Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


MESAZHE SHPRESE DHE PAQEJE

Nga Shefki Hysa

Shėnime pėr vėllimin me tregime "Njė natė e zakonshme" e shkrimtarit Namik Mane

Shkrimtari Namik Mane (lindur nė Filat tė Ēamėrisė mė 13 mars 1942), pas botimit tė librit me poezi "Pjergulla e lotėve", vjen para lexuesit me pėrmbledhjen me tregime "Njė natė e zakonshme". Nė tregimet e kėtij libri mbizotėrojnė tematika dhe problematika shoqėrore. Pra, autori na paraqitet si zėdhėnės i kohės qė ka jetuar, e sjell tė pasqyruar artistikisht atė, me dashurinė dhe dhembjen, qė karakerizon krijuesit potencialė… Tregimet janė si tė thuash njė farė autobiografie e autorit dhe biografi e bashkėkohėsve tė tij nėpėr rrjedhėn e viteve... Ato dallohen pėr njė pasqyrim realist tė jetės, pėr vėrtetėsi dhe frymė poetike, nė paraqitjen e ngjarjeve, nė thurjen e tyre intuitive subjektore, nė zbulimin e marrėdhėnieve tė personazheve e nė skalitjen e tyre me viza tė gjalla e tė spikatura, ēka ka bėrė qė shumė prej kėtyre personazheve t'i mbeten ndėr mend lexuesit…

Nėpėrmjet stilit bisedor, pa sajesa, stisje, truke e artifica, Namiku krijon njė prozė tė shkurtėr, qė lexohet rrjedhshėm, ngjall kureshtjen dhe interesin e lexuesit pėr mėnyrėn sesi ndėrthuren marrėdhėniet shoqėrore, jo rrallė edhe tė acaruara, prej peripecive, befasive tė jetės dhe ndikimeve tė politikės sė kohės nė botėn shpirtėrore tė vet autorit dhe tė njerėzve qė e rrethojnė…

Namik Mane, bashkėkohės, mik i ngushtė dhe shok nė letra, i shkrimtarit tė shquar disident Bilal Xhaferri, ėshtė shfaqur nė shtypin letrar, me krijimet e para nė poezi dhe nė prozėn e shkurtėr, qė nė vitet 60-tė. Emri i tij, nė ato vite, rreshtohej pėrbri krijuesve si, Bedri Myftari, Bardhyl Agasi, Moikom Zeqo etj., mirėpo pėr faktin se rridhte nga njė fis i ardhur nga Ēamėria, i fuqishėm ekonomikisht, me tradita atdhetare dhe antikomuniste, censura e kohės i hoqi tė drejtėn e botimit…

Nė kėto kushte Namik Mane luftoi gjatė pėr tė mbijetuar, si shkrimtar, dhe krahas vlerave tė vėrteta letrare, qė ka nxjerrė pena e tij, herė herė, pėr hir tė botimit nėpėr gazetat e kohės, u ėshtė nėnshtruar edhe kėrkesave tė tyre pėr krijimtari me tematikėn e rėndomtė tė ditės… Kjo shihet edhe nė ndonjė tregim me temėn e punės, tė cilin autori, i vetėdijshėm pėr dobėsitė, e ka pėrfshirė nė libėr me dėshirėn pėr tė dhėnė sa mė tė plotė pasqyrėn e kohės sė diktaturės, kur pėrfundoi pėr disa vjet dhe nė internim, nė Hamallė tė Durrėsit, (periudhė e pėrshkruar bukur nė tregimin "I treti"), sė bashku me shkrimtarin e shquar Bilal Xhaferri…

Libri "Njė natė e zakonshme" ėshtė njė bashkėbisedim i kėndshėm i autorit me lexuesin. Tregimet janė shkruar me njė gjuhė tė pasur artistike, me fjali tė shkurtra, qė shprehin ndjenjė dhe energji, me frazeologji popullore, sidomos tė krahinės sė Ēamėrisė. Tė lė mbresė fakti se autori i kėtyre tregimeve ėshtė prozator vėrtet i formuar dhe i kompletuar dhe, ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, tani krijimtaria e tij gjendet nė kulmin e pjekurisė artistike. Nuk ka sesi tė mos e dallosh kėtė dukuri nė konceptimin origjinal tė tregimeve, nė mėnyrėn e shpalosjes sė subjektit, nė vizatimin e personazheve e deri nė gjetjen e detajeve dhe imtėsive shprehėse tė veēanta, tė cilat padyshim qė ua shtojnė vlerat tregimeve tė kėsaj pėrmbledhjeje.

Nė kėtė kuptim Namiku hyn nė radhėn e prozatorėve tė mirė qė kemi sot, edhe pse krijimtaria e tij ėshtė e paktė dhe deri tani e pavlerėsuar ashtu siē e meriton. Tregimet e tij dallohen pėr mirėsi e fisnikėri, si vetė shpirti i autorit, por janė njėkohėsisht edhe njė mesazh shprese pėr pajtim dhe paqe midis njerėzve tė tė gjitha shtresave shoqėrore, pa dallim feje, race dhe ngjyre. (Lexoni me vėmendje tregimin "Grekia", personazhen e tė cilit autori e pėrshkruan me dashuri, pa as mė tė voglin mllef, megjithėse, si i dėbuar pėrdhunshėm prej Ēamėrisė, mund t'i lejonte vetes ndonjė ngarkesė emocionale negative)…
I urojmė shkrimtarit Namik Mane suksese tė mėtejshme nė krijimtari dhe ty, i dashur lexues, lexim tė mbarė!…

[ Kthehu ]