Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


DIDINI

- tregim

Shpirti e ndali pezull frullizėn e vet mbi ēatinė e shtėpisė sė vjetėr qė shtjellej si njė kėshtjellė gjysmė e rrėnuar, ngritur mbi kryet e bregut. Rreth e rreth shkėmbinj tė pėrhimė tė gėrryer e zgavruar prej myshqeve e likeneve si fytyra tė vrara lie. Edhe muret ishin pėrhirė dhe, me atė pamje gati tė sfungjertė, tė krijonin idenė se ishin gdhendur si zgjatim i shkėmbinjve dhe nuk ishin stisur, gur mė gur, si gjithė muret e shtėpive tė tjera tė fshatit. Tjegullat e ēatisė, hepuar vende-vende, ishin murrėtyer si tė ishin tymosur e mveshur prej blozės sė kohėrave.

Shpirti u vėrtit njė hop rreth e rreth nėpėr pullazin e dėmtuar aty kėtu, u ndal njė grimė mbi tytėn e oxhakut qė nxirrte ende njė tym tė kaltėremė, fjollat e tė cilit pėrkuleshin e prireshin lehtaz drejt jugut, pastaj kėrceu fluturimthi nė shilarėsin e njė degėze nė majėn e ullirit mė tė madh pėrbri shtėpisė. Ky ulli, me njė trung gunga-gunga tė trashė sa mezi mund ta zaptonin krahėt e tre burrave, ishte njėlloj i fortė si pesėdhjetė e ca vjet mė parė. Ishte njė ulli i rrėnjosur mbi kurmin e shkėmbinjve. Rrėnjėt e tij, qė ngrinin krye e bėrryla nėpėr barin qė jeshilonte dobtaz truallin e ashpėr, kishin depėrtuar nėpėr tė ēarat e shkėmbinjve, i kishin shpėrthyer dhe krisur dalėngadalė durimthi dhe ishin ngėrthyer pėr jetė a vdekje si ventuza qė ushqeheshin me palcėn shkėmbore. Trungu i ullirit ishte zgavruar aq sa mund tė fshihte pėrbrenda vetes edhe dy burra.

Shpirti rrėshqiti tėposhtė dhe u fsheh nė terrin e shpellės trungore si dikur nė fėmijėri, kur luante kukafshehti me moshatarėt. Ishte po ajo guvė e kalbur nga pak qė mbante erė lagėshtire e myk, me tė vetmin ndryshim se tashmė aty kishte ndėrtuar folenė e vet dhe pillte vezė njė pulė laramane. Shpirti u fryu lehtas nė shenjė pėrkėdheljeje pendėve tė pulės sė tulatur nė folenė e vet dhe pastaj u ngjit rishtas nė shilarėsin e degėzave, midis pėllumbave tė egėr, si njė pėllumb i padukshėm apo mė saktė, si njė gulsh ajri. Pėrkėdheli njė copė herė trumbėn e pėllumbave qė luhateshin pėrgjumėsh midis gjetheve tė blerta, ashtu siē ėndėrronte t'i pėrkėdhelte e tė lodronte dikur nė fėmijėri dhe sikur u mufat disi prej njė doze malli tė vjetėr.

Ishte thjesht njė shpirt dhe aq. As nė tokė e as nė qiell. As nė ferr e as nė parajsė. Njė shpirt qė endet e endet si njė vrundull kaltėrsie. As fantazmė dhe as engjėll. Njė shpirt si gjithė shpirtrat njerėzorė qė vėrtiten nė portat e parajsės, sepse njė brengė apo njė amanet i pashlyer i mban ende tė lidhur me kujtimin e tė gjallėve tė kėsaj bote. Njė shpirtbrengė. Sa i paqetė aq dhe i paqshėm: thjesht njė gulsh qiell kalėruar flladeve, nėpėrkėmbur murlaneve. Njė psherėtimė "ah" apo brengė, qė do tė thotė diēka e nuk mund ta thotė. E ē'mund tė rrėfejė a tė shprehė njė duf frymėmarrjeje e shkėputur pėrdhunshėm prej thonjve tė vdekjes njė njeriu kėtu e pesėdhjetė e ca vjetė mė parė? Njė njeriu, emrin e tė cilit mbase rrallėkush e kujton. Edhe kur e kujtojnė ndoshta e kujtojnė pėr telashet qė u ka sjellė, prandaj emrin e tij e pėrtypin dhe e ripėrtypin ashtu psherėtimthi nėpėr dhėmbė: "I gjori Didin"!

Befas brofėn pėllumbat, pėrplasėn krahėt dhe u turrėn lart nė drejtim tė qiellit. Poterja e tyre e flaku shpirtin e Didinit tej kurorės sė ullirit sė bashku me ajrin e trazuar. Nė oborr tė shtėpisė ishte shfaqur nipi i vogėl, ashtu i nxituar si zakonisht. Shpirti i Didinit rrėshqiti si njė duhmė ajri pėrmbi flokėt e zes tė djaloshit shtatmesatar. Ia shpupuriti flokėt, ia pėrkėdheli fytyrėn si tė donte t'i pėrēonte mallin dhe brengėn e vet, por s'ia arriti dot! E ē'mund tė kuptojnė njerėzit prej gjuhės sė mistershme qė pėrcjellin flladet? Ndoshta asgjė, veē njė ndjenje bezdie a gjallėrimi. Djaloshi rregulloi me duar flokėt dhe vazhdoi nė rrugėn e vet. Didini i mufatur prej ankthit tė pamundėsisė qė tė fliste me tė nipin, ndjeu nė vetvete njė tejngopje me brengė, siē tejngopet dhe rėndohet ajri prej lagėshtirės dhe paralajmėron ndryshimin e motit. Ia shpupuriti edhe mė fort flokėt djalit, ia gixiloi fytyrėn, madje edhe vrimat e veshėve dhe tė hundės, po ai vetėm sa shfryu nėpėr dhėmbė dhe nxitoi hapin. Pėrse mendonte vallė?! Ah, si s'mundem tė ngacmoj mendimin dhe fantazinė e tij, i tha shpirti vetes me keqardhje. E la tė qetė tė nipin tė pėrgatiste mushkėn pėr tė zbritur poshtė nė fushė, siē vepronte ēdo mėngjes, ndėrsa vetė zuri tė kotej fluturimthi pėrmbi ēatinė e shtėpisė-hamoqellė, gjysmė tė rrėnuar e gjysmė tė rindėrtuar ashtu varfėrisht, sa pėr tė pasur njė strehė.

Shpirti ka mė shumė se pesėdhjetė vjet qė nuk i ndahet kėsaj shtėpie tė gėrmuqur prej kohės. Ėshtė njė shpirt qė sheh gjithēka e gjithkėnd nėpėr atė hapėsirė, ku ėshtė i detyruar tė shtyhet. Sheh tė kaluarėn, tė tashmėn dhe tė ardhmen. Zhbiron hollėsisht dhe parashikon, vėren dhe gjykon, po nuk mund tė ndryshojė rrjedhėn e ngjarjeve tė pėrcaktuara njėherė e pėrgjithmonė nė mėnyrė fatale prej dorės sė Zotit tė gjithėpushtetshėm. E vetmja ndjesi e ndryrė nė atė copėz tejdukshmėrie, qė plukson pėrzier me ajrin, ėshtė brenga prej vdekjes sė kobshme. Ai s'mund tė ndjente as gėzimin e ndryshimeve tė shumėpritura, nė kėto vitet e fundit, qė do ta ēlironin edhe atė prej asaj brenge tė pėrhershme. Ah, sikur tė ndodhte vėrtet kėshtu dhe ai tė shihte me sytė e tij rigjallėrimin e shtėpisė dhe tė fisit, qė tė mund tė hynte i qetė nėpėr dyert e parajsės. E pėrse tė mos vihet nė vend drejtėsia?!

Ja, shtėpia e tij, kjo gjysmėgėrmadhė e pėrhime nė mes tė fshatit. Shtėpia e gjyshėrve, e prindėrve tė tij dhe e pasardhėsve. Didini jetoi pak nė kėtė shtėpi, vetėm fėmijėrinė, megjithatė i duket se shpirti i ėshtė gatuar me majanė e brumit tė saj. Megjithėse gjysmėgėrmadhė, shtėpia, edhe ashtu siē ėshtė katandisur, shpalos fuqinė e fisit qė e ndėrtoi. Hijerėndė dhe e zymtė si shpirti i tij, si shpirtėrat e tėrė breznive, tė zotėrve tė saj, kjo ngrehinė, qė duket edhe mė e moēme, midis atij pylli ullinjsh trungjezgavruar e kurorėkrusur si pleqtė kockafortė qė i ka harruar edhe mortja. Nė anėn juglindore ende kuqėlojnė zbehtas tjegullat, zbardhin muret vende-vende prej gėlqeres sė re, reflektojnė verbtas xhamat. Ende gjallojnė shenja jete nėpėr atė rrėnim tė frikshėm qė tė sjell ndėrmend lėngatat e murtajės. Pasardhėsit, farefisnia kanė arritur tė mbijetojnė, si vetė shtėpia e gurtė dhe shpirti i Didinit e di se ē'fuqi, gati mbinjerėzore, u ėshtė dashur pėr tė pėrballuar pushtetin e kryedjallit tė kuq. Dhunti e racės sė zgjedhur stėrgjyshore, aftėsia pėr mbijetesė apo bekim i Zotit?! Ndoshta jo vetėm njerėzit, por edhe vendi pėrqark ishin tė bekuar, ndryshe nuk kishte si tė shpjegohej edhe mbijetesa e ēuditshme e ullinjve gunga-gunga e rrėnjėdalė, qė dukej se thėthinin vazhdimisht ashpėrsinė e shkėmbinjve, pėr tė jetuar. Jetonin gjatė pėr tė ushqyer njerėzit. Dhe njerėzit, me sa duket, ua kthenin shpėrblimin, duke u kujdesur me sa mundeshin pėr vete, shtėpinė dhe ullinjtė.

Tė parėt e Didinit ishin trima tė sertė e tė ēartur, qė delnin haptas kundėr tė gjitha pushteteve, sepse, sipas tyre, ēdo lloj pushteti, shumė a pak, synonte skllavėrimin e shpirtrave njerėzore. Pushteti turk, i cili sundoi gjatė, nuk i kishte parė kurrė me sy tė mirė tė zotėt e kėsaj shtėpie. I urrente pėr mosnėnshtrimin. Ata nuk i ēonin bijtė e tyre nizamė, po ndalonin edhe djemtė e fshatit. I pajtonin barinj dhe i fshihnin nėpėr stanet e maleve pėrqark, i strehonin nė ēetat e komitėve, vetėm e vetėm tė mbeteshin duartharė koshadhet turke. Kishin shumė pasuri: toka e ullinj, kullota e bagėti dhe njė pjesė tė mirė tė kėsaj e shkrinin pėr tė mbajtur gjallė atdhetarinė. Mė 1914 bandat andarte greke u munduan tė zaptojnė krahinėn e Konispolit dhe t'ia aneksojnė Greqisė. Gjyshi dhe babai i Didinit armatosėn djemtė e fshatit. Kėtij rebelimi andartėt iu kundėrpėrgjigjėn, duke djegur, nė ikje e sipėr, shtėpinė-kėshtjellė dhe disa prej shtėpive tė djemve rebelė. Djegiet dhe masakrat e shtuan rebelimin e shqiptarėve dhe zemėrimi i tyre shporri andartėt tej kufijve. Atėherė edhe shtėpia u rindėrtua mė e fuqishme.

Didini ishte shumė i vogėl, megjithatė i kujtohej se si babai ishte ndėr anėtarėt kryesorė tė Klubit Atdhetar tė Konispolit, financonte ēeljen e shkollave tė para nėpėr fshatrat e krahinės sė Ēamėrisė apo mė vonė, nė vitin 1920, bashkė me Alush Takėn e trima tė tjerė organizonin mbledhjen e ndihmave dhe armatosnin burrat pėr tė marrė pjesė nė Luftėn e Vlorės, kundėr pushtuesve italianė. Babait tė tij nuk i dhimbseshin pasuritė e harxhuara pėr vendin dhe fukarenjtė. Madje nuk u trembej as reformave qė synonte Qeveria e Nolit, megjithėse mund t'ia cungonin shumė pasurinė e patundshme, sidomos tokėn. E pėrkrahu aq shumė Nolin, sa qė Mbreti Zog, kur erdhi nė pushtet, e arrestoi, si njė ndėr kundėrshtarėt e rrezikshėm tė mbretėrisė dhe e degdisi nė Lezhė, nė njė nga burgjet mė tė frikshėm tė asaj periudhe. Jo mė kot krahina i kėndonte: "Nė Shalės muarr Shefkinė/ Nė Konispol Maze Haminė/ Dhe Xhafo Pandalejmoninė"…

U desh tė shiste njė pjesė tė pasurisė, tė paguheshin avokatėt dhe mjekėt e komisionit ligjor, tė cilėt babanė e Didinit dhe tė arrestuarit e tjerė i deklaruan gjoja tė metė mendėrisht, pėr t'i shpėtuar burgimit tė pėrjetshėm. E fitoi lirinė babai, por ndėrkaq burgu e bėri tė vetėn, ia shkurtoi jetėn. Vdiq disa vjet mė vonė, pas njė lėngate tė rėndė. Didini mbeti jetim. Po ashtu edhe dy fėmijėt e tjerė mė tė vegjėl, motra dhe vėllai. Nėna i kishte vdekur vite mė parė, aq sa nuk e mbante mend.
Pastaj erdhi Lufta e Dytė Botėrore. Mė 1939 u ripushtua Shqipėria. Mes luftėrash dhe vdekjesh u shkoi jeta breznive tė fisit tė tij, paraardhėsve dhe pasardhėsve. Lufta ia hėngri kokėn edhe vetė Didinit. Kėtu e pesėdhjetė e ca vjet mė parė...

Didinin-shpirt e pushtoi rishtas ndjesia e mufatjes sė brengės pėrbrenda atij vrundulli padukshmėrie qė pėrcaktonte qenien e tij. Donte tė urrente e nuk urrente dot. Donte tė rebelohej e nuk rebelohej dot. Ēuditėrisht, ndryshe nga shpirtrat e tjerė nė arrati, shpirti i Didinit nuk e pėrmban nė vetvete prirjen kriminale, embrionin e fantazmės, qė befas shpėrthen netėve dheun e varrit dhe turret ashtu magjishėm me tėrė fuqinė e sė keqes mbi paqen njerėzore. Madje shpirtrat lugetė, sa herė e ndeshnin nė fluturim e sipėr Didinin-shpirt, e vinin nė lojė, e tallnin dhe e pėrtallnin pėr pafuqinė e tij shurdhmemece. Ēuditeshin lugetėrit se si mund tė kishte shpirtra nė arrati, qė, nė vend tė hakmerreshin, e kundronin qetas botėn njerėzore prej atij vrundulli ajror sa vuv dhe engjėllor. As djall e as engjėll e megjithatė njė shpirt i pastrehė i pėrhumbur nė shurdhmemecėrinė e vet, nė shtjellėn e brengės sė vet. Madje edhe vetė Didini habitej ndonjėherė me qenien e tij aq pasive.

Ē'kuptim tė kishte vallė ajo lloj qėndrese midis tokės dhe qiellit, kur nuk mund tė ndėrmerrte asgjė pėr tė ndryshuar sadopak rrjedhėn fatale tė ngjarjeve, siē mund tė bėnin shpirtrat e arratisur prej ferrit?! Dhe e kishte hak tė hakmerrej pėr atė vrasje tė pabesė… Me plumb… Ashtu pas shpine, vetėtimthi, si njė hapje e mbyllje sysh?!...
Prej qiellit tė ngarkuar me re tė zeza u kėputėn ca pika tė rralla e tė mėdha shiu, qė trokėllinin me njė ritėm funebėr tė frikshėm mbi tjegulla dhe i kujtonin Didinit breshėritė e plumbave!… Pikėrisht nė njė ditė tė tillė zuri fill edhe tragjedia e tij, vite me parė… Ditė pragdimri qė pėrqasej nė kujtesėn e tij si njė portė e ngritur midis jetės dhe vdekjes… Mjaftoi njė kalim pėrmes asaj porte dhe, ēuditėrisht, e kishte parė veten nė njė gjendje krejt tė re, pambarimisht tė patjetėrsueshme, si pėrbrenda kornizave tė njė peizazhi me tone tė akullta e tejet monoton. Njė gjendje endacake si ajo e njė floku dėbore pėrmbi hapėsirėn e paanė tė njė shkretėtire prej akulli tė pėrjetshėm. Dhe i ndryrė pėrbrenda asaj gjendjeje tė shkretėtirtė, do tė endej e endej mundimshėm, mundimshėm, mundimshėm...

Ashtu mundimshėm vazhdon tė endet edhe sot e kėsaj dite dhe pėr shumė e shumė e pėr shumė ditė tė sė ardhmes. Endet e endet ēuditėrisht pėrbrenda brinjėve tė njė trekėndėshi: Shalės-Pandalejmon-Theollogo, kulmet e tė cilit simbolizojnė lindjen, djalėrimin dhe vdekjen e tij… Didini u lind, u djalėrua dhe befas vdiq… Kjo ishte dhe historia e shkurtėr e jetės sė tij e ngujuar pėrbrenda brinjėve tė kėtij trekėndėshi makabėr… Didini nuk arriti t'i gėzohet burrėrimit, martesės, nuk arriti t'i lidhte dhe t'i trashėgonte frytet e dashurisė, tė linte pas fėmijėt, shėmbėlltyrėn e vet. Vdekja ia kėputi vrazhdas zinxhirin e trashėgimisė, te hallka me e dhimbshme. Vdiq i ri. Njėzetetetėvjeēar. I masakruar. Tinėzisht… Dhe vazhdon tė endet e endet, ashtu mjegullthi, nėpėr trekėndėshin: Shalės-Pandalejmon-Theollogo. E shtyjnė flladet dhe erėrat, herė mbi shtėllunga rrezesh dielli, herė kacavjerrėthi mbi litarė shiu e saēme breshėri e herė pėrgjumėthi mbi flokė dėborė e pendė terri...

Po si e kishte tėrhequr, ashtu pakuptueshėm, nė lakun e vet vdekja?!… E rikujtonte shpesh atė fundvjeshte Didini, si tė donte tė korrigjonte qoftė edhe njė grimė, e cila mund tė kishte ndikuar nė shmangien e rrjedhės sė jetės sė tij tė shkurtėr, prej asaj hullie qė e thėthinte tinėzisht drejt portės sė ditėvdekjes. Mirėpo ende nuk arrinte tė kuptonte se ē'duhej korrigjuar prej atyre ditėve tė ethshme tė fundjetės. Mendonte se, sikur t'i jepej edhe njėherė e drejta pėr ta rijetuar jetėn, pėrsėri nėpėr atė rrjedhė do ta ushqente dhe, ashtu papritmas, do ta shihte veten nė kthetrat e vdekjes. Ku tė kishte gabuar?… Ndoshta ishte fataliteti ai qė i printe jetės sė tij. Dhe fatit mbase nuk i shmangesh dot...

Krahinėn e kishin pėrfshirė flakėt e luftės vėllavrasėse. Shqiptarėt luftonin pėr tė zbuar fashistėt italianė, luftonin edhe njėri-tjetrin, duke synuar secili klan drejtimin e vendit mbas luftės. Nė fillimvjeshtėn e dyzetetreshit garnizonet italiane dorėzonin armėt sa te njėsitė partizane dhe tė Ballit, ku mundeshin. Partizanėt e ballistėt kishin kohė qė shiheshin vėngėr midis tyre, megjithatė ende nuk ishin kacafytur me armė, veē me llafe e deklarata, si kaposhėt qė i fryhen shoku-shokut…

Befas boshllėkun e ushtrisė sė kapitulluar italiane e mbushėn forcat gjermane. Krahinėn e pushtuan rishtas flakėt e luftės. Atė periudhė Didini ishte bashkuar me forcat partizane tė Konispolit, madje mori pjesė nė luftimet e Qafėbotės pėr tė penguar ardhjen e gjermanėve prej kufirit me Greqinė. Mirėpo sikur nuk e ndiente veten tė lirė nė radhėt partizane. Komandonin ca karrieristė e servilė tė Komandės sė lartė. Ata qė kurrė nuk ishin dalluar nėpėr luftime. Mund tė ngatėrroheshe pėr njė fjalė goje me ta dhe papritmas mund tė gjendeshe pėrpara togės sė pushkatimit. Pėr tė tillė drejtues, tė cilėt ėndėrronin pėr tė grabitur pasuritė e tė tjerėve mbas luftės, nuk kishte asnjė vlerė trimėria, meritat nėpėr beteja… Ishin kėto disa nga shkaqet qė e kishin shtyrė Haki Rushitin, themeluesin e ēetės "Ēamėria", i cili e kishte fituar tė drejtėn pėr tė komanduar me trimėrinė dhe menēurinė e tij, tė bashkohej me ēetėn e Ballit. Shembullin e tij e ndoqėn edhe shumė prej burrave mė tė zotė tė Krahinės… Njė mbasdite Didini u kthye nė shtėpi pėr tė marrė ushqime dhe veshje pėr dimrin qė po afronte. Ende pa u ēlodhur mirė, i folėn dajua dhe miqtė e tij dhe ia prishėn mendjen tė bashkohej me ēetėn e Ballit. Dhe Didini nuk priti t'i luteshin. Po atė mbrėmje u regjistrua nė radhėt e nacionalistėve dhe sikur e ndjeu veten tė lirė, larg urdhrave tė kota qė mė shumė tė fyenin se sa tė prinin. Sipas tij lufta bėhej me breshėri plumbash dhe jo me breshėri fjalėsh, prandaj zgjodhi si armėn mė tė pėlqyeshme njė mitraloz tė ri. Ishte dalluar si mitralier i guximshėm nė luftimet e mėparshme, madje kishte ngjallur edhe zilinė e tė tjerėve...

Ēeta e Ballit, me 125 burra, tė nesėrmen mori rrugėn pėr nė fshatin Pandalejmon, matanė lumit Pavėl. Thuhej se do tė organizonin njė kuvend tė pėrbashkėt me forcat partizane, pėr tė zbutur mosmarrėveshjet dhe mėritė dhe pėr tė vendosur pėr fatin e mėtejshėm tė krahinės sė Ēamėrisė tė ripushtuar prej gjermanėve. Didini dhe miqtė e tij mendonin se do tė zboheshin mė lehtė forcat e armikut nėse do tė mirėkuptoheshin partizanė e nacionalistė. Nė fund tė fundit, ishin djemtė e njė krahine, shumica farefisni dhe miqėsi midis tyre, kėshtu qė s'kishte arsye pse tė mos bashkoheshin, pavarėsisht nga pikėpamjet e ndryshme nė programe pėr qeverisjen e vendit, mbas ēllrimit...

Fundvjeshta e vitit 1943 qėlloi e lagėsht, me ca shira tė imtė, tė bezdisshėm si pagjumėsia e pleqve! Lumi ishte fryrė dhe ujėrat e tij tė verdha qė rridhnin tėposhtė, dallgė-dallgė, gati sa nuk dilnin prej shtratit pėr tė pėrmbytur arat me tė mbjellat e pakta. Vėshtirė tė gjendej vau pėr tė kaluar matanė, megjithatė, pas shumė peripecish, u gjet njė shteg, aty ku zgjerohej mė shumė shtrati dhe rrjedha pothuajse nuk ndihej. Burrat e ēetės u lidhėn vargan. Uji u vinte gjer nė sqetulla, zhavorri u rrėshqiste poshtė kėmbėve, megjithatė e kaluan lumin…

Nė Pandalejmon mbėrritėn ndaj tė ngrysur. Shumica e tyre kishin farefis, krushqi e miqėsi, nė atė fshat dhe ishin tė mirėpritur. Mirėpo, ende pa u shpėrndarė prej asaj ndalese tė vogėl, nė njė rrah me ullinj, nė tė hyrė tė fshatit, ēuditėrisht, u derdhėn mbi ta batare tė shumta krismash. Plumbat vinin nga tė gjitha anėt. Ēeta e humbi toruan dhe njerėzit, ashtu ērregullthi, u rrokullisėn sa andej kėndej dhe u strukėn nėpėr trungjet e ullinjve, pas gėmushave, gropėzave e sukave tė pėrbaltura, ku mund t'u shpėtonin plumbave qė binin si breshėr…

Didini, gjakftohtė si pėrherė, u ngjesh rrufeshėm pas njė shkėmbi, ngriti mitralozin dhe, njė copėherė, ashtu tymtas, zuri tė vrojtonte. Tutje, nė njė rreze gati njėqind metra, mundi tė dallojė siluetat e partizanėve. Ata shfrytėzonin mė sė miri lartėsitė e kodrave qė e qarkonin rrahun nė trajtė patkoi. Duhet tė ishte njė forcė e madhe me mė shumė se njėmijė burra, qė i kishte sulmuar kaq pabesisht, duke shfrytėzuar terrenin dhe motin e keq. Partizanėt shquheshin pėr sulmet e befta nė terrene tė vėshtira e tė panjohura pėr armikun. Por, nė kėtė rast, nuk kishin tė bėnin me njė armik tė madh, si batalionet gjermane, po me njė ēetė tė vogėl nacionalistėsh, me vėllezėrit e tyre tė pėrgatitur pėr njė kuvend miqėsor dhe jo pėr t'u bėrė therorėt e atij kurthi makabėr...

Didini ndjeu rėnkimet e tė plagosurve tė parė dhe i dhembi thellė nė shpirt. Iu errėn sytė. O Zot, ē'djall i zi do t'i kishte pushtuar shpirtėrat e atyre njerėzve qė qėllonin kaq egėrisht mbi vėllezėrit e tyre?! Ē'fuqi e skėterrshme i drejtonte ato qindra armė qė villnin zjarr e plumba kundėr njė grupi paqedashės, tė mbledhur ashtu krruspull nė atė lug vdekjendjellės?!… S'priti mė gjatė. E shtrėngoi fort e fort mitralozin dhe ashtu kuturu i mėshoi kėmbėzės nė drejtim tė faqes sė kodrave. E mblodhėn veten edhe shumė prej shokėve pėrqark dhe, sakaq, lugu shungulloi prej krismave. U dendėsuan tė shtėnat edhe prej kundėrshtarėve. Ishte i papėrballueshėm zjarri i armėve partizane, gati dhjetė herė mė i fuqishėm. Me sa duket, nacionalistėt i priste vdekja nė atė rrah...

Befas dora e Zotit e mveshi ēuditėrisht vendin me njė vello mjegulle tė dendur dhe sikur e solli mė shpejt errėsirėn nė atė mbrėmje. Lugu u mbulua prej njė terri xėk nė sy. Komanda e ēetės sė Ballit dha urdhėr pėr tė ēarė rrethimin. Tė tėrhiqeshin, duke shfrytėzuar errėsirėn, sepse, po t'i gjente aty mėngjesi, me atė pak municion qė kishin, nuk do t'i shpėtonin dot vdekjes… Didini i mėshoi edhe mė fort mitralozit pėr tė mbuluar tėrheqjen e shokėve, nė drejtim tė grykės sė pėrroit, tėposhtė fshatit. Kaloi njė copėherė ashtu me tė shtėna tė pandėrprera…

Betas ndjeu njė kafshim nė brinjė. Iu duk sikur e gllabėruan njė palė dhėmbė tė fuqishėm qė i copėtonin mushkėrinė. Vuri dorėn mbi atė dhembje dhe ndjeu njė lagėshtirė tė vakėt. I preku gishtat me majėn e gjuhės dhe shija e athėt e gjakut sikur e dehu tė tėrin. Dhembja po i shtohej… Krismat pėrqak kishin heshtur… Ndoshta ishin tėrhequr shokėt dhe kundėrshtarėt, duke shfrytėzuar kėtė tėrheqje, e kishin qėlluar…
Mendimi se po e hanin pas shpine, e nxehu keqas. E dendėsoi breshėrimėn e mitralozit, por befas arma ngeci. Shiriti ishte bosh. I kishin mbaruar fishekėt…

E flaku tutje mitralozin, nxori koburen dhe, megjithėse dhembja nė brinjė sikur ia thėthinte tėrė trupin dhe ia mpakte fuqinė, zuri tė rrėshqiste, pėrlart kodrave, ulli mė ulli, drejt fshatit. Kishin pushuar edhe krismat e partizanėve dhe ndjeheshin zėra dhe tė qeshura tallėse. Lavdėroheshin pėr fitoren…
- Kontrolloni me kujdes zonėn, mbase e mbėrtheni ndonjėrin tė gjallė, - porosiste njė zė i vrazhdė.
Siluetat e partizanėve, gėmushė mė gėmushė, zbrisnin drejt lugut. Didini mezi merrte frymė prej plagės. Kishte humbur shumė gjak. Ashtu i drobitur u struk midis njė shkurreje tė madhe tė mbuluar prej rrjetės sė kulperės. Nuk dėshironte tė binte rob nė duart e tyre…

- Kontrolloni mirė pėr atė mitralierin, do ta rrjep tė gjallė! - ulėrinte zėngjiruri.
Para gėmushės rrėshqitėn tri-katėr silueta. Didini shtrėngoi dhėmbėt. Tė shtinte kundėr tyre apo?... Jo! Kurrsesi jo!… Ai nuk ishte vrasės… E ē'faj i kishin ata djem nėnash?!… Vrasėsit ishin ata tė komandės... Ai, zėngjiruri, qė jepte urdhra tė pėrēartura!... Qė pėrdhoste idelat e shenjta tė luftės partizane... Qė nėpėrkėmbte atdhetarinė e partizanėve tė thjeshtė paqedashės nė emėr tė ideve komuniste... Qė ndillte gjakderdhje e pėrēarje, si tė ishte pushtues e jo shqiptar... Siluetat humbėn nėpėr natė. Pastaj zotėroi heshtja...

Didini bėri tė lėvizte e nuk lėvizi dot. Njė lloj pėrgjumjeje e sikletshme e kapėllonte tė tėrin. Qepallat i rėndonin si dy male. Si Saraqini e Mėllezi… Kishte bredhur tėrė shpellat dhe skutat e atyre dy maleve, nė gjurmė tė foleve tė thėllėzave dhe tė pėllumbave tė egėr. Kishte pirė ujin e grumbulluar nė prehėrin e shkėmbinjve tė tyre dhe ishte flladitur nėpėr hijet e lisave e stan mė stan… Dhe ja, tashmė, sikur tė donin tė hakmerreshin ata dy male e rėndonin keqas… Po Didini nuk jepej… Zuri tė kacafytej me malet… Njėrin arriti ta vinte poshtė vetes. Mėllezin… Kapėrceu sipėr tij dhe zbriti poshtė nė fshatin Markat, tek motėr Rehua… Nė fakt, e kishte kushėrirė tė parė, po ai, meqenėse duheshin shumė, e thėrriste motėr… Tekefundit, motėr ėshtė edhe kushėrira e parė. Mjafton zemra e mirė… Rehoja e priti gjithė mall… Ēuditėrisht, seē kish njė pamje tjetėr nė fytyrė!… Sikur kishte ndryshuar… Sikur i ngjante nėnės sė Didinit… Po nėna e tij kishte vdekur?!...

-Jo, jam gjallė! Jam gjallė pėr ty… Ja ku mė ke, - pėshpėriti nėna. - Dua qė ti tė martohesh… Mjaft u rropate i vetmuar udhėve tė botės. Ta kemi gjetur edhe nusen… Shtėpia, fisi presin trashėgimtarin tėnd!…
- Patjetėr nėnė, patjetėr! - mėrmėrinte Didini, duke lėshuar veten nė prehėrin e saj, si dikur nė fėmijėrinė e herėshme… Dhe ashtu nė prehėrin e nėnės e zuri gjumi... Kur hapi sytė ishte gdhirė… E pa veten tė strukur midis litarėve tė kulperės… Mėngjesi rigonte njė shi tė imtė… Bėnte ftohtė, shumė ftohtė, aq sa Didini nuk e ndiente trupin… Ishte pėrlyer me baltė e gjak… Bėri tė lėvizte dhe mezi rrėshqiti paksa… Mori frymė, thellė-thellė, si pėr tė mbledhur forcat dhe u rrokullis disa metra mė poshtė nga ku mund tė shihte rreth e rrotull… Pak mė tej dallohej udha qė tė ngjiste nė fshat…

Befas u ndien gjurmėt e njė kafshe ngarkese. Didini u struk nė pėrgjim. Priti njė hop… Nė bėrrylin e udhės u duk krushku i familjes sė tij qė zbriste me mushkėn pėrdore… Sikur e solli Zoti!... Didini e thirri nė emėr.
Krushku u ndal. Pastaj u afrua… Kur pa Didinin, ashtu tė pėrgjakur, u lemerit. E rrėmbeu nė krahė dhe e vendosi mbi mushkė, pastaj e mbėshtolli mirė e mirė me njė batanije leshi dhe ndėrroi udhė…
- Tė kanė katandisur sikur tė kanė ngrėnė qentė e fshatit, vėlla!… Janė kudo… Mburren, maskarenjtė! - shfryu krushku teksa u ndal diku dhe e rregulloi mė mirė pėr tė mos u rrėzuar prej samarit tė mushkės…
Didini dėgjonte shfrymjet e krushkut, por fjalėt i hynin nė veshė si pėrēartje… Ethet e forta gati ia kishin paralizuar tėrė shqisat...

Krushku qėndroi te porta e shtėpisė. Ndaloi edhe troku i mushkės.
- Qenka kthyer ai, malukati, vėllai im i vogėl, partizani. Po ia ndiej zėrin horrit! - shfryu rishtas dhe ndėrroi udhėn nė drejtim tė kasolles sė dhive.
Ndėrkohė u dha nė derė partizani.
- Ej, vėllaēko, ē'e ke atė?! - thirri ai, duke u afruar.
- Sikter, shiko hallet e tua, ti! Mos fut hundėt nė punėt e mia! - iu hakėrrua vėllai i madh.
- Pa shiko, shiko kush na qenka! Krushku ynė, mitralieri i Ballit! - u zgėrdhi partizani, qė guxoi e zbuloi trupin gati tė pajetė tė Didinit…

- Thyej qafėn! Mos e prek me dorė! - hungėroi vėllai i madh.
- Oho, si qenka katandisur, pėr nė spital. Ma ler mua, vėllaēko! Nuk e ka vendin kėtu, ky! - iu gėrmush me cinizėm partizani tė vėllait dhe i rrėmbeu kapistallin pėr dore, duke e shtyrė tutje, me gjithė fuqinė…
U kacafytėn njė hop… Didini e dėgjonte zėnkėn e tyre, ashtu pėrgjumėsh… Vėllai i madh mallkonte tė voglin… Miku kish nevojė pėr ndihmė dhe jo pėr ta prerė nė besė… Duhej ndihmuar sa pa u vdekur nė duar… Nuk duhej tė bėnin gjynah!... Nuk kishte vend pėr pendesė mė vonė...

Didini hovi pėrpjetė i llahtarisur...
- Mos, mos lėviz! - i bėrtiti njė vajzė bionde, parakrahu i sė cilės i rėndoi nė kraharor dhe e shtriu nė shtrat.
…Nė dorėn tjetėr i vezullonte njė shiringė. Ē'donte ai nė kėtė dhomė me kėtė aromė tė ēuditshme ilaēesh, qė tė kujtonte mjediset e njė spitali?!… Po kjo vajzė, pothuajse moshatare me tė, e veshur me uniformė ushtarake, qė e urdhėronte tė rrinte shtrirė pėr ta shpuar me atė dreq gjilpėre, qė shtrėngonte nė njėrėn dorė, ndėrsa me tjetrėn nuk e lejonte tė ngrihej?… Ashtu, instiktivisht, iu bind mė shumė vėshtrimit tė saj qė buronte njė dritė tė veēantė me dhembshuri prej nėne dhe motre… Nė atė vėshtrim vajzėror ndihej pėrkujdesja e njė njeriu, zemra e tė cilit tė shpreh atė qė s'e shprehin dot kurrė fjalėt…

- Nuk thua shyqyr qė ia hodhe sė keqes, por mė shtyn si demi i egėr i lidhur me litarė, - tha me tė qeshur vajza dhe, pasi e rrotulloi paksa, ia nguli lehtas gjilpėrėn nė tule…
Didini rėnkoi prej njė tė therme qė i pėrshkoi brinjėn e djathtė…
- More, po ē'ėshtė kėshtu me ju, u bėni ballė plumbave, kur u ngulen thellė e mė thellė nė trup pėr t'ju rrėmbyer shpirtin, dhe i trembeni njė gjilpėre, qė ua rikthen jetėn?!… Hajde, mbulohu mirė tani dhe gjumė, se edhe pak ditė dhe s'do tė dallohesh prej atyre qė janė shėndoshė e mirė, - e kėshilloi vajza…

Ajo ia rregulloi batanijet ngjeshuras me trupin. I fshiu djersėt prej ballit dhe pastaj iu drejtua krevatit tjetėr ku rėnkonte njė i moshuar…
Didini kuptoi se kishte pėrfunduar nė njė spital, po se ku, nuk dinte ē'tė thoshte… Njė spital i rėndomtė me dhoma tė vogla e tė lyera keq, si tė njė shtėpie fshati… Rrotulloi sytė dhe nė tryezėn aty pranė i zunė sytė njė kapele me yll, kurse prej derės gjysmė tė hapur dalloi nė korridor profilin e njė partizani, qė rrinte mendueshėm mbėshtetur pas murit me njė belxhik mbi tytėn e tė cilit kishte vendosur parakrahun… Ishte i veshur me njė kapotė tė vjetėr ushtarake angleze… Pėrmes dritares sė vogėl me hekura dalloi majėmalin me borė...

Sakaq u bė esėll sikur ta kishte zvarritur dikush lakuriq nėpėr truallin e mbuluar me njė shtresė tė trashė bore… Ndodhej nė spitalin partizan tė Theollogos!… Po si dreqin kishte pėrfunduar aty, nė atė spital, midis majėmaleve, ku tashmė kishin filluar borat e para?!… Rob i partizanėve ai qė gjithė jetėn kishte bredhur i lirė, si kaprolli i maleve pėrqark?!… I theri nė zemėr mendimi se dikush e kishte tradhtuar... E kishin shitur, ndėrkohė qė ai, i plagosur rėndė, kishte humbur vetėdijen…
Po sa kohė kishte nė kėtė dreq spitali, nė gjendje agonie? As i gjallė e as i vdekur! Dhe kush pa! Ai qė me fizikun e tij e ēonte hopa, kaliqafė, gomarin mė tė fuqishėm tė fshatit, si tė ishte qingj i sapolerė dhe jo kafshė e madhe, qė i kalonte 150 kilet… E kishin tradhtuar, tė pabesėt!…

Iu mblodh njė lėmsh nė fyt dhe ishte gati tė qante si fėmijė prej inatit… Si ia kishin punuar kėshtu?!…
Vajza partizane, infermiere, iu kthye rishtas e buzėqeshur. Dukej shpirt njeriu. Seē i tha, po Didini i pėrhumbur ende nuk po mėsohej dot me idenė e tradhtisė… Kishte dashur tė mbėshtetej te miqtė e vet dhe ata e kishin shitur si tė kishte qenė skllav e jo njeri, si tė ishte kafshė e i duhej dikujt pėr ta therur pėr kurban… O Zot!… Edhe kurban mund ta bėnin, pas tėrė atij shkėmbimi zjarri, midis partizanėve dhe nacionalistėve… Po kjo infermiere si sillej kaq mirė me tė, si tė ishte njė partizan i plagosur dhe jo kundėrshtar i saj?…

- Ke gati njė javė nė gjendje kome, pa shpresa jete. Tė kanė qėlluar nga mbrapa. Plumbi tė ka thyer njė brinjė, ka prekur lehtas mushkėrinė dhe ka fluturuar tutje. Plaga ishte e rėndė dhe kishe humbur shumė gjak. Ia hodhe se paske gėzuar shėndet tė mirė mė parė, - e sqaroi vajza, megjithėse Didini nuk e kishte pyetur.
Ajo, pėrkundrazi, sikur ia lexonte tėrė mendimet. Ndoshta ishte mosha e njėjtė qė i afronte… Ndoshta vajza kishte qėlluar shpirtdhembshur a ku ta dish?!...

Didini e vėshtronte ashtu pėrhumbtas dhe nuk fliste… Vajza buzėqeshi prapė, si pėr t'i dhėnė zemėr, ngriti supet dhe u largua lehtas... Sikur ia zbuti disi zemrėn pėrkujdesi i partizanes sė re, megjithatė parandjenja e sė keqes nuk i shqitej… E kishin tradhtuar njėherė, ēdo gjė mund tė prisje prej komandės komuniste!...
Edhe komanda e tyre seē kishte ca kokėshkretė… Ca ballistė tė trashė, qė e urrenin verbėrisht vegjėlinė e lidhur pas idesė komuniste... Po e tepronin tė dyja palėt, me sa ia priste mendja atij, sepse nė vend tė flitej pėr bashkim vėllazėror, pa dallim feje, krahine e ideje, kundėr armikut, siē u trumbetua me tė madhe nė fillimet e luftės, po nxitej hasmėri midis tė pasurve e tė varfėrve… Tė varfėrit tashmė kishin filluar tė lakmonin pasuritė e mė tė fuqishmėve qė i kishin trashėguar dhe mbrojtur brez pas brezi bashkė me truallin e kėtij vendi pėrherė tė rrezikuar… Tė pasurit, vetėkuptohet, nuk mund t'ua falnin pasuritė varfanjakėve dhe…

Tanimė nuk kishte kthim mbrapa… Kishte krisur pushka e vėllavrasjes dhe nuk i dihej fundit… Didinit, tashmė, nuk i mbetej tjetėr veēse ta bėnte zemrėn gur para ēdo tė papriture… Mbase ishte thjesht pasojė e trurit tė stėrlodhur ajo parandjenjė e keqe… Mbase do tė silleshin njerėzisht me tė… Nuk dinte t'i kishte shkaktuar vuajtje as edhe njė mize, nė jetėn e vet dhe jo mė njerėzve… Nė fund tė fundit, kishte luftuar pėr t'u vetėmbrojtur… Ishin partizanėt ata qė e provokuan atė betejė dhe jo nacionallstėt… Jeta ishte mbrojtur prej vdekjes dhe pėr kėtė ta dėnonin?!… A nuk ishte diēka absurde?!… Mbase kujdeseshin pėr t'i shpėtuar jetėn dhe e linin tė lirė!… Mbase e shėndoshnin si dashin para kurbanit...

- Le tė bėhet ē'ėshtė e shkruar. Dorės sė fatit askush nuk i shpėton dot, - e qetėsoi veten mė nė fund Didini, pėr tė pėrballuar me qetėsinė shpirtėrore dhembjet qė shkaktonte plaga ende e pashėruar.
Nė derė u dha njė mesoburrė me njė fytyrė tė tretur, si prej asaj dritės sė keqe qė i buronte nga sytė. Sy me vėshtrim tė ngulėt, si tė njė gjarpri, qė ka ngritur kryet dhe fėrshėllen i gatshėm pėr t'u i hedhur pėrsipėr presė qė ka pėrpara. Kasketa, me njė yll tė kuq tė shpėlarė, i kishte shkarė paksa anash dhe sikur e bėnte edhe mė armiqėsore atė fytyrė vrarėlie, me mollėza tė dala. Ishte mbėshtjellė me njė kapotė tė vjetėr ushtarake italiane dhe dridhej si prej njė zjarrmie tė brendshme. Pas tij vinte burri i moshuar me kapotėn e vjetėr angleze dhe me belxhik nė dorė. Duhej tė ishte njė fshatar babaxhan, prej atyre qė bėjnė ē'i urdhėrojnė tė zotėt.

- Ky ėshtė ai, ai i Pandalejmonit... shoku komandant, - belbėzoi partizani me belxhik nė dorė.
- Ky, pra, na qenka ai trimi?! - theksoi me cinizėm komandanti partizan dhe u afrua me sy vėshtrimngulėt nė bebėzat e syve tė Didinit, si tė donte t'i hynte nė tė fshehtat e shpirtit.
- Mbaka erė cjap! - i tha vetes Didini dhe e mėnjanoi fytyrėn me neveri pėr t'i shpėtuar duhmės qė tė provokonte tė vjellėt. - Infermierja mendon se plaga po shėrohet dhe se e paska mbledhur veten ky djalė, i shpėtoi vdekjes, shoku Pisha, - u ndie rishtas partizani babaxhan.

- E shoh, e shoh qė s'iu dridhka bebja e syrit, - nėnqeshi dhelpėrisht komandant Pisha dhe, me vėshtrimin tinėzar, pėrgjonte bebet e syve tė Didinit.
- Mė shkuli zorrėt me kėtė erė prej cjapi tė ndyrė! - murmuroi Didini dhe mbajti pezull frymėmarrjen pėr tė mėnjanuar kutėrbimin e kundėrshtarit, ndėrkohė qė ia nguli sytė me tė njėjtin vėshtrim pėrēmues, si tė donte t'i thoshte: "Nuk mė trembėt dot me pushkėt tuaja, ē'mė gudulis atėherė me kėtė shikim qesharak?!"...

Didini kishte dėgjuar se "Pisha" ishte pseudonimi i njėrit prej komandantėve partizanė, i cili, siē flitej, ndryshe nga prijėsit ēamė, shquhej pėr vrazhdėsi dhe pabesi. Madje ky ishte njėri prej drejtuesve qė ishte bėrė shkak i zėnkave dhe pėrēarjes nė batalionin partizan "Ēamėria", duke kėmbėngulur pėr t'i ndėrruar emrin… Tashmė batalioni quhej "Thoma Lulo" dhe kjo ishte me dashje a padashje padrejtėsi pėr Ēamėrinė… Mbase pas kėtij veprimi fshihej mendja djallėzore e grekut qė u ka dashur tė keqen ēamėve nė jetė tė jetėve, siē thoshnin mė tė menēurit e krahinės…

Dhe ja ku e kishte pėrpara, si shembėlltyrė tė djallit apo si njė kokudh qė ishte ngritur prej varrit…
Pisha, si t'ia kishte kuptuar mendimet, rrudhi fytyrėn, lidhi duart mbrapa dhe, ashtu gjysmė i pėrkulur siē ishte, nė po atė pozė, me vėshtrimin gjithė vrer, psherėtiu njė fije, me njė keqardhje tė shtirur, pastaj tha:
- Do t'i kishim shkuar tė gjithė nė hell ata lepujt tuaj, tė mos na kishte penguar ai mitralozi yt, mor djalė. Duhet tė ta dinė pėr nder nė kėtė e nė atė jetė, se i paske shpėtuar… Nuk u treguan as burra... Ia mbathėn dhe tė lanė vetėm, tė plagosur... - Paburrėria ju takon juve! Na ftuat si miq dhe na pretė nė besė, - e ndėrpreu Didini qetas...

- Ashtu mendon ti, mor djalė? Besoj se nuk tė solli paburrėria jonė nė kėtė spital? Nuk tė braktisėm ne apo jo? Pėrkundrazi, tė shpėtuam jetėn... Pa ta shohim njėherė plagėn, ktheje njėherė shpinėn, besoj se do tė jetė shėruar...
- Njėherė mė qėlluat pas shpine, nuk ma do mendja se do ta pėrsėrisni pabesinė tuaj, or komandant!… "Pishė" do tė thotė dritė, kurse juve, pėrkundrazi, silleni sikur ju pėlqen mjegulla, errėsira mė shumė se drita… Si puna e ujkut… Bėjeni para syve tė mi ē'keni ndėrmend, o komandant Pisha! Qėllomė ballaz, tė paktėn, megjithėse nuk ėshtė ndonjė burrėri e madhe tė vrasėsh njė tė paarmatosur nė shtrat, nė lėngatė, - ia ktheu gjithė pėrbuzje Didini.

- Ashtu?! Pa tė shohim njėherė sa tė vlen burrėria, mor djalė! - tha Pisha dhe gjakftohtė i vuri tytėn e kobures nė ballė. - Jepi, pra, ēoje gjer nė fund atė qė ke nisur! - brofi Didini me tė njėjtėn gjakftohtėsi, teksa parashihte vdekjen e vet nė sytė e kundėrshtarit.
- Epo tė falat e mia atyre tė botės tjetėr, mor djalė, meqė qenke kaq trim! - hungėroi ujkthi Pisha dhe tėrhoqi kėmbėzėn e kobures.
- Mos! Gjynah prej Zotit! - klithi i tmerruar partizani babaxhan, por zėrin e tij e mbyti krisma e armės.

Ndėrkaq trupi i Didinit hovi paksa, koka iu kėput dhe u plandos mbi jastėkun e pėrgjakur. Gjaku qė shpėrtheu nė ballė dhe pas kokės stėrpiku trupin, ēarēafėt, batanijet dhe muret, kurse dy currila u shndėrruan dalėngadalė nė njė pellg qė i lėpinte flokėt e zez dhe ia ngjiste pas kėllėfit. Nė buzė i kishte ngrirė buzėqeshja ironike, kurse sytė e pajetė vėshtronin ende nė drejtim tė vrasėsit, si tė donin ta fotografonin, me tė gjitha detajet atė fytyrė kokudhi…

- Merreni! Flakeni diku nė pėrrua! Le ta hanė korbat! Kockat e tij le t'i shpėrndajnė egėrsirat, poshtė e lart, ashtu pa varr! Gjeti ē'kėrkonte. Nuk meritonte mė shumė, ky djalė! Ėshtė tradhtar i Atdheut! - tha vrazhdas Pisha.
Futi koburen nė kėllėf dhe u largua si tė mos kishte ndodhur asgjė…

Po si rrodhėn ngjarjet me ritėm kaq lemeritės, me atė ritėm qė karakterizon zakonisht tė gjitha vdekjet e kobshme?!… Didini nė fillim ndjeu nė ballė ftohtėsirėn e armės, njė tkurrje tė lehtė tė muskujve dhe njė shpėrthim qė e mbyti nė tė dhjetat e sekondės "ah"-un e shpirtit tė shkulur vetėtimthi prej trupit tė tij…
Pastaj shpirti i ēuditur, duke u vėrtitur nėpėr dhomė bashkė me shungullimėn e krismės, si njė gulsh i saj, vuri re trupin e pajetė… Prej syve tė shuar sakaq rrodhėn dy pika lot, njėrin sy e mbushi njė rrjedhė gjaku, qė buronte, gulfa-gulfa, nga gropėza e zezė e hapur nė ballė dhe, lot e gjak u pėrzien bashkė… Shpirti ende nuk e besonte dot se ishte shkulur njėherė e pėrgjithmonė nga rrėnjėt qė e lidhnin me jetėn e mėparshme tė atij trupi tashmė tė pajetė…

Gjaku dalėngadalė u mpiks si petalet e shkėputura prej njė tufe lulėkuqesh tė hedhura pėrmbi e pėrqark trupit…
Derdhi lotė partizania bionde, derdhi lotė edhe partizani babaxhan pėr djalin, qė ia kėputėn jetėn nė lule tė moshės siē kėpusin, ashtu pa pikė dhembshurie, duar kriminale, gonxhe lulesh tė rralla pėr t'i shkelur me kėmbė… Trupin e pajetė e lanė lotėt e tyre, sepse askush tjetėr nuk iu ndodh pranė. Nuk iu ndodhėn se askujt nuk ia priste mendja atė lloj vdekjeje tė gatuar prej njė truri, mekanizmin e tė cilit do ta kishte zili edhe vetė kryedjalli i ferrit, kėshtu mendonte ato ēaste Didini-shpirt, i cili parandiente se do tė sfilitej gjatė nė pragun midis jetės dhe vdekjes, para se ndokush tė kujtohej pėr t'i ndėrtuar njė varr, pėr t'i vendosur njė tufė lule, para se tė hynte njėherė e pėrgjithmonė nė parajsė...

Shiu u shndėrrua nė njė breshėr tė furishėm. Tjegullat e ēatisė plakė sokėllinin mbyturas dhe ajo trokėllimė ngjethėse i kujtonte Didinit-shpirt klithmat e pragvdekjes sė njė qenieje qė po jep shpirt nėn fshikujt e rrebeshit, i kujtonte ditėvdekjen e vet… Klithte shtėpia e vjetėr sikur thėrriste nė ndihmė fatin pėr t'ia zgjatur edhe ca jetėn, klithte edhe Didini pėr t'i shpėtuar fatalitetit, po askush s'i dėgjonte zėrat e tyre… Dhembje e gurtė e memece ajo e shtėpisė, njėlloj edhe dhembja e tij...

Ndihej vetėm kėrkėllima e breshėrimės sė natyrės, njėlloj si pesėdhjetė e ca vjet mė parė...
Kėputeshin e binin gjethet e ullinjve dhe shtėpia e moēme, nėn atė shtjellė flutėrzash tė blerta qė vėrviteshin vėrtikthi pėrqark saj, dukej se tkurrej edhe mė shumė... Tkurrej edhe shpirti i Didinit nėn plumbat kristalinė tė qiellit tė zi zemėrak...
E trishtonte mendimi se ende do tė sillej nė trekėndėshin fatal: Shalės-Pandalejmon-Theollogo... Me sa dukej, paqja e premtuar ishte ende njė trill...

[ Kthehu ]