Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


LEKSION DASHURIE

- tregim

Nuk e di ē'mė ndodh, nuk e di… Vėrtet nuk e kuptoj dot sesi… dhe as nuk dua ta kuptoj… aq shumė jam lodhur me vajzat… Vajzat, eh, vajzat janė tė ēuditshme!… Megjithė mend janė tė ēuditshme!… Ndonjėherė… Jo ndonjėherė, por shpesh… Mbase mė duket mua kėshtu apo?… Jo, sillen tė ēuditshme… Ndoshta me mua… Me mua po, po!… Me tė tjerėt, nuk e di… Megjithatė unė i dua vajzat, mjaft tė mė hyjnė nė zemėr, se i ka bėrė Zoti pėr t'u dashur… Janė sa pėr t'u dashur dhe tė padurueshme… Ato qė kam njohur unė, tė mirat dhe… tė mirat… Jo, tė paktėn unė nuk dua t'i shaj, pavarėsisht nga sjellet e tyre… Tek e fundit janė vajza dhe kanė nevojė pėr mua…

Nuk e besoni?!… Ėshtė kėshtu siē ju them: Bien befas nė dashuri me mua dhe, o Zot!… Tė shėmtuarat mė mbahen pėr bukuroshe, mėkataret mė shtiren si tė vyrtytshme, djallėzoret mė shiten si engjėllore, tė pacipat gjoja ēapkėne, primitivet si moderne, provincialet mė pėrdridhen si kryeqytetase dhe, kryevepra vajzėrore, tė pėrdalat mė hiqen si virgjėresha… Si virgjėresha tė vėrteta! Dhe as qė i pėrfillin faktet kundėr tyre. Eh!… Bėrtasin, ulėrasin e betohen e stėrbetohen se janė siē i ka bėrė nėna, me demek tė paprera me gėrshėrė e tė paqepura me gjilpėrė… dhe ki fuqi e kundėrshtoi, po munde. Tė mbysin. "Mor ti, tė thonė, je apo nuk je nė vete! Mblidh mendtė e kokės, mor ēun, se u bėre gazi i botės!…"

Eh, vajzat!… Tė duam, thonė shejtankat dhe mė ngjiten e nuk mė shqiten… Pa le kur zėnė e mė japin leksione si mė tė zgjuarat e kėtij tė shkreti glob… Menēuria ime nuk pi mė ujė para tyre… Mė vėnė detyrė tė dėgjoj pėrunjėsisht dhe unė, dua s'dua, i pėrkushtohem me mish e shpirt artit tė tė dėgjuarit. Mė mirė tė dėgjosh me njė buzėqeshje habie, tė sajuar nė tėrė fytyrėn, si prej idioti tė lumtur, sesa tė kundėrshtosh… Ruajna Zot! Armiqėsohem me to pėr gjestin mė tė vogėl tė pakontrolluar, mė turren me tėrė armėt atomike tė fjalės dhe, vetėkuptohet, ndahemi…

Ende nuk ju besohet?! Doni emra? Patjetėr! Mbase ju kujtohen: Bedrana, Mariana, Hyria, Maria, Klarita, Marsida, Haxhireja, Xhixhileja… Njėra mė e bredhur se tjetra. Kėndohen edhe kėngė pėr to. Ca kėngė tė pikėlluara si vetė dashuritė e tyre… Tashmė jam ndarė me ato vajza. Pėr to kėndohet, pėr mua heshtet! Ato rendin nė kėrkim tė famės dhe unė nė kėrkim tė tė tjetrave ose mė saktė vajzat mė gjurmojnė mua si grerėzat nektarin e luleve. Dhe nuk mund tė fshihem dot prej tyre. Vijnė ngado dhe mė gjejnė kudo. Mjafton tė shkėmbej njė pėrshėndetje dhe, herėt a vonė, trokasin nė kujtesėn time me tufėn e luleve tė Shėn Valentinit a tė cilėsdo festė tjetėr… Ju e dini se vajzat i kanė aq tė shumta ditėt e shėnuara nė kalendarin vjetor…

Mund tė thoni se e kam fajin vetė qė i afroj tė gjitha, qė nuk zgjedh mė tė mirėn dhe ta mbyll njėherė e pėrgjithmonė kėtė histori dashurie tė dėshpėruar. Mirėpo nuk ėshtė kaq e lehtė t'i japėsh mend hallexhiut. Besoj se e keni dėgjuar atė proverbin e djalit, qė zė njė hajdut dhe kur donte ta lėshonte, nuk e lėshonte dot. Kėshtu e kam pėsuar edhe unė me vajzat, i lėshoj, po nuk mė lėshojnė, veē kur ua ka qejfi t'ia mbathin pėr tė hyrė nė kėngė… Mbase e dini se vajzave u pėlqejnė shumė lajkat, lėvdatat, kushtimet, pėrkushtimet, veēanėrisht poezitė dhe kėngėt e thurura posaēėrisht pėr to. Madje edhe portretet nė pikturė nuk i kanė mė fort pėr zemėr si qėmoti…

Pėr tė qenė i sinqertė, jo se nuk e kam provuar recetėn tuaj… Dikur vendosa tė zgjedh, midis mėtimtareve, tė Bukurėn e Dheut. Mėtonte se mė donte mė shumė se tė tjerat bashkė, mė shumė se veten dhe ishte e gatshme tė hynte vullnetarisht nė gojė tė kuēedrės, po t'ia lypja njė sakrificė tė tillė. Dhe u deshėm… Domethėnė diktonte ajo dhe dėgjoja unė… Ta themi mes nesh, ishte fyēkė nga mendja, sikur e kishte humbur trurin diku nė bodrumet e kėshtjellės sė botės sė pėrrallave… Nė shenjė tė dashurisė mė ngarkoi njė mal me detyra, qė unė i mbaja nė shpinė pėr hir tė asaj ndjenje tė shenjtė, qė mė kishte blatuar.

- I dashur, pėrveē tė tjerave, pėr tė pėrjetėsuar dashurinė tonė, dua patjetėr qė ēdo ditė tė mė thurėsh njė poemė pėr mėngjes, njė prozė poetike a njė tregim romantik pėr drekė dhe njė kėngė pėr darkė. Kėnga dua t'i ngjajė njė ninulle, qė tė mė pėrkundė drejt Mbretėrisė sė Gjumit. Dua njė novelė pėr bėmat e mia javore, njė epos pėr heroizmat mujore dhe njė roman pėr ēuditė motake. Dhe mos harro: Njė telenovelė nė ēdo pėrvjetor tė dashurisė!… - mė ēuēuriti nė vesh e dashura, pasi mė ciku paksa me atė magjinė e buzėve tė saj.

- Pėr ty jap edhe jetėn, e dashur! - iu pėrgjėrova.
- Jo, jetėn ruaje pėr detyrat dashurore, o Qerosi im, o mė i menēuri i djemve! - mė kėshilloi ajo me atė zėrin joshės.
I hyra punės si i urituri bukės. Punoja pėr tė madhėshtuar tė dashurėn, aqsa harrova edhe vetė dashurinė… Se mos kėnaqej kaq lehtė e Bukura e Dheut, do thoni ju?!… Mė pėshpėriste e mė pėshpėriste nė vesh se isha Qerosi mė i ngathėt nė botė qė kishte njohur, se tashmė kishte dalė nė skenė edhe ai, Divi, i Bukuri i Dheut, dhe mjaft qė t'i kthente cepin e syrit dhe e bėnte skllavin e vet e mua mė flakte kushedi se ku, larg e mė larg saj… paēka se tjetri, jarani, ishte mendjefyell… Unė i besoja dashurisė sime, jo fjalėve tė saj, qoftė edhe tė hidhura… Buzėqeshja i lumtur dhe rendja si maratonomak drejt majės sė malit tė detyrave. Menēuria ime himnizonte pėr ditė, javė, muaj e vite hiret e sė Bukurės sė Dheut dhe ajo, dikur e panjohur, (e kush mund ta vriste mendjen pėr atė bukuroshe tė harruar nė atė kėshtjellėn e humbur, nė njė qoshk tė botės sė pėrrallave, ruajtur nga kuēedra, prej sė cilės e ēlirova unė, Qerosi i varfėr i botės sė njerėzve tė vdekshėm), tashmė pushtoi me bukurinė e saj krejt rruzullin tokėsor… Pushtoi zemrat e divave bukuroshė dhe mė harroi mua, shpėtimtarin e saj… Pallate prej ari e kėshtjella mbretėrore, ndėrtuar me gurė tė ēmuar, i falėn divat dhe e Bukura e Dheut, e stolisur me stolitė mė tė shtrenjta, rrezatonte bukuri veē pėr ta. Mua, mosmirėnjohėsja, mė kthente vetėm turiēkėn e thartuar dhe ironizonte:

- Shihu nė pasqyrė, Qeros i dashur! E dallon shėmtinė tėnde, o varfanjak i pėrjetshėm?!
- Dalloj veē menēurinė time, qė tė shpėtoi ty nga skutat e pėrrallave, nga robėria e verbėr e kuēedrės dhe tė shpalli mė tė bukurėn e botės njerėzore, - i pėrgjigjesha jo pa dhembje.
- E sa vlen menēuria jote para pasurisė qė tė dhuroi bukuria ime?! - skėrmitej ajo.
- Vlen mė shumė se gjithė bukuritė dhe pasuritė. Vlen mė shumė se lajkat e bukuroshėve budallenj, tė cilėt zvarriten duke tė puthur kėmbėt… Menēuria ime tė shpėtoi jetėn, pa tė cilėn nuk kanė vlerė hiret dhe stolitė e tua, - psherėtija unė, dashurihumburi.

- Nuk e dua jetėn, ia fal pėrsėri kuēedrės, vetėm tė mos jetoj pranė teje, qė s'ua di vlerėn pasurive, - gėrthiste ajo e rendte pas divave mėtimtarė.
- Ia fal me fjalė, jo me vepra, moj e Bukura e Dheut! Provo e mbyllu nė kėshtjellėn e kuēedrės dhe do ta ndiesh pėrsėri vlerėn e menēurisė sime, - nėpėrdhėmbja, derisa e Bukura e Dheut mė ndėrroi pėrgjithmonė me mirazhin e divave…

Mė mbetėn mua pasuritė, por nuk mė hynin nė sy, zemra mė qante pėr dashurinė… U betova tė mos lidhem mė me vajza si e Bukura e Dheut... Vendosa t'ua kthej sytė tė shėmtuarave dhe zgjodha njėrėn, atė mė fukareshėn, qė pėrgjėrohej se mė donte aq shumė, sa ishte gati tė mbytej edhe nė njė lugė ujė… E bėra zonjė tė sarajeve qė trashėgoja prej sė Bukurės sė Dheut. Dhe ndihesha aq i lumtur, sillesha si i verbėr e nuk shihja ē'bėhej rrotull meje… Edhe nė gjumė jetoja me imazhin e sė dashurės, qė mė stėrbetohej pėr besnikėri gjer nė vdekje…

Njė mėngjes u zgjova pėrsėri i braktisur. E dashura ishte zhdukur bashkė me pasuritė e mia. Ajo, shėmtaqja, ndryshe nga e Bukura e Dheut, qė me hiret e veta grumbullonte dhurata dhe pasuri nė kėmbim tė dashurisė, falte pasuri pėr tė zbukuruar shėmtinė e saj nė sy tė jaranėve…
- O Zot! Ajo vajzė shpirtin e kishte mė tė shėmtuar se fytyrėn! - klitha gjer nė kupė tė qiellit, por mė kot…

Po qeshni me mua?! Mos qeshni, po t'i keni dy pare mend nė kokė, dėgjojeni gjer nė fund leksionin tim: "Qesh mė mirė, kush qesh i fundit", thotė njė shprehje e urtė… Dhe dikur do tė qesh unė me pėsimet tuaja… Pushuat sė qeshuri dhe po rrudhni fytyrėn?!… Mesa duket nuk ju pėlqeu vėrejtja… Si tė doni, veēse unė ju jap tė thartat nė fillim dhe tė ėmblat nė fund, siē e do zakoni njerėzor, e jo sė prapthi, siē i pėlqen djallit, kur tė torturon me bėmat e veta… Dėgjojeni gjer nė fund leksionin dhe mos ia shisni shpirtin qoftėlargut…

Ku e lamė?… Ah, po!… Fillova tė ruhem prej tė gjitha vajzave. U shmangesha, sapo i shihja, megjithėse, tė them tė vėrtetėn, zėmra nuk mė gjente prehje larg tyre… Vajzat pėrkundrazi nuk mė ndaheshin. M'u qepėn me bukė nė trastė, derisa dikur u dorėzova… Mė duket se ishte Shėn Valentini atė ditė dhe vajzat mė mbuluan me tė puthura dhe me lule. Ishin njė tufė, njėra mė lajkatare se tjetra. Tė gjitha betoheshin, si nė njė kor magjistricash, se linin kokėn pas meje. Pėr to isha Qerosi mė i menēur dhe mė i guximshėm nė botė. Mor po isha Qerosi mė i bukur, mė lajkoseshin e mė dridheshin e pėrdridheshin njėra mė balerinė se tjetra. Do ti qė mė dehėn lajkat e tyre dhe ma zbutėn zemrėn?!… Dalėngadalė po mė mbushej mendja se isha vėrtet Qeros pėrsėmbari… Jo se isha vėrtet Qerosi mė i bukur, kėtė nuk e haja unė e askush tjetėr… Dihet qė bota ka qeroeė tė zotė, por, aha, qenia e qerosėve tė bukur ėshtė veēse njė rrenė me bisht… rrenė vajzash…

- Mė zgjidh mua, i dashur. Shihmė mirė, jam kaq e lakmuar: Sojleshė, bojleshė, kaleshė. Jam prej fisi dhe, po nuk tė thashė fjalėn, do tė tė bėj djalėn, siē thotė ajo shprehja popullore pėr vajzat e llojit tim, - u hodh ajo mė shtatlarta dhe u turr e mė dha njė tė puthur nė buzė, sa mė erdhi mendja rrotull njė copė herė…
Mblodha veten dhe e vėrejta me kujdes… Vėrtet qė nuk kishte tė sharė. Megjithatė nuk vendosa menjėherė. Pėr t'u paraqitur sa mė i respektuar ndaj hireve vajzėrore, thashė se isha i gatshėm tė pranoja atė qė do tė fitonte garėn e shkathtėsisė midis tyre. Mė e shpejta, mė e shkathta. Llojin e garės le ta zgjidhnin vetė…

Ē'ndodhi, do thoni ju?!… Vetėkuptohet, lufta pėr ekzistencė midis llojit… Ende pa e mbaruar mirė fjalėn unė, ato ia krisėn sherrit pėr flokėsh, me grushta e me shqelma. Njė betejė e vėrtetė, qė zgjati pak minuta, i shtriu pėrtokė tė gjitha vajzat. Lėkundej ende nė kėmbė ajo, e fismja…
Buzėqesha dhe iu drejtova pėr ta pėrqafuar, por, sa pa iu afruar, u kėput e ra edhe ajo, mbi tė tjerat, duke dihatur…
- O Zot! Nuk qenka as kjo pėr mua, - nėpėrdhėmba i vrarė nė shpirt me mendimin pėr t'u larguar nė kėrkim tė ndonjė vajze tjetėr… - Ku shkon, mor Qeros i pabesė! Kėtu!… Do tė zgjedhėsh patjetėr njė nga ne! - shpėrtheu befas kori i magjistricave…

Vajzat sakaq kishin mbledhur forcat, u ēuan dhe m'u turrėn sikur do tė mė hanin tė gjallė. Mendova se aq e pata, se ashtu tė zemėruara do tė mė pėrpinin me gjithė eshtra…
I dhashė kurajė vetes dhe symbyllur ua ktheva vajzave me sa fuqi kisha:
- Nuk thotė mė kot populli se po u ngatėrrove me krundet, do tė tė hanė pulat… Kėtu mė kini, moj zoēka! Le tė mė ēukisė e para ajo qė ėshtė mė e shėmtuara…
Prita i pezmatuar fundin e tmerrshėm…

- Unė jam mė e bukura dhe tė puth e para! - ndjeva papritur njė zė tė ėmbėl drithėrues, tė shoqėruar me njė tė puthur edhe mė tė ėmbėl nė buzė.
Hapa sytė i ēuditur… Vura re se vajza e puthjes ishte mė e shėmtuara… Njė shėmtaraqe qė o Zot, o Zot!…
Njė zė brenda vetes mė thoshte se mund ta pėsoja edhe mė keq me trillet e befta tė kėtyre bukurosheve, prandaj, aty pėr aty, mė shkrepi t'i provokoja edhe mė rėndė. Mė mirė tė mė gllabėronin, sesa tė mė mbetej ndonjėra nė derė…
- Le tė vijė tė mė godasė ajo mė budallaqja, po ia mbajti! - klitha i krekosur si gjel.

Njė vajzė e shėndoshė dhe e trashė sa pėr dy njėherėsh, u shkėput prej grupit dhe m'u afrua, duke u tundur si patė. Pėrfytyrova nė ēast sesi do tė mė nxihej menjėherė faqja, sikur tė haja njė shpullė prej saj, dhe u pendova pėr atė trimėri tė rreme qė po demostroja…
- Unė jam mė e menēura dhe guxoj tė tė puth! - tha ajo e qeshur dhe plluq mė mbuloi buzėt me njė puthje jargėsh…
Ndjeva njė lloj neverie, qė mė nxehu edhe mė keq, aq sa bėrtita rishtas:
- Le tė provojė tė mė qėllojė mė e pėrdala midis jush!…

Nga turma e vajzave u shkėput njė fytyrė e pashme, me njė trup tė hijshėm, me forma tejet lakmuese, pėr tė cilėn flitej se kishte qenė prostitutė pėr ca kohė…
- Unė jam e vetmja virgjėreshė mes kėtyre vajzave dhe tė puth me dashuri! - mė kėngėzoi ajo nė vesh, pastaj mė pėrqafoi, mė shtėrgoi nė krahėror dhe mė dha njė tė puthur marramendėse…
Mė dehu puthja, sikur tė ishte shkėputur nga buzėt e njė djallusheje, megjithatė i papėrmbajtur thirra:

- Asnjėra nuk guxon tė mė qėrojė nga faqja e dheut?!… Le tė afrohet ajo mė e djallėzuara… Ajo qė ka marrė nė qafė sa e sa djem… Le tė mė ēojė edhe mua nė ferr, po mundi…
Grupi lėvizi. Kėsaj here e hėngra, mė duket, thashė me vete, kur pashė njė kuqėse, njė dhelparake, nga ato pėr tė cilat thuhet: "Zoti na ruajt!", e cila u afrua serbes-serbes pa m'i ndarė njė palė sy tė kaltėr, qė tė hipnotizonin me atė vėshtrim depėrtues vėrtet prej djalli.

U mbusha me frymė dhe mbylla sytė pėr tė mos parė se ēdo tė mė punonte…
- Unė jam engjėll dhe tė fal puthjen time tė bekuar, o Qerosi im i dashur! - tha ajo dhe ma pėrjargu tėrė ballin.
Mbeta i ēarmatosur. Mė kishin asgjėsuar me butėsi, teksa prisja shpėrthimin e demonėve nga shpirtrat e tyre…

- Vajza provinciale, primitive, tė pamoralshme, mėkatare, ejani dhe mė godisni sa t'ju hajė krahu, mė shpartalloni, mė gllabėroni, mė pėrdhunoni, bėni ē'tė doni veē mjaft me tė puthura, se nuk e duroj dot dashurinė tuaj tė shtirur! - bėrtita e bėrtita si fėmijė prej njė inati tė marrė, duke e pėrplasur kėmbėn fort tokthi…
- E meriton dashurinė tonė, i meriton puthjet tona, o Qerosi bukurosh! - brofėn ca zėra dhe ndėrkohė nja katėr a pesė vajza mė mbuluan me tė puthura…
Ky ishte kulmi. Vallė nuk kishte fjalė fyese qė t'i detyronte ato marruke tė ekzekutonin vendimin qė morėn nė fillim pėr tė mė zhbėrė si njeri?!…
- Vajza frikacake! Nuk vleni as dy lekė tė gjitha bashkė! - u gėrmusha dhe ndėrkaq ktheva kurrizin pėr t'u larguar…
- Jemi trimėresha! Jemi trimėresha! Jemi trimėresha!… - gjėmoi kori pas shpinės sime, aqsa ia dhashė vrapit i sigurt se kėsaj here nuk kisha mė shpėtim…

Vajzat ishin vėnė nė njė garė vrapi. Sado qė dredhova dhe u futa nė njė korije pishash buzė njė liqeni, ato nuk mė ndaheshin. Mė ndiqnin gjithė brohoritje. Mė tė shkathtat, si tė ishin me shtatė shpirtra macesh, mė prenė udhėn dhe, nė pak sekonda, rashė nė atė rreth hokatar… Bėheshin afro tridhjetė vajza…
Mbulova kokėn me duar, si pėr t'u mbrojtur prej goditjeve, mirėpo nė njė grimė herė mė rrėmbeu njė vorbull tė puthurash e jargėsh. U qulla i tėri, si prej njė shiu vjeshte, aqsa pata pėrshtypjen se po mė mbysnin me tė puthura… Mendova se do tė isha i vetmi rast nė botė i vrarė prej puthjeve… Do tė shkruanin gazetat, nga njėri shtet nė tjetrin, nga lindja nė perėndim, se Qerosin, ēlirimtarin e tė bukurės sė Dheut, e vranė jargėt e puthjeve tė njė tufe vajzash… Dhe u tulata nėn zjarrin e puthjeve dhe shiun e jargėve me tė vetmin mendim nė kokė…

Nuk mbaj mend sesi erdha nė vete… Rrotull pisha shtatlarta dhe heshtje… Mė poshtė kaltėronte liqeni. I heshtur edhe ai… Po vajzat, ku ishin zhdukur?!… Gjithandej, sa tė hante syri, nuk dukej kėmbė njeriu…
Psherėtiva dhe ndjeva se m'u dhimbs vetja nė atė shkreti pylli. Me sa duket mė kishin braktisur tė gjitha vajzat: Tė bukurat dhe tė shėmtuarat, tė menēurat dhe budallaqet, virgjėreshat dhe tė pėrdalat, tė virtytshmet dhe mėkataret, tė hollat dhe tė trashat, tė shkurtrat dhe tė gjatat, biondet dhe brunet, flokėdrejtat dhe flokėrrodhet… Mė kishin braktisur tė gjitha, tė gjitha, tė gjitha… Mua Qerosin e famshėm, shpėtimtarin e Kryebukuroshes, tė shumė bukurosheve dhe tė sa e sa vajzave tė zakonshme… Mė kishin braktisur nė vetmi tė plotė, si njė dru tė thyer tė atij pylli shkretan…

Jo, vajzat, ato mosmirėnjohėse, nuk e meritonin dashurinė time!…
Psherėtiva rishtas, teksa zura t'i tėrhiqja vėretje vetes: "Kėrkova dashuri pėr etjen e shpirtit, por gjeta fjalėn dhe buzėqeshjen e gėnjeshtrės, gjeta pėrkėdheljen dhe puthjen e mashtrimit… Tani shpresoj… I lutem Zotit qė dashuria tė jetė lėnda e pėrtejvdekjes… Jam i lodhur, le tė vdes!"…

[ Kthehu ]