, Filat e Gumenicė), dhe si kundėrshtar i ashpėr i tė gjitha pushteteve, si me atė turk edhe mė vonė me pushtetin mbretėror tė Zogut.

Nė vitet 20-tė Shefki Hoxha u shqua si demokrat, pėrkrahės i Nolit dhe i qeverisė sė tij reformiste, pavarėsisht nga fakti se mund t'i prekeshin pasuritė. Ishte kjo njė nga arsyet qė u burgos nga Zogu. Madje pėr kėtė arsye poeti popullor i zonės kėndonte:
"Telegramet venė e vinė,/ tė ngrenė xhandarmėrinė,/ thonė pėr njė rebelim,/ Ēamėria s'iu bindka Mbretit,/ Naltmadhnisė sė Tij Ahmetit./ Nė Shalės muarr Shefkinė,/ nė Konispol Maze Haminė/ dhe Xhafo Pandalejmoninė"…

Shefki Hoxha u sėmur nė burgun e Lezhės dhe vdiq nė vitin 1936, si pasojė e lėngatave tė burgimit.