Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


U KĖPUT NJĖ YLL

Nga Shefki Hysa

Shėnime pėr romanin "Krastakraus" tė Bilal Xhaferrit

Nė fillim tė viteve tetedhjetė (1980), kur punoja nė Ndėrmarrjen e Ndėrtimit tė Sarandės, fatmirėsisht u njoha me Agim Maton, poetin e talentuar, tė nėpėkėmbur e tė mohuar nga ish-diktatura. Emrin e tij e shkruaj me respekt nė krye tė kėtyre radhėve, jo vetėm se ishte udhėrrėfyesi im i parė nėpėr shtigjet e parrahura tė letėrsisė, por edhe pėr njė arsye tjetėr qė mė vonė do tė ndikonte shumė nė jetėn time. Njė ditė mė ftoi nė shtėpi pėr tė mė bėrė njė surprizė. Gėrmoi midis librave tė bibliotekės vetjake dhe nxori njė libėr tė vogėl, qė nė vend tė kopertinės e mbėshtillte njė copė kartoni.

- Lexoje, - mė tha, - dhe do tė mrekullohesh veēse, me njė kusht: zėre se s'ke parė gjė e s'ke lexuar gjė! Duhet ta harrosh brenda mureve tė shtėpisė sime egzistencėn e kėtij libri, po qe se e do, sado pak kokėn tėnde dhe timen...
E mora librin duardridhur prej emocioneve dhe, nė faqen e parė, poshtė mbėshtjellėses prej kartoni qė shėrbente si maskim lexova: BILAL XHAFERRI "NJERĖZ TĖ RINJ, TOKĖ E LASHTĖ" tregime.

Pėr mua, emėr i padėgjuar gjer atėherė, megjithatė fillova t'i lexoja me etje tregimet. U befasova qysh nė faqet e para. Prej radhėve tė librit sikur frynte puhiza e ngrohtė e atyre ditėve tė marsit qė sjellin pranverėn me bulėzimin e sytheve, mugullimin e gjethit tė ri dhe ēeljen e luleve tė para pas zymtėsisė sė gjatė dimėrore. Ndjeva tė mė lėkundej dimėrthi brenda meje dhe akujt e shkaktuar nga acaret e pėrndjekjes komuniste krisėn pėr tė derdhur nėpėr qėnien time njė valė rrėkesh pranverore.

Dalėngada1ė po mė thėthinte tė tėrin lirizmi dhe ajo botė e tėrė ndjenjash nga mė tė brishtat, nga mė tė kėndshmet dhe mė tė befasishmet qė po pėrjetoja si tė isha zhytur i tėri nė hapėsirėn e ndezur tė njė eposi. Si tė eposit qė ka krijuar fantazia popullore ēame, ku gjallojnė heronj fluidė qė i ngjajnė dashurisė dhe dhembjes, ėndrrave fluturake qė e zaptojnė materien e botės nė njė grimėherė. Ē' ishte ky Paustovsk qė ndryhej nė kėtė libėrth tė humbur nė morinė e librave socialistė?! Ē'ishte ky profet i harruar si nė njė manastir tė largėt e tė vetmuar, ku fryjnė mė shpesh erėrat e vdekjes se tė jetės?!

Ndihesha vėrtet i mrekulluar. Atė botė artistike qė ėndėrroja tė krijoja, po e gjeja pjesėrisht tė mishėruar nė veprėn e Bilalit. Them pjesėrisht sepse, mė pas, do mėsoja se Bilali ishte njė bilbil qė s'arriti kurrė ta kėndonte tė tėrėn kėngėn e vet, si nė atdhe edhe nė mėrgim ku u kėput siē kėputet papritmas njė yll. Diktatura, ashtu siē po mė gjymtonte mua, siē kish gjymtuar Agim Maton etj., vite mė parė apo me saktė, nė gjysmėn e dytė tė viteve gjashtėdhjetė (1967-69) pat gjymtuar njėherė e pėrgjithmonė talentin e jashtėzakonshėm Bilal Xhaferri. Mjaftoi njė kritikė dashamirėse qė Bilali i bėri romanit "Dasma" tė Ismail Kadaresė, nė njė nga diskutimet e organizuara prej Lidhjes sė Shkrimtarėve e Artistėve, dhe inkuizitorėt e kuq e gjetėn pretekstin pėr ta shpallur atė si heretik dhe veprėn e tij herezi. E dėbuan nga Lidhja, pa dashur t'ia dinin pėr atė thesar qė humbiste kombi. I hoqėn tė drejtėn e botimit, po tė shprehemi nė mėnyrė figurative, i prenė majėn e gjuhės qė artikulonte atė kėngė qė e ngrente nė lartėsitė e yjeve. E internuan nė humbėtirat e Hamallės sė Durrėsit, pėrderisa njė ditė Bilali u detyrua tė arratisej e tė mėrgonte nė SHBA, ku edhe gjeti pėrkohėsisht "parajsėn" e Robinsonit. Nė mėrgim veprimtaria e tij do tė pėrmblidhej nė "Krahun e Shqiponjės", revistė e Lidhjes Ēame. Po mė tej? Ende nuk dihet plotėsisht se cila ishte hapėsira e dritės sė kėtij ylli tė letrave shqipe, BilaI Xhaferrit. Vėllimi poetik "Lrishta e kuqe" iu shndėrrua nė karton ende pa dalė nė dritėn e botimit, romani "Krastakraus", i rrallė pėr nga vlerat artistike e kombėtare, mbeti nė dorėshkrim si dhe njė pjesė e tregimeve dhe... Po tjetėr, tjetėr?!... Nuk e besojmė qė tė jetė vetėm kaq hapėsira letrare e Bilal Xhaferrit, por edhe nė qoftė kėshtu, ėshtė kaq origjinale dhe e spikatur vepra e tij saqė numri i vogėl i titujve, nuk do t'ia zbehė asnjėherė atė ndriēim tė magjishėm yllor. Pėr kėtė tė bind edhe romani "Krastakraus" qė i jep nė dorė lexuesit shqiptar Shtėpia Botuese "BILAL XHAFERRI".

"Njerėz tė rinj, tokė e lashtė" do tė bėhej pėr mua si bibla, si kurani pėr besimtarėt, sidomos kur mėsova se njė mal e ndante fshatin tim Shalėsin prej atij ku kishte lindur Bilali. Ishte nga Ninati i Konispolit, farefis dhe pasardhės i tė madhit Hasan Tahsini. Kaq pranė dhe kag larg e tė panjohur! O perėndi! Ku na kishte katandisur lufta e klasave!

Bėra si bėra dhe me njėmijė e njė marifete e hodha nė dorė, mė nė fund, librin e Bilalit dhe e ruajta fshehtas si gjėnė mė tė shenjtė, si njė hajmali ēudibėrėse qė mė ruante prej rreziqeve qė mė ndillte magjistari shtrigan komunizėm. Ishte e vėshtirė dhe plot peripeci edhe jeta ime, si e Bilalit. Ndoshta kjo ngjajshmėri e dhimbshme dhe dėshira pėr t'i shpalosnr dikur vlerat e talentit tė tij nė sytė e njerėzimit, mė ushqenin imagjinatėn…

Kėputet njė yll, shket vetėtimshėm nėpėr pistėn qiellore dhe… Humbet?!... Zhbėhet?!... Harrohet?!... Nė sytė e njerėzve po. Kėshtu edhe Bilali nė sytė e bashkėkohėsve u harrua. Mirėpo njė yll qė kėputet nuk ėshtė e thėnė tė zhbėhet. Ndodh qė thjesht i shmanget orbitės sė vjetėr pėr tė ndriēuar nė njė tjetėr orbitė. Dhe njerėzit kujtojnė se u shua, e harrojnė…

Pėr tė nderuar veprėn dhe kujtimin e emrit tė Bilal Xhaferrit, pėr ta shkundur nga pluhuri i harresės, themelova shtėpinė botuese me emrin e tij. Vėmendja e atyre qė e patėn njohur dikur dhe e atyre qė po e njohin nėpėrmjet kėsaj shtėpie botuese, ėshtė pėrqendruar tanimė edhe rreth dritės sė kėtij ylli tė pashuar. Koha ia gjeti pozicionin e shmangies prej diktaturės. Ia gjeti kostelacionin yjor qė i ndrin sė ardhmes sė kombit shqiptar…

Romari "Kastakraus" qėndron si njė basoreliev i gdhendur mjeshtėrisht nė muret e ngrehinės artistike tė shtėpisė botuese "Bilal Xhaferri". Mirėpo nuk duhet nėnvleftėsuar largpamėsia e zonjės Ballkiz Halili, e cila pėr vite me radhė rrezikoi pėr ta ruajtur veprėn e pabotuar. I lavdėruar qoftė i madhi Zot qė i jep mendjen e ndritur njeriut.

[ Kthehu ]