Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


MREKULLIA E RREME

Kur hapi sytė pa se rrezet e diellit fshiknin faqen e murit kundruall. Ishte koha pėr t'u ēuar e megjithatė nuk lėvizi nga shtrati, veēse hapi njėherė gojėn dhe nxorri krahėt jashtė ēarēafėve. Iu kujtua se mbrėmė kishte vrarė mendjen tė ndryshonte diēka nė jetėn e tij. Tė bėnte patjetėr diēka qė ia vlen, qė i shėrben njerėzisė, por ende s'e kishte tė qartė se ē'farė pikėrisht. Le tė mendohej edhe ca mė mirė para se tė vendoste pėr hapin qė do tė hidhte. Kishte gjithė atė kohė pėrpara deri nė orėn dy tė mbasdites kur fillonte punėn nė atė ofiēinėn e vjetėr tė autobuzėve. Ishte inxhinier mekanik.

Mrekullitė e rreme

Pėrditė i duhej tė pėrsėriste tė njėjtat veprime kėto muajt e fundit. Tė ēohej rreth orės tetė, tė vinte rrotull njė copėherė sa tė shpihej, pastaj tė lahej te lavamani i vjetėr dhėmbėckėrmitur nė qoshen pranė derės, tė krihej nė pasqyrėn qorre gozhduar brenda fletės sė dollapit tė rrobave, tė vishej dhe tė dilte.

Si e linte pas hotelin e vjetėr tė beqarėve, nėpėr njė rrugė ende tė paasfaltuar me godina pesėkatėshe anėve, mbėrrinte nė njė kryqėzim ku haste ndonjė shok dhe futeshin nė klubin e Pilurit pėr tė pirė kafe. Pastaj zbriste drejt qendrės sė qytetit pėr tė ngrėnė mėngjesin nė taverrnėn "Detari", pranė agjensisė sė autobuzave apo te restorant "Peshku", nė shėtitoren qė zinte fill nė portin detar. Mė vonė do ta gjeje tutje bregdetit nė drejtim tė grykėderdhjes sė Bistricės. Kotej nė lloj lloj hamendjesh derisa te bryli i xhades, qė linte pas zonėn e banuar, shquhej ajo vogėlushja, gjimnazistja pėrparėsezezė e jakėbardhė, qė i zgjonte ēuditėrisht nostalgjinė e zogjve shtegtarė, dallėndysheve, mbase pėr faktin se shtegtonte ēdo ditė prej fshatit nė qytet ku kryente shkollėn e mesme dhe anasjelltas. I regėtinte zemra teksa ngadalėsonte hapat dhe priste qė ajo tė parakalonte pėrbri tij. E ndiente me ēdo qelizė tė trupit afrimin e vajzės dhe tė rrahurat e zemrės padashur intonoheshin nė atė trokun e saj prej sorkadheje. Mezi mbushej me frymė ato ēaste, i drithmohej shpina dhe i ftohej zverku prej djersės. Ndiente edhe frymėmarrjen e saj tė trazuar nė njerin prej veshėve dhe nuk guxonte tė kthente kokė. Njė zė e ngucte sė brendėshmi t'i fliste, mirėpo as qė ishin pėrshėndetur ndonjėherė. Frushullonte ndjellėse si shushurimė pranvere pėrparėsja e saj teksa largohej dhe ai mallkonte veten qė pėrsėri e pėrsėri nuk ishte burrėruar pėr t'i folur. Po ajo ē'mendonte vallė tek ecte njė copėherė e shqetėsuar paralel me tė pa guxuar tė ngrente as sytė nga asfalti?! Vajza zhdukej tutje dhe ai veē psherėtinte me mendimin se tė nesėrmen do tė shpėrthente patjetėr. Do t'ia zbraste si krismė pushke ē'ndiente nė zemėr. Mirėpo tė nesėrmet sikur nuk kishin tė sosur duke ndjekur heshturas njėra tjetrėn. Dhe ai sa herė shihej me vajzėn i dukej sikur ia fshikte fytyrėn e mandej zemrėn krahu i njė dallėndysheje nė fluturim.

- Obobo! Kushedi sa do tė ketė shkuar ora pėr nė punė, - i thirri befas vetes dhe brofi nė kėmbė i tromaksur.
Zuri tė vishej nxitimthi, por ēuditėrisht rrobat nuk ishin mė ato tė parat. Vuri re se po vishte njė kostum krejt tė ri prej stofi tė rrallė nga mė tė kushtueshmit, qė shkėlqente si edhe dhoma e mbytur nė njė dritė tė mahnitėshme tė kaltėreme, si dritė gjumi, por shumė herė mė xixėlluese. Nuk po kuptonte nėse ndrinte kėshtu dielli nga jashtė dritares apo llampa elektrike. Edhe mobiljet ishin tė tjera, tė mrekullueshme, dhe mbanin erė varak si tė saposjella nga zdrukthtaria. Donte ta vėrente gjatė kėtė ndryshim pėrrallor tė mjedisit, por mendimi se mund t'i ikte autobusi e shkuli nga vendi. U turr jashtė.

Te hyrja e ndėrtesės niste ēuditėrisht njė pyll me drurė madhėshtorė kurorat e tė cilėve drithėroheshin si fontana tė blerta, qė i suleshin njė ajri tė kuqėrremtė. Mbeti njė hop i nemitur prej asaj pamjeje tė ėndėrrt, por e shkundi zėri i njė kali tė kuq, i cili iu shfaq papritur prej thellėsive tė pyllit.

- Eja, Imzot, hipni dhe mund t'ju shpie ku t'ju dojė e bardha zemėr, - shqiptoi kali i pėrulur njerėzisht.
- Desha tė shkoj nė punė, po tė duash mė nxirr te stacioni i autobusit, - ia ktheu djali gati pa mend nė kokė prej atij kali me tė folur njeriu.
- Ėshtė vonė, Imzot. Ju nė kėtė orė ktheheni nga puna… Mė mirė po ju ēoj tek e dashura… Ka kohė qė ju pret… Mė tha se sonte duhet tė takoheni patjetėr, - u ndje pėrunjėsisht kali, si ata shėrbėtorėt e qėmoēėm tė pėrrallave me mbretėr.

- Ē'e dashur, mė thua, unė s'e njoh, madje nuk kam fare tė dashur?! - kundėrshtoi habitshėm djali.
- Njiheni, Imzot, njiheni! Jeni takuar sa e sa herė nė ėndrra, - nguli kėmbė kali.
- Atėherė si tė duash, mė ēo tek ajo, - u dorėzua djali dhe hovi nė shpinėn e kalit, qė sakaq fluturoi pėrmes drurėve qė fėrshėllenin lloj lloj cicėrimash e melodish tė magjishme.

U ndalėn nėn kurorėn e njė ulliri gjigand mijėvjeēar trugun e tė cilit vėshtirė ta pushtonin edhe krahėt e shtatė divave. Druri u ēa me krismė dhe nė portėn e sapohapur u dha njė krijesė fosforeshente nė trajtėn e njė vajze si tė njohur si tė panjohur, e cila i ngjante paksa asaj mikes sė tij gjimnaziste dhe rrezatonte njė nur ėmbėlsisht magjepsės.

- Jam e Bukura e Dheut. Ma jepni dorėn, i dashur, - kėngėzoi zėri i saj dhe djali pati pėrshtypjen se ai zė melodioz rrėnqethte edhe gurin e drurin.
Zgjati krahun, ajo ia rrėmbeu dhe fluturimthi, si nė ėndėrr, humbėn nėpėr njė varg sallonesh mbretėrorė dhe u ndalėn nė mes tė njė biblioteke madhėshtore me njė pafundėsi librash. Djali u mrekullua. E harroi tė Bukurėn e Dheut dhe filloi tė bariste pėrbri atyre librave tė ēuditshėm, qė sapo t'i prekje tė tregonin me zė njerėzor titullin e vet.

- Nė kėtė Bibliotekė ėshtė gjithė thesari i dijeve njerėzore. Kėtu gjenden edhe librat e Bibliotekės sė famshme tė Babilonisė, zhdukur kėtu e mijėra vjet tė shkuara. Janė tė tuat, po tė pėlqejnė, - tha e Bukura e Dheut.
Djali i magjepsur nuk ia ndante sytė asaj Mrekullie tė panjohur nga njerėzimi.
- Ē'tė sheh syri janė tė tuat. Edhe unė e jotja jam, - vijoi e Bukura e Dheut me tonin kėngėzues.
- Me njė kusht…, - u ndie djali me gjysmė zėri.
- Pa kushte! Thesari dhe unė tė pėrkasim ty, djalosh, - u ndie lutshėm e Bukura e Dheut.
- Dua qė kėtė thesar ta vė nė shėrbim tė njerėzimit. Vetėm kėshtu ka vlerė kjo Mrekulli e tetė e zbuluar prej meje, - theksoi djali.

- Nuk bėn ta shohė as drita e diellit, kėtė Mrekulli, - iu pėrgjėrua e Bukura e Dheut.
- Atėherė qenka e rreme madhėshtia e saj! Unė nuk mund tė dua njė Mrekulli tė gėnjeshtėrt! Duhet ta dish se njerėzimi ka humbur shumė me zhdukjen e Bibliotekės sė famshme tė Babilonisė. - ia ktheu prerė djali.
- Mos u ngut, djalosh, lere mėnjanė njerėzimin dhe humbjen e tij. E meriton ti Mrekullinė. Ne tė pėrkasim ty dhe vetėm ty.
- Jo! - klithi djali. - Nuk mė lypset kjo Mrekulli, derisa nuk mė jepet mundėsia tė ndihmoj njerėzit me vlerat e saj.
- Harroji njerėzit dhe merru me veten, Imzot. Ti nuk ekziston pėr ata. Nuk janė kujtuar kurrė pėr ty. Pėrse t'u shėrbesh njerėzve, tė cilėve nuk u bėn asnjė pėrshtypje ekzistenca jote?! E meriton ti shėrbimin e tyre, e meriton dhe Mrekullinė. Mos i bjer tė mirės me shkelm, por hapi derėn, kur tė troket. Njėherė tė vjen zogu nė dorė, thonė, - iu lut e alarmuar e Bukura e Dheut.

Djali u mendua njė hop. E Bukura e Dheut u zgjat dhe e puthi magjishėm aq sa gati u deh nga ėmbėlsia qiellore e buzėve tė saj dhe po e pushtonte gjumi ashtu siē ishte, nė kėmbė.
- Jo, e dashur, nuk mund ta pranoj dhuratėn tėnde. Mbase nuk ekzistoj vėrtet pėr njerėzit, nuk e dinė sa vlera kam brenda vetes, mirėpo unė pikėrisht pėr kėtė dua tė ndryshoj. Dua tė bėhem dikushi, tė jem mes tyre, tė mė shohin me sy, tė mė prekin me dorė, tė mė perceptojnė me mendje, tė mė ndiejnė me zemėr, t'u pakėsoj hidhėrimet dhe t'u shtoj gėzimet. I tillė jam unė. Dua qė ata ta ndjejnė se po u shėrbej sadopak dhe tė thonė: Ėshtė gjaku ynė! Pra, unė dua tė jem i dobishėm pėr njerėzit, dua gjithēka qė u shėrben atyre.

E Bukura e Dheut psherėtiu dhe qeshi pėrdhunshėm.
- Nuk mė beson?! - hovi djali i vrarė nė sedėr.
- Edhe mua kėrkon tė mė vėsh nė shėrbim tė njerėzve?! Edhe dashurinė time?! Dashuria ime ėshtė e shenjtė dhe tė pėrket vetėm ty, kurrkujt tjetėr! Kurrsesi nuk mund ta besoj se je kaq naiv! - theksoi hidhtas e Bukura e Dheut e pėrlotur.

Zhgėnjimi i lexohej qartė nė gjithė qenien…
Djali u mek prej reagimit tė saj, madje i erdhi turp nga vetja pėr atė keqkuptim tė tmerrshėm, mirėpo e mblodhi nė njė grimėherė veten dhe shpėrtheu pikėllueshėm:
- E ndiej me shpirt dashurinė tėnde tė shenjtė dhe as qė mund ta mendoj t'ia fal dikujt tjetėr atė dhuratė tė Zotit, e dashur. Nuk jam aq i papjekur. Nė shėrbim tė njerėzve dėshiroj tė vė "Mrekullinė" e kėtij thesari, jo ty, mos mė keqkupto. Njerėzit e gjorė janė aq tė dėshiruar pėr dije, unė ndihem aq i etur pėrballė kėtij thesari, por mė ngjan veē me njė mirazh shkretėtire, po qe se nuk mė shuan etjen…

- Kjo Mrekulli ėshtė paja ime dhe tė dyja bashkė jemi dhuratė e mjaftueshme pėr tė shuar etjen tėnde, besoj! Paja e nuses, vetėkuptohet, nuk vihet nė shėrbim tė kujtdo apo jo?! - e ndėrpreu vrazhdas ligjėratėn e tij e Bukura e Dheut.

Djali heshti.
- E pranon apo jo kėtė dhuratė tė shenjtė?! - briti sa e paduruar dhe inatēore e Bukura e Dheut.
Djali ngriti supet kokėvarur.
- Po a jo?! - jehoi lėngueshėm zėri i saj.

Djali u kapėrdi mekur. Si mund t'ia mbushte mendjen tė Bukurės sė Dheut se dijet e tij nuk vlenin asgjė, po tė mos shuante me to kureshtjen njerėzore, po tė mos zbuste sadopak me to pėrvėlimin e pėrhershėm tė etjes sė pashuar tė llojit tė vet aq pak tė dijshėm pėrballė misterit tė Universit?! Me sa duket ishte e pamundur. Dhe ai nga praktika njerėzore ishte mėsuar se njeriu e kishte tė pamundur tė bashkėjetonte me tė pamundurėn. Tė bashkėjetoje me tė ishte absurditet. Do tė thoshte tė bashkėjetoje njė jetė me gėnjeshtrėn. Dhe kjo ishte e papranueshme pėr njė djalė si ai, me atė moral, me ato bindje, me atė cak njohjeje pėr jetėn. Ja qė kėshtu ishte gatuar ai…

- Po apo jo?! - u pėrsėrit zėri i sė Bukurės sė Dheut, edhe mė i largėt, mė i akullt, mė i mprehtė si tehu i njė shigjete vdekjeprurėse.
- Jo! - ngulēoi dhimshėm djali.
Pati ndjesinė se shigjeta e akullt e zėrit tė saj ia pėrshkoi tet e tej zemrėn dhe u kėput e ra plasur.
- Atėherė lamtumirė, djalosh! Udhė tė mbarė pėr nė botėn e njerėzve.
- Lamtumirė, moj e Bukura e Dheut! Lamtumirė, ti, Mrekulli e paarritshme! - nėpėrdhėmbi pėrgjumėsh djali dhe sakaq u zhbė ajo botė e ėndėrrt me njė krismė tė frikshme prej qelqi.

Befas hapi sytė dhe ndjeu se njė dorė e padukshme e kishte flakur sakaq nga ajo parajsė e magjishme ėndrrash nė realitetin e ftohtė tė dhomės. Rrotulloi vėshtrimin dhe nė dyshemenė prej ēimentoje, midis krevatit dhe komodinės, shqoi qelqurinat e copėtuara tė brokes sė ujit, qė, me sa kuptonte, e kishte rrėzuar padashur teksa flinte, me lėvizjet instiktive tė krahut.

- Mirėseerdhe nė realitetin njerėzor! - i thirri vetes gjithė gėzim dhe, si hodhi tutje ēarēafėt, brofi nė kėmbė me mendimin se duhet tė ndryshonte diēka nga kjo e pėrditshme e njėtrajtshme ngjyrė gri.
Tė ardhmen e tij patjetėr do ta ngjyroste me ngjyrat e ngrohta tė ėndrrave dhe do ta vinte nė shėrbim tė njerėzimit. Vetėm kėshtu mund tė kishte kuptim jeta pėr tė tani e tutje…

[ Kthehu ]