Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


FUQIA PĖR TĖ RIKRIJUAR LIRINĖ

Nga Shefki Hysa

Shėnime pėr romancėn "Bukuroshja me hijen" e shkrimtarit Pjetėr Arbnori

Duhet tė jesh patjetėr njeri me zemėr tejet tė ndjeshme, tė jesh shkrirntar me tė vėrtetė i talentuar qė tė kesh njėherėsh durim e fantazi pėr tė endur mjeshtėrisht me majėn e penės velin farfuritės e idilik tė njė plazhi veror, i ndryrė pėrbrenda qelive tė njė burgu tė llahtarshėm si ai i Burrelit. E pabesueshme, megjithatė realitet. Ish i burgosuri politik Pjetėr Arbnori, nė kushte terrori tė egėr, nėpėr terrin e qelisė tė ndriēuar vetėm me dritėzėn e syve dhe zjarrin e kujtimeve tė rinisė sė hershme qė s'arrin t'ia pėrlyejė dhuna fizike e psikike, qė s'ia shuan dot uria, rreket jo thjesht pėr tė mbijetuar, por edhe pėr tė mprehur mendimin dhe ndjenjėn e pėr t'i ngjizur pastaj nė njė art tė veēantė. Kjo ėshtė romanca "Bukuroshja me hijen". Fati i saj ėshtė njė pjesė e fatit tė autorit, e atyre njerėzve qė dolėn sė fundi nė dritė, prej rrethimit tė telave me gjemba, me shpirt ende tė pacėnuar, nė sajė tė shpėrthimit tė energjive tė fjetura.

E lexon kėtė romancė e nuk ke se si tė mos drithėrohesh jo vetėm nga gjendjet e pėrprushura lirike dhe mesazhet qė pėrēon, por pėr faktin se si ajo ėshtė krijuar pėrbrenda skutave tė ngrehinės sė tmerrit tė burgut famėkeq tė Burrelit. Nuk do ta tepronim aspak, po tė shprehemi nė mėnyrė figurative, se kjo vlerė artistike ėshtė ngjizur e rritur njėlloj si perlat pėrbrenda guaskės sė molusqeve tė nėndeteve tė thella. Gjuetarėt e perlave e dinė se ē'heqin pėr t'i zbuluar e nxjerrė prej thellėsive detare e pėr t'i vėnė nė shėrbim tė njeriut tė tilla thesare.

Pra, kjo romancė qė s'ka asgjė tė pėrbashkėt me tmerret e burgjeve, pėrkundrazi ėshtė njė pėrpjekje e suksesshme e autorit, sa dėshirė dhe trill, pėr t'i kėnduar ndjenjės njerėzore tė stėrlashtė sa vetė njeriu, dashurisė. Megjithėse nė njė fushė ku kanė hyrė e kanė dėshtuar shumė shkrimtarė, Pjetėr Arbnori, sipas mėnyrės sė vet, me ngjyrimet e botės sė tij emocionale, mė nė fund, ia del mbanė t'i thurė njė himn tė ri dashurisė, veshur kėsaj here me karakteristika nga mė shqiptaret.

Ata qė do ta lexojnė kėtė romancė, do tė binden se pas botimit tė novelės "Kur dynden vikingėt", shtėpia botuese "Bilal Xhaferri" paraqet njė tjetėr dėshmi artistike pėr talentin e pamohueshėm tė kėtij autori, tashmė jo tė ri nė moshė, por tė ri nė shpirt. "Bukuroshja me hijen" ėshtė njė sfidė pėr skeptikėt, pėr nihilistėt, pėr mediokrėt. Edhe pse brenda errėsirės sė burgjeve, ai nė shpirtin e nė veprėn e tij ruajti pastėrtinė e dritės, kur shumė shkrimtarė tė tjerė, edhe pse jetuan nė dritė, nė jetėn e tyre zuri vend errėsira e diktaturės.

Pjetėr Arbnori do ta zėrė vendin qė i takon nė letėrsinė tonė. Ai si njė gjuetar i palodhur me siguri do tė vazhdojė kėrkimin e tė tilla perlave nė detet e mundimshme tė krijimtarisė pėr kėnaqėsinė e atyre qė e njohin vlerėn e mrekullive. Dhe e ardhmja ka pėr ta shpėrblyer, duke e skalitur emrin e tij nė kujtesėn e kohės.

[ Kthehu ]