Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


ĒAMĖRIA

Ēamėria ėshtė pjesa mė jugore e trungut tokėsor shqiptar. Pra ėshtė Thesprotia e lashtė ilire, bukuria natyrore dhe shpirti i Epirit, njė shtrirje territoriale bregdetare joniane e jugut tė thellė shqiptar prej Sarandės e deri nė Prevezė. Ajo ėshtė njė nga krahinat etnografike mė tė begata qė formojnė Toskėrinė.
Pjesa mė e madhe e saj, matanė kufirit tė Konispolit, nė Qafė tė Botės e tej drejt jugut, mė 1913 u aneksua padrejtėsisht prej grekėve. Prej Ēamėrisė mbeti brenda trungut amė, Shqipėrisė, vetėm zona e Konispolit me fshatrat e saj.
Ēamėrinė nga Greqia qė nė lashtėsi e ndan Gjiri i Nartės dhe ngushtica detare e Prévezės. Nė veri zgjatet rreth 100 km. e nė lindje deri nė kreshtėn malore tė Dodonės. Brenda kėsaj hapėsire pėrmblidhet njė sipėrfaqe mbi 4.000 km2.

ĒAMĖRIA

Ngase Ēamėria zė vendin mė kyē nė udhėt Evropė-Azi si edhe ngaqė toka (ullinjtė, agrumet, vreshtaria, pemtaria e blektoria) dhe portet e saj (Gumenica, Preveza, Sallahora, Parga e Sajadha) janė ndėr burimetmė kryesore ekonomike nė Ballkanin Jugor; nga lindorėt e perėndimorėt ka qenė lakmuar, mėsyrė herė pas here dhe shndėrruar shpesh nė shesh luftimesh. Grekėt ishin pushtuesit qė kanė sinuar vazhdimisht jo vetėm zhdukjen e shqiptarėve tė kėtyre trevave etnike, por edhe zhbėrjen e nocionit Ēamėri.
Pėr shkak tė luftėrave tė shpeshta popullata e Ēamėrisė nuk mundi kurrė tė ngjitej mbi 115 mijshin. Ndoshta pėr arsye mbijetese rreth 65 pėr qind e ēamėve pėrqafuan islamin e tė tjerėt mbetėn ortodoksė. Tė mėdha ishin humbjet e ēamėve nė cilėndo pėrleshje me pushtuesit e ndryshėm, po gjėmėn mė tė hidhur ata e pėsuan nga pushtuesit grekė, pas njė pėrfytjeje tė armatosur 6-mujore. Me tė shkelur nė Ēamėri (10-12 mars 1913), ushtria greke filloi zhdukjen e burrave mė tė zotė. Vetėm pranė Paramithisė griu 100 prej atyre qė mundi tė kapte.
Shtrėngatėn tjetėr masive pushtetarėt grekė e shpėrthyen nė dimrin e viteve 1921-1922. Qindra e qindra ēamėr e janinas i vranė, burgosėn, internuan dhe i rrahėn pėr vdekje; qindra gra e vajza i pėrdhunuan e masakruan.

Njė vrungullimė masive edhe mė rrėmbyese sundimtarėt grekė e shpėrthyen nė vitet 1922-1926, kur me lloj-lloj mėnyrash dhe mjetesh nga mė tė dhunshmet pėrzunė nga Ēamėria mbi 30.000 shqiptarė islamikė dhe 40.000 tė tjerė nga Janina e Tejgramozi.
Edhe mė lemeritės ishte rrufulli (tornadua) qė ata shpėrthyen nė muajt tetor-dhjetor 1940 e janar-prill 1941. Sė pari ata rrėmbyen nga vatrat e veta tėrė shqiptarėt islamikė nga 14-15 vjeē e lart dhe i mbyllėn nė ēarqet e vdekjes tė ngritur posaēėrisht nė ujdhezat egjeike. Jo pak prej tyre u vranė barbarisht gjatė zvarrisjes udhėve e shumė mė shumė vdiqėn nėpėr ēarqet nė fjalė, tė ngjashme me ata tė Aushvicit, Dakaut, Majdanikut etj.
Zhdukjen pėrfundimtare tė shqiptarėve islamikė pushtetarėt grekė e kishin parapėrgatitur pėr nė prill 1941, kur do tė mbyllnin nė ato ēarqe edhe tėrė fėmijėt dhe gratė. Po Zoti ndaj ujqve grekė ndėrseu tigrat gjermanė. Kjo dha mundėsi qė tė ndalej pėrbindshmėria e pritme greke dhe ata qė kishin mundur tė mbijetonin nėpėr ēarqet nė fjalė, tė ktheheshin nė Ēamėri.

Zhdukjen tėrėsore tė shqiptarėve muslimanė nga Ēamėria e robėruar prej tyre, grekėt e kryen gjatė verės e vjeshtės sė 1944-s dhe marsit 1945. Mijėra e mijėra prej tyre: burra, gra, fėmijė u shkuan nė thikė e u grinė me plumba. Nga e tėrė ajo popullatė vetėm 20-22 mijė, duke vrapuar nėn breshėritė e plumbave dhe tė gjyleve, arritėn tė futen nė shtetin shqiptar.
Qytetet kryesore, qendra qarqesh, tė Ēamėrisė janė:
Gumenica qė pėrfshin qytet-rrethet e Filatit, Margėllėēit, Pargės e Paramithisė;
Preveza qė pėrfshin qytet-rrethet Lurė dhe Nartė.
Ēamėria ka rreth 286 fshatra qė merren me bujqėsi, kryesisht pemtari dhe blektori. Laget nga ujėrat e detit Jon dhe ėshtė njė zonė me klimė tė butė e tė freskėt mesdhetare tejet pjellore, njė natyrė e virgjėr pėrherė e gjelbėr larg ndotjeve industriale.