Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


HIMN PĖR NJERIUN

Nga Shefki Hysa

Shėnime pėr librin "Unė-Njeriu" tė poetit ēam Hekuran S. Halili

Zoti, si e krijoi Njeriun, i dha mendje mė shumė nga gjithė krijesat e tjera. Pastaj thirri engjėjt dhe u tha:
- Pėruljuni Njeriut, ėshtė njė nga krijesat e mia mė tė pėrsosura, mė tė dijshme nė gjithėsi. E kam caktuar mėkėmbėsin tim nė Tokė.
Dhe engjėjt iu pėrulėn me respekt Njeriut.
Satanai kundėrshtoi:
- O Zot, - tha, - unė nuk i pėrulem njė krijese tė vdekshme prej balte. Jam i pavdekshėm prej nuri, prej zjarri.
- Pėrulju! - e urdhėroi Zoti. - Ėshtė krijesa ime mė e menēur, mė e dijshme! Shumė mė i menēur nga ti…
- Jo! - kundėrshtoi prapė Satanai i pabindur.
- I pėrbuzur qofsh nė jetė tė jetėve! - e mallkoi Zoti dhe e flaku larg Parajsės, duke e dėnuar pėrgjithmonė nė Ferr pėr mosbindje.

Dhe qysh nė fillimet e jetės njerėzore Satanai u betua nė vetvete pėr ta dėmtuar me ēdo kusht Njeriun. Dhe pėr ta shkatėrruar i shpalli luftė pėr jetė a vdekje kėsaj krijese madhėshtore, luftė qė vazhdon edhe sot e kėsaj dite gjithandej nėpėr botė, lufta midis sė Mirės dhe sė Keqes. Ishte lufta djallėzore e Satanait qė e mashtroi Njeriun, e shtyu nė ngasje dhe humbi Parajsėn dhe u rrėzua nė vorbullat e kėsaj ēmendurie qė po e torturon ngado e kudo.

Kėshtu pėrshkruhet nė tė gjithė librat e shenjtė historia e fillimeve tė jetės njerėzore, rrjedha e mėvonshme e sė cilės ėshtė pėrpjekja e pėrditshme e Njeriut pėr tė mbijetuar nė luftėn midis sė Mirės dhe sė Keqes, qė pėrfaqėsohen nga vlerat e virtytet hyjnore, nė njėrėn anė, tė mishėruara nė shpirtin njerėzor dhe antivlerave e mėkateve djallėzore tė formėsuara nė imazhin e qoftėlargshpirtligut, Satanait tė pėrbetuar pėr ta zhbėrė njerėzimin.

Njerėzit e mirė e tė ndershėm, tepėr tė ndjeshėm ndaj rrezikut qė i kanoset pėrditė e mė shumė figurės sė Njeriut, shqetėsohen, zemėrohen, revoltohen e rebelohen ndaj sė keqes dhe pėrpiqen e sakrifikojnė pėr ta shpėtuar njerėzimin dhe vlerat e tij.
Pra, jeta njerėzore nė tė gjithė globin, po ta vėresh me syrin e njė poeti si Hekuran S. Halili, tashmė ėshtė tepėr e rrezikuar. Duket sikur e keqja po triumfon dita-ditės mbi tė mirėn dhe qenia njerėzore, nė prag tė shkatėrrimit e asgjėsimit, nuk ka mė asnjė rėndėsi. Dhe nė kėtė gjendje duhen shumė sakrifica gjer nė kufi tė mbinjerėzores pėr tė shpėtuar Njeriun e ndershėm nga e pandershmja. Ky ėshtė edhe realiteti jetėsor, jo vetėm teksti dhe nėnteksti i realitetit artistik nėpėr krijimtarinė e poetit tė pėrfshirė herė-herė prej dilemės sė madhe: "I ndershmi a i pandershmi do tė sundojė globin?!"…

Po tė vėresh jetėn me syrin e njė sociologu, do tė arrish nė pėrfundimin:
"Njeriu, rrezik vdekjeje! Njeriu nuk vlen asgjė! Mbi gjithēka paraja! Vlen mė shumė njė qen se Njeriu!"
Duken si absurde tė tilla konstatime, por ja qė kjo ėshtė e vėrteta e sė pėrditshmes njerėzore nė tėrė globin. Nėpėr ekrane televizive shpesh e mė shpesh sheh parada qensh-zotėrinj tė shoqėruar nga milionerė tė kėrrusur nė rolin e shėrbyesve tė tyre. "Rrofshin kafshėt! Vdekje Njeriut!" Kėtė predikojnė herė-herė mediat vizive dhe shtypi i shkruar. Nuk e besoni?! Bėhuni mė tė vetėdijshėm dhe vėreni ēmendurinė pėrqark Njeriut!

Po kaq tė rrezikuara janė vlerat njerėzore edhe nė realitetin shqiptar. Pikėrisht kjo e shqetėson mė shumė poetin Hekuran S. Halili, prandaj krijimet e veta ia ka kushtuar, veēanėrisht Njeriut Shqiptar.
"Vdekje Njeriut!" - ulėrasin e gjėmojnė antivlerat.

"Unė, Njeriu! Njeriu mbi gjithēka!" - kėlthet dhe kushtron me tė drejtė bota e poetit Hekuran S. Halili, pėrkundėr rrėmetit djallėzor qė po e mposht ēdo vlerė njerėzore gjithandej globit tė mbushur me luftėra grabitqare e padrejtėsi.
Pra, jo mė kot titullohet "Unė - Njeriu" pėrmbledhja poetike e poetit Hekuran S Halili. Ky titull nuk ėshtė rastėsor, por njė rrjedhė logjike e kushtėzuar nga realiteti i vėshtirė qė na rrethon, ėshtė vetė thelbi i ēėshtjes sė mbijetesės njerėzore, ėshtė njė pėrfundim hyjnor i pėrcjellė gjenialisht nė mendjen e poetit prej Gjeniut, Krijuesit tė gjithēkaje, Zotit.

"Njeriu tė sundojė nė Tokė!" - ishte porosia e Zotit qė nė fillimet e jetės njerėzore. Kėtė mundohet tė pasqyrojė edhe poeti nėpėr vargjet e tij…
Pra, Zoti Njeriut i dha Dije nga Dijet e Veta, i dha Dritė nga Drita e Tij, e shenjtėroi dhe e caktoi si Mėkėmbės nė Tokė, i delegoi pushtet qė tė jetonte nė bazė tė parimeve e ligjeve hyjnore dhe jo tė hante vetveten, tė shndėrrohej nė kanibal vetėngrėnės e kamikaz vetėvrasės, siē po ndodh nė realitet.

Pėrkundėr kėsaj gjendjeje djallėzore e satanike qė po sundon sot botėn, Hekuran S. Halili, me menēurinė dhe largpamėsinė e njė poeti tė frymėzuar prej Zotit, rikthehet nė origjinėn njerėzore dhe nė traditėn e romantikėve tė Rilindjes dhe evokon zanafillėn e lavdishme, madhėshtinė e krijesės Njeri qė iu pėrulėn edhe engjėjt, Njeriut qė duhet ta sundojė botėn si njė Sovran Hyjnor dhe jo si njė Tiran Satan…

"Unė, Njeriu", kėndon poeti dhe kėnga e tij ėshtė njė himn pėr madhėshtinė e qenies njerėzore, e cila ka njė Atdhe qė quhet Shqipėri; ka njė vendlindje, qė shtrihet nga Ēamėria e grabitur padrejtėsisht, nė Konispol e nė Sarandė, troje tė lagura nga ujėrat e kaltra tė detit Jon, tė ngrohura nga rrezet jetėdhėnėse tė njė dielli e klime tė bekuar mesdhetare; ka njė shtėpi me emrin "Hekuran S. Halili", gdhendur te dera, dhe brenda saj njė familje tė mrekullueshme me njė grua tė rrallė si Bardha, bashkėshorte e nėnė e denjė siē ka urdhėruar Zoti, me fėmijė model si Ona e Goni; ka njė farefis tė madh me plot vėllezėr e motra, kushėrinj e kushėrira, njerėz tė mirė e tė ndershėm tė pėrkushtuar ndaj punės; ka plot miq tė vjetėr e tė rinj, shokė shkolle e kolegė, tė cilėve mendja u punon pėr vepra tė mira, pėr tė zbukuruar jetėn e tyre e tė tė tjerėve dhe tė qytetit tė tyre, Sarandės turistike; ka e ē'nuk ka ky, Njeri!

Poeti shpirtmadh Hekuran S. Halili ėshtė i vetėdijshėm pėr shenjtėrinė dhe fisnikėrinė e krijesės Njeri, prandaj jo paqėllim nė poezinė e vet i jep rolin e Kryefjalės sė Jetės nė Tokė, atė rol qė i ka caktuar edhe Krijuesi, Zoti, dhe qė satanikėt mundohen t'ia mohojnė. Ai, herė-herė, nėpėr vargje heroin e vet liriko-epik, Njeriun, e identifikon me veten e tij dhe mirė bėn se u tregon njerėzve etalonin e Qenies-Njeri. Pra, Hekurani niset nga vetvetja, nga pasuritė e tij shpirtėrore e fizike pėr tė dalė te njerėzit qė e rrethojnė. Dhe kėshtu, duke i kėnduar vetes, duke nxjerrė nė pah vlerat dhe aftėsitė njerėzore dhe intelektuale qė zotėron, tė cilat nuk ngurron asnjėherė t'i vėrė ndershmėrisht nė shėrbim tė gjithė atyre hallkave qė pėrbėjnė nocionin Njeri: vetja, familja, shtėpia, farefisi, miqėsia, shoqėria, vendlindja, vendbanimi, atdheu, bota, gjithėsia dhe mbi tė gjitha Zoti, poeti Hekuran S. Halili, i fton edhe tė tjerėt tė ndjekin shembullin e tij, tė pėrmbushin Idealin-Njeri, se vetėm kėshtu mund t'i largohen sė keqes qė e ka pėrmbytur gjithandej jetėn njerėzore.

Njė Njeri, si heroi i poetit Hekuran S. Halili, si vetė ai, nuk i lė kurrė nė harresė prindėrit e tij, babėn e nėnėn, ata qė u lodhėn dhe ia ngjizėn jetėn (vetėkuptohet sipas ligjėsisė sė Zotit), qė e rritėn me mundime, qė e shkolluan dhe e udhėzuan tė vepronte e tė sillej si tė parėt e tyre brez pas brezi, qė tė bėhej i denjė pėr veten dhe pėr pasardhėsit. Ky qėndrim nuk ėshtė as ditarizėm, as enumeracion e as rėndomėsi inventari, por ėshtė pasqyra artistike e hallkave tė atij zinxhiri qė pėrmblidhen nė njė nyje jete dhe pėrbėjnė nocionin Njeri. Pra, Njeri model qė u prin tė tjerėve nė udhėn e Zotit me shembullin e vet. Edhe Hekurani, si model njerėzor nė jetė, ėshtė pėrpjekur tė krijojė njė pasqyrė artistike tė realitetit qė e rrethon, t'u kujtojė tė tjerėve se sot mė shumė se kurrė cilido duhet tė shpalosė vlerat si Njeri e mė pas vijnė vlerat materiale e pasuritė qė mund tė ketė grumbulluar gjatė jetės.

Mė shumė se ēdo lloj pasurie Hekuranin, Njeri dhe Poet, e shqetėson fakti se si t'u shpjegojė pranueshėm tė tjerėve se ishte baba Safeti dhe nėnė (nuja) Nazua qė e kanė gatuar brumin e Njeriut qė mban emrin Hekuran S. Halili. Dhe ia ka arritur qė ta ndėrthurė natyrshėm praninė e figurės prindėrore me tė gjitha elementet e tjera tė poezisė dhe nė harmoni tė plotė na ka dhėnė njė vėllim poetik plot ritėm jete e tejet melodioz si njė kėngė e gjatė me njė refren tė gjetur e tėrheqės gjer nė magnetizėm, qė na paraqitet nė trajtėn e njė himni tė mrekullueshėm pėr simbolin e Njeriut, himn mbresėlėnės, i pėlqyeshėm e solemn si tė gjitha himnet, veēanėrisht si himni i Atdhut dhe i Flamurit, tė cilėt janė nga mė tė shenjtit dhe mė tė prekshmit nė botėn njerėzore nė ēdo qoshe tė globit.

"Himni i Njeriut mbi tė gjitha"! - kushtron poeti Hekuran S. Halili, nė librin e tij "Unė - Njeriu", me dėshirėn e madhe qė ta mėsojė ēdokush njė himn tė tillė dhe tė bėhet i vetėdijshėm pėr vlerat njerėzore qė na ka dhuruar Zoti dhe qė satanikėt pėrpiqen me tė gjitha mjetet pėr t'i varrosur.

[ Kthehu ]