Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


Shefki Hysa
- individualitet i veēantė krijues

Nga Dr. Haim Reitan

Dr. Haim Reitan U lind nė Ersekė mė 20 korrik 1957 nė njė familje intelektuale.
Babai i tij, Mazari, ishte mėsues me vllehtė atė periudhė dhe ndiqte shtegtimin e tyre baritor, veronte nė malet e Gramozit tė rrethit tė Kolonjės, me qendėr Ersekėn, dhe dimėronte nė Sarandė, duke mos iu ndarė shkollimit tė fėmijėve ēobanė.
Familjarisht banonte nė Shalės tė Konispolit.
Nėna e Shefkiut, Bahrieja, ishte shtėpiake dhe shtegėtonte pėrkrah tė shoqit qė tė kujdesej pėr familjen.

Shefkiu i pėrket njė fisi tė vjetėr atdhetar tė vendosur nė Shalės tė Konispolit rreth shekullit tė 18-tė, ndoshta nė periudhėn e muslimanizimit tė kėsaj krahine, sepse cilėsohet si njė ndėr shtatė fiset e para themeluese tė fshatit Shalės, sipas kujtesės popullore. Vetėkuptohet ishin fis i pasur, merreshin me blektori dhe bujqėsi, kishin shumė pyje, kullota dhe toka buke, rrjedhimisht do tė ishin dhe atdhetarė dhe do ta mbronin edhe me gjak shtėpinė e tyre, Atdheun - Ēamėrinė, nga synimet aneksuese tė shovinistėve grekė.
Gjyshi i Shefkiut, atdhetari i shquar Shefki Hoxha (ishin edhe fetarė brez pas brezi, prandaj mbanin edhe mbiemrin "Hoxha"), njihet si njė ndėr themeluesit e klubeve tė para atdhetare tė Konispolit dhe tė Filatit, si financues i shkollave tė para shqipe nė zonėn e Ēamėrisė (nė Konispol, Filat e Gumenicė), dhe si kundėrshtar i ashpėr i tė gjitha pushteteve, si me atė turk edhe mė vonė me pushtetin mbretėror tė Zogut.

Nė vitet 20-tė Shefki Hoxha u shqua si demokrat, pėrkrahės i Nolit dhe i qeverisė sė tij reformiste, pavarėsisht nga fakti se mund t'i prekeshin pasuritė. Ishte kjo njė nga arsyet qė u burgos nga Zogu. Madje pėr kėtė arsye poeti popullor i zonės kėndonte:
"Telegramet venė e vinė,/ tė ngrenė xhandarmėrinė,/ thonė pėr njė rebelim,/ Ēamėria s'iu bindka Mbretit,/ Naltmadhnisė sė Tij Ahmetit./ Nė Shalės muarr Shefkinė,/ nė Konispol Maze Haminė/ dhe Xhafo Pandalejmoninė"…

Shefki Hoxha u sėmur nė burgun e Lezhės dhe vdiq nė vitin 1936, si pasojė e lėngatave tė burgimit.
Babai i Shefki Hysės, Mazari, u pėrndoq si antikomunist nga diktatura, pavarėsisht se shtėpia e tyre nė Shalės ishte mbėshtetja kryesore e luftės, bazė partizane. Nė vitin 1960 Mazarin e larguan nga arsimi, pėr shkak tė vėllait tė tij nacionalist, Sadedinit, tė pushkatuar pa gjyq nga komunistėt mė 13 nėntor tė vitit 1943 nė spitalin partizan tė Theollogos.
Pra, mė nė fund familja e tyre ishte pėrfshirė nga mekanizmi i verbėr i luftės sė klasave, gjė qė e cėnoi rėndė edhe Shefkinė, pas vdekjes sė babait, Mazarit, nė vitin 1976.

Mazar Hysa, babai i Shefki Hysės, u nda nga kjo botė me shijen e njė jete tė hidhur nė buzė. Megjithatė Shefkiu arriti tė mbijetonte, falė genit qė trashėgonte nga tė parėt e fisit.
Shkollėn fillore e tetėvjeēare i kreu nė fshatin Shalės tė Konispolit.
Shkollėn e mesme bujqėsore e filloi mė 1972 dhe e pėrfundoi mė 1976 nė Konispol tė krahinės sė Ēamėrisė. (Pushteti komunist i asaj kohe e dėrgoi me detyrim nė shkollėn bujqėsore, jo nė gjimnaz, pėr shkak tė biografisė sė "keqe", si fis me origjinė prej shtresave klasore tė pasura antikomuniste dhe pėr faktin e xhaxhait tė tij, Sadedinit, nacionalis i pushkatuar politik).

Pas dhjetė vjetėsh pėrpjekjesh xheklondoniane nė vitin 1985 arriti tė siguronte njė tė drejtė studimi pėr letėrsi nė Univeristetin e Tiranės. Ishte kėmbėngulja e shkrimtarit tė shquar Dritėro Agolli, i cili nga pozitat e Kryetarit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, si dhe nė disa raste tė tjera, si edhe nė rastin kur i hoqėn tė drejtėn e botimit poetit Namik Mane, iu imponua strukturave tė pushtetit totalitar pėr tė rishikuar biografinė e Shefkiut, qė t'i jepej e drejta e mohuar pėr tė studiuar nė Universitet.
Nė vitin 1989 u diplomua pėr gjuhė-letėrsi nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė tė Universitetit tė Tiranės. Ndėrkohė vazhdonte tė shkruante dhe botonte tregimet e para dhe publicistikė.

Pra, mė nė fund Shefki Hysės i ishte vlerėsuar talenti prej prozatori me individualitet krijues tė spikatur, siē shprehej kritika pėr tregimet e tij tė para lirike tė mirėpritura nga opinioni letrar dhe lexuesit.
"Tregimtari im i dashur, me vrojtime tė ēuditėshme dhe ndjenja tė holla; shkrimtar i ēmuar gjithmonė nga unė e tė tjerėt", kėshtu shprehej Dritėroi entuziast pėr tė ardhmen letrare tė Shefkiut dhe nuk do tė zhgėnjehej.
Gjatė viteve 1991-97 ka punuar si gazetar nė gazetėn "Ēamėria" dhe kryeredaktor nė gazetat "Kombi" e "Dielli".
Ndėrkaq ka kryer disa specializime nė fushėn e gazetarisė, botimeve dhe tė marrėdhėnieve publike e ndėrkombėtare.
Qė nga viti 1997 vazhdon tė punojė nė Administratėn e Kuvendit tė Shqipėrisė.
Ka themeluar dhe vazhdon tė drejtojė Shoqatėn Kulturore "Bilal Xhaferri" dhe Shtėpinė Botuese "Bilal Xhaferri".
Ėshtė sekretar i Lidhjes sė shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė.

Ka botuar "Turtullesha dhe djalli", tregime (1992), botim i shtėpisė botuese "Bilal Xhaferri".
"Robėr tė paqes", roman (1994), botim i shtėpisė botuese "Bilal Xhaferri".
"Parajsa e mallkuar", roman (1997), botim i shtėpisė botuese "Bilal Xhaferri".
"Rrėfimet e njė hajduti", tregime (1999), botim i shtėpisė botuese "Arbėria".
"Aromė Ēamėrie", tregime (2004), botim i shtėpisė botuese "Bilal Xhaferri", ISBN 99927-960-1-4.
"Mrekullitė e rreme", tregime (2005) botim i shtėpisė botuese "Bilal Xhaferri", ISBN 99927-960-0-6.
Redaktor i "novelės" Lavirja e denjė pėr respekt" (1992), e shkrimtarit Zhan Pol Sartri.
Redaktor i romancės "Dashuri fatale" (1992), e shkrimtarit Alfred de Myse.
Redaktor i romancės "Dashuri e pėrgjakur (Pėrtej largėsive)" (1992), e shkrimtarit Bilal Xhaferri.
Redaktor i romanit "Krasta Kraus (Ra Berati)" (1993), i shkrimtarit Bilal Xhaferri.
Redaktor i novelės "Kur dynden vikingėt" (1993), e shkrimtarit Pjetėr Arbnori.
Redaktor i romancės "Bukuroshja me hijen" (1994), e shkrimtarit Pjetėr Arbnori.
Redaktor i vėllimit poetik "Pjergulla e lotėve" (1995), i poetit Namik Mane.
Redaktor i vėllimit me tregime "Njė natė e zakonshme" (2003), i autorit Namik Mane.
Redaktor i romanit "Me putrat tona shetitėm botėn" (2007), i shkrimtares Xhulia Xhekaj, etj., etj., botime e redaktime letraro-publicistike tė vetat dhe tė tė tjerėve nga mė tė larmishmet.

Qė nga viti 1995 vazhdon tė botojė dhe tė drejtojė si botues dhe Kryeredaktor tė pėrmuajshmen "Krahu i Shqiponjės", revistė Politike, Kulturore, Letrare dhe Shoqėrore, e botuar pėr herė tė parė mė 1971, nė dy gjuhė, shqip e anglisht, si organ i Lidhjes Ēame, nė Ēikago tė SHBA.
Themelusi, botuesi dhe drejtuesi i saj i parė ishte Bilal Xhaferri, poet, prozator dhe publicist i shquar disident, i cili u lind mė 2 nėntor 1935 nė Ninat tė Konispolit dhe pas njė veprimtarie tė madhe letraro-publicistike, vdiq nė mėrgim (i arratisur nga Shqipėria mė 1969 si nacionalist antikomunist) mė 14 tetor 1986 nė Ēikago tė SHBA.

"Krahu i Shqiponjės" ishte njė tribunė e mendimit tė lirė demokratik me prirje thellėsisht antikomuniste, antidiktatoriale e antienveriste, qė synonte bashkimin e tėrė forcave politike shqiptare nė mėrgim, unifikimin e mendimit, programeve dhe qėllimeve tė tyre pėr njė Shqipėri tė Lirė Properėndimore.
Nė faqet e revistės trajtoheshin gjerėsisht problemet kombėtare shqiptare, veēanėrisht ēėshtja ēame, problemi i Kosovės, i territoreve tė tjera tė mbetura jashtė trungut amė, Shqipėrisė, si dhe problemet e komuniteteve shqiptare nėpėr botė e tė Diasporės.

Bilal Xhaferri arriti tė botonte 39 numra.
Qė nė vitin 1995 e nė vazhdim "Krahu i Shqiponjės" vazhdon tė botohet nė Tiranė, si organ i Shoqatės Kulturore "Bilal Xhaferri" (Komuniteti Kulturor i Ēamėrisė) themeluar e drejtuar prej gazetarit dhe shkrimtarit tė njohur Shefki Hysa, i cili inicoi rikthimin nė Shqipėri tė eshtrave tė Bilal Xhaferrit si dhe lartėsimin e vlerave tė jashtėzakonshme tė kėsaj figure tė rallė tė nėpėrkėmbur e tė flakur nė harresė prej ish diktaturės komuniste shqiptare.
Shefki Hysa, nė cilėsinė e Botuesit dhe Kryeredaktorit tė kėsaj reviste tė pėrmuajshme, me kontributet e veta dhe tė miqve tė tij, ka arritur tė nxjerrė mė shumė se 80 numra dhe vazhdon me kėmbėngulje ta mbajė lart kėtė piedestal tė mendimit tė lirė nė vazhdėn e idealeve tė Bilal Xhaferrit.

Ideali i tij: Ēamėria dhe Shqipėria etnike.