Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


"KRASTAKRAUS" - DASHURI DHE QĖNDRESĖ

Nga Shefki Hysa

Shėnime pėr romanin "Krastakraus" tė shkrimtarit Bilal Xhaferri

Bilal Xhaferri (2 nėntor 1935 - 14 tetor 1986), poet, prozator dhe publicist i shquar disident. Autor i shumė veprave ende tė papublikuara: "Krastakraus"- kryevepra e tij. Ky do tė ishte pėrkufizimi mė i saktė pėr Bilal Xhaferrin, shkrimtarin e etnisė shqiptare, siē e kanė cilėsuar disa studiues.

U lind nė Ninat tė krahinės sė Konispolit, nė rrethin e Sarandės, nė njė familje atdhetare qė i pėrket fisit tė dijetarit tė shquar enciklopedist Hasan Tahsinit, Rektor i parė i Universitetit tė Stambollit.

Mė 1945 komunistėt i pushkatuan babanė, Xhaferr Ferik Hoxha, pėr bindje nacionaliste antikomuniste. Bilali mbeti jetim, djalė i vetėm, vėlla i tri motrave. Jeta e tij mė vonė do tė ishte njė fatalitet. Si njė Sizif, mbi shpinė do t'i rėndonte guri i rėndė i biografisė sė "keqe". Mezi arriti tė mbaronte njė shkollė pėr teknik gjeometėr dhe jeta e tij zuri tė rridhte nėpėr kantjeret e vėshtira tė ndėrmarrjes rruga-ura, duke ndėrtuar dhe asfaltuar rrugė tė reja dhe nė kėrkim tė shtigjeve tė krijimtarisė letrare.

Mė 1966 botoi vėllimin me tregime "Njerėz tė rinj, tokė e lashtė" qė shkrepėtiu nė mendjet e lexuesve si rrufeja nė qiell tė kthjellėt. Talenti i jashtėzakonshėm, Bilal Xhaferri, po sillte nė letėrsinė shqiptare njė frymė tė re romantiko-realiste qė synonte zgjimin e ndjenjave tė fashitura tė njeriut tė indoktrinuar prej komunizmit. Pėrkundėr "njeriut tė ri", bastardit qė synonte tė gatuante diktatura komuniste, Bilali me krijimtarinė e tij u bėnte thirrje shqiptarėve t'i kthenin sytė nga lashtėsia, nga tė parėt e tyre, etėrve luftėtarė bujarė e liridashės, zotėr tė kėtyre trojeve amtare.

Mė 1967 u botua vėllimi i tij poetik "Lirishta e Kuqe", mirėpo nuk arriti tė qarkullonte. Me urdhėr tė censurės komuniste u shndėrrua nė brumė kartoni. Nė ato pak kopje qė arritėn tė shpėtonin, vjedhur prej dashamirėve tė Bilalit, lexuesit, krahas mjeshtėrisė artistike, shihnin tė spikaste disidenca e heshtur e kėtij autori tė papėrkulur, krenar pėr gjakun e vet pellazgo - ilir.

Mė 24 gusht 1969 Bilal Xhaferri u detyrua tė arratisej pėr nė Greqi e mandej tė emigronte pėr nė SHBA, nė Ēikago ku botoi pėr mė shumė se 10 vjet revistėn antikomuniste "Krahu i shqiponjės", revistė dygjuhėshe shqip - anglisht.
Vdiq nė rrethana tė panjohura mė 1986, i brejtur nga malli pėr atdheun dhe urrejtja pėr komunizmin qė e kishte izoluar Shqipėrinė pėrbrenda telave me gjemba.

Romani i tij "Krastakraus" (Kreshta e Krujės, qytet - vendlindja e kryetrimit legjendar Gjergj Kastrioti Skėnderbeut), shkruar qė nė vitin 1968, u end gjatė nėpėr redaksitė e tė vetmes shtėpi botuese tė shtetit komunist, pėrderisa pėrfundoi i burgosur nėpėr arshivat e saj pėr vetė idetė qė shtjellonte. U botua vetėm nė vitin 1993 prej shtėpisė botuese private "Bilal Xhaferri", krijuar pėr tė pėrkujtuar emrin e kėtij autori tė shquar disident.

Romani "Krastakraus" ėshtė njė vepėr monumentale, njėherėsh sa klasike dhe moderne. E merr temėn nga e kaluara historike e Shqipėrisė e pikėrisht nga periudha e luftėrave heroike tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, mbretit tė shqiptarėve (1417-1467), i cili pėr njė ēerek shekulli pėrballoi me shpatėn e vet dyndjet osmane nė mbrojtje tė shtetit shqiptar dhe tė krishterimit. Ėshtė njė vepėr e shkruar mjeshtėrisht. Imagjinata e fuqishme e kėtij autori depėrton nėpėr mjegullėn e mesjetės dhe pėrmes tablove dhe detajeve qė pėrshkruan arrin t'i zbresė nga trualli i legjendave heronjtė dhe t'i sjellė ashtu tė gjallė nė sytė e lexuesve. Pėrmes jetės dhe bėmave tė luftėtarėve tė thjeshtė tė Gjergj Kastriotit, shpaloset e tėrė historia e luftėrava shqiptaro - turke, e fitoreve dhe e humbjeve, e tradhėtive dhe e qėndresės.

Nė qendėr tė kėtij romani ngrihet figura e Strezit, njėrit prej oficerėve trima tė gardės sė Skėnderbeut dhe nėpėrmjet linjės sė dashurisė sė tij pėr princeshėn Ajkuna, nė njėrėn anė dhe veprimtarisė sė tij prej luftėtari trim, nė anėn tjetėr, shtjellohen fatet e personazheve tė tjerė nė situata paqeje dhe betejash.

Bota e personazheve, psikologjia e tyre gėrshetohen me natyrėn aq sa herė - herė nuk kupton nėse njeriu ėshtė krijesė e natyrės apo natyra krijesė e tij. Trinia: Perėndi, natyrė, njeri dhe anasjelltas, ndėrthuret si njė nyje fatale nė botėn e secilit personazh si dhe nė rrjedhėn e ngjarjeve dhe situatave liriko - dramatike tė prirura drejt tragjikes qė kėrcėnon fate personazhesh dhe popujsh.

Fundi i kėtij romani ėshtė njė pėrshkrim mjeshtėror, gati homerik, i njė beteje tepėr tė pėrgjakshme, pa fitimtarė dhe pa tė mundur; i njė beteje qė nėnkupton beteja dhe qėndresa tė tjera dhe mė tė pėrgjakshme pėr tė siguruar mbijetesėn e njė populli krenar qė di ta jetojė jetėn edhe nė kohėra paqesh, edhe nė kohėra luftėrash.

"Krastakraus" ėshtė njėherėsh simbol i dashurisė dhe i qėndresės njerėzore, ėshtė simbol i fitores sė qytetėrimit pėrballė dyndjeve barbare tė tė gjitha kohėrave.
Njeriu i sotėm shqiptar gjen nėpėr faqet e romanit shembėlltyrėn e tij dhe gati dashurohet me vetveten si Narcisi i Mitologjisė pėrballė veprės sė Bilal Xhaferrit. Shpresojmė tė jetė njė befasi e kėndshme edhe pėr lexuesit ky libėr.

[ Kthehu ]