Origjina
e largėt

Tradita
e familjes

Krijimtaria
artistike
Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime


AROMĖ ĒAMĖRIE

- Ah, mor mik! Nuk kam kohė, tė kam thėnė, mė mbyti puna, - ndjeva nė telefon refrenin qaraman.
Sepse mė solli ndėr mend dikė qė s'kisha pikėn e dėshirės as ta pėrfytyroja, i cili, pėr t'i shmangur shokėt, u thoshte shpesh se nuk kishte kohė as pėr tė vdekur. Aty pėr aty i acaruar ia ktheva:
- E marr me mend qė nuk ke kohė as pėr tė vdekur, por mėsohu t'i komandosh njerėzit me celular. Shto edhe ndonjė specialist tė aftė ose ndonjė administrator tė fortė dhe lirohu nga punėt e rėndomta. Ti je pronar dhe tė duhet vetėm tė drejtosh, jo tė punosh…

Aromė Ēamėrie

- E di, mor mik, e di, po nuk ecėn puna po s'qeshė vetė nė krye. Mė marrin nė telefon nga gjithė Shqipėria. Jam shtrirė nga pak edhe nė Kosovė. Kam pėrgjegjėsi tė mėdha pėr klientėt e mi, - ma preu psherėtimthi.
- Ke pėr tė vdekur njė ditė dhe do tė t'i hanė paret kollovarėt. Nuk do tė kujtohet askush pėr ty, sikur nuk ke ekzistuar kurrė. Mė mirė kujtohu vetė pėr veten, pėr emrin tėnd. Bėj emėr pėr vajzat, jo vetėm para, - kėmbėngula, i pafuqishėm pėr ta bindur. - Mė prit javėn tjetėr, do tė vij pėr tė montuar nja dy ekspresė, nė Tiranė dhe patjetėr do takohemi, - tha befas.

Pata pėrshtypjen se donte tė mė hiqte qafe. Kėshtu ma bėnte sa herė i telefonoja apo takoheshim rastėsisht. Sikur tallej me mua, prandaj shfryva:
- Si tė duash, unė ta kam dalė borxhit, por ta dish se ke pėr tė vdekur si mekanik. Dhe vdekjes nuk i dihet, tė merr kur nuk e pret…
- Ah, mor mik, e di, po puna s'bėn dot pa mua…
- Si ta kesh qejfin, or punėtor i pėrjetshėm! - gjakosa buzėn dhe ia mbylla telefonin pa u pėrshėndetur.

E dija qė nuk do ta mbante fjalėn.
- Eh, mor Namik Mane! Ia paske shitur edhe ti shpirtin shejtanit, - iu hakėrrova vetes, nė pamundėsi t'i turresha atij.

Mė vinte maraz qė nuk arrija ta shkėpusja dot nga puna e pėrditshme e punishtes sė kafesė. Diku nė Durrės, nė njė rrugicė tė shtrembėr, tė paasfaltuar, nė katin e parė tė njė dykatsheje tė vjetėr, gjendej punishtja e mikut tim, poetit tė harruar Namik Mane. Pėr tė hyrė brenda kaloje nė njė derė tė ndryshkur hekuri, nė njė korridorr tė ngushtė dhe pėrmes dy tė ndarave, njėra e vogėl, me raftet e ekspresėve tė pėrdorur, qė prisnin tė riparoheshin, dhe tjetra salla e madhe e mullirit, ku piqej, bluhej e paketohej kafeja allaturke dhe ajo ekspres. Aty, midis ajrit tė lagėsht dhe tymit, paketohej edhe sheqeri nė ato qeskat me mbishkrimin "Mike". Unė nuk duroja dot gjatė aty brenda, dimėr ose verė tė ishte. Mė ēante hundėt afshi i kafesė, mė thernin kockat prej ftohtėsisė sė asaj perandorize tė vogėrreme, me tė cilėn mburrej me tė drejtė miku im, sepse, pavarėsisht nga shėmtia, e sillte aq tė madh fitimin.

Vendosa ta harroj mikun dhe krijimtarinė e tij, megjithėse mė vinte keq pėr vlerat e vyera qė fshihte nė shpirt, ky bashkėkohės dhe shok i ngushtė i shkrimtarit tė shquar Bilal Xhaferri. Doja t'ia vilja ato vlera, mirėpo, mesa duket, s'qe e thėnė. Dhe e flaka diku nė njė humbėtirė tė kujtesės.
- E, mor ti, varfanjaku i pėrjetshėm, pandehe se ta hodha prapė?! - ndjeva njė zė tė njohur pėrzier me krismėn e derės qė u hap rrufeshėm.
Vetėtimthi m'u pėrplas nė cep tė syrit silueta e Namik Manes. E kishte mbajtur fjalėn. Vonė vėrtet, po mė mirė vonė se kurrė.

- Barbarisht hyhet nė zyrat e shtetit, o njeri i mbrapshtė?! - iu gėrmusha hareshėm i befasuar, ndėrkohė qė pamja e tij e shėndoshė, babaxhane, sikur ma zbuti nė njė grimėherė mėrinė e mbetur diku nė thellėsi tė shpirtit.
- Ha, ha, ha! Ku pyesim pėr shtet ne! Aq sa pyet shteti pėr ne, na mbledh taksat dhe aq… Shtet qė tė lė pa bukė…
- Dikur dridheshe prej shtetit, zotrote, tani je trimėruar ca si shumė se tė shoh qė je trashur nė trup, je majmur e tė skuqin surrati e tulla e kokės. Mbase nuk je trashur edhe nga trutė, or miku im? - e ngava pėr t'ia prerė hovin.

- Epo s' bėhej shaka me atė shtet. Tė hiqte kokėn shteti i djeshėm komunist. Ai shtet mė internoi pėr vite tė tėra nė kėnetėn e Hamalles. Ma gllabėroi rininė balta. E qepa gojėn dhe shpėtova kokėn… Sa pėr shtetin tuaj demokrat, rroj njėmijė vjet unė…
U pėrqafuam. Ishte e kotė t'i mbaje inat vrullit tė tij. Fytyra i pasqyronte mirėsi. E vura re me bisht tė syrit tek i rėndoi rėnkueshėm karriges. Duhet tė ishte shumė mbi peshėn normale. Jeleku i tij i hirtė, si jelek tip antiplump, mezi e pėrmblidhte tėrė atė krahėror shpėrthyes. Vuante nga tensioni i lartė dhe nga zemra. Dhjamosja e tepėrt e indeve tė trupit mund t'i shkaktonte edhe ndonjė infarkt dhe t'i linte shėndenė kėsaj bote, megjithėse ilaēet i mbante kurdoherė me vete pėr ēdo tė papritur. Kėshtu i shėndoshė dhe i tejdhjamosur pati qenė edhe dajua im dhe vdiq nė mes tė rrugės. Plasi nė vend. Prej infarktit a hemoragjisė cerebrale, ku ta dish…

- Mbete me njė libėr, o derėbardhė! Ia harruam edhe titullin atij, pas kaq vjetėsh heshtjeje, - i thashė si me shaka pėr tė fshirė nga vetja atė ndjesi tė frikshme qė mė shkaktoi pamja e trupit tė tij tepėr tė shėndosė pėr moshėn mbi gjashtėdhjetėvjeēare.
- Njė libėr vėrtet, por ishte libėr ama, jo llafe, si puna e kėtyre vėllimeve me bejte qė botohen sot.
- Nė mos gaboj, "Pjergulla e lotėve" titullohej vėllimi yt poetik?
- Po.
- Sidoqoftė, nuk hahet tė heshtėsh kaq vjet. Kur e harrova unė, shoku yt, poetin Namik Mane, ē'pyet pėr tė tjerėt…
- Nuk mė harron ti, jo, pėr tė tjerėt punė e madhe!
- Mė lodhe, or mik, mezi u bėre gjallė. Dua s'dua do tė tė harroj, o i harruar, - theksova i kapitulluar.
- Ore, po mė ēmendėn telefonat, ore! Klientela lumė, nga Jugu nė Veri. Nuk marr dot as frymė rehat, mė beso. Ndihmėsit e mi, nipat, dhėndurėt, nuk ia kanė marrė akoma dorėn mirėmbajtjes sė ekspresėve dhe mė duhet tė rend vetė gjithandej, gjer nė Kosovė. U ēmenda, mė beson?

- Tė tė besoj?! Po a i zihet besė njė milioneri si ti, qė nuk di ku t'i fshehė paratė, qė ka mbushur edhe boshllėqet poshtė pllakave tė dyshemesė me kartėmonedha?
- Hė tė keqen, mė beso, se nuk jam aq i pasur. I kam tė mėdha edhe shpenzimet.
- E marr me mend, xhepat e jelekut i ke kurdoherė fryrė pėr t'i zbrazur nėpėr restorantet mė tė mira pėr mish, peshk e raki.
- Jo, rakinė nuk e pi mė, thonė se tė dhjamos. Tani pi verė.
- Shkon edhe nėpėr motele, besoj.
- Nėpėr motele jo, megjithėse burrė jam, - qeshi ai. - Nuk tė besohet?

Dhe zuri tė mė tregonte njė rast se si njėherė njė bukuroshe nga ato biondet vagabonde, qė udhėtonte me tė nė makinė, urdhėroi shoferin tė ndalej pranė njė moteli. Shoferi i hodhi njė vėshtrim pyetės nėpėrmjet pasqyrės. Shiko rrugėn, drejt, iu pėrgjigj me nojma ai. Biondja e pėrsėriti urdhrin, por shoferi ia preu shkurt se zbatonte vetėm urdhrat e drejtorit. Ishte shofer drejtori e jo shofer zonjash.
Tek e fundit i falet, sikur tė shkojė ndonjėherė edhe nė motel, mendoja teksa dėgjoja rrėfimin e tij. E dija qė ishte vejan. I kishte vdekur gruaja disa vite mė parė, duke e lėnė me dy vajza, tashmė tė rritura. Le qė biznesmenėt e kanė njė mėnyrė argėtimi tė shkuarit nėpėr motele.
- T'i lemė llafet e tepėrta se janė fukarallėk nė kėtė zyrė tė rehatshme, qoshezė burokrati. Me vrap e nė restorantin mė tė mirė qė ka Tirana. Se edhe ju, kryeqytetasit, ua dini lezetin lokaleve.
- Shkojmė nė shtėpinė time, mbase do tė bisedojmė mė qetė, - brofa unė.
- Nė shtėpi? Nuk do tė jemi mė tė lirshėm nė njė restorant? - u druajt ai.
- Nė shtėpi! Sado tė varfėr, edhe ne, letrarėt, i kemi pesė gjėra tė mira pėr mysafirėt e rrallė.

Namiku ngriti supet i ēarmatosur, por unė s'u tunda nga imja. Kishim qenė sa herė me tė nėpėr lokalet mė tė mira tė Durrėsit, buzė detit, nė dimėr kur rrokulliseshin pambarimisht dallgė tė gjata si rrungala kuajsh tė bardhė nė plazhin e Currilave dhe nė verė, kur vala shtynte valėn e i lėpiheshin si mace tė egra rėrės sė butė tė brigjeve. Kishim bredhur edhe nėpėr pikat turistike tė Tiranės, bregut tė liqenit dhe nė malin e Dajtit, kur ai mbante mbi krye kurorėn e blertė tė pranverės dhe atė thinjoshen prej bore tė dimrit. Edhe nė shtėpinė e Namikut kishim qenė shumė herė, madje e kishim gdhirė me tė ngrėna e tė pira dhe duke treguar e ritreguar bėmat e dikurshme tė Bilal Xhaferrit. Nė shtėpinė time nuk kishim qenė asnjėherė, thjesht sepse unė vonė jam bėrė familjar.

Ndėrkohė kishim dalė nė oborrin e madh tė ndėrtesės sė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė mbuluar nga pishat e buta shtatlarta, qė sitnin diellin dhe na e hidhnin nė trajtėn e njė pluhuri tė artė nėpėr trup. Ishte fillimvjeshte dhe gjethet e pemėve ishin praruar, kėputeshin e binin njė nga njė mbi asfalt. Frynte njė puhizė dhe rrezet e diellit na piklonin vėshtrimin. Nė atė ēast u ngjanim, pak a shumė, kėrkuesve tė arit, me tė vetmin ndryshim se ne gjurmonim thesaret e shpirtėrave njerėzorė. Te kthesa, ku takohej rruga me bulevardin, pėrballė "Rognerit", na priste furgonthi i Namikut, mirėpo ne zgjodhėm lėvizjen mė kėmbė buzė bregut tė blertė tė lumit tė Lanės.

- Ti je djalė i mirė, Shefki, - tha befas Namiku, duke hedhur pas shpatullave atė pėrhumbje meditative qė tė zgjonte vjeshta pėrqark.
- E di.
- Edhe i menēur. Ke bėrė shumė pėrpara qė kur tė kam njohur.
- Po.
- Por nuk ta dinė tė gjithė.
- Edhe kėtė e di. Miku i gjithkujt, miku i askujt.
- Erdhėn dhe mė thanė tė mblidhemi dhe ta hedhim nė gjyq. T'ia heqim tė drejtėn pėr tė studiuar figurėn e Bilal Xhaferrit.
- Po…

- Dhe unė u thashė jo! Se sot jemi demokraci, se kanė tė drejtė tė jetojnė tė gjithė dhe jo vetėm ata, si dje; se ai i bėri gjėrat ashtu siē dinte t'i bėnte. Mjafton qė i bėri, kur askush nuk e mori guximin t'i bėnte, as ata. U thashė se Shefkiu kapėrceu dete e oqeane dhe solli i vetėm nga Amerika eshtrat e Bilal Xhaferrit. E zhvarrosi nga varri i harresės ku e kishin groposur censorėt e diktaturės dhe e ngriti nė lartėsitė qė meritonte. Ka bėrė punė titanike me shtėpinė botuese dhe shoqatėn "Bilal Xhaferri" dhe me revistėn "Krahu i shqiponjės". E pėrse t'ia mohojmė tėrė kėto?!

- Dhe ata nuk tė dėgjuan. U pėrpoqėn tė mė kundėrvinin shtetin dhe ambasadėn amerikane, por nuk ia arritėn se kisha zbuluar njė mal me punėn time. Dhe mali nuk shembet aq lehtė.
- Po, mali nuk shembet. Dhe ai mal ishte vepra e shkrimtarit tė jashtėzakonshėm, Bilal Xhaferrit. Mjafton kryevjersha e tij "Baladė ēame" dhe ai mbetet mal mbi male. Dhe guxoi ta publikonte nė ato vite.
- Po. Nė vitet e diktaturės. E kam parė me sytė e mi tė botuar, duke shfletuar koleksionet e gazetės nė Bibliotekėn Kombėtare. Dhe mė ka lėnė mbresa tė jashtėzakonshme ajo kryevjershė si njė himn i martirizimit tė Ēamėrisė, himn i papėrsėritshėm, si "Marsejeza".
- Aman, or mik, mos m'i nga plagėt, mos ma lėndo shpirtin mė tej, se kur e kujtoj Bilalin mė dhemb vetė jeta ime. Thonė se e vrau cmira e shkrimtarėve. Jo, or mik, tėrė shkrimtarėt e donin Bilalin, tėrė lexuesit e nderonin. E vrau ideologjia e kohės, sigurimi i shtetit.
- Sigurimi i shtetit?! - u ēudita.
- Po, po, sigurimi i shtetit. E pėrndiqnin pas e larg. I kishin sajuar edhe dosje. Bilalit i ra nė vesh dhe u arratis pėr nė Greqi e mė vonė mėrgoi nė Amerikė… Iku pėr tė shpėtuar kokėn dhe jo pėr tė shprehur disidencėn e vet, siē shkruajnė.
- Do ta kishin burgosur, po tė kishte qėndruar? - u bėra kureshtar.
- Patjetėr!
- U tregua largpamės, qerratai, qė u arratis, - fėrkova duart.
- Se mos vetėm nė atė rast. Bilali ishte natyrė e shkathėt, megjithėse i heshtur dhe vazhdimisht i menduar. Vetėm me mua hapej. Tė shihje si shpėrthente pasioni i tij. Eh, mik i dashur! - tundi kokėn me nostalgji Namiku.
- … …?!
- Aman, or mik, tė thashė, mos m'i lėndo plagėt!
- Epo me vete nuk tė lė t'i marrėsh tėrė kėto mbresa. Hiqe nga mendja! - ia preva.

- Aman, tė keqen! Ē'tė tė rrėfej mė parė. Nuk e di ti sa tė vėshtirė e kam. Ti e di qė quhej Bilal Hoxha, stėrnip i dijetarit universal, Hasan Tahsinit, qė u lind nė Ninat tė Konispolit, qė babanė e tij, Xhaferr Hoxhėn, e pushkatuan si nacionalist, si antikomunist. Po ē'bėri Bilali? Nė vend tė mbiemrit Hoxha pėrdori si mbiemėr letrar emrin e babait tė vet. Pra, u vetėquajt Bilal Xhaferri, duke pėrjetėsuar emrin e babait tė pushkatuar. Kėtė e dinin edhe ata.

- Ēfarė guximi!
- Vėrtet, guxim prej tė marri. Dhe ishte aq i menēur! - psherėtiu dhe biseda iu kėput papritur, sikur filli i saj tė ishte litar qė mbante varur peshėn e mendimit dhe qenien e Namikut, i cili tė krijonte idenė se po rrėzohej dhe humbiste nė njė nga honet e frikshme tė harresės.

- Lum si ti qė ishe shoku i tij! - theva heshtjen unė, me dėshirėn pėr tė mbajtur gjallė zjarrin e bisedimit dhe atė ēast, sepse m'u duk vetja si shpėtimtarėt, qė hedhin njė grep a njė litar tjetėr ku tė kapet i kėputuri pėr tė mos u copėtuar nė greminė. Ecnim nė tė kundėrt tė rrjedhės sė turbullt tė Lanės. Dėgjohej e vrazhdė vetėm gurgullima kėmbėngulėse e ujit. Namiku heshti sa heshti, pastaj filloi tė fliste i tensionuar si njeriu qė tashmė i ka shpėtuar pėr qime rrėzimit. I vura veshin me vėmendje tė folurės sė tij hope-hope, me ngėrēe. Dukej sikur recitonte apo lexonte me pasion njė ditar kujtimesh. Tregonte se si me Bilalin i gdhinin netėt duke rrahur mendime dhe duke shkruar poezi me frymė revolte, megjithėse ditėt i shkrinin nė parcelėn me lakra, ku tė mbante lidhur balta si pranga, ku lindnin vajet e nėnshtrimit dhe tė shkurtonte jetėn shati e lopata, ku prej zemėrimit gjuanin me shkelm mbi lakėr, si mbi kokė tė mbretit robėrues. Me vjershat rebele, ashtu idealistė siē ishin, ėndėrronin tė botonin njė vėllim poetik tė pėrbashkėt me titullin "Njė siluetė nė errėsirė". Kėshtu titullohej njė prej poezive me vargjet:

"Unė do ju shfaqem nė errėsirėn me mjegull,
profil i ngritur plot dhembje dhe pėrbuzje.
Pėr mua s'do ju tregojnė gjė yjet,
as erėrat,
as shndritjet e bronxta tė siluetės sime.
Pėr mua do dėshmojnė vetėm plagėt e mia,
pėr mua do dėshmojė vetėm vdekja ime"…

Ndėrkaq arritėm nė shtėpi dhe hymė drejt e nė studio. Namiku u shemb i fundosur nė njė kolltuk dhe mezi mbushej me frymė. Fytyra dhe koka e zbathur prej flokėve i kuqėlonin tej mase. Piklat e djersės nė ballė i farfurinin prej neonit qė sapo ndeza, pėr tė larguar mugėtirėn e perdeve tė rėnda prej atllasi tė kaltėrremė. E shihja me bisht tė syrit, teksa largoja dosjet nga tryeza e kompiuterit dhe mė drithmonte mendimi se mos pėlciste si tollumbace tėrė ai gjoks gulēues. Por jo. Nuk thonė mė kot se jeta e robit ėshtė nė dorėn e Zotit dhe vetėm Ai e di se kur ta merr. E mblodhi veten shpejt, u rehatua dhe filloi tė kėqyrte me kureshtje raftet me libra.

- Ama, goxha bibliotekė paske! Nuk e ndave kurrė jetėn nga librat, megjithė varfėrinė qė nuk i shqitet intelektualit, - vėrejti Namiku.
- Epo unė, pėr fat tė mirė a tė keq, i jam kushtuar tėrėsisht krijimtarisė letrare. Dhe ti e di se librat nė Shqipėri, ta hanė edhe kafshatėn e fundit, - nėpėrdhėmba psherėtimthi.
- E di, mor mik, e di, prandaj hoqa dorė nga botimet dhe iu kushtova biznesit. Tė lashė edhe ty, tė lashė tė vetėm...
- Tė shkuara tė harruara! - ia preva shkurt pa aspak dėshirė pėr tė rikujtuar aventurėn tonė tė dikurshme, pėr t'u bėrė botuesit e parė shqiptarė tė epokės sė re paskomuniste.

Namiku qeshi me thartimin e fytyrės sime, ndėrsa unė u mugėtova edhe mė, madje edhe nė shpirt. Nuk e dhashė veten se e kisha mik, nė shtėpi, megjithatė nuk mund t'ia falja braktisjen.
- E ndiej me zemėr pezmatimin tėnd, mė beso, por ja qė u frikėsova. Tė kujtohet dita kur po ngarkonim nė makinė letrėn tipografike, qė ai tipografi e kishte fshehur te bunkeri prapa shtėpisė sė vet? Po mendoja se mbase ishte letėr e vjedhur nė ndonjė magazinė shtetėrore. Dhe befas kaloi aty pranė njė furgon policie. Kaloi fare rastėsisht. Ama, unė u tmerrova. Mė trembi mėnyra se si punonim. Vetėkuptohet se ishte e vetmja pėr tė fituar diēka nė atė periudhė gėrmadhė, pas shembjes sė diktaturės. Ashtu vepronin tė gjithė, mundoheshin tė arnoheshin. Por ja, unė nuk mundesha. I jam druajtur njė jetė tė tėrė hijes sė shtetit komunist dhe druhesha ende edhe prej shtetit tė ri. Por jo se jam frikacak. Dhe ia mbatha jashtė shtetit. Kjo ishte e tėra dhe mė dhemb shpirti, - shpjegoi Namiku me keqardhje, si tė donte tė mė lehtėsonte sadopak lėndimin e madh qė mė kishte sjellė ortakėria me tė.

- Tė thashė njėherė, tė shkuara tė harruara! - pėrsėrita qetė-qetė, nė pamje. - E rėndėsishme ėshtė qė ty tė eci dhe nuk je i huaj, je miku im. Thuaj shyqyr Zotit!
- Tė mos qahem. Me lodhje, vėrtet, por fitoj. Veē ta dish sa kam vuajtur jashtė shtetit. Do t'ia dėshmoj edhe dhogės sė varrit.
- Je munduar shumė?!
- Munduar, thotė! Kam punuar si skllav dhe mė kanė trajtuar si skllav. Njė jetė prej skllavi, si nė Shqipėrinė komuniste edhe nė dhe tė huaj. Refugjatė tė pėrjetshėm mbetėm ne, ēamėt, tė vuajtur, siē thotė njė shprehje, si ēifuti nė shkretėtirė. Pasi na dėboi greku nga Ēamėria, pėrfunduam njė gjysmė shekulli refugjatė nė atdheun tonė, nė Shqipėri, megjithėse mes njerėzve tė njė gjaku, shqiptarė mes shqiptarėve. Njėlloj edhe nė emigrim, nė shtetet e huaja, ku u degdisėm pėr njė jetė mė tė mirė dhe gjetėm skllavėrimin. Eh, jetė ferri! - shfryu dėshpėrimthi Namiku.

Unė heshta i stepur, i pagojė pėrballė atij ferri tė mbidheshėm qė kujtonte miku im. Ferr kėndej dhe ferr andej, sikur kjo jetė paskėsh qenė vetėm pėr ata. Pushoi njė hop edhe Namiku, pastaj filloi tė rrėfente detaje tė jetės nė emigracion, pėr revoltėn qė ndrydhte nė shpirt me mendimin tė fitonte sadopak dhe tė kthehej pėr t'i investuar pranė shtėpisė sė tij, nė Shqipėri.

Rebelimin, netėve nė dheun e huaj, e shndėrronte nė vargje poezish: Deti rreh egėr brigjet e Shqathos (njė ishull i Greqisė) dhe unė kėtė tokė me grusht e godas. Kam tė drejtė njėqind herė mė shumė se Dari i Persisė, qė urdhėroi detin ta rrihnin me kamzhik, pas disfatės, kur humbi gjithė flotėn nė betejėn e lashtė greko-persiane tė Dardaneleve. Dėgjoj vajin e nėnave shqiptare qė qajnė telefonave pėr bijtė, qė treten kėtyre brigjeve tė dheut tė huaj. Vaji i tyre ėshtė njėmijė herė mė i dhimbshėm se i Hekubės pėr djalin e saj, Hektorin, vrarė prej Akilit…

Ky ishte, pak a shumė, thelbi i njėrės prej vjershave, ashtu siē ma zuri veshi mua, nė atė atmosferė rrėqethėse tė krijuar prej atij rrėfimi trishtues.
Namiku vazhdonte tė fliste dhe mendja ime, e intriguar prej dėshmive tė tij, vorbullonte e dallgėzonte njė mllef tė paparė ndaj politikės servile qė ndiqte shteti ynė, me shtetet fqinjė, i drejtuar nga ata. Dhe tek imagjinoja se sa i pafuqishėm ėshtė njeriu nė vendin tonė, kėlthisja me vete: "O Zot, mbroji shqiptarėt e varfėr!"

- Edhe nė Itali, vėshtirė, si nė Greqi, pėr ne shqiptarėt, - turfullonte Namiku.
- Vėshtirė?!
- More, si tė ishim tė mallkuar!
- Ēudi!
- S'ka ēudi, derisa na udhėheqin po ata.
- Po ata! Dikur, dje dhe sot…
- Edhe nesėr, miku im, nė jetė tė jetėve, po ata.

- Ne dhe ata! Ata dhe ne. Njė det i madh pėrēmimi midis. Nuk ka pėr tė bėrė krye kurrė ky vend, - psherėtiva pesimist.
- Kurrė! Ne punojmė dhe ata, tė pandershmit, pėrfituesit, mashtruesit, mafiozėt shfrytėzojnė gjithēka, njėmijė mėnyra e marifete pėr ta mbajtur tė zaptuar kėtė vend. Korrupsion i gjallė Shqipėria, or mik!… Nuk e ngre mė kot ndonjėherė zėrin bota… Mė kupton?… Tė pandershmit dinė tė paguajnė, t'i hedhin lumė milionat e fituara pa djersė, tė korruptojnė, jo shaka… Dhe kėtė e bėjnė pėr tė patur superfitime, pėr pasuri e pėr pushtet, pėr tė gllabėruar gjithēka, si oktapodi prenė e vet… I kanė blerė, i kanė tė tyret tė gjitha pushtetet: Legjislativin, Ekzekutivin, Gjyqėsorin dhe Shtypin… Kudo tė dalin pėrpara ata… E ku tė ankohesh?!… Unė mbahem gjoja pėr biznesmen, po tė them tė vėrtetėn nuk shoh askund konkurencėn e ndershme, bashkėpunimin e bizneseve, siē pretendojnė… Nuk e dalloj dot as tutje nė horizont atė shoqėri demokratike qė ėndėrrova… Mos harro, unė njė jetė tė tėrė i persekutuar, or mik!… Ne mezi rrojmė dhe ata ēuditėrisht pasurohen nė kurrizin tonė… Ne skllevėrit dhe ata padronėt… Na rroftė intelektualiteti, ne!… Ata nuk kanė nevojė pėr tė qenė as tė fortė fizikisht e as tė menēur. U mjafton fuqia dhe menēuria jonė. Ata vetėm prijnė dhe nuk duan t'ia dinė se mund tė na hedhin edhe nė greminė. Vdesim ne, jo ata!… Ke parė kėshtu ti?! - brofi Namiku.

- Eh!… Zoti na shpėtoftė nga ata! - ofshava.
- Mbase, nė botėn tjetėr! - tha prerė Namiku, me njė ton lemerisės.
- Botė e keqe! - mėrmėrita.
- E keqe thua?!… E ēmendur fare!… Mos pyet si sillet bota me shqiptarėt e varfėr… Siē sillej ish-diktatura, nė mos gaboj… Nuk e di nėse liderėt e atyre vendeve qė thonė se na duan, do t'i kthejnė sytė ndonjėherė nga ne, tė na shohin si tė nėnės, jo si tė njerkės, - tha mėdyshas Namiku.
- Jo! - i thashė. - E pse ta bėjnė kėtė?! Nuk besoj se janė Krishtėr e as budallenj… Ta them me siguri matematike: bota nuk do t'i kthejė kurrė sytė nga ne, shqiptarėt. Ne do t'i kemi sytė kurdoherė te bota…
- Atėherė, mbase na duhet tė ndreqemi njėfarėsoj me veten, me njėri-tjetrin. Ta njohim, ta ndihmojmė, ta duam, ta respektojmė shoku-shokun, pastaj t'i kthejmė sytė nga bota… Mund tė arrihet diēka e tillė? - filozofoi Namiku me vėshtrimin ėndėrrues tė tretur diku brenda qenies.
- Naivitet, utopi, ėndėrr… Sheh ėndrra me sy hapur, or mik!… Teorikisht, po! Nė praktikė: ne dhe ata, djajtė politikano-biznesmenė qė kanė uzurpuar Shqipėrinė!… A nuk the mė parė kėshtu?… Ne tė pėrēarė, ata, grusht nė kokėn tonė… Tė paktėn gjer tani, sepse ata e kanė bėrė pėr vete edhe Amerikėn, edhe Evropėn, - theksova i pashpresė.

Po mendoja se edhe lidhjet me botėn i gėzonin ata… Diplomacinė e saj e merrnin me tė mirė, e pėrkėdhelnin, i premtonin e ē'nuk i premtonin dhe luanin me tė si tė ishte kukulla e tyre, kur mundeshin… Dhe kur bota u zemėrohej lajkave e mashtrimeve qė i bėnin, pėruleshin, pėrgjunjeshin e luteshin me frikė e servilizėm, si tė gjithė besimtarėt e rremė para idhujve tė tyre…

- Po qe kėshtu, vazhdo tė ruhesh nga ata… Nuk do tė t'i falin as shkrimet kundėr, - qeshi Namiku.
- Mundet, - qesha edhe unė.
Ndėrkohė tryeza ishte shtruar nė dhomėn tjetėr. U ulėm ballas.
- Verėn e ke tė kuqe, siē e dėshiron. Verė Delvine, Leskoviku apo nga Tushemishti i Pogradecit, parajsa e vockėl tokėsore e ngritur mbi burime uji tė mrekullueshėm. Ta dish, ma kanė dėrguar Tit Tasellari me Nuēin, miqtė e mi, nga viset e Lasgushit e Mitrushit, - u krekosa gjithė humor.

- Mor, tė gjitha llojet do t'i provoj.
- Edhe rakinė?! - e ngava. - Kemi pėrpara raki rrushi Konispoli, Pėrmeti, Skrapari dhe raki mani nga Boboshtica e Korēės. Kemi vodkė Ukraine, shampanjė Marseje, disa lloje birrash, uiski e mė the tė thashė nga bota.
- Kėshtu bollėk paēim pėrherė! Dhe bota na paftė me sy tjetėr! Gėzuar! Unė me verė. Dhe plaēin ata! - tringėlliu gotat Namiku. - Gėzuar, or mik! Dhe suksese edhe nė krijimtari, si nė biznes, - e urova.
Ai e ktheu me fund dhe iu turr mishit tė qingjit ardhur nga Gramozi i Kolonjės. Ishte hamės, jo shaka, si gjithė njerėzit e punės. Unė e nxisja t'i shijonte tėrė llojet e ushqimeve dhe pijeve. Ndieja kėnaqėsi tek e shihja me aq oreks, njėlloj si pėr veten.

- Provo troftėn e Bistricės dhe Koranin e rrallė tė liqenit tė Pogradecit. Edhe krap prej Drinit tė Bardhė, edhe ngjalat e Karavastasė, - s'i ndahesha unė.
- Mor, ha pėr vete ti, se unė i pėrlava tė gjitha tė mirat, - qeshte Namiku.
- Jam ngopur unė, po i shijoi dreka mikut.
- Uh, tė shijuar! Veē tė kisha edhe pak aromė Ēamėrie! Kishte shkruar njė vjershė i ndjeri Bilal me njė titull tė tillė dhe thoshte pak a shumė:

Ne jetonim atje ku shushurinte osaka,
atje ku lulėzonte lule sparta, spartilja,
jetonim pranė malit ku lulėzonte lofata,
ku sheshet i mbulonte si borė luledelja.
Kur nėna nė mbrėmje ngrinte kapakun e kusisė
gjella jonė avullonte erė gjalpi tė freskėt,
erė dehėse kanelle,
erė mishi qingji tė njomė.
Kėshtu tėrė vitin, nga dimri nė verė,
vendi ynė ndėrronte aromė:
erė dehėse kanelle,
erė mishi qingji tė njomė…

- Poezi e Bilalit?! - shpėrtheva i paduruar.
- Po, Po! Poezi e tij… Eh!… Ja, ky ishte Bilal Xhaferri… A e kupton se ē'kemi humbur, or mik, me arratisjen e tij?… Dhe nuk e mbėshtetėn si duhet as shqiptaro-amerikanėt… Mbase nuk e kuptuan, mbase ishin si ata dhe e shmangėn qėllimisht, ku ta dish… - Poezi e bukur, - vėrejta unė.
- Dhe u thashė njėherė shqiptaro-amerikanėve, mė saktė njėrit, tė parit tė tyre: "Ua dėrguam Bilalin shkrimtar tė madh dhe na e kthyet kufomė"... Nuk u erdhi mirė nga fjala ime… Mbase janė si ata…, - shtjelloi Namiku fillin e arsyetimit tė vet. - Mbase janė tė njė stani me ata, ndoshta vėllezėr a ambasadorė qė punojnė pėr ata, s'ka rėndėsi… Pėr mua ajo poezia ishte e bukur, - pėrsėrita.

- "Aromė Ēamėrie"? E bukur, vėrtet. E pabotuar. E kam ruajtur dhe do ta sjell ta botosh nė revistė, bashkė me variantin e plotė tė poemės "Mjegulla", botuar e pjesshme gjer tani.
- Mrekulli! Sa mė shpejt. Edhe tregimet e tua.
- Edhe tregimet e mia. Gėzuar! Dhe ta dish se veē kėnga mė lypset tani. A nuk ia marrim njėherė, ashtu shtruar, ēamiko? - shpėrtheu befas Namiku.

- Si tė duash, por unė nuk ia them pėr kėngė.
- Eh, mor mik, sa ma trazojnė shpirtin kėngėt, sidomos kėngėt e pikėlluara tė kėtij populli tė vuajtur nė jetė tė jetėve, kėngėt ēame. Mbaj mend se mbrėmjeve e gjer natėn vonė, kur ndizeshin yjet, atje nė mėrgim, nė shpirt mė flakėronte njė mall pėrvėlues pėr familjen dhe tėrė njerėzit e mirė qė kam njohur, pėr Atdheun. Bile aty nė mėrgim kam ndier se fjala Atdhe ka njė kuptim madhėshtor. Mė pėrfshinte tė tėrin nostalgjia dhe e gdhija duke kėnduar. Kėndoja tėrė kėngėt e pikėlluara. Nuk e di pse, por kėndoja e kėndoja. Mbaj mend se njė mėngjes mė thirri pronari i alarmuar dhe mė tha se mbrėmė paskėsha qarė. Jo, i thashė, kam kėnduar. Paske qarė, mor, paske qarė me kuje, kėmbėnguli ai aq sa u habita edhe vetė dhe mendova se mbase kisha qarė. Mbase kisha qarė tėrė ato net, nė vend qė tė kėndoja.

- S'ėshtė ndonjė ēudi. Thonė se njeriu, prej merakut, ndonjėherė qan edhe nė gjumė, vetėkuptohet njeriu i mirė, jo ata, - thashė unė me tė qeshur.
Qeshi edhe Namiku, duke pohuar se ata nuk i dinė as kuptimin fjalės lot dhe jo tė lotojnė. Zakonisht pikėllohen zemrat e ndjeshme dhe jo ata pa zemėr.
Vonė, mbasdite dolėm rishtas rrugėve tė Tiranės. Dielli ende nuk kishte perėnduar dhe halat e gjelbra tė pishave shushurinin lehtas prej erės dhe sitnin pėrmbi ne prarimin e rrezeve. Ashtu, nėpėr atė mori grimcash ari qė farfurinin ajrin mbrėmėsor, ne vazhdonim t'u ngjanim nga pak kėrkuesve tė atij metali tė rrallė, aq tė shtrenjtė pėr ata, tė eturit pėr pasuri e pushtet, megjithėse ishim thjesht kėrkues tė floririt shpirtėror.

Eh!… Mendova se edhe sikur tė bėheshim gjeologė e tė zbulonim dikur diku ndonjė minierė ari, pas shumė e shumė stėrmundimesh, pasi ta nxirrnim nė dritė mineralin e ta pėrpunonim do ta gėzonin po ata… Do tė ishte luksi mė i ēmuar, mė i lakmuar pėr ata, ish-pushtetarėt-shtetarė, ish-spiunėt-spiunė dhe tėrė ajo tufė mafiozėsh e shėrbėtorėsh tė tyre, hajdutė e kriminelė, qė tashmė ishin pjesė e politikės shqiptare… Veē telashet do tė trashėgonim ne…

Mė nė fund u pėrqafuam dhe u ndamė. Si pėrherė tė pėrmalluar. Premtuam se do tė takoheshim mė shpesh e mė shpesh, derisa tė zbulonim atė formulėn magjike tė alkimisė, qė e shndėrron gjithēka nė ar. Dhe arin do ta bėnim dhuratė pėr ata, veē ne tė mbeteshim nga pak tė qetė edhe pėr hallet tona letrare.

- Namik, telefonomė, kur tė mbėrrish nė Durrės, - i bėra zė, kur ishte pranė makinės, megjithėse e dija se do ta rrėmbente puna dhe menjėherė do tė mė harronte.
- Ah, mor mik, do tė ma marrė shpirtin puna mua, jo Zoti. Ta dish, qė tani po tė harroj. Sa hypi nė furgonēinė dhe si me magji mė mbysin andrrallat, ma zė frymėn puna dhe i harroj tė gjallėt. Jetoj veē pėr ato dreq sende, qė vėrtet mė sjellin tė mira materiale, por ma hanė shpirtin…

- Kujdes se mos pėrfundosh si ata, - e shpotita.
- Si ata?! Mbase… megjithėse e di me siguri se nuk mė pranojnė pėrkrah. Si te ai tregimi i Hazis Nesinit, humoristit tė shquar turk. E ke parasysh, besoj, atė personazhin qė donte tė hynte nė mafie… Jemi tjetėr brumė, ne! Jemi mbrujtur me aromė Ēamėrie. Aroma e rrallė e vendlindjes sonė tė mrekullueshme, or mik.

- Kujto aromėn e Ēamėrisė dhe telefonomė!
- Do tė lidhemi.
- Nė tridhjetegjashtė gusht?!
- Patjetėr. Edhe po tė mos duam ne, na bashkojnė ata. Se ata nuk bėjnė dot pa ne. Kije vath nė vesh, - tundi dorėn Namiku dhe makina u nis.

Ne dhe ata!… Tė ndershmit dhe tė pandershmit!… Tė pandershmit, kudo nėpėr botė… Tė pandershmit dhe ajo rrjetė aleancash e padukshme, si rrjetė merimange gjigante ku ka ngecur jeta njerėzore… Aty pėr aty sesi mė vetėtinė nė mendje vargjet e njė poezie tė njė poeti ēam:

Kėtė Tokė,
Njerėzit e ndershėm
E mbajnė mbi supe.
Janė lodhur…
Tė pandershmit
Kanė dyfishuar peshėn e Globit.
Tė ndershmit,
Qė nga Atlasi e deri mė sot,
Si hamallė ngarkuar,
Ende s'janė shkarkuar
E mendohen, e mendohen…
A ta lėnė Globin tė bjerė
E tė bėhet copė-copė
Apo Globin e tė pandershmit
Mbi supe t'i mbajnė ngarkuar?!…

Tė ndershmit dhe tė pandershmit!… Ne dhe ata… Vėrtet, ata nuk bėjnė dot pa ne, m'u kthjellua befas mendimi. Si tė kundėrtat e njė binomi. Dhe detyrimisht unė e Namiku gjithmonė do tė jemi ne pėrballė me ata nėpėr vorbullėn e asaj shtjellės vigane, korrupsionit, qė e ka ngėrthyer magjishėm jetėn shqiptare… Tė pakorruptuarit ballas tė korruptuarve dhe korruptuesve…

Tashmė furgonēina ishte zhdukur dhe kisha mbetur midis rrjedhės sė mbytur tė Lanės dhe rrjedhės trallisėse tė makinave qė nxitonin e nxitonin dhe mė pėrplasnin nė fytyrė smogun: aromė e rėndė benzine dhe nafte tė djegur. Trafiku rėndohej vazhdimisht mbrėmjeve nė Tiranė. Rėndohej edhe smogu. Megjithatė brenda meje kundėrmonte aromė Ēamėrie…

[ Kthehu ]