Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


DĖSHMIA

- tregim

Fatija u drodh kur zėri i nuses i preu fillin e mendimeve. Njėlloj sikur ta kishin llahtarisur nė gjumė. Fundja njėfarė gjumi ėshtė edhe rėnia nė mendime, pėrhumbja nė sterrėn e vetes ku janė mbledhur pikė e pikė dhimbjet, hidhėrimet, tėrė vuajtjet dhe hallet e jetės. S'ka ilaē mė tė mirė pėr tė qetėsuar plagėt pa shėrim, plagėt e lėndura pa dashje. Kuturisesh nė mendjen tėnde, e shtjell dhe e tjerr atė tė shkretė ashtu ngadalė si shtėllungėn e leshit, siē ia ka ėnda dhe shtriganes pleqėri. Po ē'tha nusja vallė? E gjora ajo qė e pandeh tė lajthitur kėrcuren plakė!

- Tė ndjeva zėnė apo mė bėnė veshėt, bijė? - iu kthye tė resė qė po grinte ca lakra nė njė tepsi tė vjetėr bakri.
Gjysmare ēdo gjė nė atė kasolle ku kishin gjetur strehė pas mėnxyrės qė i ndoqi kėmba-kėmbės gjer te portat e kufirit shqiptar. Dhe, si tė mos mjaftonin kujtimet e lemerishme qė i lėvrinin herė pas here nė sytė e mendjes, na edhe varfėria, si njė grusht gjembash mė shumė.

- Njė komision thashė, ka ardhur njė komision me ca tė huaj, - pėrsėriti nusja, nė fytyrėn e sė cilės mėma dalloi haptas keqardhje.
Ndjeu tė rrėnqethura nėpėr trupin e plakur e tė zhubrosur si njė topth leckash, mė shumė tė rėgjuar prej marazit se prej pleqėrisė.
- Tė huaj the? Po ē'duan tė huajt kėtu?! - sa s'klithi e tėra e ngjethur, pa kuptuar nė se ishte prania e tė huajve apo diēka tjetėr qė i ndillte urrejtje.
- Thonė se janė njerėz qė na e duan tė mirėn, moj nėnė. Mbledhin dėshmira pėr krimet e gjaksorėve tanė… Thonė se do t'i dėnojė bota zervistėt grekė, qė dogjėn, vranė e prenė Ēamėrinė tonė, - e ėmbėlsoi zėrin e reja, si tė kishte pėrpara tė voglin e saj trevjeēar qė duhej patjetėr pėrkėdhelur.

- Mirėsi zeza e tė huajit! Ah!… I huaji i huaj mbetet, moj bijė. Kije nga mėma kėtė… Po ē'kėrkojnė ata?… Ma thuaj edhe njėherė se sikur mė gjėmojnė veshėt! - theksoi mėma, sa mosbesuese dhe kureshtare, e shndėrruar sakaq si flaka qė shpėrthen nė njė zjarr bubullues.
- Janė mbledhur njerėzia nė shtėpinė e Rexho Plakut dhe u tregojnė pėr tė kėqijat qė na kanė bėrė grekėt, sesi na vranė e na pėrzunė nga shtėpitė, na grabitėn e na dogjėn pasuritė, na lanė muhaxhirė pa atdhe, - tha e pėrlotur nusja.
- Ashtuuu?! - mėrmėriti mėdyshas mėma dhe sikur i shkrepi edhe nėpėr skutat e shpirtit tė vrerosur njė dritėz.

Iu kujtua se kishte kaluar mė shumė se njė vit nga ajo ditė e mallkuar kur mortja, me pamjen e tė pabesėve zervistė grekė, ishte turrur nė fshatin e tyre, atje nė Ēamėri, shtėpi mė shtėpi, i kishte ngulur thonjtė e vet, tėrbimthi, nė jetėn e njerėzve tė pafajshėm, theri, griu e pėrgjaku burra, djem e fėmijė… Mortje burracake qė nuk kursente as gratė!…

"Oh, mallkim, vetėm mallkim! - brofi qenia e saj e rebeluar nė vetvete. - Mallkuar nė jetė tė jetėve! Tė huajt! Ata qė na vranė natėn e na qanė ditėn!… Kėshtu dhe ngaherė, kėshtu… Mbase qė kur ėshtė krijuar kjo botė… I huaji vret dhe me thikė, edhe me tė qeshurėn e vet, me plumb dhe me bukė. Po, po, tė merr mė qafė edhe buka e tė huajit! Tė ngec m'u nė fyt, tė mbyt e prapė s'tė beson kush… Prandaj edhe pėrsėritet e pėrsėritet pafund historia me tė huajt… Si nė Ēamėrinė tonė… Jo, o tė huaj, nuk ju zė dot besė… Tė paktėn unė, korba plakė. Se ishit ju qė mė katandisėt kėshtu, kallogre"…

Mėma e egėrsuar njė copėherė, si ata qė i zė gjaku dhe e humbasin toruan, u harrua pėrballė skenave tė tragjedisė, qė ndėrtonte e rindėrtonte vazhdimisht imagjinata e sa e topitur, gjersa e shkundi zėri i nuses nga ajo vetėshushatje. E pėrjetonte ditė e natė kėtė gjendje shtangieje qė i sillte nė sytė e mendjes, si me magji, tėrė tė vdekurit dhe ajo i hakėrrohej mortjes me krahėt e pėrfytyrimit, e zbonte larg, shumė larg, pastronte plagėt e frikshme tė viktimave dhe bisedonte e bisedonte pa u lodhur me ta… Qanin hallin e pėrbashkėt…

Nė fund tė fundit, kredhja nė tė kaluarėn, sado torturuese, ishte e vetmja kėnaqėsi qė e ngushėllonte mėmėn, pėrveē nipit trevjeēar qė e donte si dritėn e syve. I ngjante djalit tė saj ajo fėmijė dhe, nėse i gėzohej dritės sė syrit, i gėzohej pikėrisht pėr atė trashėgimtar…

- The gjė, bijė? Se mua po mė lėnė edhe veshėt, tė keqen, - u ndje mėma dhe padashur vuri re se edhe e reja, megjithėse nuk i kishte mbushur tė tridhjetat, po rrudhej dhe po zbardhej para kohe, si shumė vejusha.
- Thashė se ata tė huajt sikur nuk po u besojnė dėshmive gojore tė njerėzve tanė. U duken fantazira…
I theri zemra Fatijes, si ta kishte goditur edhe atė thika e zervistėve. Iu err vėshtrimi dhe u shushat pėrsėri. U deshėn duart e nuses kėsaj here pėr ta shkulur nga ajo gjendje tė fikėti. Njėlloj asfiksie logjike.

- Kujdes djalin, nuse, - tha befas mėma dhe u ēua me mundim, nė kėmbė.
Duart nuk ia shqiste prehėrit tė tumaneve si tė ishte nuse shtatzanė dhe tė priste fėmijėn e parė. Nė kokė i zukaste i vetmi mendim se i huaji mbetet i huaj. Dhe i dridhej i tėrė trupi si nga ethet…
Nė udhė e sipėr vuri re se gjethet e bajameve ishin zverdhur. Mbi kryet e saj varej njė qiell i trazuar vjeshte. Ishte vjeshtė e vitit 1946. Poshtė Konispolit, nė Vasilikua tymosnin ende zjarret e muhaxhirėve tė Ēamėrisė. Nė Qafėbotė zbardhnin gurė varresh. Ende s'ishte tharė dheu mbi ato varre…

Plaka zbriste drejt mesit tė fshatit duke u mbajtur nėpėr trungjet e ullinjve dhe bajameve. Hepohej pėr t'u rrėzuar e nuk rrėzohej. Shpresat e mbanin nė kėmbė…
Ajo e pa qė larg grumbullin e njerėzve, edhe ata e panė atė. Tė huajt, ndonėse u pėrkthehej gjithshka me hollėsi, vazhdonin tė tundnin kokėn mosbesues, u dukej si njė gogol mė tepėr i sajuar se sa njė e vėrtetė e jetuar vrasėse, persekutuese, pėrndjekėse, masakra qė pėrshkruanin dėshmitė gojore. Mospėrfillja po i nxehte konispolitėt e ēamėt e mbledhur pėrballė komisionit.

Fatija qė e merrte me mend, pak a shumė, rrjedhėn e bisedimeve, u dha nė krye tė sheshit. Pėr ēudi, njė lloj force e zgjuar diku brenda saj ia bėnte mė tė sigurt hapat. I huaji mbetet i huaj, i vetmi mendim refren pėrbrenda kafkės sė saj, mbėshtjellė me shaminė e bardhė lidhur ndėn gushė. Dhe urrejtja ia valonte trupin e tkurrur e tė kėrrusur nga llahtara e mėnxyrės. Ashtu e kėrleshur, nė dukje, shtrėngonte ende, me duart qė i dridheshin, prehėrin e tumaneve. Njerėzit e irrituar heshtėn, duke i hapur udhė, sikur ajo po sillte njė provė tė madhe qė pėrmbante nė vetvete tė gjitha provat, faktet e dėshmitė, ato qė thanė e qė do tė thonin… Atėherė tė huajt nuk do tė guxonin t'i lėviznin mė kryet me mosbesim…

Sytė e tė gjithėve njėherėsh u mbėshtetėn nė prehėrin e tumaneve, nė njė pritje tė ankthshme, sikur nga barku i saj do tė lindte, aty pėr aty, njė fėmijė qė do tė rritej nė ēast pėr tė dėshmuar me shenjat e plagėve, me klithmat e tmerrit pėrballė torturave tė vdekjes, gjithēka kishin vuajtur, parė e dėgjuar ēamėt e pėrvėluar…

Edhe njerėzit e komisionit sikur parandien diēka. Ata heshtėn dhe ia ngulėn vėshtrimet plakės si njė dėshmie tė gjallė tė sajuar, ashtu si njė nyje vuajtjesh, dhimbjesh e varfėrie tė papėrceptueshme nga mendjet e tyre.
Mėma po afrohej ngadalė si njė ceremoni e pėrzishme. Njė hop ajo u mėdysh: tė ndalej apo tė shkonte gjer nė fund tė atij korridori njerėzish, ku rrinin tė huajt. Fytyra po i shtrembėrohej, hera-herės, si dikur nė nusėrinė e saj nga dhimbjet e lindjes sė djalit, tė birit tė vetėm qė ia masakruan pėrpara syve xhelatėt zervistė. Askush nga ata qė e rrethonin nuk guxonte tė pipėtinte, t'i thoshte qoftė edhe njė fjalė tė vetme.

Kur u afrua para tryezės sė tė huajve ndjeu se iu rėndua frymėmarrja, lotėt qė u kishin shterur prej kohėsh syve tė saj tė thelluar, sikur u rrokullisėn e i zunė lėmshas fytin. Megjithatė i ngriti sytė nga barku i saj dhe u hodhi njė vėshtrim tė egėrsuar tė huajve, nga duart iu shkėput, befas, njė shtėllungėz flokėsh qė u hap pėrmbi shkresurina me pamjen makabre tė njė lėkure tė rrjepur nga njė kokė njeriu…

Tė huajt hovėn pėrpjetė dhe u zbrapsėn me llahtarė. Njė klithmė si prej korbi u ngrit nga kraharorėt e njerėzve. Vėshtrimi pėrbuzės i mėmės i pėrfshiu tė gjithė dhe u ndal mbi tė huajt. Ata s'bėzanin, si tė tromaksurit prej njė ndėshkimi qė mund t'ia behte nga ēasti nė ēast.

- Donit dėshmi pėr kriminelėt dhe krimet e tyre? Ja ku e kini! Flet vetė pėr tėrė atė gjėmė qė na hodhėn nė kurriz tė pabesėt, - tha dhe zėri iu kėput si nga njė goditje e beftė.
Lotėt i rrodhėn nėpėr brazdat e faqeve tė rreshkura. Heshti pak pastaj nisi tė rrėfente, mė shumė si pėr vete se pėr tė tjerėt.

- Njė krakurimė e ethshme kėpucėsh me gozhdė u ndie nėpėr shkallėt e gurta. Ngrimė nė pritje. Parandjenja e sė keqes apo hija e atij troku ogurzi, qė po i turrej si kurrė ndonjėherė shtėpisė sonė dykatėshe, si njė kala e gurtė nė njė shpatull bregu atje nė Ēamėri, na e vuvosi gojėn. Seē kishim njė gėzim atė ditė, nuk mbaj mend mirė, por po qeshnim me djalthin qė kolovitej nė supet e tim biri. I ngriu edhe fėmijės e qeshura nė buzė. Nusja e djalit, dyllė e verdhė, sikur e nxiti gjė, arriti tė rrėmbente mashanė nė vatėr dhe mbeti me sytė e tromaksur nga dera. Graburitja u ndėrpre, fare pak, aq sa i duhet njė njeriu pėr t'u mbushur mirė me frymė, nė sheshin nė krye tė shkallėve, pastaj njė goditje shkelmi dhe dera u pėrplas si rrufe pas mureve, njėri kanat i dalė nga mentesha u anua me njė gėrvimė ankuese. Nė prag u dhanė dy ushtarė tė Zervės, dy mjekėroshė, njėri mė zdap se tjetri. Ai mė i gjati kish njė sy tė kuq, tė egėrsuar nga tė pirėt a ndoshta nga pagjumėsia, me njė vėshtrim si tė qenit tė tėrbuar. Shkuli sakaq kamėn nga brezi dhe ashtu vėngėrosh na u kėrcėnua tė mos lėviznim vendit, tė mos ulėrinim, po tė na dhimbsej lėkura.

Nusja vuri tė dy duart mbi fytyrė pėr tė mbytur klithmėn qė i shpėtoi prej lemerisė. Ushtari tjetėr, njė kokėtul, qė dinte vetėm tė zgėrdhihej, ia vuri majėn e kamės nė fyt asaj nė ēastin qė po matej t'i binte me masha pėr t'u mbrojtur. U sula midis ushtarit dhe nuses dhe i shtyva larg e larg e tmerruar. Zemra mė rrihte si daulle nė gjoks. Djalthi, megjithėse nė duart e babait tė tij, i lemerisur nga ardhja brutale e atyre tė panjohurve, ia plasi befas tė qarit me britma. Pushoje atė kulish se ia kėputa kokėn si tė zogut, iu gėrmush tim biri vėngėroshi dhe po i afrohej me sytė qė i vetėtinin ligėsi. U lėshova prapė midis gjakėsorit dhe djalit. Ishin pothuaj mosha e tim biri ata tė dy, tė paemrit, as njėzetvjeēarė dhe mizorė si pjellė djalli.

Na detyruan tė mblidheshim nė qoshe tė dhomės djalė, nuse dhe unė qė i mbroja me trupin tim nga maja e urryer e asaj kame nė duart e vėngėroshit. Kokėtuli, qė mbante tė dy pushkėt dhe njė kamė, vėrdallisej nėpėr shtėpi, me atė tė qeshurėn e vet tė pėshtirė, pa zė, si e njė tė sėmuri prej damllasė. Dyshemeja e vjetėr prej dru rrapi rėnkonte e bubullonte prej atyre kėpucėve tė rėnda qė mbanin ata tė mallkuarit. Vėngėroshi pėmbysi stivėn me dyshekė e jorganė, sepetet, dollapėt, e bėri rrėmujė tėrė shtėpinė, duke e kthyer gjithēka sė prapthi. Kėrkonte flori, kurse kokėtuli s'na i ndante sytė tek vinte rrotull e gjuante me majėn e kėpucės rrobat e pajės sime. Im bir mezi e pėrmbante veten, por unė ia prisja hovin, duke e pickuar tė heshtėte dhe duke i ndenjur pėr ēdo rast pėrpara. Vėngėroshi qė s'po gjente asgjė tė vlefshme, shfrynte e hungėronte mbyturazi. Sa s'po pėlciste nga inati. I nxinte balli. E ndiqja me ankth ēdo lėvizje tė tij dhe atė ēast do tė doja ta kisha vėrtet njė grusht flori pėr ata kokudhė vetėm tė mos mė preknin djalin, nusen dhe fėmijėn e tyre, xhanin tim, flori e shkuar floririt. Po nė njė ēast vėngėroshi drejtoi trupin dhe e urdhėroi kokėtulin tė na lidhte. Oh, ai ēast! Si ia dridhte qerpikėt e syve ligėsia atij krimineli.

Si i shtrėngonte nofullat dhe dhėmbėt, si turfullonte ai dac i zi zemėrak. O Perėndi, ē'krijesė e shėmtuar mbi dhe! Iu hodh pėrsipėr tim biri, ia shkuli nga duart foshnjen e lebetitur, e flaku nė grumbullin e rrobave dhe i vuri kėmbėn nė grykė gati pėr ta mbytur. Djali im u shkėput nga duart e kokėtulit dhe hovi pėr tė shpėtuar fėmijėn. U kacafytėn me vėngėroshin, i cili iu kthye me grushta e shkelma. E kapi pėr flokėsh dhe zuri ta zvarriste nėpėr dhomė. Unė e nusja, lidhur bashkė, bėrtisnim tė pamundura pėr ta shpėtuar. Kokėtuli e mbante pėrkrahėsh tim bir dhe vėngėroshi e qėllonte gjithė egėrsi me kėpucėt e rėnda, nė bark. Sytė i ishin pėrgjakur nga tėrbimi. Kur u kėput e ra nė shesh trupi i tim biri, gati pa jetė, vėngėroshi i pangopur, i nguli kamėn nė zemėr, e shkuli dhe ashtu tė pėrgjakur e nguli prapė e prapė e prapė… U ndez edhe kokėtuli… Me bajonetė… Ia bėnė trupin vrima-vrima… Nusja i humbi menjėherė ndjenjat, kurse unė ashtu si nėpėr mjegull, me zemrėn e copėtuar, gati nė tė fikur, e pashė tėrė atė llahtarė se si klithte im bir: "Oh, nanė, mė vranė"! Se si hidhej e pėrdridhej kufoma ende e ngrohtė; si rridhte gjaku currila-currila, spėrkati murin dhe rrobat e gjakėsorėve, u derdh nėpėr dysheme, njė pjesė kullonte nėpėr njė tė ēarė poshtė nė errėsirėn e katoit, kurse pjesa tjetėr u mblodh e ngriu te kėmbėt e mia…

Po se mos u mjaftuan me kaq?! Kokėtulit nuk i shqitej nga buzėt ajo e qeshur lugati, kurse vėngėroshi seē mė bėrbėliste, duke m'u zgėrdhirė nė hundė me thikėn qė pikonte gjakun e djalit tim… Mė ishte tharė goja. Ashtu me sy tė shqyer nga ajo llahtarė e paparė dhe e padėgjuar, nga ajo mėnxyrė tepėr e rėndė pėr supet e mia prej nėne tė thinjur, e kisha humbur pothuajse fare ndjeshmėrinė… Isha si njė kufomė e gjallė… Kurse katilat, qė donin tė mė torturonin edhe mė, pasi ma therėn djalin, si bagėtinė, ia rropėn kokėn dhe lėkurėn e pėrgjakur ma rrasėn nė prehėr tė tumaneve… Atėherė m'u err edhe ajo pak dritė e syve dhe s'pashė mė… Kur erdha nė vete ata kishin ikur…

Shtėpinė e larė nė gjak e lava edhe njėherė me lotėt e mi dhe mora udhėn pėrtej kufirit, tė paktėn, tė shpėtoja djalin e nusen nga kthetrat e flamės qė na hodhi mbi krye Zerva me atė bandė burracakėsh tė mallkuar…
Turma, qė dėgjonte e nemitur, si pakuptuar u ndez nė njė murmurimė rebelimi qė po e mblidhte grusht pėrqark mėmės. Ashtu e njėsuar ajo masė njerėzish, dikur e pėrdhunuar, rrezatonte dėshirėn e ethshme pėr drejtėsi, pėrballė tryezės sė komisionit… Tė huajt, qė tashmė e kishin mbledhur veten, sikur e thithėn nėpėr ēdo qelizė tė trupit tė tyre mizorinė qė kishin vuajtur kėta njerėz, revoltėn qė u shkaktonte gjymtimi ende i pashpaguar… E drejta ishte po nė mes tyre, e masakruar…

Shkrepėn disa herė aparatet fotografike, si pėr tė fiksuar nė celuloid zemėrimin njerėzor, seē shkruan nė ato kartėrat e tyre, i mbyllėn me nxitim nėpėr ca ēanta tė zeza dhe u larguan me makinėn qė i kishte sjellė…
Mėmė Fatija mori me pėrkėdheli dhe dhimbje lėkurėn e kokės sė tė birit, e mbėshtolli tėrė kujdes e merak, shkopsiti polkėn dhe e rrasi nė gji, pranė zemrės, si tė donte t'i jepte jetė nga jeta e saj…

I vėshtroi edhe njėherė njerėzit me sytė e pėrlotur dhe ashtu me duart pėrmbi kraharor u kthye pėr tė ikur…
Njerėzit i hapėn udhė pa folur. Ajo po largohej, megjithatė mbeti si njė plagė e re e pashėrueshme nė zemrat e tyre, njė plagė mė shumė pėrkrah plagėve tė sapolėnduara tė pafajėsisė qė u ndriēonte fytyrat…

[ Kthehu ]